Dr.Lisen Bashkurti
Nderprerja e marrdhenieve ekonomike dhe ushtarake midis Shqiperis dhe Kines ne veren e viti 1978 krijoj nje situate jashtezakonisht te veshtire dhe komplekse per Shqiperin.Ndonese,Shqiperia kishte perjetuar edhe here te tjera situata te tilla te peraferta sic kishin pase qene krizat e marredhenieve me Jugosllavine(1947-46),me Mashkimin Sovjetik(1960-61)si dhe me Traktatin e Varshaves(1967-68),serish kriza e fundit e shkaktuar nga prishja me Kinen kishte karakteristika mjaft specifike,permasa te dallueshme dhe pasoja me komplekse dhe me afatgjate.Goditjen kryesore kriza me Kinen do ta jepte ne ekonomine e Shqiperis.
Ne dukje te jashtme te krijohej pershtypja sikur Shqiperia do ta kapercente krizen e marrdhenieve me Kinen pa ndonje problem serioz,pa tensione,pa konfrotime dhe mbi te gjitha pa ndonje rrezikshmeri te atyre permasave qe e kishte pase perjetuar ne rastin e krizave me Jugosllavin,Bashkimin Sovjetik dhe Traktatin e Varshaves.Kete iluzion e stimulonte fakti qe prishja e marrdhenieve midis Shqiperis dhe Kines kaloj si nje "krize e bute" ,tipike ala kineze,me disa kembime notash e letrash,me disa artikuj propogandistike e pompoze si dhe me disa takime,konferenca e manifestime populiste,me ane te te cilave synohej t'i mbushej mendja vetes dhe te tjereve se Shqiperia kishte pase te drejte,se Kina kishte gabuar ndaj saj dhe se gjithesesi forca e Partis dhe uniteti i saj i celikt me popullin ishin garancite absolute te perparimit te pandalshem te vendit ne rrugen e socializmit.Por,kjo ishte vetem dukja e jashtme e situates.Pjeset me te rendesishme dhe me serioze te krizes,ashtu sikur pjeset nenujore te ajzbergut,qendrronin te fshehura.Ato do te fillonin te shfaqeshin pak nga pak ne kohe,hapsire dhe ne shumeanshmerine e tyre qyshe me fillimet e viteve '80.
Fillimi i viteve '80 nise me Kongresin e 8-te te Partise se Punes te Shqiperise,i cili i u mbajt ne Tirane,ne nentore 1981.Ky ishte kongresi i fundite me Enver Hoxhen ne krye.I vene berball efekteve te krizes se krijuar nga nderprerja e marrdhenieve ekonomike me ligje dhe prioritete,me anen e se ciles synonin te sfidonin nevojen e bashkpunimit ekonomik me jasht dhe arkitekturen e vetizolimit te Shqiperise.Deshtimet duheshin fshehur ose arsyetuar,sukseset duheshin ngritur me ditiramb te permbajtshme.Nje gjendje te tille shpesh ne boshtin e tije Raporti i Enver Hoxhes ne Kongresin e 8-te te Partise.
Ne raportin e mbajtur,udheheqesi i plakur tej mase,beri nje panoram te gjere per te gjithe treguesit e zhvillimit te industrise,bujqesise,mireqenjes se masave,arsimit,kultures dhe shkences.Treguesit e paraqitur benin me dije progres te gjitheanshem.Prodhimi i pergjithshem shoqeror raportohej te ishte rritur 25%;prodhimi industrial te ishte rritur 34%;prodhimi bujqesor te ishte rritur 21%.
U raportua se ishin ndertuar dhe vene ne shfrytezim 300 vepra te rendesishme prodhuese.Sikunder u vleresua rritja e eksportit te mallrave mbi 51%.Tregues ne rritje kishte edhe arsimimi i popullsise.Per pese vjet kishin mbaruar studimet e larta rreth 20 mije vete,ndersa kishin mbaruar arsimin e mesem mbi 113 mije nxenes.Mbi bazen e ketyre tregueseve,Enver Hoxha percaktoj detyren themelore te pesvjecarit te ri,1981-86,e cila do te ishte......
"Zvillimi i pergjithshem i ekonomise,duke u mbeshtetur teresisht ne forcat tona,mbi bazen e thellimit te industrializimit socialist te vendit,te fuqizimit dhe te intensifikimit te bujqesise,te rritjes se efektivitetit te ekonomise,te zhvillimit te revolucionit tekinko-shkencor dhe te persosjes se marrdhenieve socialiste ne prodhim,me qellim qe te garantohet dhe te ngrihet gradualisht mireqenia materiale dhe niveli kulturor i masave punonjese,te forcohej me tej rendi socialist dhe fuqia mbraojtese e atheut.
Ne vijim,Enver Hoxha projektonte parametrat e planit te ardheshem me ngjyra shume optimiste,me tregues ne rritje dhe me zhvillim te gjithanshem te vendit.Ai parashikonte qe vellimi i prodhimit te pergjitheshem shoqeror dhe i investimeve per pesevjecarin e fundite te jetes se tij,te ishte sa kater pesvjecare te marre se bashku.Tregues akoma me te larte rritej parashikoheshin per eksporte.Parashikohej qe prodhimi i pergjitheshem shoqeror te ishte nga 34-36%,pra me nje rritje mesatare vjetore GDP me 6.4%.Do te rriteshin fonde per investime,te cilat do te perdoreshin per ngritjen e rreth 750 veprave ne ekonomi dhe kulture.Rritje prej 21% do te kishte fondi i konsumit te popullit,ndersa parashikohej rritja e qarkullimit te mallrave me pakic nga 22-24%.Gjithe ky plan ambicioz do te realizohet me kushte krejtesisht autarkiste.
"Ky eshte plani i pare theksonte Enver Hoxha qe do te realizohet duke u mbeshtetur plotesisht ne forcat dhe mundesit tona..
Shqiperia eshte i vetmi vende ne bote qe zvillohet dhe ecen perpara rruges se socializmit pa asn je lloj ndihme e kredie nga jashte.
Platforma e politikes ekonomike te Enver Hoxhes ne Kongresin e 8-te te PPSH nuk kishte pesuar asnje lloj evolucioni substancial,por vijonte te ecete ne te njejtat linja,bazuar ne te njejtat ligje te ekonomise politike socialiste origjinale shqipetare dhe mbi te njejtat prioritete zhvillimi.Nder ligjet baze ngeleshin dhe thelloheshin karakteri shteteror dhe kolektiv i prones dhe i punes ne qytet dhe fshat,centralizimi e ekonomise dhe planifikimi shteteror,qe konsideroheshin ligjet themelore te sistemit ekonomik shqiptar.E reja qe hidhej ne kete Kongres ishin edhe dy ligje te tjera,krejtesisht origjinale shqiptare,ligji i mbeshtetjes se planeve te zhvillimit ekonomik plotesisht ne forcat e veta,pa ndihme dhe kredi te huaja,si dhe ligji i kursimit kudo,kurdoher e mbi gjdo gje.Keto dy ligje ishin komplementare me njeri-tjetrin;mbeshtetja plotesisht ne forcat e veta do te thoshte konsumimi i plote i burimeve dhe i kapaciteteve prodhuese,nje konsumim i tille lindte nevojen e ngritjes se nje regjimi te rrepte kursimi per te mbijetuar..............................
Krijoni Kontakt