Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    UDHĖTIMI

    - Pėr ku udhėtoni, zotėri?
    S'di prej mė erdhi ky zė i ėmbėl. Ktheva kokėn pas dhe pashė plot udhėtarė
    qė koteshin. Shikimi mu ndal tek njė femėr e re dhe e bukur, e cila sipas
    tė gjitha gjasave mund tė kishte bėrė atė pyetje dhe pasi nuk kishte qenė
    e interesuar pėr pėrgjigjen rrinte indiferente.
    - Pėr ku udhėtoni, zotėri?
    Ishte po i njėjti zė. Sėrish ktheva kokėn pas, por kėsaj here tė gjithė
    udhėtarėt ishin tė zgjuar dhe pėshpėrisnin emrin tim. Do tė pėrgjigjem,
    mendova. Po, do tė pėrgjigjem dhe pikė...
    - Pėr askund, zonjushe! Hė, jeni e kėnaqur?!
    Ajo nuk foli. Tė gjithė mė shikuan tė habitur. Pas pak autobusi u ndal.
    Shoferi oshfau rėndė, ndėrkaq konduktori pasi i shikoi tė gjithė udhėtarėt
    zbriti poshtė. Autobusi sėrish nisi, ndėrkaq unė nxorra njė gazetė qė e
    mbaja nė ēantė dhe bėra kinse e lexoja.
    - Pėr ku udhėtoni, zotėri?
    Sėrish ktheva kokėn pas, por kėsaj herė nuk pashė asnjė udhėtar.
    - Ku shkuan udhėtarėt? Pėrse zbriti konduktori? - e pyeta shoferin. Ai mė
    shikoi me habi. Sipas tij unė kisha qenė udhėtari i vetėm nė autobus. Kjo
    vėrtet ishte njė lojė e ēuditshme. A nuk kishte pak mė parė nė autobus
    plot udhėtarė qė koteshin si arinj, e pastaj me sy tė zgurdulluar
    pėshpėrisnin emrin tim? A nuk zbriti konduktori pas ofshamės sė shoferit?
    A nuk ishte aty njė vajzė e bukur qė me zėrin e saj tė ėmbėl formulonte
    pyetjen: - Pėr ku udhėtoni, zotėri? A nuk i thashė se udhėtojė pėr askund?
    ... Tė gjitha kėto pyetje ishin pėr shoferin e autobusit, por edhe ai
    mungonte...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #62
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PIKTURA PREJ GJAKU

    Sipas dekretit tė firmosur nga Lartmadhėria nė sheshin e kryeqendrės do tė
    duhej tė bėhej njė pikturė me pėrmasa tė mėdha qė me bukurinė e vet do tė
    magjepste ēdo kalimtar dhe do tė tėrhiqte vizitorė nga tė gjitha anėt e
    botės. Nė vend tė ngjyrės sė kuqe, qė duhej tė dominonte nė pikturė, do tė
    pėrdorej gjaku i foshnjave. Piktorėt, qė e kishin pritur me entuziazėm
    kėtė ofertė tė Larmadhėrisė, ishin gati. Puna mbetej tek mjekėt. Ata,
    pėrmes pompave speciale, duhej tė thithnin gjakun nga damarėt e foshnjave.
    Nė dekret parashihej qė secilit prind t'i paguhej gjaku i foshnjės, qė
    paraqiste zemėrgjėrėsinė e Lartmadhėrisė, siē shkruante nė dekret. Ēdo
    mospajtim do tė thoshte mossolidarizim me idenė fisnike tė Larmadhėrisė
    dhe rebelim kundėr tė bukurės, artit, pėr tė cilat gjėra ligji ishte shumė
    i rreptė.
    Banorėt e kryeqendrės, pėr tė dėshmuar solidarizimin me kėtė ide tė
    Lartmadhėrisė pėr krijimin e veprės monumentale artistike, siē do ta
    quante njė nga piktorėt e nderuar, prisnin rend nė hyrje tė spitalit
    shtetėror ku thithej gjaku i foshnjave dhe posa pėrfundonte punėn mjeku
    ata delnin me foshnjat e vdekura nė krah.
    Piktorėt kishin propozuar qė piktura tė kishte dimensione mė tė mėdha se
    sa parashihej nė dekret. Kėtė e lejonte edhe ligji, i cili garantonte
    lirinė krijuese tė artistėve. Shteti nuk i dėnonte kurrė artistėt. Ata
    ishin shtresa mė e respektuar nga Lartmadhėria. Drekat dhe darkat solemne
    nė sallonet perandorake pėr artistėt ishin rėndomėsi. Falė kėsaj dashurie
    Lartmadhėria gėzonte respektin mė tė madh nga artistėt qė secili i kishte
    kushtuar emrit tė tij ndonjė vepėr artistike. Dėnoheshin vetėm
    pėrdhunuesit e artit. Nė mesin e piktorėve kishte pasur propozime qė
    piktura prej gjaku t'i kushtohej Lartmadhėrisė, mirėpo, kėto ishin
    kundėrshtuar nga vet ai. Lartmadhėria qė edhe vet shkruante poezi,
    pikturonte, kompozonte dhe merrej edhe me publicistike e kritikė kishte
    deklaruar se duke lejuar qė kjo vepėr e madhe t'i kushtohej atij do tė
    mund tė lindte dyshime te armiqtė e Perandorisė se piktura nuk bėhej pėr
    masėn e gjėrė popullore qė do tė kėnaqej nga bukuria e pikturės, por
    thjesht pėr qėllime personale. Lartmadhėria thoshte se arti duhej tė bėhej
    pėr tė tjerėt, ndėrsa qė tė realizohej njė pikturė monumentale duhej liria
    krijuese e piktorėve, ndėrsa bėrja e njė portreti cenonte kreativitetin e
    piktorėve. Nuk ka rėndėsi nėse do tė isha unė nė pikturė ose jo, thoshte
    ai, ėshtė mė e rėndėsishme qė ajo tė jetė e bukur. Edhe unė, shtonte ai,
    dua qė tė kėnaqem duke e parė pikturėn. Nėse ju, u thoshte piktorėve, do
    tė pikturonit portretin tim, atėherė unė s'do tė ndjeja kėnaqėsitė qė e
    krijon arti. Piktorėt i kishin mirėpritur kėto ide fisnike dhe modeste,
    siē i quanin ata.
    Gazetat shkruanin vazhdimisht pėr projektin qė duhej tė fillonte sė
    shpejti. Sipas tyre ky ishte njė ndėr kontributet mė tė mėdha tė shtetit
    pėr artin, andaj ēdo prind do tė duhej tė ishte krenar qė gjaku i
    foshnjave tė tyre i shėrbente tė bukurės, artit. Ēdo flijim pėr artin
    ėshtė fisnikėrim, shkruante njė shkrimtar, i vlerėsuar nga kritika
    letrare. Gazetat nuk shėnonin asnjė rast kundėrshtimi nga prindėrit,
    fėmijėt e tė cilėve do tė varroseshin me tė gjitha nderimet e shtetit,
    ndėrsa shpenzimet e varrimit i mbulonte vet Lartmadhėria nga arka e vet
    personale, si njė kontribut modest pėr artin, siē thoshte ai. Sipas disa
    shkrimeve gazetareske kishte pasur prind zemėrgjėrė qė kishin tentuar vet
    t'i hiqnin shpenzimet, sepse, siē shkruanin gazetat, shteti u bėnte atyre
    nderin mė tė madh. U kėrkonte fėmijėt. E cili prind nuk do t'ia falte
    foshnjėn shtetit qė tregonte aq shumė dashuri pėr to? A nuk ishte piktura
    monumentale e tė gjithėve, ndėrsa foshnja vetėm e prindėrve? A nuk ishte
    interesi shtetėror mbi tė gjitha interesat tjera personale? Kishte pasur
    propozime qė ditėn e varrimit tė foshnjave tė organizohej njė festė e
    madhe shtetėrore. Kėshtu pyesnin e shkruanin gazetarėt...
    Kur piktura, me pėrmasa mė tė mėdha se sa e kishte paramenduar
    Lartmadhėria, ishte gati, tė gjithė qė kishin merita tė njėjta ndjeheshin
    tė lehtėsuar.
    Kjo ėshtė njė vepėr e tė gjithėve: tė atyre qė kishin falur gjakun e
    fėmijėve tė vet; tė mjekėt qė ua kishin thithur gjakun e foshnjave me
    pompa; tė piktorėve qė tė pėrgjakur me net tė tėra kishin bėrė pikturėn;
    tė gazetarėve e shkrimtarėve qė kishin frymėzuar njerėzit pėr ta pėrkrahur
    idenė e fisnike tė Lartmadhėrisė...
    Kėshtu fliste kryesuesi i punimeve pėrpara turmės krenare qė e shikonte
    pikturėn e veēantė qė s'gjendej askund tjetėr pos nė vendin e tyre...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #63
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    E VĖRTETA PĖR PERANDORIN E VDEKUR

    "Kėtu pushon Perandori X. qė i frikėsohej ēdo qenie njerėzore". Glauku
    lexoi mbishkrimin nė rrasėn e varrit dhe ofshau. Ai nuk e dinte se kush
    ishte ky Perandor, nė ē'kohė kishte jetuar, nė i kishte dashur gratė apo
    jo. Duhet tė ketė qenė njė idiot i zakonshėm, qė historianėt, kėta poetė
    pa imagjinatė, duke mos ditur tė bėnin art kishin shpikur kėtė gėnjeshtėr
    tė madhe qė t'i besonin pastaj edhe vet, tha vetmevete dhe vazhdoi rrugėn
    thuajse nuk i bėri aq shumė pėrshtypje mbishkrimi. Nė tė vėrtetė ai
    shtirej se s'i kishte bėrė pėrshtypje. Fjalia e mbishkrimit i qarkulloi
    disa herė nėpėr kokė. Ai nuk ndjehej i qetė as nė zyrėn e tij. Vera, njė
    nėpunėse qė punonte nė tė njėjtin vend pune e hetoi se Glauku bluante
    diēka nė kokė. Kur ajo ia shprehu kėtė, Glauku vetėm buzēqeshi pėr ta
    mashtruar atė se s'kishte ndodhur asgjė e veēantė. Pėr herė tė parė nė
    jetė i kėrkoi Verės cigare. Nė kohėn e drekės nuk zbriti nė menzė. Disa
    herė e pyeti Plutorin pėr jetėn e Perandorit X. Pėrgjigja ishte e njėjtė:
    "Perandor mė i tmerrshėm nė historinė njerėzore. Gjakatar. Vrasės.
    Pėrdhunues...". Ndonėse kishte ngulmonte tė dinte mė shumė pėr tė, nuk
    morri pėrgjigje mė tė plotė. Fjalėt "gjakatar", "vrasės", "pėrdhunues",
    nuk e ngopnin kėrshėrinė e tij. Si ėshtė e mundur qė jeta e njė njeriu tė
    cilit iu nėnshtrua ēdo qenie njerėzore tė pėrmblidhej vetėm me njė fjali
    tė vetme, i tha Verės sė habitur, pa mos i sqaruar pėr pėr cilin njeri e
    kishte fjalėn. Kur ajo ngulmoi tė dinte mė shumė pėr njeriun, "jeta e tė
    cilit ishte pėrmbledhur vetėm me njė fjali tė vetme", Glauku kishte vuri
    buzėn nė gaz dhe u largua, duke marrė misterin me vete.
    Glauku asnjėherė nuk kishte qenė aq shumė kureshtar. Si rėndom atij i
    bėnin pėrshtypje vetėm gratė e bukura. Mė parė se sa tė bisedonte pėr
    ngjarjet qė ndodhnin gjatė ditės, ai preferonte t'i vardisej Verės dhe tė
    kėrkonte nga ajo njė natė, e cila pėr tė ishte mė e vlefshme se sa njė
    jetė e tėrė e mbushur me biseda pėr gjėra tė rėndomta pėr tė cilat nuk ia
    vlente tė diskutohej fare.
    Vera, e cila ishte njė grua qė ia kishte ėnda t'i mundonte meshkujt, ia
    lejonte Glaukut t'ia prekte gjinjtė e fortė apo t'ia lėshonte dorėn mes
    kėmbėve, por kurrė nuk ia kishte falur as njė natė tė vetme. Vera qė dinte
    t'ia hudhte mjegullėn mbi kokė Glaukut edhe kėsaj rradhe kishte menduar tė
    sillej ashtu, mirėpo indiferenca e tij e kishte bėrė kurreshtare. Ajo e
    dinte se Glaukun e mundonte diēka, por buzėqeshja e tij nuk e jepte
    pėrgjigjen e plotė, nė kėmbim tė sė cilės Vera do t'ia falte njė natė aq
    shumė tė dėshiruar nga Glauku, i cili tashmė ishte nė njė botė krej
    tjetėr. Ishte nė kėrkim tė njė njeriu, jeta e tė cilit pėrmblidhej vetėm
    me njė fjali.
    Ē'ėshtė ky perandor i ēuditshėm qė i frikėsohen edhe historianėt, mendoi
    dhe shtriu shikimin lart nė tavan, ku iu duk se lexoi fjalėt e
    mbishkrimit. Ai nuk e dėgjoj as pėrshėndetjen e Verės, e cila tashmė bėhej
    gati pėr tė ikur pasi kishte pėrfunduar orari i punės. Glaukut nuk iu
    kujtua se pėrshėndetja e saj ishte ofertė pėr njė puthje. Vera hodhi
    mantelin nė krah dhe doli. Tek zbriste shkallėve iu kujtua se Glauku as e
    kishte pėrshėndetur. U kthye sėrish qė ta paralajmėronte se orari i punės
    kishte pėrfunduar dhe se ai tashmė duhej tė ikte. Kur ajo hyri nė zyrėn e
    tij ai vazhdonte tė rinte ulur nė kolltuk me shikim tė drejtuar kah
    tavani. U desht qė ta trazonte disa herė mendjen e tij tė mjegulluar qė ai
    tė kthehej nė kėtė botė. Arsyetimi i tij pėr ta refuzuar ofertėn e Verės
    pėr ta shoqėruar nuk ishte bindės. Pasi iku Vera me puthjen qė ia vodhi pa
    e diktuar fare, Glauku u ngrit nga kolltuku, veshi pallton dhe doli. Gjėja
    e parė qė i ra ndėr mend ishte ideja qė tė mos kalonte nga rruga qė
    shpiente srejt varrit tė Perandorit, por njė forcė e ēuditshme e
    padefinuar e tėrhiqte drejt asaj fjalie qė qarkullonte nė kokėn e tij,
    ngjashėm si njė refren kėnge qė pėrsėritet vazhdimisht kur gjilpėra e
    magnetofonit nuk mund tė kalojė nė vijėn tjetėr tė pllakės. Ishte hera e
    parė qė kishte kaluar nga ajo rrugė e cila e tėrhiqte me njė forcė tė
    ēuditshme.
    Sakaq iu kujtua Vera. Fytyra e saj e bukur. Trupi i saj i rregullt. Frika,
    si rrėshirė e ftohtė iu derdh nėpėr trup. Edhe ai ishte njė nga qeniet
    njerėzore qė ndjente frikė nga Perandori X. Iu duk se ky perandor i
    ēuditshėm do ta thirrte nė mbretėrinė e vet qė t'ia tregonte jetėn e tij,
    pa mos i dhėnė mundėsinė qė tė kthehej nė dimensionet e kėsaj bote t'ua
    tregonte tė vėrtetėn tė tjerėve.
    Ēdo vendim tjetėr pos atij qė tė kalonte nga varri i Perandorit, nė tė
    cilin kishte njė ndėrhyrje bėhej i pavlefshėm.
    Nga varri filloi tė dilte tym dhe tė formėsohej njė siluetė njeriu. Glauku
    kurrė nuk kishte besuar nė fantazma. Shekspirin, qė e lexonte me aq ėndje
    Vera, e pandehte si tė sėmurė mental qė kishte frikė nga fantazmat. Njeriu
    pėrfundon aventurėn e quajtur jetė ditėn kur ia ndezin qirinjtė, i thoshte
    Verės, pastaj fillon hiēi, asgjėja, harrimi. Jeta, i thoshte Glauku asaj,
    ėshtė njė ėndėrr e gjatė qė kurrė nuk arrijmė ta tregojmė sepse gjithnjė
    jemi pjesė e saj. Ajo mund tė tregohet vetėm nė tė qindtat e sekondės, aq
    sa zgjat mundėsia e njeriut pėr ta treguar jetėn e vet nė kufirin jetė -
    vdekje. Edhe sikur tė kishin kohė mė shumė ne s'do tė dėshironim ta
    tregonim, i thoshte asaj, sepse do tė na dukej punė e kotė.
    Nė raste tė tilla ēdo njeri do tė ikte me tė katra. Por nė qenien e
    Glaukut kėrshėria pėr tė ditur mė shumė rreth Perandorit ishte mė e madhe
    se frika.
    - Unė jam Perandori X. hija e tė cilit tmerroi ēdo qenie njerėzore. -
    Ishte njė zė kumbues.
    Ē'perandor idiot, mendoi, si gjithė perandorėt edhe ky ende nuk dėshiron
    tė hjekė dorė nga pushteti qė ndėrtohet duke i frikėsuar njerėzit. Tashmė
    kėtė pushtet dėshiron qė ta ndėrtojė pėrmes fantazmės sė vet, mendoi.
    Fytyra e Perandorit X. qė ishte formėsuar kishte ngjyrė tė kuqremtė.
    Glaukut iu duk shumė i zakonshėm. Kishtė ca sy tė vegjėl tė humbur nė
    zgavra. Hundė pak tė shtypur, sikur t'i mungonte ashti. Rreth syve kishte
    ca njolla tė zeza. Sipas tė gjitha gjasave, mendoi, ka pasur probleme me
    tensionin e gjakut dhe sakaq iu shfaq fytyra e Verės dhe njollat e zeza
    rreth syve qė shėnonin fillimin e ciklit menstrual.
    - Vėrtet nuk tė bėn pėrshtypje rishfaqja ime? - ishte njė pyetje qė mė
    tepėr Glaukut iu duk si njė thirrje pėr ta mėshiruar se sa njė pyetje
    perandori, pas sė cilės si rėndom nuk pritet pėrgjigjja, por heshtja e
    amshuar, harrimi, vdekja...
    - E ēuditshme! Si ka mundėsi qė me njė pamje kaq tė zakonshme tė tmerrosh
    njerėzit. - tha Glauku. Shikimi iu ngulit nė rrasėn e varrit ku lexoj
    vetėm "nuk sundojnė". Mjegulla e lėshuar sipėr varrit ia pamundėsoj ta
    lexonte fjalinė e plotė. Perandori e shikonte dhembshėm. Zėri i tij
    kumbonte.
    - Nė fakt unė nuk e sundoja botėn siē mė pandehnin njerėzit, por ishin
    njerėzit qė mė sundonin mua. Njerėzit kishin nevojė t'i pėrkuleshin
    dikujt. Unė isha i zgjedhuri i tyre. Idhulli. Unė isha vetėm njė aktor qė
    duhej tė sillesha egėr me ta. Sa mė tepėr qė bėhesha i mėshirshėm ata
    tmerroheshin e kjo do tė thoshte se e kuptonin qė unė aktroja, se nuk isha
    idhulli. Kjo bindje e tyre mund tė mposhtej vetėm pėrmes egėrsisė. Me mė
    shumė vrasje dhe gjak. Dhe veproja ngase kisha frikė nga vdekja. Pėrmes
    saj unė e ushqeja jetėn time qė e doja mė shumė se sa njė femėr qė nuk
    pata kohė ta dashuroja, sepse mė duheshte tė vrisja, tė vrisja... Gjithnjė
    besoja se ky ceremonial do tė ishte i pėrkohshėm. Se edhe unė do tė mund
    tė ēlirohesha nga sundimi i njerėzve, nga pushteti i tyre, nga roli qė mė
    kishin caktuar. Kjo ishte tepėr e vėshtirė. E pamundshme. Kishte vetėm njė
    zgjidhje: tė ndėrroja rolet. Ata tė bėheshin perandorė, kurse unė sunduesi
    i tyre. Por nė kėtė rast do tė duhej tė isha unė i vdekuri. E pėrse, pėrse
    tė vdisja kur kisha mundėsi tė jetoja duke u ushqyer me jetėrat e tyre. A
    nuk ėshtė jeta ime mė e vlefshme se sa jetėrat e shumė njerėzve tė tjerė?
    - Jo! - bėrtiti Glauku. - Jo. Jeta e shumicės ėshtė mė e vlefshme se sa
    jeta e njė njeriu sa do i pėrkryer tė jetė ai.
    - Edhe unė kėshtu kam menduar deri sa nuk u bėra perandor, mirėpo pastaj
    gjithēka ndryshoi. Nga lartėsia e fronit njerėzit tė duken tė vegjėl, tė
    parėndėsishėm, si tė tillė ata ngjajnė nė miza qė nuk tė dhimbsen kur i
    shkel. Pastaj ata vet e dėshironin njė gjė tė kėtillė. Po tė dėshironin
    diēka tjetėr ata do ta kishin, por ja ata dėshiruan njė perandor tė egėr
    qė do t'i vriste dhe po ai perandor vetėm egėrsi u fali.
    - Ti kishe mundėsi tė sundoje edhe pa mos vrarė!
    -Unė e fillova me gjak, me vrasje, andaj ashtu edhe do ta pėrfundoja rolin
    tim qė ma caktuan njerėzit. Ata vet mė zgjodhėn. Andaj vet e dėshironin
    gjakun dhe vdekjen e cila u shtri edhe mbi njerėz tė tjerė qė nuk e donin
    kėtė, por ēdo shmangie nga roli ishte fund i jetės sime...
    Glauku ishte shtangur. Sakaq i ishin kujtuar bisedat e nėpunėsve tė tjerė
    qė qeshnin me njerėzit qė vriteshin gjersa ata lartė, nė zyrat e tyre, ua
    futnin duart nėn kėmisha nėpunėseve dhe ua shtėrngonin gjinjtė. Sakaq iu
    kujtua Vera, fytyra e saj e bukur, gjinjtė e saj tė fortė. Iu kujtua edhe
    Plutori i cili nuk kishte dashur t'i fliste pėr jetėn e Perandorit X.
    Tymi kishte filluar tė ngjitej drejt qiellit. Gjithēka ishte pėrhumbur.
    Fantazma kishte zbritur nė varr apo ishte ngjitur nė qiell sė bashku me
    tymin. Kėto fjalė nuk ishin shėnuar nė asnjė libėr historie. Nė gurin e
    varrit tani kishte njė mbishkrim tjetėr: "Kėtu pushon X. qė e kishin
    sunduar njerėzit e kėsaj bote..."
    Vera kishte arritur. E shikonte e habitur Glaukun qė nuk u ishte
    pėrgjigjur thirrjeve tė shumta tė saj. Glauku e hetoi prezencėn e Verės qė
    qante. Ndjeu njė lehtėsim nėpėr trup. Kurrė mė nuk do tė kthehem nė zyrėn
    time, i tha Verės, tė cilės nuk harroi kėsaj rradhė t'ia kėrkonte natėn e
    cila shtrihej para tyre dhe i ftonte tė bėheshin pjesė e saj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #64
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ALPINISTI

    Ėshtė njė maje qė tė fton si njė vashė pėr tė tė falur trupin e saj tė
    brishtė. Ti nisesh drejt saj. Qė nė ēastin kur fillon tė ngjitesh te
    secila krijesė njerėzore sheh nga njė armik tė pėrbetuar qė synon ta vrasė
    idealin tėnd tė ngjitjes lart. Armik ke edhe krijesat tjera, ku mund tė
    fshehet intriga njerėzore. Armik ke diellin qė t'i nxin pamjet dhe ta humb
    orientimin. Armik ke akullin nėn kėmbėt tua qė ecin nė njė drejtim. Ti ke
    vetėm armiq. Edhe gjymtyrėt, qė mund tė mos i nėnshtrohen vullnetit tėnd
    gjersa ngjitesh drejt majės ku valon vetėm flamuri i atij qė ėshtė ngjitur
    i fundit - flamuri i fituesit. Ėshtė pak e rėndėsishme kush ėshtė ngjitur
    i pari. E rėndėsishme ėshtė se kujt i valon flamuri...
    ...Dhe kur arrin nė atė maje, nėse arrin ndonjėherė, ti se ndjen, por ato
    qė kanė mbetur poshtė, pra njerėzit e vegjėl dhe tė pavlefshėm (se kėshtu
    duken ata nga lart), pėshpėrisin se ke ndryshuar shumė. Po kėto pohime
    vdesin thellė nė qeniet e tyre. I vret hija jote e madhe qė shtrihet kudo
    nė qeniet e tyre.
    Ata thonė, vetmevete: -Kėshtu ndodh me secilin qė ngjitet nė majėn mė tė
    lartė qė quhet FRON.
    Maje e cila tė fton si njė vashė e brishtė tė ta fal humbjen, tė cilėn e
    ti e ruan si trofe dhe e shkėmben vetėm me jetėn tėnde.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #65
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BALA

    Lajmi pėr vrasjen e qenve u shpėrnda qė nė mėngjes. Arsyeja: bartnin njė
    epidemi tė rrezikshme.
    - Sėrish me eksperiment!- tha babai.
    - Ē'lidhje ka kjo me eksperimentet?! - pyeti nėna.
    - Lista e qenve qė do tė vriten ėshtė bėrė sipas emrave tė pronarėve tė
    tyre. Nuk ėshtė fjala pėr epidemi por pėr provokim.
    Pas kėtij dialogu tė shkurtė babai u mvrenjt. Bėra kinse nuk dėgjova
    asgjė. Mendja mė shkoi te Bala.
    Nė mbrėmje babai na mblodhi tė gjithėve nė dhomė dhe pasi na foli pėr
    dekretin na kumtoi vendimin e tij tė prerė: Balėn nuk do ta dorėzonte.
    Sytė tanė ku shkrepi njė shkėlqim i ēuditshėm sinjalizonin se nė qeniet
    tona tė mbushur me gėrmadha tė tėra droje fryu njė erė e lehtė gėzimi. Ai
    vetėm kaq tha dhe heshti. Duhej ta lenim vetėm nė dhomė me nėnėn. Nga
    jashtė e dėgjova se Balėn do t'ia dorėzonte dajės pėr ta fshehur.
    Pas shpalljes sė dekretit tė gjithė filluam ta shikonim ndryshe Balėn.
    Ndjenja se mund ta humbnim pėrgjithmonė e bėnte shumė tė rėndėsishėm nė
    jetėn tonė prej njeriu.
    Daja, i cili erdhi tė nesėrmen, si rėndom nuk fliste shumė. Ishte i prerė,
    si ēdo njeri qė din t'i fsheh gjėrat. Kur ai iku tė gjithė filluam tė
    qanim, qau edhe babai edhe nėna, ne qanim pėr Balėn, ndėrsa ata qanim pėr
    Balėn dhe pėr ne, pėr dėshirat tona fėmijėrore.
    - Pėrse i vrasin qentė? - pyeti motra e vogėl.
    - Qentė nuk i bėjnė dėm askujt! - tha vėllau.
    E ėma heshtte dhe dėneste. Nė jetėn e saj kishin ndodhur gjėra edhe mė tė
    tmerrshme. Kishte pasur vetėm pesė vjet kur partizanėt, "ata qė
    pėrshėndeteshin me grusht", ia kishin nxjerruar babain t'ia pushkatonim nė
    sheshin e fshatit, ku ajo sė bashku me motrat dhe vėllaun e vetėm qė do
    t'i vdiste mė vonė nė moshė tė re, kishin dalė tė shihnin se si do t'ia
    vrisnin babanė, i cili vetėm u kishte buzėqeshur te qėndronte i mbėshtetur
    pėr muri, para mitralozit i cili duhej tė derdhte vdekjen nė trupin e tij.
    Njė dekret tjetėr nė ēastin e fundit kishte anuluar vendimin pėr
    pushkatim. Kėsi ngjarjesh tė tmerrshme ishin shėnuar shpesh nė ditarin e
    pashkruar tė jetės sė saj.
    Babai pasi shikoi motrėn e pėrlotur tha me dėnesje: Ata i pengojnė kėtij
    shteti.
    Unė rrija i strukur nė njė qosh. Jetoja nė njė botė mė tė bukur, ku
    mblidhja lule manushaqeje qė do t'ia sillja nėnės nė mbrėmje, ndėrsa Bala,
    qė lehte ėmbėl, mė ndiqte pas. Bisedat nė dhomė sikur hynin nga njė botė
    tjetėr nė tė cilėn nuk dėshiroja tė kthehsha, por pėr inat timin ajo
    pėrzihej me botėn qė e kisha sajuar. Hynte me gjithė tmerrin e vet. Hynin
    edhe bisedat e babait qė shante ata qė nuk na lenin tė qetė tė donim njė
    krijesė tė pafajshme qė na bėnte tė lumtur. Ai nė sytė, heshtjen dhe
    kėrshėrinė fėmijėrore shihte mungesėn e njė dėshirė.
    Daja erdhi papritmas pas disa ditės me njė kumt tė zi qė e kishte sjellur
    me vete. Dukej i zymtė. Ishte hera e parė qė nuk kishte mundur tė fshehte
    diēka, ta mbante fjalėn.
    - E humba, i tha babait.
    Ai nuk priti as pėrgjigjen e tij. Iku as pa u pėrshėndetur. Me njė disfatė
    qė ia kishte ngarkuar vetvetes nė shpinė. Njė lot, ku mbase ishte
    dendėsuar gjithė dhembja e kėsaj bote morri tatėpjetėn faqeve tė babait.
    Bala do tė kthehet, tha ai. Dėshirat vetėm mund t'i humbin, por jo edhe
    t'i vrasim.
    "E humba!", kjo tingėllonte mynxyrshėm nė veshėt tonė. Bala humbi, por jo
    edhe shpresat tona se ai do tė kthehej njė ditė nė vendin ku tė gjithė
    kishin bėrė vend nė ėndrrat e veta pėr atė krijesė tė pafajshme qė i donte
    fėmijėt mė shumė se disa njerėz... Me vite tė tėra, por veē kujtimit pėr tė
    asgjė nuk vinte.
    - A e mba mend Balėn?! - pyeti motra e cila tashmė ishte rritur. Kishte
    vite tė tėra qė s'e kishim pėrmendur fare, ndonėse secili e kishte kujtuar
    kushedi saherė.
    - Bala, klithi babai posa e dėgjoi emrin e tij, ėshtė njė dėshirė e jona e
    humbur, e cila jeton diku nė ne.
    Tani, tė gjithė tė rritur, e dinim se dekreti nuk kishte pėr qėllim tė
    vriste qentė po tė provokonte njerėzit.
    Njė natė dimri gjersa ishim tė ngujuar pranė televizorit dhe dėgjonim
    lajme tė tmerrshme nga jashtė dėgjohej njė lehje qeni.
    - Ejani, jashtė ėshtė njė kėlysh i ngjashėm me Balėn! - bėrtiti vėllau.
    Tė gjithė e shikonim me habi. Ishte Bala. Po, ai ishte Bala, i cili nga
    malli pėr ne ishte shndėrruar nė kėlysh. Mė kot kishin pandehur se e
    kishin vrarė. Ai vetėm kishte udhėtuar, na kishte kėrkuar neve qė s'donim
    ta humbnim.
    Ata qė ushqehem me krime dhe qė vrasim, kurrė nuk mund t'i vrasin
    dėshirat, tha babai, nė sytė e tė cilit shkėlqentė njė lot, njė lot gėzimi
    qė pikonte nga sytė e njė prindi qė ndjehet i lehtėsuar kur fėmijėve u
    kthehet njė dėshirė qė ata kaherė e kanė pasur tė humbur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #66
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    NĖ FILLIM QE FJALA

    Nė fillim qe fjala
    Pastaj...
    fjalėt formuan fjalinė:
    "nga fjalėt nė vepra"
    Dhe pastaj...
    u bėnė vepra me fjalė
    Erdh njė dallgė
    Gjithēka e morri me vete
    Nė fillim qe fjala...
    Pastaj mbetėn vetėm fjalėt
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #67
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ZĖRA TĖ LARGĖT

    Shikoja pėrtej dritares peisazhin: dru tė zhveshur, zogj si pika tė zeza
    qė ndotnin liqenin, anije qė koteshin, karrike parqesh tė zbrazura,
    kallamishte qė ngjanin si qime tė pakta nė kokėn e njė tullaci. Si nėpėr
    mjegull filluan tė mė shfaqeshin fytyrat e njerėzve mė tė dashur, qė i
    harrojmė pėr njė kohė tė gjatė e qė mjafton vetėm njė ēast vetmitar, larg
    zhurmės, larg obligimeve tė pėrditshme, pėr ta kuptuar se sa na kanė
    munguar nė jetė, se sa madhėshtor kanė qenė brenda thjeshtėsisė sė tyre
    pėr tė cilėn aspak nuk kemi qenė tė vetėdijshėm, vetėm nga njė shkak: se
    kemi shikuar vetėm nė sipėrfaqe.
    "Kėto janė mbeturinat e fundit tė kėsaj vjeshte!"
    Ky zė i njohur mė erdhi nga njė tjetėr kohė. Me tė isha takuar vetėm disa
    herė nė jetė, por ai vlente mė shumė se sa tė njohur tė tjerė, me tė cilėt
    rrin bashkė me ditė dhe vite tė tėra dhe e din se kur do tė takohesh
    sėrish do t'i dėgjosh tė njėjtat biseda.
    Mė vinte shumė keq qė, pėrmes magjisė sė fjalės, nuk mundja ta vizatoja
    kėtė peisazh nė letrėn e bardhė. Mė shumė se asnjėherė ndjeja mungesėn e
    fjalėve qė t'i shprehja ndjenjat e mia, jo pse doja tė shkruaja diē pėr tė
    tjerėt, por doja tė kisha diēka pėr vete, ngjashėm siē bėjmė njė fotografi
    pėr tė ruajtur aty kujtimet e njė ēasti dhe kur e shohim, pra kur zhytemi
    thellė nė atė ēast tė fiksuar, kthehemi nė njė tjetėr kohė dhe ndjejmė
    mall ose dhembje, varėsisht se ē'pėrmban ai ēast. Pas marrjes sė vendimit
    qė tė mos shkruaja gjithnjė e mė tepėr shfletoja fletat ku kisha shėnuar
    diēka, ngjashėm si njė duhanxhi i pasionuar qė pasi ka vendosur tė lėrė
    cigaren e sheh pakon e saj me mallėngjim. Gjersa i lexoja ato qė kisha
    shkruar mė bėhej se jeta ishte vetėm njė varg fotografishė tė panumėrta qė
    lėvizin vazhdimisht. Pra, njė varg pamjesh qė humben drejt pafundėsisė,
    udhėtojnė me gjithėsinė qė zgjerohet ose kthehen drejt pikės fillestare qė
    quhet BIG-BANG prej ku rrjedh ekzistenca jonė njerėzore. Mbase nga njė
    grimcė e atij shpėrthimi.
    Mė vinte shumė keq qė nuk mundja tė vizatoja kėtė peisazh, me tė gjitha
    finesat e tij, pėrmes njė fjalie tė vetme.
    "Secila fjalė ka historinė e vet. Duke i njohur ato qindra mijėra histori
    mund ta thuash atė qė s'e thonė dot mijėra apo miliona njerėz. Fjalėt i
    nėnshtrohen njeriut atėherė kur ai ua njeh historinė...". Sėrish zėri i Tij.
    Kėsaj rradhe vinte nga thellėsia e qenies sime. Me tė u takova rastėsisht
    nė njė kafene. Ishte i dehur. Pas njė shenje plot mirėsjelljeje iu afrova
    siē i afrohet viktima vrasėsit. Ai mė vrau nė heshtje, me pak fjalė.
    "Sytė i ke tė mbushur me copa dhembjeje", mė tha. E kundėrshtova. Desha ta
    mashtroja se isha shumė i lumtur.
    "Tė vetmuarit e njohin sojin e tyre. Lumturia ėshtė vetėm maskė, me tė
    cilėn fshehim fytyrat tona kur hyjmė nė mesin e tė lumturve. Ti ke brenda
    shumė zėra qė nuk tė lėnė tė qetė. Shpirti yt ėshtė ēerdhe pikėllimi".
    Pas pak hyri dikush nė atė mes tė mbėshtjellė me tym duhani dhe e
    grushtoi. Kur Ai e morri veten e pyeta pėr kėtė skenė tė tmerrshme.
    "Kam thėnė njė tė vėrtetė diku. Me shigjetat e fjalėve kam gjuajtur
    ėndrrėn e tij, qė ta zgjoja nga ajo gjendje e fjetur qė prodhon vetėm amje
    mashtruese, por, si shumica e njerėzve, edhe ai, nuk dėshiron tė kthehet
    nė kėtė botė tė ballafaqohet me tė vėrtetėn, sepse ka frikė tė
    ballafaqohet me pėrgjegjėsitė qė duhet t'i mbart edhe ai. Fundja ne jemi
    ata qė grushtohemi e jo qė grushtojmė..."
    "Kjo nuk ėshtė e drejtė", i thashė.
    "Ky ėshtė fati qė kemi zgjedhur, mallkimi hyjnor. Soji i njerzėve qė ka
    brenda vetes dashuri tė paharxhuar dhe qė atė dashuri ua fal tė tjerėve
    gjithmonė keqkuptohet. "Zot falua mėkatet se s'dijnė ē'bėjnė!" A nuk tha
    kėshtu Jezui kur e kryqėzonin.
    "D.m.th. duhet t'i durojmė edhe grushtat?"
    "Edhe kurorėn me therra! Ne japim kumte, por tė gjithė nuk janė nė gjendje
    t'i pranojnė ata" .
    Pimė deri nė mėngjes.
    "Tani duhet tė ngrihemi", i thashė
    "Ku tė shkojmė", mė pyeti.
    "Nė shtėpi! Ku tjetėr?!"
    "Ah, po. Mė presin personazhet. Ka njė kohė tė gjatė qė nuk kam biseduar.
    Patjetėr, kėsaj vjeshte, mė duhet ta sajoj botėn tjetėr. Dimrit nuk
    preferoj tė ndėrtoj asgjė. Kam shumė ftohtė. E di ēfarė? Njėri nga
    personazhet ėshtė poet, por ka vendosur tė mos shkruaj mė se i duket punė
    e kotė. Ai nuk e kupton dot se letėrsia mbase ėshtė asgjė, por ėshtė
    ngushėllimi i vetėm qė e mban gjallėsojin tonė. Pėr tė kemi mė shumė
    nevojė se sa gjithēka tjetėr. Jo pse do tė bėhemi tė pavdekshėm, po pse
    arrijmė tė zgjojmė brenda vetes lirinė, njeriun, t'i shohim gjitha finesat
    e kėsaj bote, tė cilat mund tė duken fare tė parėndėsishme, por janė shumė
    mė tė vlefshme se sa gjėrat qė i shohim pėrditė. Janė si njė puthje e
    papritur e njė vashe tė panjohur, e cila pasi na fal atė humbet pėr tė
    lėnė pas vetėm kujtimin dhe shpresėn se ajo do tė shfaqet sėrish nė jetėn
    tonė...". Ai vazhdonte tė fliste gjatė. Turbullimi qė i vinte nga vera nė
    vend qė tė ngatėrronte mekanizmit e tij tė mendimeve, i jepte forcė,
    ngjashėm siē e stimulon njė sportist njė mjet dopingu.
    "Mendon se ai s'do tė shkruajė mė?" - e pyeta.
    "Ah. Jo, jo. Ai detyrimisht do t'i kthehet tavolinės sė punės, shkrimit".
    "Po ti a nuk ke vendosur ta pėrjashtosh nga bota qė je duke e sajuar?"
    "Shkrimtari as nuk pranon, as nuk pėrjashton. Krejt varet nga dikush
    tjetėr: nga rrethanat, bie fjala nga lėvizja e njė gjethi, nga njė ēelje
    dere, koha me shi, nga njė shkrepje e momentit nė trurin e tij. Gjithēka
    ėshtė e padefinuar. "Shkrimtari krijon nga kaosi dhe magma e botės",
    thoshte njė shkrimtar. Nė sytė tu ka dhembje, brenda qenies tėnde ka shumė
    zėra".
    Ai mė shikoi gjatė. Pastaj mė kapi pėr krahu dhe mė tha: "t'i heqim
    maskat".
    Nuk di se ē'deshti tė thoshte. As qė desha ta pyesja.
    "Ti do tė shkruash apo jo?"-mė pyeti. Nė sytė e tij pashė se si u sajua
    njė pikė loti, brenda sė cilit mu duk se ishte dendėsuar gjithė dhembja e
    kėsaj bote. Nė shpinė, gjersa e shikoja peisazhin, fillova tė ndjeja njė
    barrė tė rėndė, kurse nė kokė disa shpuarje qė mė shkaktonin dhembje tė
    tmerrshme. Ceremoniali kishte filluar. Sėrish mė kishin vėnė kurorėn nė
    kokė. Krahas dhembjes sė tmerrshme, kisha dėshirė tė njihja edhe mė
    historinė e fjalėve plaka e tė harruara. Zėrat mė vinin nga tė gjitha
    kohėrat. Ishin kumte. Mė duhej sa mė parė t'i shkruaja. Vjeshta ishte kah
    fundi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    keni materiale nga botimi me ese me i ri i kety shkrimtari
    shkruani
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  9. #69
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    E dashura ime i xhelozon librat

    E dashura ime mė pandeh tė shenjtė
    profet i mbramė i ardhur sall pėr tė
    nė sytė e saj dukem tjetėr njeri
    liqe tė pikėlluar ku veten nuk e njoh

    E dashura ime mė pandeh tė shenjtė
    dhunti qė zoti veē asaj ia fali
    andaj duheshka t’i pėrkas vetėm asaj
    unė i rėndomti njeriu mėkatari

    E dashura ime mė pandeh tė shenjtė...

    E dashura ime s’i duron dot librat
    s’pėlqen assesi tė merrem me to
    s’mė lejon tė kaloj pranė librarive
    shpesh mė pyet “pėrse shkruan?”
    mbrohem me heshtje qė e ēmend

    Femrat janė tė ēuditshme
    si meshkujt
    duan t’u pėrkasėsh vetėm atyre
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Devja e Salihut a.s
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 01:43
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •