Dedikuar: Sares
BUZEQESHJA JOTE...
Kam vite qe perpiqem ti jap nje shpjegim buzeqeshjes tende. Edhe tani qe ti je larg meje e kujtimi yt tretet me kalimin e diteve me te te njejten shpejtesi me te cilen zbehet ne zemren time, ngadale, eshte buzeqeshja jote elementi i vetem qe nuk arrin te gerryhet nga ajo forca shkaterrimtare qe eshte koha. Eshte buzeqeshja jote, qe nganjehere neteve te vona me rikthen tek ty duke mposhtur cdo tentative timen te pranoje faktin qe ti i perket tashme nje realiteti tjeter, nje dimensioni universal krejtsisht te pangjashem me timin. Eshte imazhi i buzeqeshjes tende qe ende sot me largon nga kjo dhome, qe nuk di ne zien me teper nga tymi i cigares apo mendimet e mia e me lejon te fluturoj e te te gjej ndonese nuk di ku ndodhesh tani. eshte vegimi i buzeqeshjes tende qe kthen ne cast makthet e mia ne endrra, shnderron ankthet e mia ne shprese, erresiren ne drite. Aq e pakuptimte eshte forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i dhurohet dikujt tjeter. Po, ajo buzeqeshje qe i jepte permasa te tjera mengjeseve te mia kur ti lije pas kangjellen e shkolles e qe une kerkoja me aq ngulm gjate oreve te filozofise, me shpresen se do te ishte pikerisht ajo qe do ta kthente edhe ate ore te merzitshme ne magjike. E njejta buzeqeshje qe ndriconte syte e tua kur me the per here te pare " Te dua"e qe pak kohe me vone ishte e pranishme edhe kur me tregove me qetesine tende te zakonshme " Me vjen keq, por ne jeten time tani eshte dikush tjeter. lamtumire"
Une e di qe ditet do vazhdojne te kalojne e do te thellojne distancen qe qendron tashme mes nesh, distance qe do te mplake gjithnje e me shume kujtimin tend derisa dalngadale te filloi te shuhet, por buzeqeshjen tende une e di qe nuk do te arrije kurre ta varrose brenda meje.
Thone se te verteten e njeh gjithmone, sepse kur pret dike me thike apo te presin ka gjithmone shenja gjaku, vecse plaga qe hap brenda zemres time buzeqeshja jote nuk ka derdhje gjaku...nje plage qe edhe kur te arrije te mbyllet, cikatricja qe do te qendroje mbi te do te sherbeje si perkujtimore vdekjeje te nje buzeqeshjeje, por jo tendes...si perkujtimore e vdekjes se buzeqeshjes time
Krijoni Kontakt