Europarlamentarėt grekė kėmbėngulin nė problemin e minoriteteve. Reagon Brukseli, duke i dhėnė ultimatum Tiranės zyrtare
Shqipėria tė raportojė pėr minoritetet, ndryshe jashtė BE-sė
Greqia ushtron presion nė BE qė Shqipėria tė regjistrojė minoritetin grek dhe tė plotėsojė tė drejtat e tyre
Altin Metaj, Athinė
Brenda vitit 2003 Shqipėria duhet tė dorėzojė njė raport tė saktė pėr pėrmasat e minoriteteve qė jetojnė brenda territorit tė saj. Nė qoftė se nuk e bėn njė gjė tė tillė, atėherė do tė ketė pasoja nė nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Integrim -Asociimit me BE. Njė nga kushtet qė i ėshtė vėnė Shqipėrisė pėr tė firmosur Marrėveshjen e Asociimit pėr nė BE, mesa duket ėshtė edhe respektimi i tė drejtave tė minoritetit, kryesisht atij grek, nė Shqipėri. Deputetė nė Parlamentin grek e kanė ngritur problemin nė fjalė nė njė interpelancė me ministrin e Jashtėm grek Papandreu, nė fund tė muajit qershor. Nė fillim tė korrikut, janė sėrisht eurodeputetėt grekė, tė cilėt e shtrojnė problemin nė Parlamentin Europian, duke vėnė njė sėrė pyetjesh. Nė pėrgjigje tė kėtyre pyetjeve, i ngarkuari me Politikat Rajonale, Mishel Barnie, tha se nė qoftė se Shqipėria deri nė fund tė vitit nuk ka bėrė njė raport tė qartė pėr tė gjithė minoritetet qė jetojnė aty, do tė ketė probleme nė nėnshkrimin e marrėveshjes me BE-nė.
Papandreu: Pėr minoritetet, Shqipėria ka punė me BE
Interpelanca e kėrkuar nga disa deputetė tė PASOK-ut kishte tė bėnte me tė gjitha problemet qė sipas tyre, kanė pakicat greke nė Shqipėri. Gjatė pėrgjigjes sė tij, Papandreu theksoi se respektimi i tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri, ėshtė baza pėr marrėdhėnie tė mira, jo vetėm ndėrmjet dy vendeve, por edhe mė gjerė, ndėrmjet Shqipėrisė dhe BE-sė. Nė kėtė drejtim, - shtoi ai - Shqipėria ka marrė angazhime serioze, tė cilat nė qoftė se nuk do ti mbajė do tė vihet nė dyshim gatishmėria e saj pėr tė firmosur Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE.
Pyetjet, tė cilat mė shumė janė kėrkesa, tė cilat iu dhanė pėr pėrgjigje ministrit tė Jashtėm grek nga deputetėt grekė tė PASOKU-t janė tė njėjta me ato qė organizata Omonia i ka dorėzuar qeverisė shqiptare: si regjistrimi i minoritetit grek, zgjerimi i mėsimit tė gjuhės greke, pėrdorimi i greqishtes si gjuhė zyrtare nė zyrat shtetėrore, pėrdorimi i tabelave nė greqisht ku jeton minoriteti grek etj.
Nė lidhje me pyetjet e mėsipėrme ministri i Jashtėm grek, Papandreu tha se Qeveria greke i jep rėndėsi tė madhe vėrtetimit dhe respektimit tė tė drejtave tė minoritetit nė Shqipėri. Njė gjė tė tillė e vėrteton edhe nėnshkrimi me Shqipėrinė i marrėveshjes sė Miqėsisė, Bashkėpunimit dhe Fqinjėsisė sė Mirė mė 1996. Gjithashtu, meqė mu dha rasti, dua tė theksoj edhe njė herė se ēėshtja e respektimit tė tė drejtave tė minoriteteve nė Shqipėri, dhe nė veēanti atij grek, i kalon kufijtė e marrėdhėnieve dypalėshe dhe nė njė rreth mė tė gjėrė pėrcakton marrėdhėniet e Shqipėrisė me BE-nė. Nė kėtė kuadėr, Shqipėria ka marrė pėrsipėr, jo vetėm pėrballė Greqisė por edhe BE-sė, respektimin e tė drejtave tė minoriteteve qė jetojnė brenda kufijve tė saj, ku patjetėr pėrfshihet edhe ai grek.
Gjithashtu gjatė takimit tė Trojkės me Shqipėrinė nė Tiranė mė 13 janar 2003, pėrcaktova qartė, nė emėr tė Presidencės greke nė BE, qė ecuria pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Asociimit-Stabilizimit do tė varet midis tė tjerash edhe nga mundėsia pėr tiu pėrgjigjur plotėsisht detyrimeve tė saj tė pazgjidhura.
Kėrkesat e grekėve
Regjistrimi i popullsisė, gjatė tė cilit tė pėrmbahen pyetje, tė cilat kanė tė bėjnė me kombėsinė dhe besimin fetar. Nė kėtė mėnyrė, do tė mund tė dalė numri i saktė i komunitetit grek dhe atij ortodoks nė Shqipėri.
Zgjerimi i mėsimit tė gjuhės greke nė zonat ku jeton minoriteti grek.
Pėrdorimi i greqishtes si gjuhė zyrtare nė zyrat shtetėrore si dhe tė jenė nė greqisht tė gjitha tabelat nė zonat ku banon minoriteti.
Pjesėmarrje e barabartė edhe e minoritetit nė aparatin shtetėror
Pėrcaktimi i saktė i kufijve tė zonave ku jeton minoriteti
Tė pranohet qė Himara ėshtė zonė minoritare, ashtu siē ėshtė konstatuar nga dėshira e lirė e banorėve tė saj.
Bruksel, 3 korrik 2003
Presioni: Raporti deri nė fund tė 2003
Deri nė fund tė 2003 Shqipėria duhet ti dorėzojė Komisionit Evropian, tė dhėna tė sakta pėr pėrmasat e minoriteteve qė jetojnė brenda territorit tė saj, pėrndryshe do tė ketė pasoja jo vetėm pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Asociimit, por edhe nė tė ardhmen pėr tu bėrė anėtare e BE-sė. Kėtė tha i ngarkuari me Politikat Rajonale, komisioneri Mishel Barnie, gjatė njė deklarate qė daton mė 3 korrik, nė pėrgjigje tė njė sėrė pyetjesh tė dy eurodeputetėve grekė. Sipas agjencisė greke tė lajmeve MPA, tė dy deputetėt europarlamentarė grekė nė pyetjet e tyre nėnvizonin se sipas denoncimeve nga pėrfaqėsues tė minoritetit grek nė Shqipėrinė e Jugut dhe deputetit tė Parlamentit shqiptar, zotit Karamelo nė Konferencėn pėr shtyp dhėnė nė Parlamentin Evropian, fondet e programit tė pėrbashkėt Interreg II, u pėrdorėn nė masėn 30% ndėrsa Interreg III A (2000-2006) nuk ka filluar tė zbatohet. Tė dy deputetėt gjithashtu kėrkuan nga Komisioni Evropian qė tė informohen nėse informacioni i mėsipėrm ėshtė i saktė ose jo, dhe pse kjo vonesė nė zbatimin e kėtyre programeve. Nga ana tjetėr ata kėrkuan tė dinin se ēfarė masash mendon tė marrė Komisioni, nė mėnyrė qė regjistrimi i popullsisė tė bėhet sipas dokumenteve dhe rregullave tė BE-sė nė mėnyrė qė tė kemi njė pasqyrė tė qartė, jo vetėm tė madhėsisė sė minoritetit grek, por edhe tė minoriteteve tė tjera.
Nė pėrgjigjen e tij, Barnie tha se qė nga 1991, Shqipėria pėrfitoi fonde nėpėrmjet programeve FARE dhe CARDS si dhe nga programe tė tjera dhe ėshtė e vėrtetė qė ka njė ngadalėsim pėr pėrfundimin e tyre. Programi Interreg III filloi nė dhjetor tė 2002 dhe do tė vazhdojė deri nė 2008,- tha ai duke shtuar se Shqipėria nė kuadrin e nėnshkrimit me BE tė Marrėveshjes sė Asociimit, e ka tė qartė se duhet tė dorėzojė nė Komisionin Evropian tė dhėna tė sakta pėr madhėsinė e minoriteteve, deri nė fund tė 2003.
Copyright 2002 Shekulli
Nuk e di nė ėshtė ky ultimatum zyrtar nga BE apo vetėm mendim i gazetarit tonė.
Mendoj se statistika nuk ėshtė gjė e keqe po tė mos ishte nxitja greke pėr shqiptarėt qė punojnė nė Greqi pėr tė deklaruar veten e tyre si grek, por mendoj se edhe shqiptarėt e dijnė tani se greku nuk ėshtė askushi (dhe edhe ata qė ende se dijnė sikur ky Karameli kėtu, kombi do tua mėsoj kėtė dhe shpejt do ta marri vesh) dhe nuk do ta bėjnė njė gabim tė tillė, qė poqese do tė bėhej nuk do tua falte historia.
Mendoj se edhe qeveria dhe gjithė intelekualėt e vendit duhet ta mbrojnė popullin e tyre nga asimilimet po tė jetė nevoja, gjė qė unė pak e besoj se do tė ketė nevoja sepse kam besim tė plotė tek vetdija kombėtare e shqiptarėve tė ēfarėdo krahine apo feje qofshin ata.
Pėrshėndetje
Krijoni Kontakt