Lideri në softverin kompjuterik për sisteme operative "Majkrosoft", do të heqë dorë nga mbështetja e mëtutjeshme e internet kërkuesit të saj – Internet eksplorer.
Lajmi është shpallur në sajtin e kompanisë "Mekintosh", e cila i këshillon shfrytëzuaesit e saj që sa më shpejtë të kërkojnë brauzer të ri të internetit, meqë Majkrosoft do ta ndërpresë mbështetjen ndaj Internet eksplorerit më 31.12.2005.
Programi do të qëndrojë në sajtin e kompanisë edhe një muaj pas ndërprerjes së mbështetjes, por rekomandohet që shfrytëzuesit të tejkalojnë nëpër teknologji të reja softvere, me ç’rast theksohet softveri "Safari" i kompanisë "Ejpël".
Kompania "Majkrosfot" nuk bënë të ditur arsyen pse ndërprenë mbështetjen për IE-në e tij, por brenda disa viteve të fundit në treg u paraqitën shumë internet brauzerë më të sigurtë, siç janë "Faerfoks-mozilla" apo "Opera" dhe të cilat, mes tjerash, janë falas.
Krijoni Kontakt