Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Blushi ne ethe per te pergatitur nje 97 te re.

    blushi .. nje nga vampiret e PS-se e nga me te rrezikshmit po pregatit te zevendesoje Vloren 97 me me Korce 2006 ..
    A do e hane korcaret kte loje gjaksore te ketij kanibali e bir kanibali ben kico blushit.. qe tu a coje djemte ne varre se ashtu e do interesi per benza miljarda e k.urva i kico ben blushajve..?

    cthua ti cupka korcare..?



    KJ thote:




    --


    E Diele, 11 Dhjetor 2005


    BLUSHI: KORCA DREJT AKSIONEVE POPULLORE

    Gezim Ashimi

    Keshilli i qarkut te Korces, si institucion i nivelit te dyte, eshte bere objekt i ballafaqimeve te forta politike qe diskutohen ne alternativat midis nje grushti shteti per te kapur drejtimin e tij dhe moralit politik qe i takon drejtuesve te meparshem te konsideruar si te dorehequr. Reaksioni i ngjarjeve qe o zhvillohen ne kete institucion, eshte aq i papritur saqe per here te pare pas ngjarjeve te trazirave ne vend diskutohet dhe pretendohet se ka tendenca per dhunim dhe marrje me force te institucioneve. Ka qene afersisht ora 07.30 e dites se djeshme, nje dite kjo e konsideruar si pushim per administraten e keshillit te qarkut, kur eshte pare ne dyert e institucionit, Ilir Hoxha i zgjedhuri ditet e fundit si kryetar i ketij keshilli. Ne ambjentet e keshillit te qarkut, jane pare edhe forca te policise e madje edhe autoritete te tyre, por pa u kuptuar nese kjo prani policore kishte te bente me ruajtjen e rendit ne keshillin e qarkut per shkak te konflikteve qe kane lindur atje.

    Ceremonia

    Ne nje ceremoni te perbashket pervjetori per krahinen autonome te Korces, kane qene me pas drejtues te keshillit te qarkut qe perfaqesojne forcat e majta politike si dhe drejtues te policise rajonale. Pas perfundimit te kesaj ceremonie, serish mesohet qe te jene urdheruar uniformat blu per te qene ne ruajtje te keshillit. Por problemet e shfaqura dhe prania e policise ka bere qe socialistet e kesaj zone te reagojne, duke dale ne nje konference kryetari Fehmi Xhemo dhe sekretari politik i PS-se, Ben Blushi. "Ne kemi depozituar ne gjykaten e faktit ne Korce, padine civile, kerkesen per sigurimin e padise civile dhe njekohesisht kemi bere dhe kallezimin penal ne prokurorine e rrethit per te gjitha shkeljet flagrante dhe arbitrare qe cenojne integritetin juridik te institucionit te qarkut", keshtu ka reaguar kryetari Xhemo duke bere cituar nga ana tjeter se ai ka marre kercenime nga prefektja e qarkut. "Naten e mbremshme ne adresen time dhe te punonjese te keshillit te qarkut, sic eshte edhe arkivistja Keti Kreku, jane bere presione policore te iniciuara nga prefektja e qarkut te Korces, Elfrida Zefi, dhe te vena ne zbatim e perdorim nga policia lokale. Keto kane synuar ne dorezimin e vules ose thene ndryshe ne vjedhjen e vules. Pasi pa njoftuar titullarin prefektja i ka bere presion dhe ka thirrur arkivisten per te firmosur dhe vulosur vendimin e paligjshem te atij keshilli te ringritur nga te djathtet", u shpreh ai.

    Reagimi i Blushit

    Nga ana e tij, sekretari politik i PS-se, Ben Blushi, u tregua me i ashper persa i perket zhvillimeve ne keshillin e qarkut Korce. "Kam ardhur urgjentisht per te mbeshtetur autoritetet legjitime te Korces, autoritete te dala nga vota e zgjedhjeve lokale 2003, te cilat u shkarkuan ne menyre te turpshme antiligjore ditet e fundit", u shpreh Blushi ne prononcimin e tij publik, duke e konsideruar kete ngjarje si nje puc institucional dhe nje grusht shteti per qarkun e Korces. "Menyra se si po sillen zyrtaret e Partise Demokratike dhe keshilltaret e Partise Demokratike ne qarkun e Korces eshte brutale, eshte e turpshme, eshte e denueshme. Ata po sillen ne Korce si pushtues pasi kane fituar ne menyre te dyshimte zgjedhjet e 3 korrikut, praktikisht kane spastruar krejt administraten shteterore ne Korce, tani se fundi po pushtojne institucionet te cilat nuk bliheshin dot me vota legjitime", u shpreh Blushi. Sipas tij, rasti me flagrant eshte ai i uzurpimit te keshilit te qarkut te Korces dhe "behet me i denueshem kur policia e shtetit u vu ne veprim kur ajo nuk ka asnje lidhje me institucionet legjitime, nuk ka asnje lidhje policia me institucionet e zgjedhura nga votat". "Ky eshte shteti i Sali Berishes dhe i Berishave te vegjel ketu ne Korce, ky este shteti qe perfaqeson prefektja e qarkut te Korces, nje figure e demaskuar per shkak te skandaleve ne univeritetin e Korces bashke me kryetarin e bashkise i cili duhet te ishte para drejtesise per te gjitha shkeljet e vertetuara nga KLSH-ja". Duke ju referuar gjithe kesaj problematike, Blushi beri te qarte se do te vazhdohet te mbrohet qarku ne te gjitha rruget me mjetet politike dhe ligjore pasi sipas tij ky eshte nje pushtim. "Policia duhet te terhiqet ne rast se nuk do qe ne qarkun e Korces te kete aksione popullore per te mbrojtur institucionet. Titullaret e policise kane qene per te sulmuar kryetarin e qarkut, kane qene per te mbeshtetur autoritetet politike ilegjitime te zgjedhura hajduteshe nga PD" u shpreh Blushi, duke kercenuar hapur me protesta popullore apo ne nje pershkallezim tjeter.

    Reagimi i policise

    Ne prononcimin e tij, drejtori i policise rajonale Shemsi Prenci, pergenjeshtroi zerat e nderhyrjes me force ne keshillin e qarkut. Ai u shpreh se policia qe ai drejton nuk ka nderhyre as forcerisht dhe as arbitrarisht ne keshillin e qarkut, por vetem ka vepruar ne baze te nje kerkese qe ka bere prefektja Elfrida Zefi, e cila ka kerkuar te rikthehet vula e institucionit, e marre pasditen e se premtes nga Fehmi Xhemo. "Une nuk i kam kerkuar policise te nderhyje, por kam leshuar nje aktvendimi qe njeh Ilir Hoxhen si kryetar te keshilit te qarkut, bazuar ne mbledhjen e fundit te tij, si dhe arshivistja Keti Kerreku e cila gjithashtu ka hedhur firmen ne protokollin e mbledhjes qe njeh perfaqsuesin e PD si kreun e ketij institucioni", u shpreh nga ana e saj prefektja Elfrida Zefi. Edhe me keto zhvillime tensionuese ne qarkun e Korces ende nuk eshte e qarte se kush do ta drejtoje ate, nje perfaqesues i se majtes qe ka qene ne kete post deri tani apo i sapozgjedhuri, Ilir Hoxha.
    --

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rd
    -
    Sekretari i Pėrgjithshėm i socialistėve, Blushi deklaron se PS do tė pėrgatisė njė '97 tė dytė


    Bode: Kėshilltarė banditė tė PS bllokuan punėn e Qarkut tė Korēės



    Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka shpjeguar dje situatėn nė lidhje me amullinė qė po mundohet tė pėrhapė opozita nė opinionin publik pėrsa i pėrket shkarkimit tė kreut tė Qarkut tė Korēės. Nė rolin e deputetit tė kėtij Qarku, Bode tha se zgjedhja e kryetarit tė ri ėshtė fundi i njė krize qeverisjeje, qė kur ish-kryetari i Qarkut kishte deklaruar publikisht dorėheqjen, pasi kandidonte pėr deputet tė Partisė Socialiste. Por ministri i Financave shtoi se konflikti ka ardhur pėr shkak se kėshilltarė banditė tė Partisė Socialiste nuk kanė lejuar vijimin normal tė punės nė Qarkun e Korēės. Bode shpjegoi se ish-kryetari, pasi humbi nė zgjedhje, nė mėnyrėn mė tė pamoralshme tėrhoqi dorėheqjen, duke pretenduar se ishte ende kryetar i Qarkut, pavarėsisht se kishte deklaruar mė parė dorėheqjen. Nga ana tjetėr, deputeti i Partisė Demokratike tha se pretendimet e opozitės pėr ndėrhyrje tė policisė gjatė kėtij kofnlikti janė tė pabaza dhe synojnė tė dezinformojnė opinionin publik pėr qėllime politike. Bode shpjegoi se shumica e kėshilltarėve tė Qarkut pėrbėhet nga kėshilltarė tė zgjedhur dhe ata vendosin se kė do tė zgjedhin nė krye tė Qarkut, pavarėsisht dėshirave qė ka Partia Socialiste apo Ben Blushi, i cili mundohet ta mbulojė kėtė ēėshtje. "Situata nė Qarkun e Korēės ėshtė zgjidhja e njė krize qeverisjeje qė kishte nisur qė nė kohėn kur ish-kryetari i kėtij Qarku kishte deklaruar publikisht dorėheqjen, pasi do tė kandidonte pėr deputet tė Partisė Socialiste. Shumica e anėtarėve tė Kėshillit tė Qarkut ėshtė e zgjedhur dhe ata krijojnė qeverisjen lokale, duke zgjedhur personat qė votohen me shumicė votash. Pėrveē 31 kėshilltarėve tė Partisė Demokratike, nė mbledhje kanė marrė pjesė edhe 6 anėtarė tė PBDNJ-sė qė kanė votuar pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri", deklaroi Bode. Ai shpjegoi se ēėshtja ka kaluar dy shkallė gjykimi, tė cilat kanė vendosur qė Kėshilli i Qarkut ka tė drejtė tė zgjedhė me shumicė votash kryetarin, ndėrkohė qė nėnvizoi se edhe Gjykata Kushtetuese nė njė rast analog ka dhėnė tė njėjtin verdikt. Ndėrsa duke iu referuar fjalės sė deputetit socialist tė Korēės, Ben Blushi, se Partia Socialiste po pėrgatit njė '97 tė dytė, Bode i sugjeroi Blushit si njė nga autorėt e '97-ės t'u paraprijė bandave tė Korēės.



    -

Tema tė Ngjashme

  1. PS: Qeveria s’eshte pergatitur per te perballuar emergjencat civile
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-12-2005, 03:44
  2. Ligj per ndalimin e skenave makaber ne TV shqiptare
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 05:10
  3. Gjyqi Blushi -Berisha
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2004, 05:44
  4. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •