Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35

Tema: Edmond Tupja

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Ja dhe njehere per poezine dhe fjalen e bukur poetike .
    MARSHI I FJALEVE


    Fjalė,
    si plagė shpirti tek buza nė prag
    muzė dhe mort
    Poezi!
    Deri gjyqtare me cekan.


    Fjalė,
    Si ushtarė medalje keni hak
    Por, sa u shpreh me ju, ndjenja
    Zemra?
    Ajo … vulos me gjak.!
    "I.Te thyera" G.Banaj

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Isha njohur pak me vargjet e profesorit .
    kisha lexuar vetem studimet dhe shkrimet e tij.
    E ndjek vazhdimisht dhe nga shkrimet qe boton ne revisten Psikologji.
    Ju lutem moderatoreve, nese ka vargje te tjera te postojne .
    Faleminderit.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Postime
    1
    Poezi qe te mbessin ne mendje. C'e frymezon E. Tupen per kaq shume krijimtari? I admirueshem. Adi

  4. #24
    Pėrtej teje

    Pėrtej teje ėshtė njė tjetėr
    Shpirt i butė shpirt i egėr
    Qė nė sy ka veē vetminė
    Nė vetmi njė pikėllim
    Qė mendohet buzė mbrėmjes
    Dhe i pastėr dhe pėrlyer
    Midis ankthit dhe dhėmbjes

    Jeta ėshtė pasqyrė e thyer
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Edmond Tupja, Profesori me Biciklete..

    Luani i Bashkisė dhe Kali i Skėnderbeut

    04/10/2009



    • Edmond Tupja

    Njė ditė prej ditėsh, tek pėrshkruaja diagonalisht me biēikletė sheshin Skėnderbe tė kryeqytetit, gunga-gunga e gropa-gropa, qė pret tė rregullohet njė perėndi e di se kur dhe nga kush, m’u kujtua njė fabul e frėngut La Fonten tė shekullit XVII me titull “Kur u plak Luani”, pėrmbajtjen e sė cilės mund e duhet ta pėrmbledh shkurtimisht si vijon:
    Luani, tmerri i pyjeve, njė ditė na u plak dhe nisi tė kujtonte me mall tė pėrlotur kohėn e trimėrive tė tij; ndihej fatkeq sepse shtetasit e vet, qė dridheshin dikur para tij, nuk i trembeshin mė; kėshtu, kali i binte me shkelma, ujku e kafshonte, kau e qėllonte me brirė, por kulmi qe kur erdhi pėr ta goditur edhe gomari, mė frikacaku i frikacakėve: “Ah, ia bėri Luani, e dija qė vdekje ka, por se do tė vdisja kaq turpshėm s’ma merrte mendja!”.
    M’u kujtua pikėrisht kjo fabul dhe jo njė tjetėr, por pėr analogji kontrastive, sepse nė kėtė shesh, qė ėshtė turpi i Tiranės, madje i Shqipėrisė, aq i rrėnuar, aq i lėnė pas dore dhe aq mjeran mė duket ēdo mėngjes, madje nė ēdo orė tė ditės (por jo tė natės sepse errėsira dhe efektet e ndriēimit ia fshehin bukur paraqitjen e vobekėt), janė takuar ballė pėr ballė Luani i ri i Tiranės dhe Kali i vjetėr i Skėnderbeut. Si kėshtu? – mund tė habitet me tė drejtė lexuesi i vėmendshėm dhe i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės. Atėherė, po shpjegohem:
    Prej disa kohėsh, thuhet se, netėve pa hėnė e pa shi, Skėnderbeu e lė tė lirė Kalin e vet tė vjetėr tė ēmpijė kėmbėt duke e zbritur nga piedestali dhe duke e lejuar tė shėtisė nė sheshin qė mban emrin e tij. Mirėpo Kalit, nga qė sheshi ėshtė gropa-gunga dhe gunga-gropa, i merren nganjėherė kėmbėt dhe rrėzohet; i revoltuar nga ky fakt, Skėnderbeu, tek pa dritė njė natė pa hėnė e pa shi te zyra e Luanit tė ri tė Bashkisė, i quajtur ndryshe Edi Rama, njėkohėsisht Kryetar i Partisė Socialiste, iu fut brenda kėtij me gjithė kalė dhe iu lut qė ta rregullonte sheshin sa mė shpejt. Kur Luani i Ri i Bashkisė i mėsoi se nuk kishte fonde pėr kėtė, Heroi ynė Kombėtar nxori nga trasta e bajgave tė kalit tė vet, ku i kishte fshehur prej shekujsh, disa gurė tė ēmuar e monedha tė florinjta, qė u kishin shpėtuar kthetrave tė turqve osmanllinj pas pėrdhosjes sė varrit tė tij nė Lezhė si edhe babėzisė sė Enver Hoxhės, dhe ia fali qė t’ia rregullonte sa mė shpejt e sa mė mirė sheshin me emrin e vet tė panjollosur. Por, thuhet, megjithėse Luani i ri i Bashkisė ia dha fjalėn, asgjė nuk bėri, sepse qėlluan nė mes zgjedhjet e 28 qershorit, kėshtu qė, njė natė pa hėnė e pa shi, pasi u rrėzua nja dy-tri herė tek kalonte nėpėr shesh, Kali i vjetėr i Skėnderbeut iu pėrvodh tė zotit, iu fut Edi Ramės nė zyrė dhe i dha njė shkelm diku, atje ku kurrizi nuk quhet mė kurriz, duke i kujtuar, me njė hingėllimė mbretėrore, premtimin e pambajtur. Ndryshe nga kali i fabulės sė La Fontenit, Kali i vjetėr i Skėnderbeut i tregoi Luanit tė ri e tė fuqishėm tė Bashkisė e tė Partisė Socialiste se nuk i trembej atij dhe se nuk ishte as si kali, as si ujku, as si kau, edhe aq mė pak si gomari i fabulės.
    Prej disa kohėsh, thuhet gjithashtu se njė profesor i vjetėr frėngjishteje, ēun Tirone me diplomė Sorbone, qė kalon gati ēdo ditė – deri sa ta nxjerrin nė pension – nėpėr sheshin Skėnderbe me biēikletėn e tij rrakezhdrake, sė cilės i kėrcasin e i kuisin rrotat, pedalet, zinxhiri e shala nga gungat e gropat e panumėrta e tė pashmangshme, ka ndėr mend t’i futet nė zyrė dopiokryetarit Rama bashkė me biēikletėn e tij pėr t’i kujtuar premtimin e pambajtur dhe, me atė rast, shkelmin e Kalit tė vjetėr tė Skėnderbeut, si edhe pėr t’i dhuruar pėrkthimin qė i ka bėrė fabulės sė La Fontenit duke shpresuar se, pas leximit dhe rileximit tė vėmendshėm tė saj, dopiokryetari nuk ka pėr tė harruar se njė ditė, sado e largėt qoftė ajo, do tė plaket ashtu si Luani i fabulės, dhe se atėhere kuajt, ujqėrit, qetė dhe, sidomos, kryesisht dhe veēanėrisht gomarėt e partisė sė tij, do t’i sulen t’i lenė si kujtim shenja shkelmash, brirėsh e dhėmbėsh. Thuhet, sė fundi, se pikėrisht atė ditė fatkeqe tė pashmangshme, profesori i moēėm i frėngjishtes ka vendosur t’i dalė nė krah Luanit plak, dikur, nė rini, kryetar bashkie e partie njėherazi, pėr ta mbrojtur nga sulmet e pabesa tė ish-vartėsve tė tij tė paskrupuj, qofshin ata kuaj (por jo si ai i Skėnderbeut), ujqėr, qe dhe, siē pritet, gomarė tė njė race tė papėrfytyrueshme.


    panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-10-2009 mė 03:26

  6. #26
    Jam hapur

    Jam hapur si lule e etur
    Pėr tė pritur njė rreze drite

    Pres prej vitesh pres prej shekujsh
    Qė tė shpėrbėhet kjo natė e plasaritur

    Pres po sa do tė pres kėshtu pa gjumė
    A ia vlen pėr njė rreze drite tė rrish zgjuar
    Gjithė jetėn, gjithė vdekjen pa fund?


    Po dalim

    Po dalim nga frigoriferi i Historisė
    Tė zbardhur trup e shpirt prej akullit
    Gjysmėshekullor. Po dalim

    Sa e mundimshme qenka shkrirja
    Na dhembin kockat fjalėt ėndrrat
    Na dhemb koha e humbur. Sa e mundimshme

    Diēka shpresojmė megjithatė nė mėnyrėn tonė
    Njė kuptim i duhet gjetur jetės qė pikon
    Tek dridhet nė diell. Diēka shpresojmė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17
    Edmond Tupja, 23 vjet pranė njė fėmije autik

    Iu desh tė japė mbi 180 autografe. Dhe tė gjithė tė ndryshėm, sipas energjisė qė i pėrēohej nė atė moment shtrėngimi duarsh, apo zgjatjeje libri. Dje, nė hollin e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, Edmond Tupja prezantoi librin e tij “Kur dhimbja premton dashuri - Tė jetosh me njė fėmijė autik”, botim i shtėpisė botuese “Ombra GVG”. Njė eksperiencė e jetuar. Njė libėr i dhimbshėm e plot dashuri. Shumėkush qė e ka lexuar, nuk ka mundur tė mos drithėrohet nga rrėfimi i njė babai mbi jetėn pranė njė fėmijė, jo si gjithė tė tjerėt. Tė njė djali, tashmė 23 vjeē, i prekur nga autizmi. E ftuar nė kėtė promovim, Liri Berisha, Presidente e Fondacionit tė Fėmijėve Shqiptarė “Domenick Scaglione”, u shpreh se ajo, nė pozicionin e mjekes pediatre, por edhe tė njė nėne, i detyrohet shumė tė dy prindėrve tė Gesit, Edmondit dhe Xhildės pėr ditėt e vėshtira qė kanė kaluar, pėr durimin dhe dashurinė qė i kanė dhėnė kėtij fėmije. “Libri “Kur dhimbja premton dashuri” nuk ėshtė vetėm njė libėr pėr djalin e me autizėm tė Edmond Tupes, por pėr autizmin e shoqėrisė shqiptare”, u shpreh Artan Hoxha, drejtor i Institutit tė Studimeve Bashkėkohore. Sipas tij ky libėr ėshtė pasqyrė e atyre problemeve, pėr tė cilat nuk flitet e mbahen tė fshehta, e qė bėjnė qė tė mos kalosh pėrtej atij muri qė krijon nė zhvillimin mendor dhe perceptimin e botės prej fėmijėve qė janė mbartės tė saj. “Kur dhimbja premton dashuri - Tė jetosh me njė fėmijė autik”, ėshtė njė libėr i drejtpėrdrejtė. Tupja rrėfen hapur kėtė eksperiencė, tė cilėn nuk do tė kishte dashur ta jetonte, por qė e ka pėrballuar. Ai tregon dobėsitė e tij, por edhe burimin e forcės pėr tė pranuar fatin qė i ishte caktuar djalit tė tij, atij vetė e bashkėshortes. Kjo ėshtė arsyeja pse ky libėr ka tėrhequr vėmendjen e lexuesit, jo vetėm tė atij qė ndan tė njėjtin short me tė, por edhe tė njė lexuesi mė tė gjerė, i cili ka mundėsi tė kuptojė se ē’do tė thotė tė duash pa kushte dhe nė ēdo rrethanė.


