Gezuar Diten e Ujit te Bekuar!
qamet ftohte eshte zakonisht ne 6 Janar ..dita e ujit te bekuar..
si shpjegonet?
tregoni historira qe i keni perjetuar ju nga kjo dite.
--
TemA
Drejton ceremoninė e Ujit tė Bekuar
Imzot Janullatos hedh Kryqin nė det
SARANDĖ- Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė
Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, ka
marrė pjesė dje nė ceremonitė e organizuara me rastin
e Ditės sė Ujit tė Bekuar apo siē quhet ndryshe
Dita e Shenjtėrimit tė Ujėrave, nė qytetin e
Sarandės. Nė prani tė qindra besimtarėve ortodoksė tė
moshave tė ndryshme, Janullatos ka dhėnė dje njė meshė
nė sallėn e madhe tė kishės sė Shėn Harallambit.
Para se kortezhi tė mirrte rrugėn me kėmbė nė drejtim
tė detit, Hirėsia e Tij, Anastas, pėrshėndeti tė
pranishmit, duke e pėrkufizuar ditėn e djeshme si njė
ditė shprese, qė lidhet me thelbin e jetės, ujin.
Imzot Anastasi, tha nė fjalėn e tij se ka predikuar
sė pari nė Ditėn e Ujit tė Bekuar mė 1992 nė qytetin e
Sarandės, ndėrsa tanimė nė tė gjithė vendin numėrohen
51 kisha moderne. Tė gjitha kėto i shėrbejnė
fisnikėrimit dhe largimit tė njerėzve nga mėkatet, -
tha Janullatos. Nė praninė e besimtarėve tė shumtė, ai
hodhi pastaj kryqin nė det. Disa tė rinj janė hedhur
pastaj nė ujėrat e ftohta tė detit pėr kapjen e
kryqit. Kryqi u gjet dhe iu dorėzua Kryepeshkopit nga
i riu Florian Xhai nga fshati Xarrė. Ceremoni tė tilla
u organizuan dje edhe nė qytetet Gjirokastėr, Pėrmet,
Tepelenė, si dhe nė fshatrat e Dropullit, Pogonit
etj..
BESMIR BABAMETO
Pesė grupe tė rinjsh, betejė pėr Kryqin
BERAT- Nė kėtė fillim viti Ura e Goricės mbi lumin
Osum qė lidh dy lagjet muzeale tė kėtij qyteti, atė tė
Mangalemit dhe Goricės ka mbledhur pėrreth saj
mijėra qytetarė beratas dhe tė zonave pėrreth nė
ceremoninė e hedhjes nė mėnyrė simbolike tė kryqit nė
lumė. Nė kėtė ceremoni simbolike merrnin pjesė edhe
dhjetėra qytetarė nga Fieri, Lushnja, Vlora etj..
Hedhja e kryqit nė lumė, u bė rreth orės 10:00 tė
paradites sė djeshme nga imzot Ignanti, Kryepiskopi i
Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė. Pas
hedhjes, pesė grupe tė rinjsh tė lagjeve tė qytetit tė
Beratit u vunė nė garė pėr kapjen e tij. Kjo garė mes
tė rinjve e shtoi edhe mė tepėr atmosferėn e festės
dhe ngjalli kureshtjen e mijėra qytetarėve tė
pranishėm nė kėtė ceremoni fetare. Nė fund tė garės
pėr kapjen e kryqit nė lumin Osum fitues doli
19-vjeēari nga lagjja Goricė, Eligers Bazonja, dhe
shokėt e grupit tė tij Andi Shtrepi, Gentian Saveta
etj.. Mė pas grupi i tė rinjve pasi mori bekimin,
pėrgėzimin dhe urimet e imzot Ignanti nė kishėn e
Shėn Spiridhonit nė lagjen Goricė vazhduan maratonėn
e shėtitjes sė kryqit nė tė gjitha shtėpitė e besimit
ortodoks beratas pėr tė pėrēuar nė kėto familje dritėn
e perėndisė sė ortodoksisė dhe kryqin si burimin e
shpėtimit tė njerėzimit nga fatkeqėsitė e kėsaj bote.
ABEDIN KAJA
Dita e Kryqit ndan ortodoksėt
ELBASAN Edhe pse dita e Ujit tė Bekuar ėshtė simboli
i pajtimit, besimtarėt ortodoksė elbasanas kanė
festuar tė ndarė. Njė pjesė e komunitetit ortodoks e
ka pėrjetuar hedhjen e kryqit nė ujė nė kishėn Shėn
Maria, tė Kalasė sė qytetit nėn drejtimin e
famullitarit tė kėsaj kishe At Nikolla Marku dhe pjesa
tjetėr nė pishinėn e qytetit nėn drejtimin e priftit
Joan Gjica. Duhet pohuar se ajo qė cilėsohet si e
veēanta e kėsaj dite, ėshtė fakti se kėndvėshtrohet
nga mendėsi e ndryshme si rezultat i ndarjes qė kanė
pėrjetuar besimtarėt e kėsaj feje, pas dyluftimit
publik tė At Nikollė Markut me Fortlumturinė e Tij
Imzot Anastasin. Kryqin e shenjtė, tė hedhur tek Shėn
Maria e ka gjetur njė fėmijė 10 vjeēar i cili ka
marrė edhe urimet dhe ėshtė pėrfituesi i dhuratave qė
jepen me kėtė rast, duke u bekuar edhe nga prifti i
kishės, kurse pėr kryqin e hedhur nė pishinė, i bekuar
ėshtė bėrė 22 vjeēari Klajdi Suli, qė ka marrė edhe
shpėrblimin e vendosur nga kisha.
Tema
HAXHI BALLI
Krijoni Kontakt