Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 73 prej 73
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Kur ishim fëmijë!

    kur isha femije mamaja me conte te beja pazarin te blija vaje , apo makarona etc
    ate kohe kishte mungese ushqimesh dhe veshtire te gjeje dhe une kisha nje zakon nuk kthehesha ne shtepi derisa sa e blije cme kishte thene mami, keshtu qe shpesh dilja me shapka dhe rroba shtepie duke menduar se do e gjeja afer ate cme kishte thene mami , por shpesh here jo dhe thosha hajde te shkoje tek dyqani qe eshte me larg, prap nuk e gjeja , hajde te kerkoj tek tjetri dhe keshtu nga nje dyqan ne tjetrin nga nje rruge ne tjetrin arrija deri ne qender te tiranes , une me shapka dhe me rroba shtepie.
    bobo pastaj me vrap kthehesha me koke ulur me shpresen se mos me shikonte ndonje i njohur une si xhore ne mes te qendres
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Kur ishim fëmijë!

    kam shume mall per femijerine,

    kujtoj kete moment, veren kur shkonim ne plazh te vjeter(me te shumten e rasteve ne kembe),nga transballkanikja dhe anes rruges gjeje me kile(sdi si dhe ti quaj)pjese te holla, te prera ne forme kornizash te vogla, nga konservat e kombinatit te peshkut ne Vl(nga pjeset e kapakut besoj), te cilat i merrnim dhe i benim si skelet syze...i mbanim nje pjese rruge dhe i hidhnim.
    pastaj, kur mbushnim uje ne cezmat publike ne plazh apo mbanim rradhen per te marre çader dielli dhe ndiheshim me fat kur arrinim te zgjidhnim nje te bukur dhe te re.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Prudence : 17-07-2014 më 10:05
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Kur ishim fëmijë!

    cdo pushim verore prinderit na dergonin tek kusherinjte ne zverrnec dhe ato nuk kishte cezma, cdo familje kishte nga nje pus po qe nuk ishte i pijshem dhe ne te gjithe fshatin kishte vetem nje puse ne qender te fshatit dhe shkoninm mbushnim uje per te pire me qypa dhe per te lare floket perdornim ujin e shiut , vinim gjithe morra qe andej , po skishte gajle
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Kur ishim fëmijë!

    po kur digjeshim ne plazh, ku merrnim vesh ne , femije , na binte lekura cope me 3 - 4 shtresa , bah po edhe te rriturit nuk na thonin gje hic
    ndersa sot kujdes ketu , kujdes atje, lyji me kremera me lopata
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  5. #65
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Për: Kur ishim fëmijë!

    Une kur isha nja 3 vjece kur shkoja ne plazh doja te hyja ne uje por mos te me lageshin rroba banjot(mbathjet e bardha) mami im duhet te merrte nje cante qe te mi nderronte sa here me lageshin se i doja te thata ose.... dilja pa gje pastaj vetem te lagura mos ti kisha
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Kur ishim fëmijë!

    Kur me pastronte motra e madhe (e fiksuar pas pastertise) ..ende mund ta 'ndjej" dhimbjen ,sidomos ne krahe nga ferkimi qe me bente
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  7. #67
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kur ishim fëmijë!

    Sot e asaj dite ekam shenjen mbi vetull kur m'ka gjujt shpate te drunit vllau i luftonim Turqit he medet ne vend qe me i luftu Shqiptaret

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lexuesi_ për postimin:

    Nete (18-03-2015)

  9. #68
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Kur ishim fëmijë!

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Sot e asaj dite ekam shenjen mbi vetull kur m'ka gjujt shpate te drunit vllau i luftonim Turqit he medet ne vend qe me i luftu Shqiptaret
    Nuk eshte vone edhe tani

  10. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Kur ishim fëmijë!

    ..kur ishim femije
    prinderit na merrnin per dore,
    na blinin qekolata na blinin akullore..

    Na ishte nje keng dikur....

  11. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-04-2014
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    178

    Për: Kur ishim fëmijë!

    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Femijeria ..
    Kam lindur dhe rritur ne nje pallat ne kate te trete ,qe kishte edhe ballkon.Ai ballkon kishte pamjen mbi rruge dhe per mua ka qene dritarja e pare e botes.Aty kalonin makina keshtu qe hobi im i pare kane qene makinat dhe deshira ime ka qene te behesha shofer.Ne moshen 4 vjec njihja afersisht te gjitha markat e makinave qe qarkullonin ne Shqiperi.Urreja makinat qe nuk kishin targen e KO dhe i gjuaja nga ballkoni im me cte mundesha.Nje here prinderit e mij kishin lene ne ballkon nje arke me patate dhe u habiten se si mbaroi aq shpejt.Lodra ime e preferuar ka qene nje Fiat i kuq ,te cilin mund ta kurdisje.Por nuk e pati jeten e gjate dhe shume shpejt i mbeti vetem skeleti.Kenga e pare qe ka qene hiti im ka qene "dy lule te bardha moj, nje kurore per vajzen/ta marr moj nene ta marr mos e marr/merre bije e nenes moj /djalit mos ju ndaj".Me pelqenin shume filmat me partizane dhe gjermane dhe filmi im i preferuar ka qene "Prita".Nga kjo me lindi deshira per te vizatuar dhe arrita te vizatoj shume mire Hitlerin apo nje fushe beteje midis gjermaneve dhe partizaneve.Prinderit me blene nje biciklete Fatosi.Shume shpejt arrita qe tja hiqja ato rrotezat anash dhe ta ktheja ne nje biciklete shpejtesie.Keshtu arrita te merrja pjese ne garat e ciclizmit ndermjet kopshteve te qytetit.Erdhi edhe edukatorja ime, qe une e kisha frike shume.Dhe nisi gara ...Une as qe e diskutoja vendin e pare.Por kur isha nga mezi i gares dhe udhehiqja ndjeshem edukatorja ime filloi te therriste emrin tim aq fort dhe une kujtova se kisha bere ndonje gabim dhe u ndala dhe ktheva koken pas, por ajo ja bente me duar qe te vazhdoja..E grate ! Atehere nuk e dija se si ishin grate.Dhe keshtu qe ma kaluan dhe arrita ne vendin e dyte....


    vazhdon...
    hahahah Paske kujtime te bukura,si duket edhe edukatoreve edhe grave jau paske pa sherrin ti

  12. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-04-2014
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    178

    Për: Kur ishim fëmijë!

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    po kur i prisnim floket, me balluke, sikur na vinin tasin ne koke, o zot kishe frike me u pa ne pasqyre, hajt thoshte mami sa te mesohet syri
    hhahahah mire e paska thene -syri duhet te mesohet me gjera te reja:P:P:P

  13. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-04-2014
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    178

    Për: Kur ishim fëmijë!

    ehehehe ma kujtuat edhe mua femijerine,me shume koha na shkonte duka luajtur ne oborr e ne rrugen e aferme sesa ne shtepi,vraponim, gjimnastike benim ne disa gypa metali qe ishte si rrethoje e nje fabrike afer qe ndertoheshte. Qyteti atehere kishte vetem nje furre mua me derguan te blej pitalka rruges per mos ta harroj fjalen pitalka e perserisja tere kohen.Kur arrita te furraxhiu i thashe me jep 3 shtipalka( kapese per rroba) ai filloi te qeshte dhe mi dha tri pitalka.Por kenaqesia me e madhe ishte veres kur shkonim tek halla ne fshat,ajo kishte shume femije dhe ruanin lope.Kenaqesia me e madhe ishte kur shkonim ti kullonim lopet dhe benim lojera te ndryshme,une kinse merrja ndonje lektyre per te lexuar,porrrr kush kishte kohe per lektyre aty.na kalonte dita si 3 ore

  14. #73
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    730

    Për: Kur ishim fëmijë!

    Kur ishim fëmijë, luanim.
    Nuk kishim telefona,ama ishim të lumtur.
    Më kujtohet kur luanim winxat.
    Luanim futboll,topa rus/ne jemi dy shqiponja etj etj.
    Ziheshim sa herë, e nga inati u prishnim lojën të tjetëve.
    Sa herë fillonte seriali Rrebele,futeshim të gjith brenda.
    Eh kanë qenë kohë të bukura atëherë.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •