protesta e ministrave te 90
intervista
Alfred Uēi tregon historinė e ministrave tė 90 qė kėrkuan dorėheqjen
Alia dėrgoi njerėz natėn nė shtėpitė e ministrave qė donin tė largoheshin
Fatos Veliu
Sa befasues aq edhe i ēuditshėm fakti, i cili dėshmohet pėr herė tė parė sot, nėpėrmjet rrėfimit tė akademikut tė njohur dhe ish- ministrit tė Kulturės sė Shqipėrisė sė viteve 90, prof. Alfred Uēit.
Para se studentėt tė ngriheshin nė protesta nė dhjetorin e atij viti, nė qeverinė e drejtuar nga Adil Ēarēani kishin filluar problemet e brendshme dhe tepėr serioze. Rrėnimi katastrofik i ekonomisė sė familjes shqiptare dhe tė shtetit tė atėhershėm bėnė qė njė grup prej nėntė ministrash, ndėrmjet tė cilėve ishte edhe vetė prof. Uēi, tė kėrkonin ndryshim tė metodave dhe parimeve tė punės pėr tė ndryshuar gjendjen e paprecedentė ekonomike. Gjithsesi, situatat brenda asaj qeverie, e cila prezantohej nė popull me njė unitet kompakt dhe duke propaganduar me ovacione fitore pas fitoresh, tė cilat arriheshin nė ēdo javė e ditė madje edhe ēdo orė, kishin degjeneruar deri nė atė fazė, saqė ministrat e rinj tė cilėt kishin hyrė vitet e fundit nė qeveri tė kėrkonin rrėzimin e saj. Kanė qenė plot nėntė ministra qė kanė kėrkuar dorėheqjen e menjėhershme nga kabineti, teksa kishin marrė parasysh edhe pasojat se njė veprim i tillė do tė sillte rrėzim tė menjėhershėm tė qeverisė. E vėrteta ėshtė se, pas njė dorėheqjeje tė mundshme tė tyre sistemi vetė do tė pėsonte njė katastrofė, pasi njė veprim i tillė do tė sillte pasoja jo tė kėndshme nė popull, sepse shprehja, rrėzim qeverie ishte i panjohur pėr 50 vjet me radhė. Dhe njė ngjarje e tillė ka ndodhur jo nė fillim tė dhjetorit apo mė pas, kur lėvizja studentore kishte marrė zjarr, por pikėrisht nė fund tė tetorit dhe nė fillim tė nėntorit, kur pėr njė muaj do tė fillonin shkėndijat e para tė lėvizjes sė madhe, qė do tė merrte emrin historik, lėvizja e dhjetorit. E vėrteta ėshtė se nėntė ministra tentuan disa herė tė detyronin Adil Ēarēanin dhe Ramiz Alinė pėr tė miratuar dorėheqjen e tyre, derisa erdhi momenti kur qeveria nuk pėrballej mė vetėm me protestėn e ministrave tė saj, por edhe me atė tė mijėra njerėzve tė shpėrndarė. Gjithsesi, pas kėtij pėrshkallėzimi, pesė prej kėtyre ministrave, kur panė insistimin e lidershipit pėr tė mbajtur nė kėmbė mė sforcim tė pajustifikuar qeverinė e tyre, protestuan dhe u larguan nga qeveria duke lėnė nė sekretarinė e saj aktin e dorėheqjes. Nė momentet e rrėzimit tė qeverisė Ēarēani, pikėrisht nė shkurt tė vitit 1991, kohė kur u rrėzua edhe monumenti i Enver Hoxhės, kishte vetėm njė muaj qė kishin marrė postet pesė ministrat e rinj. Gjithēka rreth asaj ngjarjeje, nė dukje disi paradoksale, qė nuk ėshtė bėrė e ditur asnjėherė kėto 15 vite demokraci, e tregon me detaje vetė prof. Uēi, i cili ka qenė protagonisti kryesor i asaj revolte dhe qė mori ndėshkimin mė tė rėndė nga kolegėt e tjerė qė kėrkuan dorėheqjen. Si lindi protesta e ministrave? Pse ata kėrkuan me ngulm nga Ramiz Alia dorėheqjen? Debatet e bėra mes tyre dhe Alisė, pėrsa i pėrkiste problemit tė ekzistencės sė qeverisė. Ēfarė ndodhi gjatė natės, kur ministrat plangprishės shkuan nė shtėpitė e tyre. Fillimi i protestave popullore dhe situata e krijuar nė kombinatin Poligrafik, i cili varej nga Ministria e Kulturės. Ēfarė bėri ministri Uēi, kur gjashtėqind punėtorė kėrkuan prej tij zgjidhje tė situatave. Pėrplasja e tij me kryeministrin, Adil Ēarēani, pėr veprimet qė po ndėrmerrnin dhe akuzat e kėtij tė fundit ndaj ministrit tė Kulturės, duke i thėnė se nuk kishte besim te partia, gjė qė do tė thoshte se me kėtė akuzė e priste njė ndėshkim serioz etj.
Profesor Uēi, deklaruat se nė vitin 1990, pak kohė para se tė fillonin protestat e studentėve, ju me disa ministra tė asaj kohe keni kėrkuar rrėzimin e qeverisė ku bėnit pjesė. Si mund ta vėrtetoni njė deklarim tė tillė?
Para se tju shpjegoj se si kanė rrjedhur ato ngjarje dhe ēfarė ndodhte brenda radhėve tona tė kabinetit qeveritar, mund tjua vėrtetoj atė qė deklarova, me faktin qė nuk mund tė mohohet se dorėheqjet ne i kemi kėrkuar me shkrim, dhe pas kėsaj jemi larguar nga qeveria. Kėrkesėn tonė tė parė e bėmė nė fillim tė nėntorit 1990 dhe kur nuk na u miratua, atė e pėrsėritėm disa herė. Pas kėsaj, kur shikonim hezitim nga lidershipi pėr tė ruajtur tė paprekur qeverinė, ne u detyruam tė largoheshim demonstrativisht nga mbledhja e saj, duke lėnė nė sekretari vetėm deklaratat e dorėheqjes. Ky veprim ekstrem dhe demonstrativ ndodhi pikėrisht nė muajin janar tė vitit nė vazhdim, pra nė 1991, kur u bė mbledhja e parė e qeverisė. Ku ėshtė njė fakt i njohur, pasi ne jemi larguar nga qeveria Ēarēani shumė mė para se ajo, e detyruar nga protestat, tė rrėzohej pėrfundimisht.
Pas kėtij veprimi, nė shenjė hakmarrjeje, mua nuk mė lanė tė punoja nė Akademinė e Shkencave, siē ishte ligji pėr punonjėsit shkencorė, por mė nxorėn nė pension me 40 mijė lek tė vjetra. Faktikisht, unė kisha kėrkuar tė largohesha nga qeveria, por nuk kisha kėrkuar tė dilja nė pension, pasi, sipas ligjit, akademikėt nuk dilnin nė pension. Njė ndėshkim i tillė i menjėhershėm mua mu bė pėr kundėrvėnie pėr atė akt qė kryem. Madje, unė kam bėrė edhe debat me Adil Ēarēanin, kur mė thirri dhe mė tha me inat dhe ironi se, ma kishin plotėsuar dėshirėn dhe mė kishin nxjerrė nė pension. Por, kjo histori vjen mė pas rrėfimit tonė.
Mund tė ma shpjegoni?
Pėr arsyet qė ju tregova mė lart, tė cilat i pėrsėrita disa herė, ku nė thelb tė shkakut tė protestės sonė ishte fakti se, ne arritėm tė kuptonim se qeveria qė pėrbėnim ishte njė qeveri e cila nuk kishte asnjė mundėsi tė pėrmirėsonte kushtet ekonomike nė tė cilat ishte zhytur vendi, kėrkuam tė largohemi vetė prej saj. Kjo ndodhi edhe pėr njė arsye madhore, e cila na revoltonte mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Ajo ishte mėnyra se si vazhdonte tė drejtonte udhėheqja mė e lartė. Pavarėsisht se ku po shkonte vendi, ata vazhdonin tė synonin drejtimin me tė njėjtat forma dhe metoda pa menduar asnjėherė pėr dorėheqje apo pėr zėvendėsime. Vetėm nė fund, kur u detyrua nga protestat e studentėve, Ramiz Alia arriti tė pranojė para Byrosė sė tij Politike se, midis tyre nuk ishte askush me gjuhė tė huaj dhe se nuk kishin se kė tė dėrgonin nė krye tė njė delegacioni parlamentar, pasi mungonin intelektualėt. Por, kemi parasysh edhe tjetrėn, kur kohė mė parė ne kėrkonim rrėzim tė qeverisė, ai deklaronte se, dhe bar do tė hamė dhe gjak do tė derdhim dhe nuk do tė lėshojmė pushtet. Tė gjitha kėto bėnė qė ne tė shkojmė te Ramiz Alia dhe ti thoshim se kėrkonim largim nga qeveria.
I mbani mend emrat e atyre ministrave?
Pak a shumė po. Kam qenė unė, qė isha ministėr i Kulturės, Ylli Bufi, i cili ishte ministėr i Industrisė sė Lehtė, ministri i Ndėrtimit, Ismail Ahmeti, ministri i Shėndetėsisė, Ahmet Kamberi, ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi, ministri pa Portofol, Farudin Hoxha, drejtori i Pėrgjithshėm i Industrisė Mekanike, Pandi Carapuli, i cili ishte anėtar kabineti etj.
Si ndodhi saktėsisht?
Ka qenė fillimi i nėntorit 1990. Datėn nuk e mbaj mend. Kėrkuam Ramiz Alinė dhe e takuam. I kemi thėnė se kėrkonim tė largoheshim nga qeveria.
Menjėherė pas kėsaj kėrkese, ai ėshtė vrenjtur dhe na ėshtė drejtuar me fjalėt alarmante pėr tė na detyruar tė reflektonim, se njė veprim i tillė ēonte nė rrėzim tė qeverisė, gjė qė deri nė atė kohė fjala rrėzim as qė mund tė pėrdorej si shprehje. Ne, pėr ti treguar atij se puna kishte ardhur nė atė pikė qė duhej tė mendohej edhe rrėzimi i qeverisė i thamė: Le tė rrėzohet, ka tė tjerė qė e bėjnė, ndoshta edhe mė mirė!
Si veproi Ramiz Alia pas kėsaj?
Siē tė thashė, ai nuk e priste qė nėntė ministra tė kėrkonin nė njė kohė dorėheqjen. Njė veprim i tillė nga ana e jonė ishte i pakonceptueshėm prej tij pėr atė kohė. Gjithsesi, me sa kuptuam nuk kishte aspak dėshirė qė nė atė moment tė na i plotėsonte kėrkesat pėr arsyen qė tha, se njė veprim i tillė, sipas tij ishte kapitullim. Duke pasur qėllim ruajtjen me ēdo kusht tė qeverisė, ai na kėrkoi me insistim qė tė mos ndodhte njė fenomen i tillė.
Kush ėshtė biseda qė bėtė me tė nė atė takim?
Nė emėr tė tė gjithė kolegėve tė mi ministra, si mė i madh nė moshė, kur ishim para Ramizit, ēėshtjen e dorėheqjes ia shtrova unė. Ai, pasi dėgjoi me vėmendje deklaratėn time, fillimisht ruajti disi atė qetėsinė karakteristike, pastaj u irritua menjėherė dhe tha se, njė veprim i tillė do tė thoshte tė rrėzohej qeveria. Kėtė fakt ai e ngriti nė mėnyrė tė tillė qė ne tė bllokoheshim pėr atė iniciativė qė kishim marrė. Pas kėtij konkluzioni tė kreut tė shtetit, me tė njėjtėn qetėsi dhe vendosmėri unė ia ktheva se, e kishim menduar vetė edhe kėtė pėrfundim tė qeverisė pas largimit tonė, por gjithsesi ne ishim tė vendosur pėr tė pėrfunduar largimin tonė nga kabineti. Kur dėgjoi kėtė pėrgjigje Ramizi mė tha: Po kush do ta bėjė detyrėn e kryeministrit po ra qeveria? Atėherė unė ia ktheva: Ti mund ta bėsh shumė mirė edhe atė detyrė. Ashtu siē kishin ardhur punėt nuk kishte rrugėzgjidhje tjetėr. Pse ēfarė do tė bėhem unė, Bush?!, vijoi ai nė tė tijėn, ndėrkohė qė pėr tė mė treguar se nuk shkonte njė pushtet i tillė nė duar tė njė njeriu tundi karrigen nė shenjė treguese. Unė nuk e zgjata mė pėr tė treguar se edhe nė atė mėnyrė si ishin strukturat, nuk kishin mė pak pushtet, por qė fjala ime ishte te funksionet e pėrkohshme qė duhej tė mbanin ata njerėz.
Dhe ēfarė ndodhi mė tej?
Ne u larguam, por nė rrugė shumė sekrete dhe tepėr konfidenciale kam mėsuar se, gjatė asaj nate nė dyert e shtėpive tė disa prej atyre kolegėve qė kishin qenė nė zyrėn e tij pėr tė kėrkuar dorėheqje, shkuan tė dėrguarit e Alisė pėr ti bindur qė tė mos bėnin veprimin e nisur, pasi njė veprim i tillė ishte i dėmshėm pėr vendin.
U pranua nga ata kjo kėrkesė e Alisė?
Deri diku edhe ka bėrė efekt por unė nuk kam dėshirė dhe qėllim tė pėrmend emra. Gjithsesi, pas disa ditėsh ne insistuam sėrish duke e pėrsėritur tė njėjtėn kėrkesė edhe nė prezencė tė Adil Ēarēanit. Edhe nė atė rast kemi folur nė tė njėjtėn mėnyrė. Me tė njėjtėt tone dhe tė njėjtėn vendosmėri. Nė atė debat ka hyrė fuqishėm jo vetėm Ramizi, por edhe Adili. Ai tepėr i revoltuar pėr atė qė i dėgjonin veshėt mu kthye mua se, me mendime tė tilla nuk kisha besim te Partia. Kjo mėnyrė ndėrhyrjeje ishte pėr tė mė bėrė presion se po bėja gabime politike, duke lėnė tė kuptoja se, njė veprim i tillė do tė mė kushtonte. Megjithatė nė ato momente ne kemi qenė shumė tė vendosur dhe nuk pyesnim shumė. Kėshtu qė, vijuan debatet pėr njė kohė tė gjatė. Me atė lloj deklarate duke e mbyllur se ishim nė pritje tė lirimit nga detyra, u larguam nga zyra.
Ky ėshtė momenti qė ju nxorėn nė pension?
Pas asaj qė ndodhi nė zyrėn e Ramizit, nuk vonoi shumė dhe protestat popullore morėn pėrpjestime tė paparashikuara. Ato arritėn nė njė pikė qė nuk diskutohej mė kthimi mbrapa. Vetėm lidershipi i qeverisė nuk kishte sy pėr ta parė, apo nuk donte ta kuptonte atė realitet tė cilin neve ministrat qė kishim kėrkuar dorėheqje kohė mė parė, nė njė farė mėnyre kishim dhėnė sinjalin se situata nė popull kishte arritur kufijtė e katastrofės. Gjithsesi, nė kėtė lloj tensioni po kalonin ditėt e muajit dhjetor(1990) deri sa u lejua pluralizmi politik. Megjithatė, nga qeveria e jonė kishte tendenca pėr tė mos lėshuar fill pavarėsisht si erdhėn situatat nė fund kur nuk kishte mė rrugėzgjidhje, pasi rrėzimi i monumentit tė Enverit nuk la mė vend pėr okazione tė tjera veē rrėzimit tė qeverisė. Por gjithsesi, shumė kohė mė parė se ajo tė rrėzohej, neve njė grup ministrash qė kėrkuam largim prej sajė me qėllim qė ajo tė rrėzohej sa mė shpejt nė mėnyrėn mė tendencioze na larguan pėrfundimisht jo vetėm nga qeveria por edhe nga puna nė administratė. Ky ishte momenti qė pėr hakmarrjeje pėr atė qė bėmė na detyruan pėr tė dalė nė pension. Megjithatė pėr kohėn qė jam duke tė folur, pra pėr momentet kur protestat po shpėrthenin gjithandej dhe neve pavarėsisht se kishim kėrkuar largimin insistonin tė na mbanin nė qeveri, na ndodhėn edhe vetė probleme nė ndėrmarrjet qė mbulonin dikasteret tona...\
Gjyshin e profesor Uēit e solli nė Shqipėri Ismail Qemali
Gjyshi i Alfred Uēit quhej Kristo Shqiptari (Uēi) dhe ishte me origjinė nga fshati Oēisht i Devollit. Njė pjesė tė madhe tė jetės ai e kaloi nė Stamboll, ku kishte shkuar me tė atin. I ati kishte njė kafene tė tijėn nė Stamboll, nė tė cilėn mblidheshin pėr tė pirė kafenė ēdo ditė rilindasit e shquar tė kombit, si: Naim Frashėri, Sami Frashėri, Jani Vreto etj. Pas Lidhjes sė Prizrenit, ndaj kėtyre patriotėve filloi pėrndjekja otomane, kėshtu qė ata u detyruan tė ndėrronin vendbanim. Nė atė kohė babai i Kristos (pra gjyshi i prof. Uēit) sė bashku me Jani Vreton u zhvendosėn nė Rumani. Aty, ai ndėrtoi sėrish njė lokal tė madh, ku e ndihmonte edhe i biri (Kristo). Nė shtėpinė e tyre nė Rumani, bėri konak Ismail Qemali, pikėrisht nė kohėn kur ishte nisur pėr tė ardhur nė Shqipėri pėr tė shpallur pavarėsinė. Prej andej, Qemali u nis pėr nė Austri, nga ku do tė vazhdonte rrugėn pėr nė Shqipėri.
Gjyshi i prof. Alfred Uēit, Kristo, mė pas ka ardhur nga Rumania pėr tė jetuar pėrfundimisht nė Shqipėri. Kjo ndodhi pas njė letre qė i shkroi Ismail Qemali nė vitin 1912, kur ishte kryeministėr i vendit.
Pėr kėtė fakt mėsojmė se, kur u krijua qeveria e parė shqiptare mė 1912, kryeministri Ismail Qemali, ashtu siē veproi me disa patriotė shqiptarė qė jetonin nėpėr botė, tė cilėt kishin profesione tė ndryshme, i bėri edhe njė letėr gjyshit tė Kristo Shqiptarit (Oēishtit). Nėpėrmjet asaj letre ai i shkruante Kristos qė tė kthehej nė Shqipėri, pasi tashmė qė ajo ishte vend i pavarur. Nė qeverinė e ti ai kishte nevojė pėr profesionin e tyre. Nė atė letėr ai i kishte propozuar vendin e fotografit tė qeverisė, qė pėr atė kohė, ai ishte njė pozicion tejet i veēantė. Pas kėsaj oferte, Kristo filloi tė eliminojė pasurinė e patundshme qė kishte nė Rumani. Ai arriti tė shesė lokalin dhe tė pėrfundojė tė gjitha procedurat pėr tu nisur mė pas nė Shqipėri. Por, sapo Kristo Shqiptari (Uēi) mbėrriti nė atdhe, qeveria e Qemalit u rrėzua. Pas kėsaj ai filloi tė punonte nė bujqėsi.
panorama
------
neser do te lexoni
Ēfarė ndodhi kur punėtorėt e ndėrmarrjes poligrafike tė ngritur nė protesta, kėrkuan pėr ballafaqim ministrin e Kulturės, Alfred Uēin, prej tė cilit vareshin. Biseda dhe pėrplasjet qė bėnė me tė nė lidhje me kėrkesat qė kishin ngritur
Veprimet e ministrit tė Kulturės, Alferd Uēi, pasi mori nė dorė kėrkesat e punėtorėve pėr tė cilat u ishte betuar pėr ti dorėzuar tek Alia. Takimi qė bėri me Alinė, tė cilin e nxori nga mbledhja e Komitetit Qendror, pėr ti dorėzuar ultimatumin e punėtorėve
Situata e krijuar nė mbledhjen e qeverisė, kur Alfred Uēi, i shoqėruar nga 4 ministra e braktisėn atė nė shenjė largimi nga posti. Debati qė bėri nė zyrėn e kryeministrit kur mori shkarkimin zyrtar nga posti i ministrit dhe urdhrin e prerė pėr tė dalė nė pension
protesta e ministrave
intervista
Ish-kreu i Kulturės tregon largimin nga qeveria komuniste
Ministri Uēi para Adil Ēarēanit: Mė je bėrė si Jakomoni
Fatos Veliu
Ishte fillimi i vitit 1991, kur protestuesit nė mbarė vendin kėrkonin me forcė ndryshime rrėnjėsore nė strukturat e shtetit tė trashėguar nga periudha 50-vjeēare.
Nė atė kohė kur qeveria komuniste, e drejtuar nga Adil Ēarēani, do tė bėnte mbledhjen e parė pėr vitin 1991, njė grup ministrash ndėrmjet tė cilėve ishin profesor Alfred Uēi, Skėnder Gjinushi, Ylli Bufi etj, me qėllim qė tė pėrshpejtonin rrėzimin e saj pėr vetė faktin se ajo mundohej tė mbahej nė kėmbė me propagandė false, u larguan nė mėnyrėn mė protestante, duke depozituar nė sekretari deklaratat pėr dorėheqje tė parevokueshme. Qeveria, nė momentet qė po kalonte, duke qenė pėrballė protestave tė mėdha tė studentėve tė mbėshtetura nga masat popullore, i numėronte orėt e fundit me sforcim tė paparė. Ngjarja e ēuditshme, qė nė dukje i ngjan njė paradoksi, ka ndodhur 15 vjet dhe sot e dėshmon pėr herė tė parė ish-ministri i Kulturės sė asaj kohe, akademiku Alfred Uēi. Profesor Uēi, gjatė kėsaj dėshmie tė dhėnė ekskluzivisht pėr gazetėn Panorama me rastin e 75-vjetorit tė tij, tregon detajet mė tė pabesueshme tė asaj kohe, tė cilat kanė ndodhur brenda radhėve tė kabinetit qeveritar tė drejtuar nga Adil Ēarēani, i cili ndėrkohė pėrballonte revoltėn tė mijėra e mijėra demonstrues. Cilat ishin shkaqet qė ministrat e kabinetit, mes tė cilėve ndodhej edhe profesor Uēi, kėrkonin vazhdimisht nga Ramiz Alia dorėheqje nga kabineti qeveritar. Debatet qė bėnė me Ramizin nė zyrėn e tij. Pse nuk u miratohej dorėheqja dhe si ndodhi qė ministrat bėnė deklaratat e dorėheqjes sė parevokueshme, duke u larguar me protestė nga mbledhja e qeverisė. Si operoi nomenklatura e lartė e shtetit, e cila filloi tė miratonte dorėheqjet ndėrkohė qė mendonte pėr jetėgjatėsinė e qeverisė. Situata e krijuar nė zyrėn e Adil Ēarēanit, kur ai thėrriti ministrin Uēi pėr ti komunikuar daljen nė pension. Momentet kur Uēi akuzoi Ēarēanin se ishte bėrė si Jakomoni.
Zoti Uēi, ėshtė e vėrtetė se edhe punėtorėt e ndėrmarrjeve qė vareshin nga Ministria e Kulturės tė cilėn ju drejtonit u ēuan nė protesta?
U solidarizua e gjithė Shqipėria dhe jo vetėm ndėrmarrjet qė vareshin nga ministria qė drejtoja unė. Ishte e natyrshme se njė veprim i tillė do tė ndodhte, por mua mė vinte inat se reagimi i brendshėm ishte i vonuar. Konkretisht, nė pėrgjigje tė pyetjes suaj unė po ju them se, nė ndėrmarrjen e Poligrafikut u ēuan nė kėmbė mė shumė se 600 punėtorė. Ata ishin mbledhur nė atė ndėrmarrje edhe nga njėsitė e tjera simotra. Punėtorėt, nė radhė tė parė shprehnin solidarizimin me studentėt protestues tė Qytetit Studenti, por ndėrkohė ata kishin edhe kėrkesa tė ndryshme, tė cilat gjithashtu ishin me karakter politik. Njėra prej tyre, me sa mbaj mend, ka qenė kėrkesa se pėrse njerėzit qė kishin vende komode dhe ishin pjesė e hierarkisė sė lartė nuk dilnin nė pension?
Ēfarė bėtė ju si pėrfaqėsues i qeverisė dhe si ministėr pėr tė plotėsuar kėrkesat e tyre?
Kur ndodhi protesta e punėtorėve tė Poligrafikut duhet tė ketė qenė data 4 apo 5 dhjetor 1990. Unė menjėherė dhe nė mėnyrėn mė urgjente shkova para tyre dhe kur i dėgjova me vėmendje kėrkesat qė kishin ngritur si pretendim, u dhashė tė drejtė pėr gjithēka. Shumė kėrkesa vareshin nga dikasteri qė unė drejtoja, pra nga Ministria e Kulturės, dhe unė u premtova sinqerisht se do tė ulesha menjėherė dhe brenda njė kohe rekord se do tė bėja plotėsimet e tyre. Ndėrsa nė lidhje me kėrkesėn e tyre qė bėnte fjalė pėr tė dalė nė pension personalitetet e larta tė shtetit, indirekt ishte edhe pėr mua personalisht. Unė i garantova se, pasi tė kalonin dhjetė ditė, pra mė datė 15 dhjetor, dhe unė tė mbushja 60 vjeē, do tė kėrkoja largimin menjėherė nga detyra e lartė e administratės sė shtetit, pėr tu marrė me punėt e mia krijuese dhe hulumtuese. Ndėrkohė u dhashė garanci se, meqė tė gjitha kėrkesat nuk ishin nė kompetencėn time, do ti ēoja menjėherė nė zyrėn e Ramiz Alisė dhe nė strukturat e tjera tė larta tė shtetit.
Ia dorėzuat Alisė?
Ashtu siē u premtova punėtorėve protestues, sa u largova prej tyre, shkova menjėherė nė selinė e Komitetit Qendror tė Partisė. Aty kėrkova njė takim tė posaēėm me Ramiz Alinė, qė po drejtonte njė mbledhje tė komitetit.
Ju nuk merrnit pjesė nė atė mbledhje?
Unė nuk isha anėtar i Komitetit Qendror. Isha vetėm anėtar i kabinetit qeveritar. Kėrkesa ime iu transmetua menjėherė dhe Ramizi doli nga mbledhja. Unė i shpjegova me hollėsi atė qė po ndodhte me 600 punėtorėt nė kombinatin Poligrafik, ndėrkohė qė i dorėzova nė dorė kėrkesat e tyre, duke i dhėnė edhe shpjegimet e nevojshme.
Dolėt nė pension nė datėn 15 dhjetor siē u kishit premtuar punėtorėve tė Poligrafikut?
Nuk ishte fjala thjesht pėr pension, pasi unė isha punonjės shkencor dhe pėr ne kishte njė ligj tė posaēėm. Sipas kėtij ligji nuk dilnim nė pension, por vazhdonim punėn krijuese nė Akademinė e Shkencave. Nė kėtė prizėm dhe nė bazė tė kėrkesės sė punėtorėve tė kombinatit Poligrafik, fjala ishte pėr largimin nė moshėn e pensionit nga postet e larta prej tė cilave rridhnin privilegje. Kėshtu qė unė i kisha vėnė vetes detyrė tė largohesha nga posti i ministrit dhe tė vazhdoja punėt e mia nė akademi. Atė qė kisha vendosur do ta bėja pavarėsisht se qeveria do tė ishte jetėgjatė apo jetėshkurtėr, kjo pak mė interesonte. Mė dhimbsej gjithė ajo lėvizje e nisur dhe e pėrkrahur nga ata mijėra e mijėra njerėz, ndėrkohė qė nga qeveria kėrkoheshin forma dhe mėnyra pėr tė kapėrcyer momentet e vėshtira, me qėllimin si e si tė mbanin pushtetin e tyre. Kur 15 dhjetori kaloi dhe unė tashmė isha plot 60 vjeē, pikėrisht mosha kur sipas ligjit tė atėhershėm dilje nė pension, prita dhe kėrkova sėrish largim nga detyra. Isha i motivuar nga ana morale se ne, ashtu siē ju thashė pak mė lartė, nuk ishim njė e dy kolegė, por njė grup i tėrė qė nuk ishim dakord me atė rezistencė tė qeverisė. Prandaj, me luftėn tonė nga brenda mendonim se do tė ndihmonim lėvizjen demokratike. Kjo ndihmė qė ne po bėnim nga brenda, pavarėsisht se nuk ėshtė propaganduar ndonjėherė, ishte njė ogur i mirė pėr tė ardhmen e demokracisė dhe tė ekonomisė sė popullit.
Megjithatė nuk arritėt ta plotėsoni premtimin qė kishit bėrė para punėtorėve, pasi siē po kuptojmė ju keni vazhduar tė qėndroni nė postin e ministrit edhe pas datės 15 dhjetor. Si mund ti konsiderojmė veprimet tuaja se ishin ndihmė pėr lėvizjen demokratike kur nga sa shihet, rezultati i iniciativės suaj nuk ishte pozitiv?
Sė pari, dua tju bėj tė ditur se qė nė momentin e parė, kur ne kėrkuam para Ramiz Alisė largimin tonė nga detyrat ministrore, veprim ky qė ka ndodhur tė paktėn mė shumė se njė muaj para se tė nisnin protestat studentore, ka qenė njė sinjal i fuqishėm pėr autoritetet mė tė larta tė shtetit tė atėhershėm, duke pėrfshirė qė nga ato politike deri te tė ekzekutivit. Ndėrsa, pėr sa i pėrket asaj qė ne kishim vendosur pėr tu larguar nga qeveria, duke marrė parasysh koston qė ky veprim kishte pėr pushtetin e atėhershėm tė cilin e ndienim mirė qė po jepte shpirt pavarėsisht jehonės qė mundohej tė bėnte, ne arritėm ta bėnim njė veprim tė tillė tė paimagjinueshėm pėr atė kohė; u larguam nė mėnyrė demonstrative nga salla e mbledhjes sė qeverisė dhe dorėzuam nė sekretarinė e saj deklaratat e dorėheqjes me shkrim. Me atė kėrkesė donim tė tregonim se qė nga ai moment nuk e konsideronim veten mė ministra. Pra, nuk do tė ishim mė nė mbledhjen e qeverisė.
Kur dhe si ka ndodhur saktėsisht kjo ngjarje sa e ēuditshme, edhe paradoksale?
Ka qenė fillimi i janarit tė vitit 1991. Deri nė atė kohė, me gjithė kėrkesat tona tė pėrsėritura, nuk na ishte pranuar dorėheqja. Atėherė, unė personalisht vendosa tė mos rrija mė as edhe njė ditė nė qeveri. Do tė merresha me punėt e mia krijuese nė Akademinė e Shkencave. Pėr kėtė kisha zgjedhur braktisjen e postit. E vėrteta ėshtė se me mua u solidarizuan menjėherė tė gjithė kolegėt e mi. Me kėtė mendje shkuam nė mbledhjen e qeverisė. Si datė nuk e mbaj mend, por di qė ka qenė saktėsisht mbledhja e parė e qeverisė qė u bė pėr atė vit, e cila pak a shumė duhet tė ketė qenė ditėt e para tė janarit. Nė atė mbledhje, nga kolegėt qė kishim kėrkuar dorėheqjen ishim vetėm pesė ministra, pasi tė tjerėt rastėsia e solli tė mungonin pėr arsye detyrash. Ne, ashtu siē kishim vendosur, sa u ulėm nė vendet e posaēme pėr tė filluar mbledhjen, nuk e lamė kryeministrin Adil Ēarēani pėr ta hapur atė, por u ēuam nė kėmbė. Unė, nė emėr edhe tė katėr kolegėve tė tjerė, i deklarova se po largoheshim nga qeveria nė atė formė pėr shkak se nuk ishte realizuar procedura normale ligjore e shkarkimit tonė. Pas kėsaj nuk e bėmė tė gjatė, por u larguam menjėherė, ndėrkohė qė nė sekretarinė e qeverisė lamė deklaratat e dorėheqjes sė parevokueshme.
Kush ishin saktėsisht ministrat qė u larguan nė atė mėnyrė nga qeveria Ēarēani?
Kam qenė unė si ministėr i Kulturės, ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi, ministri i Industrisė sė Lehtė, Ylli Bufi, ministri i Ndėrtimit, Ismail Ahmeti, dhe drejtori i Pėrgjithshėm i Industrisė Mekanike, qė ishte ndėrkohė anėtar i kabinetit qeveritar, Pandi Carapuli.
Ēfarė bėri kryeministri Ēarēani pas kėtij veprimi tė panjohur pėr 45 vite me radhė?
Adil Ēarēani, pėr tė mos lėshuar autoritetin e qeverisė me qėllim qė ti qėndronin fort asaj motos qė qeveria ėshtė e madhe, ndėrsa erėrat nuk kanė ndikim te ajo, vijoi procedurat pėr tė filluar mbledhjen sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. Nė kėtė moment, siē mėsuam mė mbrapa, ministri i Shėndetėsisė, Ahmet Kamberi, i ka kėrkuar kryeministrit qė tė mos fillonte mbledhjen e planifikuar, por tė ndaleshin nė veprimin e kolegėve qė u larguan nė atė mėnyrė. Kamberi deklaroi para qeverisė se ai e konsideronte tė drejtė largimin e kolegėve, prandaj edhe qeveria duhej tė reflektonte dhe tė mos vepronte sikur nuk kishte ndodhur gjė. Pėr mendimin tim-i deklaroi ai kryeministrit-qeveria jonė qė nga ky moment duhet tė japė dorėheqjen, sepse ska asnjė bazė morale pėr tė vazhduar ekzistencėn.
Ēfarė bėri Adil Ēarēani pas kėrkesės sė ministrit tė Shėndetėsisė, qė mund tė ketė qenė disi mė e ashpėr se juaja pėr faktin se ai i kėrkoi rrėzimin urgjent tė qeverisė?
Atė ditė, ai mundi tė rezistonte dhe tė bėnte nė mėnyrė tė shkurtuar njė si tip mbledhjeje ku mė sė shumti paraqiti plane dhe programe emergjente. Gjithsesi, Ahmet Kamberin nuk e harroi. Do tė kalonte veē njė ditė nga ajo mbledhje qeverie dhe pikėrisht tė pasnesėrmen qė nė mėngjes, ai do ta thėrriste nė zyrėn e tij, ku do ti komunikonte shkarkimin e menjėhershėm nga posti i ministrit. Qė nga ky moment je i larguar nga qeveria- ishin fjalėt e Ēarēanit. Ahmet Kamberi, nuk e bėri gjakun qeder dhe ia ktheu se, nė atė moment do tė ishte mė e mira qė tė largoheshin tė dy. Me kėtė, ai i tregonte kryeministrit se do tė ishte mė mirė tė kishte ikur gjithė qeveria.
Juridikisht, vazhdonit tė ishit ministra?
Pas atij veprimi demonstrativ nuk mund tė ishim mė, pasi ne nuk do tė shkonim mė nė zyrat tona dhe as nė mbledhjet e qeverisė, por ata ndėrsa na miratuan aktin e dorėheqjes, u hakmorėn nė njė drejtim tjetėr. Konkretisht mua, ndėrsa mė liruan nga posti, ashtu siē ta pėrmenda edhe mė parė, nuk mė lejuan tė ushtroja veprimtarinė nė Akademinė e Shkencave ku mė takonte sipas ligjit, por mė nxorėn nė pension me njė pagė qesharake prej 40 mijė lekėsh tė vjetra. Kjo mund tė ketė ndodhur njė ditė mė pasi kryeministri thėrriti Ahmet Kamberin. Atėherė, ai thėrriti mua. Kur i shkova nė zyrė, ai mė tha: Ke kėrkuar tė japėsh dorėheqjen. Po ta plotėsojmė dėshirėn dhe po tė nxjerrim nė pension.
Unė nuk e di si u mbusha me njė mllef qė nuk dija si ta shprehja pėr vetė mėnyrėn si mė komunikonte shkarkimin, prandaj aty pėr aty iu ktheva: Nė familjen time jemi mėsuar me dėbime nga puna e shtetit, sepse kėshtu i ėshtė bėrė edhe babait kur erdhi Jakomoni nė Shqipėri.
Ēju tha Adili pas kėtij krahasimi qė i bėtė?
E humbi fare dhe mu kthye sikur tė ishte nė vitet 80, duke mė thėnė: Ti ke humbur besimin te Partia.
Ju reaguat?
Unė, aty pėr aty, nė atė tension dhe dėshirė qė kisha pėr tiu kundėrvėnė, i thashė: Pėr njė gjė ma plotėsoni dėshirėn shoku kryeministėr, sepse nga kjo qeveri qė kryesoni ju unė dal 2-3 javė para se tė rrėzoheni. Kur dola nga zyra e kryeministrit, u ndesha me drejtorin e kuadrit tė Kryeministrisė, i cili rrinte nė korridor pėrballė derės sė Ēarēanit. Ai, kur mė pa ashtu tė skuqur dhe tė nxehur, me atė dashamirėsin e tij pa e ditur qė unė e kisha kėrkuar vetė njė largim tė tillė, mė tha tė mos ngutesha, por ti shkruaja njė letėr direkt Ramiz Alisė, ku ta sqaroja pėr gjithēka kishte ndodhur.
Ēfarė i thatė pas kėtij sugjerimi? Tė paktėn nga sa ju thoshte ai, duke i shkruar Alisė mund tė pėrfitonit tė drejtėn qė tė punonit nė Akademinė e Shkencave ku kishit qenė para se tė shkonit ministėr?
E ēfarė ti thosha drejtorit tė kuadrit, kur ai jo vetėm nuk dinte gjė, por edhe tregohej pak naiv. Prandaj, unė ia ktheva shkurt: Pse, mė di budalla ti mua? Kėto veprime nuk janė bėrė personalisht nga Adil Ēarēani, por nė bashkėpunim me Ramiz Alinė. Nuk mund tė miratohet shkarkimi i njė ministri pa dijeninė e njeriut kryesor tė shtetit. Kėshtu qė nė atė moment qė shėnonte fillimin e janarit tė vitit 1991 unė u pėrjashtova fare nga administrata e shtetit. Pas largimit tim nga posti, Adil Ēarēani nė intervale kohe thėrriti tė gjithė ministrat qė kishin dorėzuar deklaratat e dorėheqjes pėr tu komunikuar shkarkimin. Pra, kėto shkarkime dhe zėvendėsime Ēarēani me Alinė i bėnė njė nga njė, pėr tė mos rrėzuar qeverinė. Por, pavarėsisht nga pėrpjekjet e tyre maksimale pėr ta mbajtur nė kėmbė si kufomė, duke e arnuar pambarimisht, madje edhe nė ditėt e saj tė fundit, ajo do tė binte pėrfundimisht.
Pra, sipas kėsaj qė dėshmoni, vėrtetohet se ju i keni ndihmuar proceset demo-kratike tė asaj kohe nė njė mėnyrė tė njėvleftshme me rininė studentore?
Kėtė gjė e dinė mirė politikanėt e majtė dhe ata tė djathtė, por nuk kanė qejf asnjėherė ta pėrmendin se nė Shqipėri akoma vazhdohet tė mbulohen shumė tė vėrteta historike. Kjo gjė bėhet pėr tu marrė meritat njėrit-tjetrit. Megjithatė, ne nuk e bėmė pėr tu dukur, apo pėr tė na ditur kush meritat, por e bėmė pasi e ndjemė thellė nė ndėrgjegjen tonė.
Me kėto qė deklaroni sigurisht ju nuk keni ndėrmend tė minimizoni atė kontribut tė rinisė studentore tė dhjetorit tė vitit 1990, e cila arriti tė pėrmbysė dhunshėm sistemin qė ishte krijuar si tabu nė mendjet e shqiptarėve?
Sigurisht, ashtu si ndodh kudo nė ngjarjet e pėrmbysjeve tė mėdha sociale, nė vijė tė parė gjithnjė del rinia. Por unė do tju thosha meqenėse ėshtė edhe 15-vjetori i atyre ngjarjeve historike qė, tė mos harrojmė se mbrapa asaj rinie qėndronin familjet e tyre, qėndronte njė popull i tėrė, i cili paralelisht vazhdonte tė protestonte nė qendra pune, duke u solidarizuar me atė rini. Por mos tė harrojmė se mes asaj rinie studentore ishin edhe fėmijėt tanė, ishin fėmijėt njerėzve tė afėrt tė ish-nomenklaturės. Pra, pėr tė ardhur tek ajo qė quhet fitore demokratike, duheshin forca tė shumta dhe tė gjithanshme se ndryshe njė demonstratė apo protestė spontane nuk sjell asnjėherė fitore.
Profesor, duke ju uruar edhe njėherė pėr 75-vjetorin tuaj, tė rroni sa mė shumė pėr tė pasur sa mė shumė botime tė vlefshme pėr lexuesit dhe studiuesit tanė, me shpresėn se do tė kemi sėrish rast pėr intervista nė tė ardhmen po ju them faleminderit.
Prof. Uēi, nė universitet ka qenė shok i ngushtė me gruan e Gorbaēovit
Gjatė viteve 1949-1954, kur profesor Alfred Uēi vazhdonte studimet nė fakultetin e Filozofisė, nė Universitetin Llomonosov tė Moskės ka qenė shok i ngushtė me filozofėt mė tė shquar tė shekullit XX tė Rusisė, (ishte nė njė grup mėsimor) tė cilėt ishin Merrab Mamarrdashvili dhe Vollvodja Smirnov (Logicjen).
Por, profesori ka qenė edhe mik i afėrt me tė shoqen e Gorbaēovit, Raisėn.
Pas interesimit tonė, profesori shpjegon se me Raisėn u njoh qė nė vitin 1949, kur shkoi nė Universitetin e Moskės. Kjo ndodhi se ajo ishte nė njė grup mėsimor me tė. Gorbaēovi ishte gjithashtu student i atij universiteti, por ai nuk ishte nė fakultetin e Filozofisė, ku ishte Rasia (edhe Uēi), por ishte nė fakultetin e Juridikut. Nė konviktet e universitetit-tregon profesori-jetonim shumė keq pėr faktin se nė atė kohė ishin duke u ndėrtuar godinat e reja, pikėrisht pėr tė rregulluar fjetjen e studentėve. Kėshtu qė nuk bėnin asnjė investim nė godinat ekzistuese, tė cilat ishin veē disa kazerma tė mėdha qė vinin nė formė katrori. Nė njėrin kėnd tė godinės flinin studentėt e fakultetit tonė tė Filozofisė. Tė gjithė studentėt ishim nė njė korridor. Nė njėrin krah tė korridorit ishin djemtė dhe nė krahun tjetėr vajzat. Rastėsisht, pėrballė dhomės time ishte ajo e Raisės, e cila qėndronte nė dhomė sė bashku me 14 vajza tė tjera. Ishin shumė keq si kushte edhe pėr faktin se ishin ngjeshur shumė nė njė dhomė.
Diagonal me kėndin tonė tė godinės sė konviktit ishin vendosur studentėt e fakultetit tė Juridikut, me tė cilėt ishte edhe Gorbaēovi. Edhe ai ishte me katėrmbėdhjetė shokė nė dhomė. Ai ishte njė vit mbrapa nesh sepse kishte ardhur njė vit mė vonė nė universitet. Me Raisėn ai ra nė dashuri kur ishte nė vit tė tretė, ndėrsa ajo nė tė katėrtin. Po atė vit qė u dashuruan, pra kur ishin studentė, ata u martuan. Rastėsisht martesa e tyre, pra kur Gorbaēovi ishte nė vit tė tretė, nė vitin 1951, dhe Raisa nė vitin e katėrt, ndodhi pikėrisht pak kohė pas vdekjes sė Stalinit. Pas martesės ata jetonin bashkė. Nuk mund ta besoni, por ajo ėshtė njė histori shumė e ēuditshme pasi ai e mori tė shoqen studente nė dhomėn e tij, ku jetonte sė bashku me shokėt. Nė njė kėnd, ai kishte vendosur dy gardėroba, me tė cilat kishte rrethuar krevatin e tij dhe njė komedinė tė vogėl, duke sajuar njė tip dhome tė vogėl ku jetonte me Raisėn. Mėsohet se Raisa, edhe nė intervistat qė ka dhėnė pas shumė e shumė vitesh mė vonė, ka bėrė tė ditur edhe faktin qė ajo ka pasur miq nga Shqipėria, tė cilėt i vlerėsonte pėr pamjen fizike dhe inteligjencėn e tyre.
Tashmė, fatkeqėsisht ajo nuk jeton mė.
Krijoni Kontakt