    Tė dhėna

    Titulli: “Kur dhimbja premton dashuri - Tė jetosh me njė fėmijė autik”
    Autori: Edmond Tupja
    Shtėpisė botuese: “Ombra GVG”

    Panorama

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2006
    Postime
    57
    Edmond Tupja: Ju tregoj vuajtjet me djalin tim, i semure me autizem

    NGA: ILDA LUMANI


    Ai luan mė mirė se kushdo me fjalėn. Kjo, sepse e njeh mirė atė. Sapo i them emrin tim nė telefon, mė thotė se do ishte shumė bukur ta kishe me H (Ilda). “H” ėshtė fi snike, hyjnore”, e gati tė vė nė faj pėr kėtė gjė, a thua se njerėzit e zgjedhin vetė emrin e tyre. Por, nė fakt kėtė herė ai nuk do tė fl asė pėr fjalėn, interpretimin e saj. Pedagogu dhe studiuesi, pėrkthyesi e publicisti i mirėnjohur, autor i mjaft librave, Edmond Tupja kėtė herė fl et pėr dhimbjen e tij. Njė dhimbje qė atij dhe Xhildės, i ka premtuar dashuri, ashtu siē edhe e ka titulluar librin e tij: “Kur dhimbja premton dashuri/ Tė jetosh me njė fėmijė autik”. Ėshtė jeta e Gesit, djalit tė tij... Tė mirėpriturit gjithė dashuri nga dy prindėrit e shqetėsuar gjithmonė pėr ēdo reagim tė tij... por tė tronditur pamasė kur pasi Gesi kishte mbushur pesė vjeē, mėsuan se ai vuante nga sindroma e autizmit... Dhimbja s’kishte fjalė... Ajo depėrtonte bėrė tė tejdukshėm... nė ēdo rresht tė librit, e ndjen atė...
    Sot Gesi ėshtė 23 vjeē, por mosha mendore e tij ėshtė vetėm katėr vjeē. Tupja ka shkruar gjithė pėrjetimin si baba, ditėt e vėshtira tė Gesit, sidomos gjatė krizės sė adoleshencės, apo edhe kur koha ėshte gri. Po ashtu, castet e lumtura me Gesin, kur ai i puth, i pėrkėdhel gjithė dashuri. E ndėrkaq, shqetėsimin e pashtershėm qė tė shpon nė trup pėr fatin e Gesit, kur dy prindėrit e tij tė mos jenė mė nė kėtė botė... “Kush do tė kujdeset pėr Gesin kur ne tė mos jemi mė?”
    Pyetja e parė qė mė bėtė kishte lidhje me emrin tim. Ju Edmond, vetė e keni zgjedhur emrin tuaj?
    Emrin Edmond ma ka zgjedhur mamaja, ma ka thėnė vetė. Nė moshėn 11-vjeēare lexon nė Greqisht (sepse ishte nė Greqi atėherė, i ati ishte tregtar), lexon romanin “Konti i Monte Kristos”, ku personazhi kryesor ishte Edmond Dantesi.
    Mė vuri emrin Edmond prej tij. Qė atėherė e kishte vendosur, qė kur tė martohej do tė bėnte njė djalė dhe do t’ia vinte emrin Edmond. Dhe, kėshtu pra emrin e kam nga Edmond Dantesi. Por, unė mendoj, ose me kalimin e kohės, pasi bėra studimet nė Francė, lexova Frojdin, them se do ketė qenė ndryshe. Domethėnė, ajo si njė 11- vjeēare, shumė e zhvilluar pėr moshėn e saj, do ketė ėndėrruar tė martohet me njė Edmond. Mirėpo, ajo doli partizane aty nė mal, nė Brigadėn e Parė nuk takoi njė Edmond, por takoi njė Skėnder dhe bėri atė qė Frojdi e quan “transfertė”, atė ėndrrėn e vet e realizoi tek i biri, tek djali i madh dhe dihen lidhjet e nėnės me djalin e madh e me djemtė nė pėrgjithėsi, ashtu si edhe lidhjet e babait me vajzėn e madhe e vajzat nė pėrgjithėsi. Kėshtu, unė e mora emrin Edmond.
    Jeni i kėnaqur me emrin tuaj?
    Jam i kėnaqur, ndihem mirė. Ėshtė emri im. Kur thoshte dikush, njė politikan nė radio, kur shqiptarėt shkonin nė Greqi e nė Itali (e sidomos nė Greqi ishte mė e theksuar) dhe ndėrronin emrin, ai thoshte, qė unė e kuptoj qė njė njeri qė quhet Mahmut ta ndėrroj emrin, se shkurtimisht si mund ta thėrrasin Mahmutin, por njė njeri qė quhet Hasan, le ta mbajė Hasan. Kėta nga Hasan e bėjnė Aristidh, nga Xhevrie e bėjnė Xhesika, nuk ka kuptim. Kėshtu qė unė nuk e ndėrroj emrin tim. Sikur tė ma shtrojnė me flori, siē thuhet rėndom, unė nuk e ndėrroj. Jam i identifikuar me emrin tim.
    Mirė, le tė kalojmė tek motivi i intervistės, qė ėshtė pikėrisht libri qė keni shkruar pėr djalin tuaj, Gesin. Si lindi ideja pėr tė shkruar atė dhimbje qė ju vetė e keni jetuar?
    Erdhi krejt natyrshėm. Unė kisha pėrkthyer lloj-lloj librash, mbi 40, kam shkruar rreth 12 libra nga temat mė tė ndryshme, qė nga shkenca e pėrkthimit, tek fjalorėt erotikė, Fjalori Sinonimik i Gjuhės Shqipe (i pari), lloj-lloj temash kanė pasur librat e mi. Njė ditė pata njė si ndriēim, qė gjithė kėtė edhe vuajtje tė madhe, edhe gėzime tė vogla me djalin, kėtė pėrvojė, pėrse ta mbaj vetėm pėr vete, tė humbasė, ndoshta do mė bėnte mirė nė disa rrafshe, qė ta shkruaj. Sė pari, do t'i jepja njė pėrvojė prindėrve qė kanė fėmijė tė tillė; sė dyti do t'i sensibilizoja organizmat, institucionet qeveritare, shoqėrinė civile qė kėta fėmijė kanė nevojė pėr t'u marrė nė ngarkim, qė tė socializohen, tė shoqėrizohen, tė hyjnė nė marrėdhėnie, sepse inteligjencėn e kanė, por e kanė tė frenuar; edhe sė fundit dhe mė sė paku, mua mė duket egoiste, por kėshtu ėshtė, duhet tė shkarkoja, tė pastroja vetveten, sepse ēdo libėr, ēdo vepėr arti ėshtė pastrim i vetvetes. Domethėnė, njė lehtėsim, njė barrė qė e ke brenda do ta nxjerrėsh.
    Nė momentin qė e shkruat, e mė tej e pėrfunduat librin, e shkarkuat plotėsisht kėtė barrė?
    Kam vuajtur kur e kam shkuar! Ēdo libėr ėshtė vuajtje. Letėrsia ėshtė vuajtje, thotė Fatos Kongoli, autori im, qė e kam pėrkthyer nė frėngjisht. Por, tė shkruash njė libėr tė tillė, ku ti shfaq pėrpara botės gjithė dhimbjen tėnde, dhe nė kuptimin e madh se ēfarė do tė bėhet me kėtė fėmijė kur prindėrit tė mos jenė pranė; do ta plasin nė ndonjė spital psikiatrik, do ta dendin me ilaēe, me 'haloperidol', etj, ku bėhet shuk mishi... nga kjo frikė, thashė, do shkruaj kėtė libėr qė tė ndėrgjegjėsoj shtetin, shoqėrinė, t'u japim njė minimum, jo ushqimi dhe uji, pra pėr tė pirė e pėr tė ngrėnė, por t'u japė njė qoshe tė ngrohtė. Se kėta kanė nevojė pėr dashuri, kanė nevojė pėr mirėkuptim, duan durim, duhet njė personel tė kualifikuar, kėta mund tė integrohen nė punė tė thjeshta, pėr shembull im bir ka qejf tė mbushė dhe tė zbrazė kova. Mos kujtoni se ėshtė fushė me lule, natyrisht edhe jashtė shtetit ka probleme tė tilla. Sigurisht qė shėrbimet psikiatrike, atje ku jo rrallė pėrfundojnė fėmijė tė tillė, janė pak mė njerėzore se tonat, por unė them qė shteti ynė duhet qė pėr kėta fėmijė, sidomos pėr kėta se e kanė inteligjencėn, por e kanė tė bllokuar, por edhe pėr fėmijė tė tjerė, tė gjithė ata qė kanė probleme tė tilla' pėr tė paralizuarit, paraplegjikėt, pėr tė verbrit, etj, duhet tė kenė kushte. Numri i tyre vjen duke u rritur, sepse kjo ėshtė edhe tendenca nė botė, jo vetėm nė Shqipėri. Para 20 vjetėsh ka qenė njė autik nė 10 mijė, tani flitet pėr njė nė 156, pra le tė themi 10 nė 10 mijė, pra po shtohet kjo dozė, pėr shkak tė arsyeve qė unė edhe i kam shpjeguar nė libėr. Pse ndodh kjo? Unė mendoj qė shkenca mjekėsore duhet tė veprojė aq shumė, qė qysh nė barkun e nėnės, nė tremuajshin e parė, kur aborti ėshtė i mundshėm pa rrezik pėr jetėn e nėnės, tė diktohet dhe t'i thuhet prindėrit qė fėmija juaj ka kėtė defekt, do ketė kėtė tė ardhme. Doni ta sillni nė jetė? Apo nuk doni? Problem pėr ju, problem pėr familjen e pėr shoqėrinė... doni apo jo ta sillni nė jetė?! Ka nėna qė janė kurajoze dhe thonė "JO", unė do ta sjellė nė jetė. Por, ka nėna qė marrin vendimin tjetėr.
    Mė falni qė po tregohem cinike; nėse do tė ishte zbuluar qė tre muajsh qė Gesi do tė kishte kėtė sindromė, ēfarė vendimi do tė kishit marrė ju?
    Mua? Kjo pyetje i bėhet nėnės! Ka nėna qė vendosin "Jo". Unė mendoj qė deri nė 3 muaj nuk ėshtė krim, nuk ėshtė vrasje. Sartri thotė qė, "aborti nuk ėshtė krim, ėshtė njė vrasje metafizike!", kėshtu qė unė vet nė kėtė rast jam pėr abort, sepse ėshtė plagė pėr nėnėn, plagė pėr familjen dhe shoqėrinė, pėr shtetin. Ėshtė vėrtetė traumė. Traumė e pėrjetshme. Por, kur lind fėmija, tė supozojmė qė t'i bėhet njė gjilpėrė etj, aty unė them jo. Ka ardhur nė jetė tashmė.
    Nė libėr keni shkruar historinė e Gesit, aty ka momente mjaft tė dhimbshme, cili prej tyre ka qenė mė i vėshtiri pėr t'u hedhur nė letėr?
    Ēdo moment ėshtė i vėshtirė. Ka momente ku unė kam qarė kur shkruaja librin, momente kur mendoja pasigurinė e tė ardhmes sė Gesit, unė aty tronditesha, mė kullonin lot, vetvetiu. Ka edhe momente tė tjera kur kam qarė, por sa herė qė nė atė libėr ėshtė folur pėr tė ardhmen e fėmijės, sa herė qė nė kėtė libėr flitet pėr marrjen e pėrgjegjėsisė sė rritjes sė kėsaj fėmije dhe unė rijetoja skenat, unė qaja, gulēoja me ngashėrim.
    Po gjatė kėsaj bashkėjetese me Gesin, pėr ju si baba cili ka qenė momenti mė i vėshtirė?
    Ka pasur shumė... unė i kam treguar nė libėr. Por, ka pasur momente tė vėshtira sidomos nė krizėn e adoleshencės. Gesi ishte shumė i dhunshėm ndaj vetes sė tij, pastaj bėhej i dhunshėm edhe me ne. Kush ka rritur fėmijė, e ka parė qė nė kohėn e adoleshencės edhe fėmijėt normalė janė tė dhunshėm, qoftė verbalisht me gojė, qoftė me gjeste, domethėnė tė godasė. Unė kam shembuj konkret nga njerėz qė i njoh, nga komshinj, etj, qė kishte raste kur fėmija godiste prindin, sidomos djemtė. Kėshtu qė nėse unė librat e tjerė i kam nxjerrė nė dritė natyrshėm, me njėfarė dhimbjeje si pėr shembull gruaja qė lind, kėtė libėr unė e kam nxjerr nė dritė me operacion ēezarian, sepse e kisha tė tėrin brenda dhe pastaj kur filloi tė dalė, kishte dhimbje tė llahtarshme. Por tani, ashtu si njė grua qė ashtu siē lind ndihet e kėputur mbas lindjes, qė thonė se dhimbjet e lindjes janė tė llahtarshme, unė nuk i kam provuar ato dhe nuk kam ndėrmend t'i provoj sepse kėshtu ėshtė natyra mashkullore, ajo njerėzore, unė kėto dhimbje i kam ndjerė mendėrisht kur mbarova sė shkruari kėtė libėr dhe ende nuk e kam marrė veten, mė besoni.
    Gesi nuk ka bėrė asnjėherė pyetjen "Pse". Ju vetė sa herė e keni bėrė?
    Me mijėra herė, kur kam qenė fėmijė. Unė i nxija jetėn time mėje kur isha tre vjeē, kur dilnim tė shtunėn ose tė dielėn nė darkė dhe mė nxirrnin nė karrocė, unė kisha njė lumė me pyetje; "Pse kjo pema ėshtė kėtu? Pse kjo makina kalon kėshtu? Dhe, pyetjet e mia nuk kishin fund. Aq sa ime mė qante; "po mjaft pra me psetė se mė hėngre".
    Po pasi morėt vesh sėmundjen e Gesit, sa herė e keni bėrė pyetjen, "Pse mė ndodhi mua"?
    Ah, e kam bėrė njė herė vetėm; "Pse mė qėlloi mua?" dhe kaq. Pastaj pyetja qė pėrsėritet ėshtė: "ēfarė do tė bėhet me fėmijėn pas vdekjes sime?"
    Ndėrkohė, bashkėshortja juaj si e ka pritur botimin e historisė sė Gesit?
    Ah, atė e ka rrahur jeta mbas zbulimit tė sėmundjes, mė fort se unė, sepse ėshtė gdhirė me djalin. Unė punoj, dal, shkoj nė fakultet jap mėsim, vij kėtu, u jap intervistė ju, por ajo ėshtė vetėm me djalin; del mė pak, ėshtė e burgosur, prandaj ėshtė e madhėrishme ajo ėshtė pėr mua, me tė drejta tė plota dhe tė barabarta, bashkautore e librit. Ajo mė ka dhėnė mundėsinė ta shkruaja librin.
    Po tė afėrmit, familjarėt, miqtė tuaj, si kanė reaguar kur kanė mėsuar qė shkruat kėtė libėr?
    Vėllezėrit e mi nuk e kanė lexuar akoma se janė jashtė shtetit, nuk e kanė parė, shokė, miq e kolegė mė thonė: "Tė lumtė pėr kurajėn!", sepse tė bėsh publikisht kėtė jetė nuk ėshtė kollaj. Ne shqiptarėt, ballkanasit, nuk para flasim pėr kėto gjėra. Madje, kur u mor vesh sindroma e Gesit disa mė thanė, mos e bėj publike, fshihe. Por, unė jam i hapur, duhet qė tė gjithė ta merrnin vesh, unė do tė ndjehesha mė mirė dhe do mė kuptonin mė mirė tė tjerėt. Kur shkoja nė fakultet ose takoja ndonjė mik dhe isha i gėrvishtur apo i nxirė nė fytyrė, ata e dinin qė mua mė kishte bėrė ashtu im bir kur ishte nė krizėn e adoleshencės, dhe nuk mė bėnin pyetje. Gjatė kėtyre ditėve mė kanė marrė nė telefon shumė, po shumė njerėz, ndoshta rreth 40 telefonata. Njė zotėri nga njė fshat i Korēės mė mori dhe mė tha: "Profesor, tė dėgjova dhe kam njė shtėpi tė madhe me kopsht me gjelbėrim, ēdo verė merr djalin dhe eja rri sa tė duash". Ka njerėz tė mirė sa tė duash. Ka njerėz tė mirė!
    Studentėt tuaj e kanė lexuar librin, dhe ju ka bėrė ndonjė prej tyre ndonjė pyetje?
    Jo, sepse nuk e kanė lexuar. Mbase dhe nuk e dinė qė e kam botuar. Unė nuk jam si disa kolegė tė mi, qė jo vetėm u bėjnė publicitet librave tė tyre, por edhe ua shesin atyre me detyrim. Unė nuk e bėj kėtė. Unė dhe pėr librat e profesionit, tė mėsimdhėnies u them shkoni tek botuesi dhe i thoni qė t'u bėjė ulje.
    Po sot si ėshtė Gesi?
    Gesi sot ėshtė njė djalė i gjatė, pak mė i gjatė se unė, i shėndoshė. I shėndoshė, se nuk del jashtė nė hapėsirė. Ėshtė i dashur, shumė i dashur, mosha mendore e tij ėshtė katėr vjeē, por kur ka njė siklet, kur ndėrrohet moti, bėhet i dhunshėm me veten e tij, godet veten, dhe nė fakt nuk godet veten. Ai do tė pėrzėrė nga koka atė dhimbjen e thellė qė ka, por po t'i afrohesh ai tė godet, sepse ai veten nga tjetri e dallon pjesėrisht; unė i dukem si pjesė e tij, por flet, ėshtė i dhembshur, ėshtė i dashur. Kur ėshtė mirė, vjen tė puth. Pa i thėnė qė hajde, vjen tė puth, tė ledhaton, kėrkon tė luajė me ato lodrat e tij tė thjeshta, thotė hajde mė kap babi, tė vrapojmė, dhe unė bėj sikur e kap, luajmė me top.
    Cili ėshtė mesazhi qė do t'u jepnit tė gjithė atyre prindėrve qė kanė fėmijė autikė?
    Mesazhi im ėshtė ky: Zoti, natyra, fati, rastėsia, quajeni si tė doni, ky fėmijė ėshtė i juaji. Duhet t'i bėni ballė, ēifti duhet tė jetė shumė i fortė. Se ka mjaft prindėr qė janė ndarė, edhe nė Shqipėri madje. Fėmija autik ka nevojė pėr tė dy prindėrit, ka nevojė edhe pėr vėllezėrit, edhe pėr motrat. Jepuni dashuri kėtyre fėmijėve, ajo i qetėson, i bėn shumė mirė. Jepuni mirėkuptim, duke vėnė veten nė vendin e tyre, dhe ju do tė ndjeheni mė mirė dhe ai do tė ndihet mė mirė. Dhe, kini durim, shumė durim dhe thojini vetes qė pa kėtė fėmijė ju nuk do tė ishit kaq i mirė sa jeni sot. Ndėrkaq, kam njė mesazh edhe pėr autoritetet shtetėrore: Shteti shqiptar, shoqėria civile shqiptare, bizneset shqiptare, tė bėjnė diēka, qė ditėn kur tė keni bėrė gjithēka mundni, qė nė ditėn kur prindėrit e kėtyre fėmijėve nuk do tė jenė mė, kėta fėmijė tė mos pėrfundojnė nėpėr spitale psikiatrike! Bėni diēka pėr kėta fėmijė, qė tė merren nė ngarkim plotėsisht nga strukturat shtetėrore ose private, dhe qė nė kėto qendra tė gjejnė njė thėrrime dashuri e dhembshuri, pak mirėkuptim, nė mėnyrė qė kur tė shuhen kėta fėmijė qė nuk jetojnė mė shumė se 60 vjeē, tė ikin me njė kujtim tė mirė nga kjo jetė... nė qoftė se ata do tė kenė kujtime.
    (GSH/BalkanWeb)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Njė emėr midis njerėzve

    Vendosur: 16/01/2010 - 09:08


    • Edmond Arizaj

    Kur nė dhimbjen e tjetrit, gjen lumturinė tėnde, kjo pamėdyshje do tė quhej cinizėm. Por profesor Edmond Tupja, duhet tė na e falė cinizmin, kėtė sjellje tė poshtėr njerėzore, sepse ai ėshtė aq i fortė, 17 vjet i fortė, sa tė mos pranojė sot njerėzillėkun fals, mėshirėn e pėshtirė, apo keqardhjen e shtirė. Libri i tij i fundit, kushtuar djalit 22-vjeēar me autizėm, ėshtė njė pėrmendore e forcės njerėzore. Nė dhjetėra faqe, qė padyshim pėrpihen mallėngjyeshėm nė pak orė, nė ēdo rresht, nė ēdo gėrmė, ka dashuri, ka dhimbje, ka urrejtje, ka nerv, ka inat. Aty janė pėrzier butshėm dhe egėrth tė gjitha ndjesitė njerėzore e kafshėrore.
    Tupja e ka shqyer egoizmin. Nuk e ka mbajtur tė fshehur dhimbjen, por as ka pranuar ta ndajė me tė tjerė. Dhimbja ėshtė e tij. Ashtu si dhe gėzimi. Mund tė jenė vetėm 17 raste nė 17 vjet, por ėshtė i tij. Ka arritur tė mos qaravitet, duke na shmangur nga bashkėvuajtja, por na ka marrė pėrdore, duke na bėrė bashkėmendimtarė. Tė reflektojmė disa ēaste, ku je, kush je, si je, ēfarė ke marrė dhe ēfarė ke dhėnė, ēfarė do tė lėsh dhe si do ta lėsh, me ēfarė je pėrballur, ēfarė ke arritur dhe mbi tė gjitha, kush ėshtė forca jote, forca qė tė shtyn tė gjallosh.
    Tupja na ka treguar thjesht, humnerėn ku e rrėzoi…ai ende s’e di se kush, por gjithsesi ishte njė hon i zi e i pafund. Ai nuk lejoi ta pėrpinte, u kap me thonj e me dhėmbė pas thepave tė errėt, duke tėrhequr nga pas edhe tė birin, pėr tė dalė sėrish nė dritė…Edmond Tupja ia doli…Por njė forcė e panjohur, shumė herė mė e madhe se forca e tij, e mbajti Gesin pėr vete, duke u treguar tepėr dorėshtrėnguar, i fali vetėm pak ēaste lumturie nga lumturia qė njė prind ndjen pėr fėmijėn e tij. I fali vetėm pak shikime, pak buzėqeshje, pak fjalė…dhe asgjė tjetėr.
    Tupja ėshtė pėrpjekur tė na fusė nė njė botė ku ne “normalėt” nuk quhemi mė tė tillė. Nė njė botė pa lodra, pa qejfe, pa shokė, pa gėzim, pa dhimbje, pa dashuri. Kjo ėshtė bota e Gesit dhe gjysmėbota e Edmondit. Por ai nuk na kėrkon tė kuptojmė, sepse s’do tė mundeshim kurrė. As ai nuk ia ka arritur dot. Por mund tė meditojmė.
    Tė meditojmė pėr dashurinė dhe forcėn e njeriut, pėr dashurinė dhe forcėn e njė babai. Tė meditojmė pėr degėzimin e ēuditshėm qė merr ndonjėherė jeta. Dhe pėr mundin e sakrificat qė duhen pėr t’u rikthyer sėrish nė rrjedhėn normale, e qė jo pak herė nuk ia arrin dot. Ju jeni normalė, thotė Tupja. Edhe kur shkoni ushtarė, edhe kur hyni nė burg, jeni sėrish normalė. Tek anormaliteti (siē e shohim ne) i njė tė dėnuari, ai sheh pamundėsinė pėr tė parė normal tė birin. Dhe kjo dhimbje, arrin kulmin kur babai ateist i drejtohet vetė Zotit. Jo pse ėshtė dorėzuar. Jo pse ka vendosur ta lerė veten ta rrėmbejė humnera. Por thjesht se s’ka kujt t’i kėrkojė llogari, jo pėr vete. Ai nuk e mendon mė veten. Ndryshe nga prindėrit e mitikut Admet, ai ėshtė i gatshėm ta japė jetėn e tij pėr tė birin, nėse ėndrra i bėhet realitet.
    Tupja i kėndon dhimbjes sė tij, por nė dhimbjen e tij ne duhet tė lexojmė forcėn. Forcėn pėr tė kaluar ēastet e vėshtira, sepse Tupja nuk ka kaluar ēaste, por vazhdon tė kalojė vitet, njėri pas tjetrit, njėri mė i vėshtirė se tjetri. Mos u demoralizoni, duket se ulėret Tupja. Mos u jepni para vėshtirėsive, ėshtė kėshilla tjetėr. Nėse ndokush ndodhet nė situatė tė vėshtirė, le tė mė kujtojė mua, thotė Tupe. Nėse ndokush i mrrolet fėmijės, le tė kujtojė Gesin, pėrgjėrohet sėrish. Dhe pas kėsaj, nuk na mbetet tjetėr, veēse ta falėnderojmė, pse nė kohė tė egėrta e tė ngatėrruara, na solli pak dashuri, qoftė edhe dhimbje, por dhimbje njerėzore. Por mbi tė gjitha, mbi gjithēka Edmond Tupja duhet tė krenohet se tashmė Gesi i tij nuk ėshtė njė anonim, por njė emėr midis njerėzve tė tjerė. Midis normalėve tė tjerė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-01-2010 mė 14:46

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Edmond Tupja pasuron Fjalorin Erotik Shqip

    Edmond Tupja pasuron Fjalorin Erotik Shqip

    » Vendosur: 06/08/2010 - 10:09

    • Botimi i parė bėri jo pak bujė. Pas lėkundjeve tė tabuve nė lidhje me seksin, ishte hera e parė qė flitej pėr njė temė tė tillė. Tė konsideruara si fjalė tė “ndyra”, ato nuk mund tė dilnin nė dritė tė diellit. “Ē’tė bėj i ngjaj tezes, ndryshe nga ime mė qė ėshtė shumė puritane, ajo ishte e lirė nė pėrdorimin e fjalėve”, thotė ai.

    Pati shumė qė e panė shtrembėr, sidomos mes seksit femėr. “Ja ky!”, thoshte ndonjėra duke mbledhur buzėt. Por profesor Tupja nuk e vrau mendjen fare pėr kėto reagime, sepse kishte edhe nga ato (sėrish femra), qė i thoshin: “Tė lumtė profesor! Tė gjithė i mendojmė ato llafe, edhe pse nuk i themi”. Plot 6 vjet pas botimit tė parė, pėrmes shtėpisė botuese “EDFA”, Edmond Tupja sjell pėr lexuesin variantin e “rivėshtruar dhe tė pasuruar” tė “Fjalorit Erotik tė Gjuhės Shqipe”. Njė libėrth i vogėl, me kapak gjysmė tė kuq, ku njoftohet se ėshtė njė botim “Pėr moshėn mbi 18 vjeē”, ndėrsa nė faqen e brendshme, autori nxiton tė tė bėjė me dije se kemi nė duar njė fjalor, por “dhe tė tjera “prapėsi po aq tė kripura (nė mos mė shumė)”. Pėr ata qė nuk e kanė shfletuar botimin e parė tė vitit 2004 e qė pavarėsisht turimbledhjeve dhe nėnqeshjeve, u shit nė 1 mijė kopje, shkurtimisht mund tė thuhet se ky fjalor pėrmbledh ato fjalė, tė cilat janė quajtur dhe vazhdojnė tė konsiderohet si “vulgare”, apo tė “pista”. Por qė pavarėsisht kėsaj i ndesh nė tė gjitha ambientet, qė nga rruga, nė lokale, nė zyra, nė shtėpi, nė raste sherresh, por edhe nė dhomėn e gjumit, madje edhe nė sallėn e Parlamentit Shqiptar. Ky botim ofron rreth 500 zėra, tė ilustruara edhe me shpjegimet dhe shembujt pėrkatės. “Botimi i dytė i kėtij fjalori erotik ndjek tė njėjtin qėllim si botimi i parė: tė regjistrojė, pėr aq sa ėshtė e mundur, fjalėt dhe shprehjet erotike tė shqipes, tė cilat pėrdoren rėndom, por qė ende janė tė diskriminuara: kėshtu pėr shembull, “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Akademisė sė Shkencave, Tiranė 2006, evidenton vetėm njė pjesė tė papėrfillshme tė tyre, atė mė pak tė kripurėn. Nga ana tjetėr, ky botim i dytė mėton tė tregojė se kėto fjalė e shprehje janė pasuri e patundshme e leksikut tė shqipes dhe se, nė kėtė cilėsi, kanė tė drejtė qytetarie, njėsoj si simotrat e tyre tė ashtuquajtura tė “ndershme”, nė gjirin e fjalorėve, e studimeve gramatikore, stilistikore, etj. sė fundi, ai kėrkon t’i dėshmojė botės sė qytetėruar se edhe shoqėria shqiptare po zhvishet sot nga paragjykimet shumėshekullore ndaj fjalėve dhe shprehjeve erotike”, shpjegon Edmond Tupja. Varianti i pasuruar, ofron deri nė 100 fjalė tė reja, shumė syresh krahinore, tė cilat autori i ka regjistruar nėpėr biseda mes miqsh, e tė tjera burime. Madje ka edhe nga ata qė ia kanė ofruar vetė fjalėt “e reja” qė kanė dėgjuar. Pjesa mė e madhe e tyre nuk kanė dashur qė tė vėnė “autorėsinė” nė anė tė fjalės, ndėrsa i vetmi qė pranoi ishte gazetari Fatos Baxhaku, i cili ka ofruar disa fjalė tė qėmtuara nė zonat e thella tė Mallakastrės, apo krahina tė tjera, ku ai ka shkelur pėr reportazhet e tij. Pėrveē fjalėve tė reja, Tupja thotė se botimi i ri ka pėrmirėsime nė shembuj, tė cilėt vijnė mė tė poetizuar, herė-herė kanė edhe rimė, apo vishen me nuanca tė thekura humori. Gjithashtu ėshtė zgjeruar edhe pjesa zbavitėse me anė tė poezive. Pjesa e fjalorit paraprihet nga dy parathėnie, ku autori shpjegon qėllimin e kėtij fjalori, si edhe njė shtojcė “Rreth pėrfaqėsimit tė leksikut vulgar nė fjalorė tė shqipes”, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kumtesė qė Tupja e ka mbajtur pėrpara Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės, nė mbrojtje tė fjalėve tė “pista”. Nė kėtė kumtesė, e cila mėsohet tė jetė duartrokitur nga akademikėt, ndėr tė tjera thotė: “Pėrfundimi ynė ėshtė i thjeshtė: meqė shqiptarėt janė njerėz fizikisht e mendėrisht, po aq sa janė tė tillė edhe francezėt, nuk ka mė sot, asnjė arsye qė termat nė fjalė tė mos figurojnė ose tė figurojnė kalimthi nė fjalorėt tanė shpjegues”.
    “Nė fund tė fundit janė fjalė, janė konvencione, tė cilat marrin nuanca tė ndryshme nė kontekste tė ndryshme. E njėjta fjalė pėrdoret si sharje, e njėjta nė dhomė tė gjumit merr njė tjetėr natyrė”, thotė ai, ndėrsa sjell shembuj pėrdorimi fjalėsh, jo vetėm nė shqip, por edhe nė gjuhė tė huaja, si nė italisht, apo frėngjisht. Pavarėsisht reagimeve tė njerėzve, Tupja thotė se ka bėrė njė punė tė mirė, duke nxjerrė kėtė fjalor, pasi jo vetėm ėshtė pjesė e leksikut tė shqipes, por edhe njė argument humori. Jo rrallė herė ka qėlluar qė ndonjė grup miqsh tė lexojnė mes tyre shpjegimet qė shoqėrojnė fjalėt e fjalorit. Por nė fakt nuk ėshtė ky qėllimi kryesor i botimit tė kėtij fjalori. Veē vlerave regjistruese, duket se ka edhe qėllim edukativ. Nė parathėnien e dytė tė librit, i propozohet Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės qė libri tė pėrfshihet nė programet mėsimore, nė orėt e edukatės seksuale qė zhvillohet nėpėr shkolla, por edhe tė edukatės erotike, e cila duhet tė hyjė nė sistemet arsimore, pavarėsisht paragjykimeve tė shumta qė mund tė ketė nė kėtė drejtim.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #31
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    I mire duket ky shkrimi, por ndonje shembull konkret s'kishte, se keshtu ne tym, sikur s'kuptohet mire pasurimi i fjalorit te pare. lol

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    shembujt do jepen ne vone, besoj


    lol

    ky do te jete shkrim promovus qe te shkojne ne librari, ata/o qe kane ardh me pushime

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #33
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Me teper u bera kurioz se c'fjale nga zona e Mallakastres mund t'i kete sugjeruar Tos Baxhaku. lool

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Me teper u bera kurioz se c'fjale nga zona e Mallakastres mund t'i kete sugjeruar Tos Baxhaku. lool
    tosi,

    noj fjale rakiore me spond erotor



    tos baxhaku o ter diten lluce.

    lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Edmond Tupja

    Edmond Tupja: Do doja tė vdisja duke bėrė dashuri

    Pyetėsori i Prustitdownload (7)



    Shkrimtari dhe pėrkthyesi Edmond Tupja, nė njė “bashkėbisedim” me heronjtė e tij; lexuesin.

    Cila ėshtė ideja jote pėr lumturinė?

    Sipas meje, lumturia nė gjendje tė pastėr nuk ekziston, njeriu njeh vetėm ēaste tė shkėputura lumturie.

    Cila ėshtė frika mė e madhe?

    Frika jo nga vdekja, por nga vuajtja qoftė fizike, qoftė shpirtėrore.

    Kė person tė gjallė admironi mė shumė?

    Atė qė jeton pa rėnė nė sy.

    Cili ėshtė ai tipar i tė tjerėve qė tė ngjall mėshirė?

    Mėshira.

    Ekstravaganca jote mė e madhe?

    Tė shkruarit letėrsi.

    Cili ėshtė udhėtimi yt i preferuar?

    Ai imagjinar.

    Nė ē’rast mund tė gėnjesh?

    Kur bėhet fjalė vetėm pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn.

    Personi qė pėrēmon mė shumė?

    Shtiracakun.

    Cilat fjalė ose shprehje pėrdor mė shpesh?

    Bukur.

    Pengu yt mė i madh?

    Autizmi i tim biri.

    Kur dhe ku ke qenė i lumtur?

    Nė fėmijėri, nė Tiranė dhe nė rini, nė Paris.

    Nė ē’gjendje shpirtėrore je tani?

    Tejet tė dallgėzuar.

    Nėse do tė mundeshe tė ndryshoje diēka nga vetja, ēfarė do tė ishte?

    Temperamentin, skllav i tė cilit jemi tėrė jetėn.

    Ē’gjė e konsideron arritjen tėnde mė tė madhe?

    Pėrkthimin e tetė romaneve tė Fatos Kongolit dhe botimin e tyre nė Francė, si edhe botimin e Fjalorit tim erotik tė gjuhės shqipe, i pari i kėtij lloji nė vend.

    Po tė vdisje dhe tė mund tė mishėroheshe nė njė tjetėr njeri apo diēka tjetėr, ēfarė do tė doje tė ishe?

    Fjalor enciklopedik me 1000 vėllime, qė tė mė lexonin tė vegjlit e tė pambrojturit.

    Cili ėshtė sendi mė i ēmuar qė zotėron?

    Fotografia e prindėrve ditėn kur shpallėn fejesėn.

    Kė quan pikėn mė tė thellė tė mjerimit?

    Kur ke humbur shpresėn.

    Ku do tė pėlqente tė jetoje?

    Nė malėsi, larg megapoleve.

    Ndėr veprimtaritė me tė cilat merresh, cila ėshtė e preferuara juaj?

    Tė shkruarit.

    Cila ėshtė karakteristika juaj mė e spikatur?

    Empatia.

    Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė mashkull?

    Mbajtja e fjalės sė dhėnė.

    Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė femėr?

    Dhembshuria.

    Cilėt janė shkrimtarėt e preferuar?

    Bodėleri, Aragoni, Kongoli.

    Cili ėshtė heroi yt nė art dhe kulturė?

    Lexuesi.

    Kė ke heronj nė jetėn reale?

    Asnjė.

    Cilat gjėrat nuk tė pėlqejnė fare?

    Thashethemet.

    Si do tė tė pėlqente tė vdisje?

    Duke bėrė dashuri.

    Cila ėshtė motoja juaj?

    Vetmitar, por solidar.

    http://mapo.al/2013/06/01/edmond-tup...-bere-dashuri/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Edmond Shallvari
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 02:58
  2. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  3. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  4. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  5. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •