Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 212
  1. #181
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    ...TANI, SHOKU, APO ZOTERIA JUAJ KASTRIOT, BESNIK I "FAKTEVE", JA KAM MBLEDHUR DISA FAKTE PER TY VECANARISHT VETEM QE PER DISA MOMENTE TE IMPONOHESH E TE LEXOSH, NE VEND QE TE DERDELLISESH TERE DITEN E GJATE OR MIK!
    nESE NUK TE MJAFTOJNE, DO TE TE DERGOJ PERSERI, NUK MERZITEM UNE, FAKTE DON TI, FAKTE TE JAP UNE!

    PERSHENDETJE JAMARBER DHE MARATONOMAKUT.




    HISTORI QË NIS ME PIRUSTËT
    MIRDITA ARKEOLOGJIKE

    Arkeologjia është një shkencë historike, e cila zbulon dhe analizon gjurmët e njerëzimit në kulturat parahistorike, para lindjes së dokumentave të shkruar. Gërmohet për të gjetur vendbanime të lashta e varre, për të zbuluar materialet dhe teknikat e ndërtimit të tyre, stolitë, veglat e punës, armët etj. Forma, ngjyra, dekoracioni, mjeshtria ndryshojnë me kalimin e viteve, duke u dhënë mundësi shkencëtarëve që të datojnë gjetjet e lashta. Kështu epokat arkeologjike në Europë dallohen:
    - koha e gurit deri rreth vitit 2600 p.e.s.
    - koha e bakrit deri në vitin 2100 p.e.s.
    - koha e bronzit pas vitit 2100 p.e.s.
    - koha e hekurit midis viteve 1100-500 p.e.s.
    - periudha e qyteteve Ilire, rreth viteve 500-200 p.e.s.
    - periudha e pushtimit romak nga viti 200 p.e.s. deri në vitin 400 e.s.
    - periudha e hershme bizantine, rreth viteve 400-500 e.s.
    Nëpër këto periudha lëviz dhe arkeologjia shqiptare dhe ajo e Mirditës.
    Monumentet arkeologjike të Mirditës i përkasin kryesisht mesjetës së hershme shqiptare, që njihet ndryshe me emrin: Periudha Arbërore. Dëshmi janë varrezat e shumta zbuluar pothuajse në gjithë territorin e Mirditës: Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Përlat, Prosek, Baz etj. Varret e kësaj treve janë në traditën e të ndërtuarit të varreve në Shqipëri që nga periudha e hershme e bronzit, rreth 2000 vjet p.e.s. Në to janë zbuluar sende të përdorimit të përditshëm, ku ndër më të rëndësishmet vlerësohen veglat e punës, stolitë, armët (thika, sopata, maja heshtash e shigjetash, mburoja, fibula, vathë, varëse etj.)
    Materiali arkeologjik i vorrezave arbërore ka ngjashmëri me fondin e kulturës ilire të gjetur dhe ne treva të tjera të Shqipërisë.
    Në Mirditë ka mjaft monumente arkeologjike që presin eksplorimin e mëtejshëm, siç është fusha Papërdhok në Kalor etj.

    Gjetjet arkeologjike të Përlatit, Gëziqit, Mërkurthit, Bukmirës etj, janë dëshmitë e para të jetesës në këtë trevë. Ato i përkasin periudhës së gurit të latuar dhe datohen rreth 4500-2500 vjet p.e.s. Të dhënat janë zbuluar kryesisht në shpellat e Mërkurthit, të Valit etj, çka flet se vendbanimet e para kanë qenë shpellat. Në të gjitha periudhat që nga neoliti i vonë, bronzit, e hekurit kemi vijimësinë e jetës në Mirditë. Jetesa me ato çka u dhuronte natyra, për shumë kohë u shoqërua edhe me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve.
    Dalja e bakrit e sidomos e bronzit, sjell transformime të rëndësishme jo vetëm në sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjen nga egërsirat, por dhe mbrojtjen nga grupet rivale, të cilat kishin filluar të përvijonin ngulimet e tyre, por dhe kërkonin vazhdimisht ngulime të reja më të përshtatshme për jetesë. Në këtë mënyrë, filloi organizimi i njerëzve në grupe dhe fise që zotëronin territore ende të papërcaktuara. Në këtë periudhë kemi dhe ngjizjen e fisit të pirustëve me një shtrirje relativisht të gjerë. Gërmimet arkeologjike të kryera në vende të ndryshme si në Përlat, Baz, Urakë etj, flasin për një prani të madhe të popullsisë ilire që nga shekulli VIII-VII p.e.s.

    PIRUSTËT

    Gjeografët dhe historianët i vendosin Pirustët në Mirditën etnologjike si dhe në Matin e mesëm. Territori i tyre ishte kodrinor,malor dhe mineralmbajtës. Këta banorë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore, të cilat duhet të kenë qenë më së shumti në sipërfaqe, filluan mjeshtërinë e përpunimit të metaleve, bakrit, arit, argjendit. Dëshmi janë të dhënat për ekzistencën e minierave të Bulgërit dhe të Fanit, por dhe mbetjet e shumta të shkrirjeve, si dhe emërtimet që kanë lidhje me zejet e metaleve: farkë, gurë etj. Mbështetur në këtë mjeshtëri të njohur të tyre, perandori romak Trajani transferoi shumë pirustë në Transilvani për përpunimin e arit.
    Iliria, duke zënë territorin më të madh të Ballkanit, tërhoqi vemendjen e Romakëve që ishin të etur për pushtim territoresh dhe pasurim të vazhdueshëm. Fillimisht Pirustët qëndruan asnjanës ndaj sulmeve që romakët bënë ndaj fiseve të tjera ilire, por kjo s’do të vazhdonte gjatë, pasi do të kërcënoheshin dhe ata. Lufta politike midis Pompeut dhe Qezarit joshi Pirustët për të sulmuar zotërimet e Qezarit në jug dhe pasi i zotëruan ato u drejtuan drejt Romës. Qezari nuhati pasojat, ndërpreu luftën me Galinë dhe përqëndroi tërë forcat kundër pirustëve të cilët për afro 50 vjet nuk u ngritën më, por ruajtën territoret e tyre nga ndonjë sulm i mundshëm. Pas luftrave të shumta dhe qëndresës së fiseve Ilire dhe të Pirustëve, ata në vitin 12 të e.s. u mundën keqas. Lufta me Romën fisit të Pirustëve i kushtoi shtrenjt, popullsia u pakësua dukshëm qoftë nga lufta, por dhe nga skllavërimi i banorëve, djegjet, plaçkitjet etj. Krahina e rralluar prej banorëve është ripopulluar në kohët e mëvonshme, si nga shtesa natyrore e popullsisë, ashtu dhe nga ardhjet prej territoreve të tjera, siç lëvizin njerëzit në çdo kohë të historisë.
    Kështu dalëngadalë vendin e bashkësive fisnore e zunë bashkësitë fshatare. Formimi i këtyre bashkësive çoi në ngushtimin e territorit të fisit të Pirustëve dhe kështu shfaqet një emërtim i ri në përputhje me gjeografinë e re - Ndërfandë. Sipas gjasëve, i njëkohshëm me kalimin e emërimit Iliri në Arbëri.
    Gjetja e objekteve të njejta në të gjithë territorin në të cilin shtrihet Mirdita etnologjike, është tregues i jetës në vijimësi të pandërprerë nga i njejti popull.
    Zbulimet arkeologjike jo të pakta në Prosek, Përlat, Kaçinar, Bukël, Tarazh, Malaj, Bukmirë, Kodër Rrëshen etj, dëshmojnë për një kulturë të zhvilluar materiale në mesjetën e hershme dhe midise. Veglat e gjuetisë dhe të punës janë treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të kësaj popullsie, duke mos përjashtuar këtu dhe zbukurimet e veshjeve të grave të kësaj treve

    SHTETI I ARBËRIT

    Ndër gjetjet më me vlerë, jo vetëm të Mirditës, është Stema e Arbërit e zbuluar në Gëziq, në rrënojat e kishës së vjetër të Ndërfanës. Stema është një shqiponjë me një kokë, me vështrim djathtas. Sipas të dhënave është simbol i Dukagjinëve. Së bashku me këtë, është gjetur dhe Mbishkrimi epigrafik i arkitraut të Bazilikës së Shënpremtes së Ndërfanës. Dokumentet, sëpari përmendin Progonin, i cili kishte hedhur themelet e shtetit që në fund të shekullit XII dhe kishte sunduar Arbërinë për 9 vjet, deri në vitin 1199, kur do t’ia linte drejtimin e shtetit djalit tij të madh Gjinit, i cili për gjatë 8 vjetëve sundim do t’a konsolidonte këtë shtet. Më pas është Dhimitri, që po 8 vjet do të jetë në krye të shtetit, deri në vitin 1215, në kulmin e lulëzimit të tij.
    Ku e kishte selinë Shteti i Arbërit? Të dhënat e derisotme janë në favor të Ndërfanës, pasi në këtë kohë ishte një qendër e rëndësishme fetare dhe mbishkrimi i gjetur mund të hedhë dritë mbi princët e Arbërisë dhe epiqendrën e shtetit të tyre.
    Arbërit dhe territoret që zotëronin shpesh u bënë lakmi e interesave të Perandorisë Romake të lindjes dhe princëve të ndryshëm të perendimit, por dhe e mbretrive të sllavëve të jugut. Lufta me pushtuesit Anzhuinë ishte fillimi i një lufte të re, që do të ndiqej nga pushtime të tjerë. Viti 1279 është viti i humbjes së parë për arbërorët, pasi humbën në luftë dy përfaqësues të shquar të dy dyerve të mëdha të kohës: Vlad Blinishtin dhe themeluesin e derës së Dukagjinëve, Duka Gjin Tanushin.
    Familja Blinishti shfaqet fillimthi si dera më me zë e mesjetës. Ka dhe një fshat në Zadrimë që quhet Blinisht me banorë të shpërngulur nga malet e Mirditës. Në shekullin XII-XIV, kur kjo familje pati zenitin e saj, Shënpali, vetëm dy kilometra prej Blinishtit, kishte Kuvendin Benediktin, një nga kuvendet më të rëndësishëm të Arbërisë në kohën e mesjetës. Nuk ka të dhëna se kishte një kuvend të tillë në Blinisht të Zadrimës (kisha e këtij fshati mban emrin e kishës së Blinishtit të Mirditës, Shën Shtjefni). Familja Blinishti falë diplomacisë së saj zgjeroi mjaft territoret. Mirëpo rritja e kësaj dere solli konflikte të shumta midis sundimtarëve të tjerë arbërorë, por dhe me serbët, duke humbur dhe luftën me këta të fundit.
    Një ndër dyert që po rivalizonte hapur me atë të Blinishtëve ishin Dukagjinët. Pas kreyngritjeve të viteve 1319-1336, kur në territoret e Blinishtëve po vendoseshin Dukagjinët, një pjesë e popullsisë për t’i shpëtuar sundimtarit të ri u nis drejt fushës ,duke u vendosur kryesisht në Zadrimë e duke marrë me vete dhe emrin e fshatit prej nga erdhën, tipar ky i mjaft banorëve që shpërngulen nga njëri territor në tjetrin. Dukagjinët siguruan daljen në Adriatik dhe sunduan mjaft territore. Jemi në një periudhë kur ka mjaft lëvizje të popullsisë nga njëri territor në tjetrin, nxitur nga pushtimet e ndryshme, por dhe për të siguruar kushte më të mira jetese. Kësisoj nis e shfaqet dukuria e dobësimit të fisit dhe e krijimit të bashkësive fshatare mbi bazë territoresh të përbashkëta. Për shumë kohë territori që zotëronin Dukagjinët do të përkonte me territorin që do të quhej Mirditë më vonë. Toponimet e shumta me emrin Lekë në Mirditë, që çojnë tek Lekë Dukagjini, janë një dëshmi që në këto troje sundimtarë kanë qenë Dukagjinët. Kuvendet Benediktine të Shpalit dhe i Shënllezhdrit në Orosh, Stema e Arbërit në Ndërfanë, janë tregues se zotërit e këtyre territoreve, pavarësisht emrave të tyre, e kanë patur epiqendrën në këtë vijë qendrash të afërta me njëra-tjetrën.
    Në vitin 1417 për herë të parë në rregjistrat kadastralë të Venedikut, gjejmë emrin Mirditë, si mbiemër i Gjon e Pjetër Mirditës, në Manzabardh të Shkodrës, tregues ky se emri i fshatit apo krahinës, ka qenë i formësuar më parë se ata të linin trojet e tyre, të paktën që me rënien e derës së Blinishtëve, derë e cila ka qenë shumë afër vendit prej të cilit mendohet se ka dalë e ka marrë përhapje emri Mirditë.



    MESJETA KOHA E RE DHE E SOTME
    I MIRDITA NË PRINCIPATËN E ARBËRIT

    Principata arbëreshe e shek 12-13, me sundimtar Progonin dhe të bijtë Gjinin dhe Dhimitrin, kishte në Ndërfandë njërën nga qëndresat më të rëndësishme të saj. Familja Blinishti është dera më me zë e periudhës mesjetare në trevën e Mirditës së mëvonshme dhe njëra nga familjet më të përmendura arbëreshe të shek13-14 ajo i kishte rrënjët në Blinishtin e Mirditës afër kuvendit benediktin të Shën Palit, kjo familje kishte në zotërim prona të mëdha e me shtrirje të gjërë. Në shekujt 13-14 në territoret e arbërisë u përplasën shpesh interesat e dinastive fqinje. Perandorët bizantinë që i kishin në zotërim këto territore u ndeshën disa herë me Dinastinë Anzhuine e cila kishte pushtuar Durrësin e, pretendonte ta shtrinte sundimin e saj në tërë Arbërinë. Të njëjtat synime kishte dhe Mbretëria Serbe e Rashës.
    Familja Blinishti duke shfrytëzuar këto përplasje dhe interesimin e këtyre dinastive për mbështetjen e klasës fisnike Arbëreshe, duke mbajtur herë anën e bizantinëve, herë atë të serbëve e së fundi të anzhuinëve, mori tituj, grada prej tyre dhe i zgjeroi pronat e saja në territore të gjëra


    II SHTRIRJA E ZOTËRIMEVE TË DUKAGJINËVE


    Rënia e Blinishtëve në fundin e luftës me serbët u dha mundësi fisnikëve të tjerë fqinjë të ruanin zotërimet e mëparshme dhe t’i zgjeronin ato me pronat e Blinishtëve, siç qe rasti i GjinTanushit dhe pasardhësve të tij. Kështu ata siguruan dalje në Adriatik, bënë qendër të tyre kryesore Lezhën dhe dolën nga jugu deri thellë në Mat, nw kufi me Gropajt. Një derë e degës së Dukagjinëve e ngriti selinë e saj në Fushë-Kthellë të Perlatit. Pas këtyre ngjarjeve (shek 13-14) mjaft banorë të Blinishtit shtegtuan drejt ultësirës perëndimore dhe zunë vend përgjithnjë në Zadrimë. Ata morën me vete e ruajtën deri në ditët tona emrin e fshatit Blinisht, emrin e kishës së tyre të vjetër, Shën Shtjefni, po ashtu një pjesë tjetër shtegtuan drejt ultësirës së Shkodrës, Lezhës e Matit.
    Me sundimin e Dukagjinëve në Mirditë, dhe veçanërisht me emrin e Lekës janë të lidhura një sërë toponimesh si “Sofra e Lekës” në Blinisht, “Ura e Lekës” në Va të Madh, “Kalaja e Lekës “ në Meshurdh, “Guri i Lekës” në Bisakë etj.
    Në këtë periudhë në dokumentet e shkruar emri Mirditë përmendet për herë të parë në vitin 1416, në regjistrin kadastral të Venedikut, në fshatin Manza e Bardhë të Ultësirës Shkodrane, si mbiemër i dy familjeve të zbritura aty, s’dihet se kur nga krahina me të njëjtin emër midis Fandit dhe Matit. Fakti që Gjon e Pjetër Mirdita të përmendur në regjistrin venedikas më 1416 kanë prona e paguajnë taksa, ashtu si ata të Bulgrit e të Matit më 1467, që e mbajnë këtë mbiemër, flet për vendosjen e tyre në këto vendbanime te reja shumë më herët se koha kur regjistrohen si banorë me prona. Po ashtu mbajtja e mbiemrit të fshatit nga u larguan, Mirdita, tregon se ai (Mirdita) ishte krijuar shumë kohë më herët sesa shpërngulja e tyre.





    III MIRDITA GJATË PUSHTIMIT TURK
    1. Sulmet e para osmane mbi vendin tonë

    Dinastia osmane nën sundimin e Sulltan Orhanit u bë shpejt një shtet despotik fanatik që projektoi zaptimin e krejt Europës. Më 1354 turqit kaluan Dardanelet, dhe u hodhën në Ballkan, në këtë periudhë Ballkani ziente nga anarkia feudale. Edhe në Shqipëri nuk kishte një shtet të centralizuar. Pas tërheqjes së Anzhuinëve më 1338-1340, vendi mbeti i ndarë në principata feudale të cilat grindeshin mes tyre për shtim influence e pronash. Në Shqipërinë Veriore përveç Balshajve ishin krijuar e po forcoheshin Dukagjinët, Zahariajt, e Kastriotët në vitin 1382 nën drejtimin e Timur Tashit shkelën për herë të parë turqit në tokat Shqiptare. Gjashtë vjet më vonë ata mbërritën në dyert e Lezhës. Beteja e parë mes turqve e ballkanasve u zhvillua më 15 qershor në Gazi Mestan të Kosovës. Pas kësaj beteje turqit vazhduan të pushtonin njëra pas tjetrës principata Ballkanike dhe i vunë sundimtarët e tyre në varësi vasaliteti. Mirditasit nuk morën pjesë në betejën e Fushë-Kosovës, pasi ata nuk e kishin formuar ende unitetin e tyre politiko-luftarak. Ata nuk kishin asnjë prijës të vetin që tu printe, nga që dhe Dukagjinët nuk morën pjesë në këtë betejë, as si pjestarë të koalicionit ballkanik e as si përkrahës të turqve. Ata edhe në betejën e Ankarasë në vitin 1402 nuk morën pjesë si reparte të Mirditës, por si ushtri të Gjergj Dukagjinit; zemra e zotërimeve të Dukagjinëve ishte krahina që më vonë do të njihej me emrin Mirditë.

    2. Mirdita gjatë shek XV

    Shekulli 15 si për gjithë popullin shqiptar edhe për Mirditën qe një shekull i tërë luftrash të pabarabarta me ushtritë e Perandorisë Osmane. Mirdita në këtë periudhë ishte akoma një krahinë e vogël që sundohej nga dera e Dukagjinëve. Natyrisht, zotërimet e Dukagjinëve shtriheshin shume më gjerë se Mirdita. Në dhjetëvjeçarët e parë të atij shekulli turqit vunë në kontrollin etyre të gjitha tokat fushore të Shqipërisë, vunë princërit feudalë në varësi vasaliteti dhe i ngarkuan banorët e këtyre krahinave me detyrime fiskale, jashtë kontrollit mbetën krahinat malore në të cilat ishin krijuar kohë më parë unitete krahinore të fuqishme, njëra nga këto unitete të fuqishme ishte ajo e Dukagjinëve që i ruajti zotërimet e veta, për një kohë të gjatë. Mirdita duke qenë pjesë e rëndësishme e këtij uniteti mori pjesë në luftërat kundër pushtuesve osmanë kur i udhëhoqën prijësit Dukagjinas.
    Në Mirditë njihej qysh herët edhe dera e Kastriotëve si sunduese e unitetit me të njëjtin emër. Disa nga krahinat ku shtrihej influenca e tyre si Selita, Kthella, Rraza, Bulgri, që më vonë hynë në unitetin krahinor të Mirditës, e njihnin e dëgjonin derën e Kastriotëve, krahas sundimtarëve të tyre Dukagjinas. Pas kthimit të Gjergj Kastriotit në atdhe e veçanërisht pas Besëlidhjes së Lezhës (2 mars 1444) mirditasit u rreshtuan në ushtritë e atij Kryetrimi, si reparte të Lekë Dukagjinit, aleati më besnik i Gjergj Kastriotit. Mirditasit treguan trimëri, besnikëri, zgjuarsi të pashoqe në luftërat çlirimtare e mbrojtëese që udhëhoqi për 25 vjet Gjergj Kastiroti. Mungesa në kronika nuk na lejojnë të përmendim emrat e atyre luftëtarëve të medhenj. Deri në ditët tona na kanë ardhur të dhëna për ushtarët mirditas si Gjeneral Pjetër Përlati dhe Gjon Perlati të cilëve Gjergj Kastiroti u besoi mbrojtjen e Stefigradit. Mjaft mirditas u rreshtuan në ushtrinë e Kastriotit por ata nuk përmenden si reparte të Mirditës pasi merrnin pjesë në luftë si ushtri e Dukagjinëve. Shumë toponime vijnë deri sot nga ajo kohë; “Gjurmët e kalit të Skënderbeut” në Grykë të Selitës, “Shpella e Skënderbeut” në Lufaj, “Guri I Skëndrbeut” në Konaj etj. Pra në Mirditë ka një kult të veçantë për Gjergj Kastirotin siç për Lekë Dukagjinin.

    3. Qëndresa popullore pas vdekjes së Gjergj Kastriotit

    Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, më 17 janar 1468, turqit u lëshuan mbi tokat shqiptare si të gjithë pushtuesit mbi vendet e sulmuara, pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat shqiptare deri sa më 1479 pushtuan dhe qytetin e fundit Shkodrën. Me tokat e pushtuara ata krijuan njësi administrative, sipas modelit të tyre, Sangjakët. Përveç Sangjakut të Ohrit krijuar qysh herët prej tyre, në përbërjen e të cilit hynin edhe Selita, Kthella, e Rraza krijuan dhe Sangjakun e Shkodrës në përbërjen e të cilit hynin dhe Manatia, Bulgëri, Kryezezi dhe Vela dhe në vitet ’90 të shek. 15 krijuan dhe Sangjakun e Dukagjinit në përbërjen e të cilit hynte dhe Mirdita, Fandi i Vogël, Fandi i Madh dhe Dibrri. Ndarja administrative dhe futja në to e krahinave vetqeverisëse kishte qëllim shuarjen e qëndresës së popullit Shqiptar. Sulltani urdhëroi qeveritarët lokalë, sangjakbejtë e Shqipërisë, të organizonin regjistrimin e popullsisë dhe të pronave të tyre dhe ti ngarkonin banorët vendës me taksa. Turqit në zonat malore i ngarkuan banorët me taksën e Xhizjes, dhe vazhduan përpjekjet e tyre për të realizuar urdhërin e sulltanit dhe në këto zona. Inkursionet e jeniçerëve që shoqëronin eminët osmanë për regjistrimine pronave në malet tona çuan në lëvizjet e para antiosmane. Në vite 1498 kryengritësit e nisur nga Mirdita e Puka sulmuan Lezhën, kapën e burgosën të gjithë qeveritarët e atij qyteti dhe bllokuan rrugën që kalonte nëpër luginën e Drinit e lidhte qendrën e Sangjakut - Shkodrën me krahinat e brendshme të Ballkanit. Në këto rrethana Sangjakbeu i Shkodrës, Feris Beu mori masa përforcuese për të mos e lëshuar qytetin në duar të kryengritësve, duke kërkuar edhe ndihmën e Sulltanit.
    Zgjerimi i lëvizjes së Mirditës e Pukës në territoret fqinje të tyre në vitet 1499-1500 dhe kthimi i Skëndërbeut të ri më 1501 e thirrja e tij drejtuar gjithë bujarisë shqiptare “Për të rrokur armët kundër zaptuesit”, në një kryengritje të përgjithshme detyroi sulltanin të urdhëronte mobilizimin e të gjitha ushtrive të sangjaqeve shqiptare dhe nisi nga Stambolli mjaft reparte jeniçerësh për shtypjen e kësaj lëvizjeje, e cila kishte izoluar qeveritarët e Shkodrës e kishte rrezik të shëndërrohej në një kryengritje të përgjithshme shqiptare.
    Kryengritësit Mirditorë e Pukjanë, të mbetur vetëm, pasi thirrjes së Skënderbeut të ri nuk iu përgjigjën krahinat e tjera, princërit e të cilave tash ishin vasalë te Sulltanit, përballë ushtrive të shumta turke e lëshuan Lezhën më 1506 dhe u tërhoqën, për të vazhduar qëndresën në malet e tyre.

    4. Lufta kundër vendosjes së sistemit të timareve.
    Jashtë kontrollit të turqve në shek 16 mbetën shumë krahina malore në veri e jug të vendit. Në krahinat Mirditë, Fandi i Vogël, Fandi i Madh, dhe Dibërr, turqit nuk caktuan detyrime për çdo prodhim si në zonat e ulta pasi nuk kishin mundur të bënin regjistrimin e plotë të banorëve dhe të pronave të tyre, prandaj caktuan një taksë fikse, xhizjen, që shkonte në arkën e Padishahut. Më 1515 banorët e krahinës së Mirditës nuk pranuan t’iu dorëzonin eminëve turq taksën e xhizjes dhe rrokën armët kundër tyre dhe ushtrive që i shoqëronin. Me banorët e Mirditës u bashkuan dhe ata të Fandit të Vogël, të Fandit të Madh dhe të Dibrrit. Fill pas këtyre u ngritën dhe ata të maleve të tjera të Dukagjinit ku ishte përgatitur një kryengritje e nxitur dhe e udhëhequr nga Progon Dukagjini, i sapoemëruar sangjakbe i Dukagjinit. Kryengritësit sulmuan Lezhën. Me ta u bashkuan dhe repartet e jeniçerëve të atij qyteti. Këto forca çliruan Lezhën dhe u bënë gati ti binin Shkodrës. Në këto kushte Sulltan Selimi II thirri në Stamboll Progon Dukagjinin dhe e ekzekutoi, i biri i Progonit u vu në krye të lëvizjes. Nën udhëheqjen e tij kryengritësit pasi çliruan Lezhën iu dejtuan Shkodrës dhe Krujës dhe i rrethuan ato kështjella .Rrethimi zgjati për rreth 6 muaj. Në këto kohë Sulltani u lirua nga lufta e Anadollit ndaj nisi shumë ushtarë kundër kryengritësve të cilët u detyruan të tërhiqen. Në regjistrimet e viteve 1529-1536 të dhënat për krahinat e Mirditës, Fandit të Vogël, Fandit të Madh, e Dibrrit nuk qenë të sakta pasi banorët nuk pranuan të paraqiteshin tek eminët osmanë. Më 1560 u hodhën në kryengritje banorët e Pukës, Dibrës dhe ata të Lurës, krahas tyre u bashkuan dhe ata të krahinës së Mirditës, Fandit të Vogël, e të Fandit të Madh si dhe të mjaft fshatrave të maleve të Dukagjinit. Për shuarjen e kësaj kryengritjeje të gjerë Sulltani urdhëroi Sangjakbejtë e Shkodrës, Ohrit, Elbasanit të bashkonin forcat e të sulmonin “rebelët”, siç i quante ai kryengritësit, të shkonin në shpatë të pabindurit, tu merreshin rob gratë dhe fëmijët, pasuritë e tyre të plaçkiteshin ose t’u digjeshin. Masat e rrepta të ndërmarra në vitet 1560-1570 krijuan njëfarë qetësie në sangjakët Shkodër, Ohër e Dukagjin. Në këtë periudhë sipas urdhërit të Sulltan Selimit II u krye regjirtrimi kadastral i tretë në vitin 1571, por sërish banorët vendas nuk u paraqitën ndaj dhe këto regjistrime nuk qenë të sakta, pasi u kryen jo nga vetë banorët po nga njohës të tyre. Nahia e Mirditës me 9 katunde dhe Dibrrit me 7 katunde u hoqën si timare të Spahinjëve, ne Dukagjin e Lezhë dhe iu dhanë si hase Sangjakbeut të Dukagjinit dhe të Shkodrës. Pas mbytjes me gjak të kryengritjeve të viteve 60-70 të shek. 16 turqit mundën të depërtonin dhe në krahinat malore. Depërtimi gradual në këtë etapë të tretë në 1571-1591 në Mirditë, Fand të Vogël, Fand të Madh, Dibërr dhe krahinat e tjera malore fqinje të tyre nuk qe gjë tjetër vecse zëvendësimi i pushtetit të Dukagjinëve me pushtetin qendror të Sulltanit, porse sundimtarët e rinj osmanllinj nuk kishin mundur të vendoseshin plotësosht përderisa nuk kishin arritur të cenonin vetqeverisjen e brendshme të tyre. Në krahinat tona malore nuk u vendos e nuk veproi asnjëherë legjislacioni turk, lidhur me posedimin e pronës. Ajo mbeti si dhe më parë pronë e familjeve dhe e përbashkët e fshatrave sado që në pikëpamje juridike ishte shpallur si pronë “mirie”.



    Formimi i Lidhjes së Mirditës
    Në fillimin e historisë së tij emri Mirdita e mbante një fshat e një bashkësi e vogël prej disa fshatrash. Vendi ku u krijua ky emërvend ishte i ngushtë, me toka bujqësore të pakëta dhe në pamundësi për zgjerimin e tyre. Zonat përreth, kodrinore e malore si dhe vetë fshati ishin të pabanuara ose pak të banuara. Rrethanat historike të krijuara pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u ndjenë me tërë peshën e tyre dhe në malet tona. Turqit nuk lanë formë e mjet pa përdorur që të realizonin kërkesat e tyre nënshtruese, kryengritjet e banorëve të maleve tona u shuan me zjarr e hekur nga pushtuesit gjakatar. Në lëvizjet anti osmane të fundshekullit 15 dhe ato të shek 16 bashkësia fshatare e Mirditës, tash mjaft e zgjeruar, korri suksese e bëri emër. Ajo sa herë u ngritën zonat fqinje i mbështeti me lëvizjet e saj kundër pushtuesit duke i dhënë forcë shtytëse lëvizjeve popullore, kjo i miqësoi banorët e krahinave përqark saj me njëri tjetrin dhe vetë banorët e Mirditës. Lidhja midis fshatrave të ndryshme të kësaj treve, në ato rrethana kur kërkohej nënshtrimi ndaj pushtuesve të huaj, qe domosdoshmëri për vetë egzistencën e këtyre popujllsive, gjë që çoi në kuvendin e burrave të këtyre territoreve, krenë e vegjëli dhe në formimin e “Lidhjes së Mirditës” në vitin 1570. Aty e mbrapa, kryengritjet e banorëve të maleve tona ,qenë më të organizuara e dolën gjithnjë fituese. “Lidhjen e Mirditës” u detyruan ta marrin në konsideratë si miqtë ashtu dhe armiqtë. Vonë në shek. 18 kur pushtuesit osmanë depërtuan edhe në zonat malore me sistemin e bajrakëve, në arealin e Mirditës u krijuan tre bajrakë: i Spaçit, i Oroshit, i Kushnenit që njihen dhe si bajrakët e fisit a të vëllazërisë. Përqark kësaj krahine tre bajrakëshe u krijuan dhe 9 bajrakët të tjerë , ai i Fandit dhe i Dibrrit që hynë më shpejt në lidhje duke formuar kështu Mirditën 5 bajrakshe. Këta jo vetëm pranuan emrin Mirditë por sajuan edhe flamurin e krahinës, një dorë me pesë gishta të hapur, qëndisur me ngjyrë të kuqe në një beze të bardhë, prapa së cilës disku i diellit shpërndan rreze drite, ç’ka do të shprehte një bashkim luftarak të përbërë nga pesë njësi territoriale. Më vonë nga mesi i shek 19 në këtë bashkim u lidhën edhe tre bajrakët e Ohrit ose të Kthellës dhe katër bajrakët e “Malësisë së Lezhës” apo të Zhupës dhe krahina që mbante emrin Mirditë përfshinte territoret e 12 bajrakëve. Për zgjerimin në kaq territore dhe në tërë këta popuj të emrit Mirditë ndikuan dhe dy faktorë të tjerë. Së pari, shtrirja e influencës së Abacisë së Oroshit mbi këto popullsi krejt katolike, veçanërisht nga vitet 40 të shekullit 19 e mbrapa. Së dyti, shtrirja e influencës së derës së Gjonmarkëve, gjithashtu pas viteve 40 të atij shekulli, kur turqit u dhanë pinjojve të asaj dere tituj e grada të larta. Kështu u krijua uniteti krahinor gjeo-politik i Mirditës, me zë të madh në histori, i cili erdhi deri në ditët tona si një bashkim kompakt. Ky unitet zëvendësoi atë të Dukagjinëve që u shpërbë në fillim të shekullit 17.

    Mirdita në periudhën e kuvendeve mbarëshqiptare

    Nevoja e një lufte mbarëshqiptare për shporrjen e turqve otomanë nga tokat tona nxirrte në plan të parë dhe bashkimin e shqiptarëve për të bashkërenduar përpjekjet në tentativën për realizimin e qëllimit final. Krerët shqiptarë organizuan një kuvend të madh më 7 qershor 1594 në Ndërfandë në të cilin morën pjesë kujdestarët e përgjithshëm të Shqipërisë së Epërme dhe të asaj të poshtme. Në kuvendin e Ndërfandës u hartua projekti i çlirimit të cilin ia drejtuan Papës dhe mbretit të Spanjës përmes delegacionit të përbërë nga Mark e Gjon Gjini vëllezër e krerë të Mirditës, Tomë Plezha nga fshatrat e Malësisë së Lezhës, kalorës në Venedik dhe Nikoll Mekaishit, ipeshkëv i Shqipërisë së Mesme. Në korrik të atij viti, Tomë Plezha u nis për në Venedik me projektin e Ndërfandës, për t’ia dorëzuar përfaqsuesit të Papës, fshehur venedikasve të cilët e shihnin me sy të keq lëvizjen e shqiptarëve, veçanërisht lidhjen e tyre me princërit Europianë. Në shtator të atij viti u nisën për në Romë edhe Mark e Gjon Gjini të shoqëruar nga Nikoll Mekaishi. Mark Gjini nguli këmbë në kërkesat e tij dhe nëpërmjet letrës që i dorëzoi Papës në fillim të vitit 1596, kërkonte armë, e ndihma të tjera veçanërisht lejen e tij që në luftë kundër turqve të merrnin pjesë edhe priftërinjtë e fretrit e atyre anëve pa ra në faj, pasi siç thonte ai “…pjesmarrja papërjashtim në luftë, është siguria për fitoren e plotë mbi turqit”. Por këmbëngulja e Mark Gjinit për të siguruar përkrahje e ndihma nga Papa dhe Princërit katolikë të Europës për zbatimin e projektit të Ndërfandës, ra në vesh të shurdhër.
    Në vitet 1601-1602 u mbajt një tjetër Kuvend i madh pranë manastirit të Shën Aleksandrit në Dukagjin. Në këtë kuvend morën pjesë 2656 delegatë nga të gjitha krahinat shqiptare. Kronisti L. Ugolini përmend në kronikat e tij datën e saktë, 15 shkurt 1601, numërin e pjesmarrësve dhe krahinat që përfaqsohen në këtë kuvend. Kronisti L. Ugolini nuk e përmend Mirditën si pjesmarrëse pasi delegatët e saj u grupuan si përfaqsues të një uniteti të gjerë siç ishte ai i Dukagjinit. Turqit të informuar për planet dhe përpjekjet e shqiptarëve për t’u ngritur në luftë për çlirim, mobilizuan ushtri të mëdha dhe i hodhën kundër unitetit të Dukagjinit, në fakt kundër lidhjes së Mirditës, Pukës e Zadrimës të cilat për hir të traditës vazhdonin të quheshin Dukagjin. Ekspeditat osmane, të kombinuara nga Prizreni dhe Shkodra i mbytën me gjak malësitë tona në vitet 1609-1610. Fshatra të tërë në dy anët e rrugës Shkodër-Prizren u rrënuan deri në themele, banorët e të cilave ishin tërhequr në zona më të thella malore. U prish kështu në fakt uniteti i Dukagjinëve që kishte nisur që në mesin e shekullit 16 e, që pas kryengritjeve të viteve 60-70 të atij shekulli nuk egzistonte më.
    Nga malet tona ku ishte strehuar që më 1595, Nikoll Mekaishi i shkruan kardinalit të Romës: “Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen inkursione të turqve kundër dukagjinasve, ashtu dhe të dukagjinasve kundër turqve, katër sangjakbejlerë grumbulluan një ushtri prej 15000 vetsh, kalorës e këmbësorë dhe i lëshuan mbi këto male ku bënë plaçkitje, djegie, dhe morën shumë robër”. Reaksioni turk i atyre viteve çoi në organizimin e një kryengritjeje të fuqishme të të parëve tanë, të cilët sulmuan ushtritë turke në Dibër, zunë gjithë flamujt e asaj ushtrie e cila la shumë të vrarë e të plagosur në fushën e betejës dhe mjaft plaçkë në duart e kryengritësve. Një pjesë e ushtrisë turke që kishte hyrë në Mat, e informuar për disfatën e pësuar në Dibër, u tërhoq pa hyrë në luftë. Nga malësitë tona ku kishin rrokur armët i madh e i vogël, burrat e mbledhur në Kashnjet lëshuan edhe një thirrje të re, për princërit e Europës, me të cilën kërkonin përveç armëve edhe “ 12 mijë ushtarë të armatosur me pushkë të gjata” për të zaptuar kështjellat e për të shporrur që andej hordhitë e mëdha turke. Këtë radhë, krerët e maleve dërguan për në Venedik Nikoll Bardhin e Zadrimës, por republika e Shën Markut porositi atë dhe delegacionin që kryesonte “Të rrinë në qetësi e në paqe se nuk ishte koha e përshtatshme”. Kështu edhe njëherë, si gjithnjë Venediku i la në fatin e tyre. Megjithë masat që ndërmorën qeveritarët lokalë të sangjaqeve Shkodër, Dukagjin, Ohër për nxjerrjen e taksave, Mirdita nuk i lejoi taksidarët turq të hynin në krahinën e tyre.

    Njohja e imuniteteve

    Në vitet 1681-82 shtetet europiane si Austria, Polonia dhe Venediku krijuan aleancën anti osmane. Në këtë situatë Turqia u bëri thirrje malësive të Shqipërisë Veriore të marrin pjesë në këtë luftë përkrah saj. Thirrja e sulltanit i vuri në lëvizje krerët e “Lidhjes së Mirditës”. Ata të mbledhur në kuvendin e Shënpalit në shkurt të vitit 1683, pasi nuk gjetën mbështetje tek princët e Europës së Krishterë e as nga Papa, për të organizuar luftën për çlirim, në kushtet e rrethimit, pa ndihmën e askujt, vendosën të lidheshin konvencionalisht me Turqinë. Në atë kuvend u vendos: “Ti shkonin në ndihmë Sulltanit me armët dhe rrobat e tyre me kusht që ata, turqit, të mos i cënonin në venome, besim e armë, të mos i shtrëngonin me pague taksa e me dhanë nizamë”. Mbi këto kushte të konfirmuara nga sulltani, mjaft mirditas u rreshtuan përkrah ushtrive turke në frontin Austro-Turk. Megjithatë mirditasit edhe për një shekull pas marrëveshjes së vitit 1684, nuk iu përgjigjën thirrjeve të sulltanëve të Turqisë për të marrë pjesë në luftrat që organizuan ata brenda Ballkanit apo jashtë tij.
    Ergo cogito, ergo sum!

  2. #182
    Agjitacion e Propagande Maska e FRANTIC
    Anëtarësuar
    16-02-2004
    Vendndodhja
    Ne anen e erret te henes
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga lis
    Une po lexoj historine tuaj por nuk kuptova asgje.
    Ju mirditoret keni dy web site ne internet, njeri eshte ne mos gaboj www.mirdita.net dhe tjetri eshte ai te cilin outlow reklamon me siper.
    Me thuani cili web site eshte i pergjegjshem, i besueshem te cilin shqipetaret duhet te vizitojne pa u genjyer?
    Dhe e fundit, historite fragmentale nuk jane dhe aq terheqese.
    www.mirditaonline.net
    Ky eshte ai me i miri,pasi eshte bere keto kohet e fundit dhe ka nje skicim me te mire se ai i pari...

    Te keshilloj kete pasi aty do gjesh edhe foto te bukura

    Shnetin
    ... dhe Drejtesi per te gjithe

  3. #183
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Lis
    Historia e Mirdites,si nje pjese e gjalle e historise se Shqiperise ,shkruhet ketu ,pasi eshte mohuar nga diktatura komuniste dhe qarqe te caktuara anti-Shqiptare.
    Te dy forumet per Mirditen,si dhe temat ne forumin Shqiptare te hapura nga une,pasqyrojn qarte te vertetat e panjohura deri me sot per historin e kesaj krahine,ose me mire,te vertetat e fshehura me qellime jo te mira,nga persona e qarqe te caktuara anti-Shqiptare,dhe nuk ka asnje konfront ,ne historin,kulturen,traditen e menyren e te pershkruarit te nxharjeve,nuk ka asgje te shkeputur ,perkundrazi eshte nje zinxhir i rregullt,i nxharjeve e historise se kesaj krahine,qe pershkruhet nder vite.
    Historia,nuk paragjykohet ase nuk mund te injorohet,pore shkruhet e qarte ,siq eshte ,e nxirren mesime per te ardhmen.
    Jam i indinjuar qe ka shqiptare qe duan ta nxine historin e vertete,te Shqiperise,dhe aqe me teper merrni guximin e shkruani marrzira.
    Ti e din se bashke nihemi mire permes mesagjeve private,per te cilat ke marre pergjigje te qarta.
    Te bej thirrje te kthesh rruge,ne qendrimin ten,ose ne te kundert,shko e bano aty ku te lotn zemra,ne qofte se s te pelqen ase vendi jot ,ase vendi qe po te jep mundesin te jetosh si njeri.
    pershendetje

  4. #184
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53

    Priftat Apo Ekstremistat

    ..............
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jamarber : 05-05-2004 më 18:37

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    13
    Kerkoj nga moderatori, qe citimet e mesiperme te fshihen. Pasi nuk mundet qe ne aq pak rrjeshta te kete aq shume urrejtje, paturpesi, alogjike e mungese realizmi. Ky shenues duket se nuk e pranon historine e vertete, se dogmat ia kane zene "frymen" dhe paragjykimet se lejojne t'a shohe e t'a pranoje te verteten. Ky njeri s'do dhe s'pranon t'a dije se stema e shtetit te arbrit eshte gjetur ne Geziq te Mirdites, dhe daton rreth 1190-1216 atehere kur dhe te paret e tij (ne mos qofte i ardhur a i ngjizur me vone nga lindja) luftonin hordhite turke. Ky s'do t'a pranoje qe kjo steme eshte jo kalaja po themeli i te qenurit shqiptar. Ky njeri i paditur s'do te mesoje per mbishkrimin e arkitraut te kishes se Nderfandes ne Mirdite e viteve 1200 ku shkruhet "diknae nationi" qe do te thote "kombit te denje" pra s'do ta pranoje se mirditasit e njihnin konceptin komb shume para se ai te merrte "qytetarine" me iluminizmin francez. Ky njeri s'do ta njiohe Gjergj Kastriotin as ta quaje ate me emrin qe meriton si Gedeoni i Krishtere, Atlet i Krishtit, Tmerri i Islamizmit se eshte mesuar t'i therrase Skenderbe si Sultani i tij Murati. Ky njeri do "kalaja" e te tjera mure a miell me te cilat e mat qenesine e tij, se s'do ta njohe Pjeter Budin, s'do t'a njohe Pjeter Bogdanin universin e mendesise mesjetare, se s'do t'a njohe Frang Bardhin, se s'do ta njohe shkrimin e pare shqip te Pal Engjellit, une te pagezoj ne emer te atit birit e te shpirtit shenjte, ky njeri s'do ta njohe vepren e pare shqip te Gjon Buzukut ,Meshari. Ky njeri s'do ta njohe si te vetin Gjon Gazullin i lindur në vitin 1400, shkolluar në Padova, marrë doktoratën në shkencat e lira, atdhetar i madh, politikan, diplomat, profesor, orator, figurë poliedrike e një shkencëtar brilant, astronom e matematikan, posedues i një biblioteke të madhe. Ky njeri s'do ta pranoje e s'do t'ia dije per proklamaten turke kur pushtoi Krujen më 1478 se: ”Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën më zingjirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte zënë vend pafesia dhë mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm”. … Posa që nga lajmtarët e padukshëm të paracaktimit {fatit} u lëshua thirrja: “Vrajini të pafetë gjer tek i fundit” , sulltani të cilit i buzqesh fati dhe si ndahet fitorja të pafetë e kësaj fortese i shkoi nën shpatën shkatërrimtare, zharritëse dhe ua rrëmbeu jetën këtyre kundërshtarëve fatgremisur, duke skuqur sipërfaqen e fushës me gjakun e këtyre tradhëtarve të pafe….. Ata batërdisën gratë e këtyre armiqve vulëhumbur si të ishin ato cullufe fytyrhënash plot me nishane të zeza. … Thirrjet që nga krahrorët e tyre të dërmuar arritën gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth 5000 të pafe…, u bënë kështu pre e shpatës së mprehtë dhe qokë e shigjetës goditëse….”. Ky njeri s'do ta pranoje se qe me 1642 ne Vele te Mirdites e gjetke ne Veri shkruhej shqip nga kleriket vendas, e jo nga Saib-et
    Ballabanet, Hafiz-et e Karamahmutet, se shkolla shqipe ze fill pikerisht ne ato vite. Ky njeri s'do t'a pranoje se alfabeti shqip u hartua nga nje mirditor, Preng Doçi, se i pari shqiptar i propozuar per çmimin Nobel ishte Fishta, se te paren fotografi e beri Idromenoja, se te parin ekip sportiv e bene katoliket e shkodres, se te paret kompozitor qene katolike, se te paret mjeke qene katolike se te parin roman shqip e beri dom Ndoc Nikaj e sa e sa te tjera sepse ky njeri s'do dhe s'do te pranoje qe nga viti 1944 deri në vitin 1967 u dënuan me vdekje ose vdiqën nga torturat në burgjet politike të shtetit shqiptar 67 klerikë katolikë, ndërsa nuk u dënua me vdekje asnjë klerik i komuniteteve të tjera. Klerikët katolikë të dënuar që kishin kryer mbi 450 vite shkollë në Perendim, vuajtën dhe 881 vjet burgjeve politike. Ndoshta ka te drejte kur flet per referendumin sepse ne njehere e mire duhet te vendosim se nga te shkojme dhe kujt i perkasim, Lindjes a Perendimit. Sepse kur Pashko Vasa dilte me parullen "... feja e Shqiptarit eshte shqiptaria..." sipas Eqerem Bej Vlores ne vitin 1911 kur i pyesje shqiptaret muhamedane se cfare ishin ata te pergjigjeshin "turk ellamdyrilla" qe do te thote turk, i qofshim fale zotit... Se eshte pikerisht kjo mendesi orientale, qe se le Shqiperine te dale prej qerthullit te korrupsionit, te tarafeve, qe e pengon Shqiperine perdite e me shume duke e larguar cdo minut e me teper nga Perendimi.

  6. #186
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Citim Postuar më parë nga outlaw
    Kerkoj nga moderatori, qe citimet e mesiperme te fshihen. Pasi nuk mundet qe ne aq pak rrjeshta te kete aq shume urrejtje, paturpesi, alogjike e mungese realizmi. Ky shenues duket se nuk e pranon historine e vertete, se dogmat ia kane zene "frymen" dhe paragjykimet se lejojne t'a shohe e t'a pranoje te verteten. Ky njeri s'do dhe s'pranon t'a dije se stema e shtetit te arbrit eshte gjetur ne Geziq te Mirdites, dhe daton rreth 1190-1216 atehere kur dhe te paret e tij (ne mos qofte i ardhur a i ngjizur me vone nga lindja) luftonin hordhite turke. Ky s'do t'a pranoje qe kjo steme eshte jo kalaja po themeli i te qenurit shqiptar. Ky njeri i paditur s'do te mesoje per mbishkrimin e arkitraut te kishes se Nderfandes ne Mirdite e viteve 1200 ku shkruhet "diknae nationi" qe do te thote "kombit te denje" pra s'do ta pranoje se mirditasit e njihnin konceptin komb shume para se ai te merrte "qytetarine" me iluminizmin francez. Ky njeri s'do ta njiohe Gjergj Kastriotin as ta quaje ate me emrin qe meriton si Gedeoni i Krishtere, Atlet i Krishtit, Tmerri i Islamizmit se eshte mesuar t'i therrase Skenderbe si Sultani i tij Murati. Ky njeri do "kalaja" e te tjera mure a miell me te cilat e mat qenesine e tij, se s'do ta njohe Pjeter Budin, s'do t'a njohe Pjeter Bogdanin universin e mendesise mesjetare, se s'do t'a njohe Frang Bardhin, se s'do ta njohe shkrimin e pare shqip te Pal Engjellit, une te pagezoj ne emer te atit birit e te shpirtit shenjte, ky njeri s'do ta njohe vepren e pare shqip te Gjon Buzukut ,Meshari. Ky njeri s'do ta njohe si te vetin Gjon Gazullin i lindur në vitin 1400, shkolluar në Padova, marrë doktoratën në shkencat e lira, atdhetar i madh, politikan, diplomat, profesor, orator, figurë poliedrike e një shkencëtar brilant, astronom e matematikan, posedues i një biblioteke të madhe. Ky njeri s'do ta pranoje e s'do t'ia dije per proklamaten turke kur pushtoi Krujen më 1478 se: ”Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën më zingjirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte zënë vend pafesia dhë mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm”. … Posa që nga lajmtarët e padukshëm të paracaktimit {fatit} u lëshua thirrja: “Vrajini të pafetë gjer tek i fundit” , sulltani të cilit i buzqesh fati dhe si ndahet fitorja të pafetë e kësaj fortese i shkoi nën shpatën shkatërrimtare, zharritëse dhe ua rrëmbeu jetën këtyre kundërshtarëve fatgremisur, duke skuqur sipërfaqen e fushës me gjakun e këtyre tradhëtarve të pafe….. Ata batërdisën gratë e këtyre armiqve vulëhumbur si të ishin ato cullufe fytyrhënash plot me nishane të zeza. … Thirrjet që nga krahrorët e tyre të dërmuar arritën gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth 5000 të pafe…, u bënë kështu pre e shpatës së mprehtë dhe qokë e shigjetës goditëse….”. Ky njeri s'do ta pranoje se qe me 1642 ne Vele te Mirdites e gjetke ne Veri shkruhej shqip nga kleriket vendas, e jo nga Saib-et
    Ballabanet, Hafiz-et e Karamahmutet, se shkolla shqipe ze fill pikerisht ne ato vite. Ky njeri s'do t'a pranoje se alfabeti shqip u hartua nga nje mirditor, Preng Doçi, se i pari shqiptar i propozuar per çmimin Nobel ishte Fishta, se te paren fotografi e beri Idromenoja, se te parin ekip sportiv e bene katoliket e shkodres, se te paret kompozitor qene katolike, se te paret mjeke qene katolike se te parin roman shqip e beri dom Ndoc Nikaj e sa e sa te tjera sepse ky njeri s'do dhe s'do te pranoje qe nga viti 1944 deri në vitin 1967 u dënuan me vdekje ose vdiqën nga torturat në burgjet politike të shtetit shqiptar 67 klerikë katolikë, ndërsa nuk u dënua me vdekje asnjë klerik i komuniteteve të tjera. Klerikët katolikë të dënuar që kishin kryer mbi 450 vite shkollë në Perendim, vuajtën dhe 881 vjet burgjeve politike. Ndoshta ka te drejte kur flet per referendumin sepse ne njehere e mire duhet te vendosim se nga te shkojme dhe kujt i perkasim, Lindjes a Perendimit. Sepse kur Pashko Vasa dilte me parullen "... feja e Shqiptarit eshte shqiptaria..." sipas Eqerem Bej Vlores ne vitin 1911 kur i pyesje shqiptaret muhamedane se cfare ishin ata te pergjigjeshin "turk ellamdyrilla" qe do te thote turk, i qofshim fale zotit... Se eshte pikerisht kjo mendesi orientale, qe se le Shqiperine te dale prej qerthullit te korrupsionit, te tarafeve, qe e pengon Shqiperine perdite e me shume duke e larguar cdo minut e me teper nga Perendimi.

    Respekte outlaw, doja ti pergjigjesha dhe une bjeshkes, por s'ma merr mendja se ia vlen, per arsye se me duket eshte i verbuar nga politika orientale e nuk e di n se nga vjen shqiperi a kushedin???
    Pra qe do te thote se une do te flisja me vete...qe me te thene te drejten s'para me josh!
    Edhe ti o bjeshke, nuk eshte mire me u hedh me pras nga mbrapa per mirditasit, se une familjen endej e kam, dhe vete nga ai vend jam...nese s'te pelqen historia merru me noj subjekt tjeter....psh.......sportin???
    Ergo cogito, ergo sum!

  7. #187
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53

    Ismail Qemali

    ............
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jamarber : 05-05-2004 më 18:39

  8. #188
    Agjitacion e Propagande Maska e FRANTIC
    Anëtarësuar
    16-02-2004
    Vendndodhja
    Ne anen e erret te henes
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga bjeshk
    I dashur shkrimetar apo poet ????? autlw dhe ti jamarber ju keni dalur hapur kunder myslimaneve dhe un vetem nje pergjigje te drejt ju dhash dhe po te doni ma ju jap prap se di une per Mrditen sa as mirditoret nuk din .Poju qekeni luftetar po ju qenkeni rrepublik ETJ ETJ vaj vatani vaj mileti koka ku ju mbeti. Shqiperin e bani ISMAIL QEMALI DHE ISA BOLETINI shum e thjesht.NE QOFT SE FLITNI PER TRIMA E TE BESES KE KUKSJANT,TROPOJANT,SHKODRANT ,DRENICASIT, XHAKOVART etj etj etj;SE po te flitnit per nanen Shqipni sa flitni per mirditen do kishim perparu pak.JU QITINI UJ QORBES E UN I QES MILL QORBA SMARON KURR TANI JENA 1ME1 OSE BARAZ SHKONI BANI NI KALA I HER -E MRAPA TREGONI SE KUSH JENI; PERSHEMULL KALAJA E ROZAFES SHKODER ,KALAJA E BERATIT ,KALAJA DIBRES, KALAJA KRUJES,, E KALA NE ZONAT E TIRANES, KALAJA ELBASANIT. PO JU SJU KENI DASHT GJA JO TURKUT PO KURRKUJ SE NMIRDIT HAN PULA GJUR[GUR] SA VLLEZER KOSOVAR KENI STREHU NE MIRDIT 0 ASNI VEQ I KENI GRABIT NE SHPAL DHE MOS E KRRUNI MA ME MYSLIMANET DHE ME KERKAN POPULLI THOT [EKSEZI DON DEPSEZIN] ME DREJTESI BJESHKA. JU KUR TE FLITNI PER FE NE DO FLASIM PER FE; JU KUR TE FLITNI PER ATDHE NE DO FLASIM PER ATDHE. SE KENI NDEZUR FITIL PA KAPSOLL E NUK JU PLAS .

    Nuk e kuptoj se si nje "Shqiptar" mund te flase keq per nje tjeter Shqiptar,ku e merr gjithe kete urrejtje kundrejt Mirditoreve,nga je ti o vlla?
    Degjo ketu ne nuk kemi ndermend te merremi me ty(Se i kemi pasur vizitore edhe nje fare Cola Turka e nje kastriot qe ishin antishqiptare dhe antimirditore te betuar)

    N.q.s ke fakte silli ketu dhe ne do te vertetojme te kunderten(po me fakte...)perndryshe ik largohu dhe mos guxo ti lexosh shkrimet ne kete teme...

    Me vjen turp qe ne vitin 2004 ka akoma antishqiptare...
    Kur do ndryshojme ?
    ... dhe Drejtesi per te gjithe

  9. #189
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53

    Isa Boletini

    ...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jamarber : 05-05-2004 më 18:40

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    13
    me vjen shume keq qe ky "bjeshk" a si e therret veten , s'paska ditur t'i lexoje ato qe i kam shkruar, pasi s'po me pergjigjet me asnje fakt e s'po me permend asnje emer, cka me ben te ndihem keq qe paskam hargjuar kohen me dike qe s'ia vlen.

  11. #191
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Me vjen shum keq,pore te gjith shkrimet qe bien ndesh me rregullat e forumit do te fshihen,temat do pastrohen qdo dite nga shkrime te tilla,ju lutem lexoni dhe zbatoni rregulloren e forumit.
    pershendetje

  12. #192
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    KUMTESË
    NË GJURMËT E ORIGJINËS SË KASTRIOTËVE
    (Kastriotët dhe Mirdita)

    Për origjinën e Kastriotëve dhe territoret ku shtriheshin ata, ka shumë teza nga autorë vendas dhe të huaj, të cilat shpesh janë kontradiktore. Pa i vënë qëllim vetes analizën e disa prej tyre, për të zbuluar pemën gjenealogjike të Kastriotëve, e shoh të nevojshme të sjell para historianëve shqiptarë dhe dashamirësve të historisë së Shqipërisë e, në veçanti, të historisë së trevës së Mirditës, disa mendime që lindin në dritën e dokumenteve të ndryshëm, të cilët venë në diskutim tezën, tashmë të pranuar zyrtarisht, që i nxjerr Kastriotët nga Kastrioti i sotëm i Dibrës, në kërkim të së vërtetës së madhe mbi origjinën e kësaj dere princërore dhe të viseve ku shtrihej ky fis lavdimadh.

    Kur mësojmë se bashkëluftëtarë të Gjergj Kastriotit në betejat e tij legjendare kundër turqëve në shekullin XV, ishin, siç pohon historiani Ali Hashorva, Moisiu i Dibrës-nipi i Gjergj Arianit Topisë, Uran Konti, ose Kont Urani-nipi i Simon Altisterit, i mbiquajtur “Kryezot i Shqipërisë”1), Tanush Topia-nip i Andrea Topisë, Ajdin Muzaka-i shoqi i motrës së Gjergj Kastriotit-Vllajkës2), Muzaku i Angjelinës-nip tjetër i Skenderbeut, Marjan Spani-kushëri i Pjetër Spanit, princit të malësive të Shalës dhe të Shoshit3), Zaharia-Gropa-pinjoll i familjes “Gropa” që zotëronte Dibrën, Gjon Stres Balsha-biri i Jellës (ose i Gjelës), të motrës së Gjergj Kastriotit, Pjetër, Ndre e Gjon Përlati-luftëtarë besnikë të Gjergjit të madh, të cilët, siç dëshmon mbiemri i tyre, janë nga Përlati i Mirditës, Pal e Gjegj Kuka nga fshati Shebe i kësaj krahine, Gjegj Stres Balsha-djali i motrës së Gjegj Kastriotit, i biri i Pal Stres Balshës, princit të trevave midis Lezhës dhe Krujës4), Pal, Lekë e Nikoll Dukagjinit, që i kishin zotërimet e tyre në trevat e Mirditës, Kojë Zaharia-nipi i Tanush Dukagjinit5), vëllezërit Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli-bij të fshatit Gazull të Mirditës6) mendojmë se edhe origjina e Kastriotëve, dhe territoret e shtrirjes së tyre, duhen kërkuar më shumë në trevat brenda vijave kufizuese: Vau i Dejës, që përbën kufirin veriperendimor të Mirditës, Qafë Mali, Kukës, aty ku ndahet me krahinën e Fanit, për të shkuar më larg në histori, Lurë aty ku ndahet me Selitën e Mirditës, brigjet e Matit, Kurbin e Lezhë, për t’u kthyer përsëri në Vaun e Dejës.

    Kësaj teze i vijnë në ndihmë dy pohime të rëndësishme: Së pari: pohimi i historianit Skënder Riza, i cili thotë se “Sipas burimeve osmane, Kastriotët ishin pronarë të tokave në mes të Shkodrës e të Lezhës, të cilët, “Pas vdekjes së Balshës II (1385), u bënë përsëri zotërues të tokave të veta dhe kufijtë ... i zgjeruan në drejtim të viseve verilindore të Shkodrës, duke përfshirë një pjesë të Mirditës”.7) Së dyti: Pohimi i Fan Nolit, që thotë se nga 18 mijë forca që dispononte Skenderbeu, “Tri të katërtat e këtyre ishin nga principata arbërore e Skenderbeut, kruetanë, matjanë, mirditorë dhe dibranë.”8) Dhe duke u shtuar këtyre pohimeve edhe faktin që Skenderbeu u varros në kishën e Shënkollit në Lezhë dhe jo në Has të Kukësit, në Kastriot të Dibrës, në Mat, apo diku afër kështjellës së Krujës, siç ishte në zakonet dhe besimet e katolikëve, na lind e drejta për t’i besuar më shumë tezës që sjell Athanas Gega sipas të cilit “Mbiemri Kastrioti,... që ka mbijetuar në histori, lidhet më shumë me lokalitetin (fshatin-shënimi im) e Kastrit në Mirditë, që ndodhet midis fshatrave të Dibrës, (duhet të jetë Dibrri si bajrak-shënimi im) Minellës, (duhet të jetë Mnelës-shënimi im), Kashnjetit e Vigut, se sa me lokalitete të tjera, që kanë të njejtin emër.”9)

    Teza e mësipërme duket se e mohon prerë origjinën e Gjergj Kastriotit edhe nga Hasi i Kukësit të sotëm, edhe nga Kastrioti i Dibrës, edhe nga trevat e Matit. Kjo bëhet e qartë kur mbajmë parasysh se, siç pohon F. Noli, “Emri i Kastriotëve del në shesh për herë të parë më 1368, kur një Kastriot përmendet si kapedan i Kaninës10); kjo bëhet më bindëse kur mbajmë parasysh se edhe para vitit 1385, kur vdiq Balsha II, edhe pas vdekjes së tij, “Kastriotët ishin pronarë të tokave në mes të Shkodrës dhe të Lezhës”. (shih shënimin 7) Dhe bindjen na e shton përsëri pohimi i Athanas Gegës që thotë se, “Sipas një dokumenti venecian të vitit 1439, pronat e Kastriotëve ishin fqinjë me Shkodrën e Lezhën”11)- që flet në favor të tezës që e kërkon origjinën e Kastriotëve diku në trevat e Mirditës etnografike që, sipas mendimit tim, dikur shtrihej nga Vau i Dejës në Lezhë e Kurbin, nga Kurbini në Dukagjin të Matit e prej këndej në Pashtrik, për t’u kthyer përsëri nga Qafa e Malit për në Vaun e Dejës.

    Për këtë flet jo vetëm etnografia e etnologjia, por edhe fakti i njohur që ky teritor ishte tokë e banuar nga të parët e mirditasve, të pukjanëve e të matjanëve-pirustët, paraardhës të arbërorëve dhe Dukagjinëve, që shkonin gjer përtej Pashtrikut, ku fisi i Pirustëve takohej me dardanët. Dhe besojmë se këtij mendimi i vjen në ndihmë edhe pohimi i M. Shuflait, i cili në veprën “Serbët dhe Shqiptarët”, shkruante se “Më 1641 dalloheshin mbi Lezhë, në rrjedhën e poshtëme të lumit Mat dhe rreth Kurbinit shqiptarë të maleve-mirditorët”12), kurse Pukëvil dhe Bue e vendosnin Mirditën midis Prizrenit, Drinit, Shkodrës, Lezhës, Krujës e Dibrës-tezë që nuk mund të kundërshtohet as në ditët tona.

    Prej këndej del konkluzioni se: 1. Gjersa sipas burimeve osmane Kastriotët ishin pronarë të tokave në mes të Shkodrës dhe të Lezhës (shih shënimin 7); 2. gjersa sipas një dokumenti venecian të vitit 1439, pronat e Kastriotëve ishin fqinjë me Shkodrën dhe me Lezhën (shih shënimin 11) dhe 3. gjersa, siç thotë Fan Noli, “Mirditën dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti”,13) atëherë edhe Gjergj Kastrioti, i biri i Gjonit, diku në pronat e babait të tij do të ketë lindur më 1405, të cilat duket se i përkasin qartë Mirditës etnografike. Kësaj i shtohet edhe fakti i njohur që këto treva po shndërroheshin që atëherë në një oaz të katolicizmit në Shqipëri.

    Duke ecur në gjurmët e origjinës së Kastriotëve dhe të territoreve ku shtriheshin ata, pa i vënë qëllim vetes të gjurmoj autorë e vepra të ndryshme, toponime, gojëdhana e legjenda, që flasin për lidhjet e Gjergj Kastriotit me Mirditën, të cilat nuk mungojnë edhe për trevat fqinje me të, e shoh të domosdoshme të ndalem tek një dokument tjetër për të cilin, çuditërisht, ka heshtur historigrafia shqiptare për më shumë se një gjysëm shekulli. Ky dokument na vjen nga përfaqësuesi i madh i Rilindjes Kombëtare Gavril Dara i Riu, i cili në jetëshkrimin e tij, duke folur për të ardhurit në Palac Adriano fill pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, shkruante: “Ndër këta, të parët, prindërit e mi, që emrohen gjer më sot Mërkuri e Njani i Dharenjëve, gjërinj (gjini, fis, gjak-shënimi im) të Kastriotit nga ana e Vojsavës, së jëmës së tij, së biljes (bijës-shënimi im) së Prenkut të Mirditëve.”14)

    Kjo e dhënë, që është me shumë rëndësi për kuptimin e të vërtetave historike, në një variant tjetër paraqitet në këtë mënyrë: “Midis tyre ndër të parët, (që erdhën në Palac Adriano-shënimi im) ishin gjyshërit e mi, që përmenden gjer më sot Mërkuri e Njani i Dharenjëve, gjërinj të Kastriotit nga ana e Vojsavës, nënës së tij, që ishte e bija e princit të Mirditasve”15 -variant që nuk ndryshon esencialisht nga i pari.

    Ky pohim që është një pjesë e autobiografisë së Gavril Dara i Riu, flet shumë. Ai dëshmon, së pari, se të parët e rilindasit të madh ishin shpërngulur diku nga trevat e Mirditës disa vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, pasi invadorët turq kishin pushtuar qytetin e Shkodrës, portën veriperendimore të Mirditës e po suleshin drejt maleve të saj, duke djegur e shkatërruar gjithçka. Së dyti, duke treguar se të parët e Gavril Dara i Riu kishin zbritur në Palac Adriano më 1482,16) ai bëhet më i besueshëm se historianët e tjerë që merren me origjinën e Kastriotëve dhe territoret ku shtriheshin ata; sepse kemi të bëjmë me një njeri të ditur, që na rezulton pinjoll i lavdishëm i një dere princërore të Mirditës, i cili duhet të ketë pasur të dhëna të sakta për fisin e vet. Kështu Gavril Dara i Riu bëhet më i besueshëm se Barleti, i cili e bën Vojsavën-nënën e Gjergj Kastriotit, “bijë të princit të tribalëve”17)-fis që, siç shënon përkthyesi Stefan Prifti, Barleti i quante “banorë në trevat e Maqedonisë dhe të Bullgarisë së sotme”, “banorë sllavë të këtyre vendeve.”18)

    Pohimi i Gavril Dara i Riu për origjinën mirditore të Vojsavës-nënës së Gjergjit zëmadh, duket më i besueshëm edhe se pohimi i F. Nolit, i cili thotë se Gjon Kastrioti “ishte martuar me Vojsavën, të bijën e kryezotit të Pollogut, afër Tetovës. Kjo krahinë-shprehej me dyshim historiani ynë-dukej se ishte pjesë e principatës së Balshës dhe hynte nën influencën e Kastriotëve.”19) Dhe është më i besueshëm pohimi i rilindasit tonë të madh, sepse, kur ai na thotë që familja e tij kishte zbritur në Palac Adriano më 1482, duket se ka në dorë dokumenta që nuk i kishin pasur as Barleti, as F. Noli në kohët e tyre. Pastaj një njeri kaq i ditur e kaq i përgjegjshëm për historinë e fisit të vet, nuk kishte si të fantazonte për ta paraqitur Vojsavën si bijë të një princi mirditas, siç bën në shënimet e tij autobiografike në hyrje të poemës madhore “Kënga e Sprasme e Balës”, ca më tepër kur dihej që treva e Mirditës në shekullin XV thirrej më shpesh me emrin Dukagjin.

    Origjina mirditore e Vojsavës, që është vështirë të kundërshtohet pa sjellë dokumente më të besueshme se të dhënat që sjell Gavril Dara i Riu, do ta nxirrte Gjergj Kastriotin vetëm nip mirdite; ca më tepër po t’i besohet prerë tezës që e redukton Mirditën fillestare në një zonë të ngushtë, siç mund të ishte Kodra e Mashtërkorëve. Por për të shkuar më tej në kërkim të së vërtetës për pemën gjenealogjike të Kastriotëve, na vijnë në ndihmë edhe pohime të historianëve të ndryshëm. Kështu Kristo Frashëri përmend se “…udhëtari frëng Ami Bue shkruante se kishte dëgjuar se Skëndërbeu kishte lindur në fshatin Kastër të Mirditës,… gjysmë ore larg fshatit të sotëm Vig.”20) Këtë pohim na e kujton edhe albanologu gjerman Johann von Hahn kur flet për “zbulimin” e “një vendlindje të re të Skëndërbeut”21) diku afër një kështjelle të vjetër, në fshatin Kastër të Mirditës. Po këtë të vërtetë e pohon edhe Athanas Gega kur shkruan: “Duhet pranuar se mbiemri Kastrioti vjen nga Kastri me origjinë Romake...”22) Edhe F.Noli, si pa dashur, në këtë përfundim vjen kur shkruan se “Thaloc dhe Jireçek (në veprën Zwie Urkunden aus Nordalbanien-shënimi im) e quajnë përrallë sllavërinë e Kastriotëve dhe shtojnë se llagapi i tyre... tregon se i kishin rrënjët nga një fshat i quajtur Kastri.”23) Në këtë përfundim sikur vjen F. Noli edhe kur kundërshton që mbiemri Kasterioti të ketë ardhur nga një Kastrat i Shkodrës a i Hasit, kur thotë: “Etimologjikisht ëhtë shumë e rëndë që të dallë llagapi Kastriot nga Kastrati.”24)

    Në përfundimin se Kastri i Mirditës është vendlindja e Gjergj Kastriotit arrin lehtë po ta analizosh thellë, me kujdes e pa anësi konkluzionin që nxjerr F. Noli kur thotë: “Të gjitha dëshmimet e ndryshme që nëmëruam sipër, (dokumente për origjinën e Kastriotëve-shënimi im) mund t’i përmbledhim e t’i pajtojmë kështu: Kastriotët rrjedhin nga katundi Kastriot i Dibrës, ose nga një fshat i quajtur Kastria, që ndodhej a në Mat, a në Mirditë, a në Has…25) Ca më tepër kur dimë se vetë F. Noli e ka vënë tepër në dyshim origjinën e Kastriotëve nga Kastrioti i Dibrës, kur ka shkruar: “Po nuk dihet a e ka marrë emrin katundi nga Kastriotët, apo Kastriotët nga katundi.”26) Dhe kësaj i shtohet edhe pohimi tjetër se “fshatra me emrin Kastri ka sot në Shqipëri, një në Çamëri dhe një në Mirditë, afër Drinit.”27)

    Dhe, kur dihet nga historia por edhe nga ato që na thotë F. Noli, se Kastër në trojet shqiptare ka vetëm në Mirditë dhe jo në Has, në Dibër a në Mat; kur dihet se Kastria e Çamërisë është Kosturi, atëherë i vetmi Kastër ku duket se ka lindur Gjergj Kastrioti, është Kastri në Vig të Mirditës. Dhe kurorën këtij mendimi sikur ia vë vetë F. Noli kur shkruan: “Mirditën dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti, po Barleti s’ua përmend emrat dhe i përmbledh me emrin Aemathia.”28)

    Duket, pra, se Prenku i Mirditës, që nga historianë të ndryshëm quhet princi i kësaj treve, e martoi të bijën Vojsava me një Kastriotas të fshatit Kastër, pra, po në Mirditë, tek një derë tjetër princërore, siç ishte e modës në këtë shekull, por siç ishte edhe në zakonet e kësaj treve. Dhe, duke i bashkuar natyrshëm të dhënat që sjell Gavril Dara i Riu për Vojsavën dhe fisin e vet, me pohimin e Athanas Gegës se “Mbiemri Kastriot, që ka mbijetuar në histori, lidhet më shumë me lokalitetin e Kastrit në Mirditë,... se sa me lokalitete të tjera që kanë të njejtin emër”, (shih shënimin9) bindemi se Mirdita-vendorigjina e përfaqësuesve të rilindjes europiane: Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli, (shih shënimin6) e artistit me famë botërore Aleksandër Moisiut,29) e rilindases Elena Gjika,30) e rilindasve tanë të mëdhenj: Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Gjegj Fishta, Preng Doçi etj., është edhe vendlindja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit, emër i mbuluar me lavdi të përjetshme.

    Rrjedha e mëvonshme e historisë së Shqipërisë, veçanërisht e historisë së trevës së Mirditës, sikur e vërteton tezën e mësipërme. Dhe për këtë flet fakti që Mirdita jo vetëm e trashëgoi, por edhe e përdori si flamur të saj flamurin e Gjergj Kastriotit edhe në periudhën e rëndë të robërisë turke, deri edhe si duvak për nuset mirditore. Mbi këtë çeshtje hedh dritë edhe historiani Pal Doçi, kur kujton se udhëtari frëng Ami Bue shkruante: “Flamujt e tij (të Skëndërbeut) ishin të kuq, me shqiponjën e zezë me dy krerë, sikundër e kanë edhe mirditasit.”31) Edhe pohimi i kryengritësve mirditorë në protestën drejtuar Valiut të Shkodrës më 1901, ku shkruhet se “Flamuri ynë do të jetë ai i Gjergj Kastriotit, që PREJ KOHËSH (nënvizimi im) valëvitet në majat e zbardhuara nga bora të Shën-Palit”32), të njejtën gjë dëshmon.

    Ndoshta kanë qenë këto të vërteta që e kanë frymëzuar poetin e Rilindjes Kombëtare Risto Siliqi t’i drejtohet kësaj treve me krenari:

    “O Mirditë! O trimnesh’ e dheut!
    I Arbnisë fis i kryekreut!
    ......................................
    Vuejte prova, por s’i mbete shtegut
    Dhe ia mbajte jazin Skenderbegut!”33)

    PRENG CUB LLESHI
    10.10.2001




    LITERATURA E PËRDORUR

    1. Ali Hashorva: “Bashkëluftëtarë të Skenderbeut” fq. 30
    2. Po aty fq. 45
    3. Po aty fq. 52
    4. Po aty fq. 93
    5. Po aty fq. 118
    6. Mikel Prenushi: “Kontribut shqiptar në Rilindjen Europiane” fq. 36
    7. Skënder Riza: “Kosova gjatë shekujve XV-XVII” fq. 19
    8. Fan Noli: Historia e Skenderbeut, 1947 fq. 42
    9. Athanas Gega: “Arbëria-Gjegj Kastrioti-Skenderbeu” fq. 44
    10. Fan Noli: “Historia e Skenderbeut”, 1921, Volumi 4 fq. 60-61
    11. Athanas Gega: Vepër e cituar, fq. 146
    12. Milan Shuflai: “Serbët dhe shqiptarët” fq. 64
    13. Fan Noli: “Historia e Skenderbeut”, 1921, Volumi 5 fq. 67
    14. “Shkrimtarë shqiptarë”, 1941 fq. 312
    15. Gavril Dara i Riu: “Kënga e Sprasme e Balës”, 1961 fq.20
    16. “Shkrimtarë shqiptarë”, 1941 fq. 312
    17. Marin Barleti: “Historia e Skenderbeut” fq. 50
    18. Po aty fq. 50
    19. Fan Noli: “Historia e Skanderbeut” 1947 fq. 17-18
    20. Kristo Frashëri: “Studime për epokën e Skenderbeut”, fq. 466
    21. Johann von Hahn “Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit” fq. 108
    22. Athanas Gega: Vepër e cituar, fq. 147
    23. Fan Noli: “Historia e Skenderbeut”, 1921, vëllimi 4, fq. 64
    24. Po aty, fq. 66
    25. Po aty, fq. 67
    26. Po aty, fq. 64
    27. Po aty, fq. 64
    28. Po aty, fq. 67
    29. Gazeta “Drita”, 20 shtator 1996 dhe gazeta “Mirdita” nr. 5, qershor 2001
    30. Gazeta “Mirdita”, 17.02.1991
    31. Pal Doçi: “Vetëqeverisja e Mirditës” fq. 62
    32. Po aty, fq. 63
    33. Risto Siliqi: “Vepra të zgjedhura”, fq. 91
    Ergo cogito, ergo sum!

  13. #193
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jane disa tipa ketu ne forum si puna e bjeshkes, etj, qe vetem sherr kerkojne. Pa u fut mire ne forum dhe me u njoh me forumistet si dhe me rregullat e forumit fillojne te nxisin te tjeret per luftra a ku e di une cfare.

    More te dashur nese nuk ju intereson historia e Mirdites, mos u fusni fare ne kete nenforum. Por nga shkrimet tuaja duket se vetem sherr kerkoni, jo vetem per vendet fqinje qe nuk kane te njejten fe me juve (kjo do ishte gjysma e se keqes), por edhe me shqiptaret qe nuk jane myslimane.

    Turp t'ju vije.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  14. #194
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53

    Isa Boletini

    .................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jamarber : 06-05-2004 më 17:04

  15. #195
    Legionnaire Maska e MarkAnton
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    On Cleopatra's arms
    Postime
    2
    Jamarber,te pershendes per temen edhe per keto fakte kaq interesante qe solle ketu per historine e kesaj krahine .

    Ishte kenaqesi per mua qe te njihesha me disa pjese te lavdishme te historise se Mirdites,si pjese e historise po aq te lavdishme te mbare kombit shqiptar.

  16. #196
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    MarkAntoni
    Ju pershendes dhe falenderoj per interesimin per temen,dhe vlersiminqe i beni.
    Qofshi i nderuar pèerjete

  17. #197
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390

    Marrja e Lezhes nga Bushatllite

    I biri i Marka Koles,Gjoni u lidh ne vitin 1764 me Hasan Tahir Beun e Lezhes,me orogjine Dukagjinas,pronat e te cilit rrezikoheshin nga Mehmet Pashe Bushati,i cili mas trubullirave qe ndodhen ne Pashallekun e Shkodres midise Begollajve e Qaushollajve,futi ne dore drejtimin e atij pashalleku.Konflikti midise bejlereve te Lezhes,qe ndimoheshin nga Gjon marku i Oroshit ,dhe bushatllive shpertheu ne vitin 1768 ne kodrat e Pistullit,kure ushtrite e Mehmet pashe Bushatit kishin mesy Zadrimen.Aty Bushatllite u munden keqas tuj lane edhe te birin,Mulls Beun te vrame.Mehmet Pasha e la per pak kohe konfliktin me Lezhen,mbasi u thirr nga sulltani qe kish hy ne lufte me Rusine.E nderkohe Gjon marku me Mirditas e shkeputi miqesin me Lezhen.Mesa duket ata nuk i plotesonin kerkesat e Mirditasve.Ne kete kohe Mehmet Pasha i kthyer nga turqia duke pare edhe prishjen ev Mirdites me Lezhe sulmoj menjehere Zadrimen,vrau Hasan Beun,kapi Tahir beun e vari ne Lezhe dhe futi ne Dore qytetin.

  18. #198
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390

    Beslidhja e Mirdites me Shkoder

    Ne vitin1774,veziri i Shkodres,Mehmet Pashe Bushati,i kerkoj aleance Gjon Markut me mirditasme marre per siper tua nihte privilegjet e maparshme,si dhe malesoreve te tjere,me qellim qe te dergonin ushtare nga ni per shpi,ne raste nevoje,per te luftuar nen urdhnat e tije mrena sanxhakut.Kuvendi i burrave te mledhun ne Shpale te Mirdites ne pranveren e vitit 1774,per te shqyrtu kerkesat e pashajt te Shkodres vendosi:
    Lidhjen e Mirdites me Shkoder.
    Keshtu Mirditase e Sh kodrane luftun rreth 60 vjet se bashku ,kunder pushtuesit pa e prishun kete beslidhje.

  19. #199
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Jamarber , meqenese temen e paske lene mbas dore po te sjell kete artikullin qe ishte sot tek Koha jone , shume e vlefshme per kete teme , e shkruar nga dr. Nikoll Toma

    Pershendetje nga Alba



    HISTORIA E PATHENE E NJE QYTETI

    Nje veshtrim rreth personaliteteve te Mirdites ne shek. XV-XX



    Gjate qendreses anti-Osmane te shek. XV, Skenderbeut ju ofruan menjehere edhe mirditasit, te cilet qene te gatshem kurdohere me forcen e tyre ushtarake per te mbrojtur tokat shqiptare. Nder perkrahesit e pare te Skenderbeut, me perfaqesuesit nga Mirdita qene Pjeter Perlati dhe Pal Kuka. Skenderbeu duke pasur besim tek ata, i dergoi ne vitin 1445 si emisar te tij, per tu takuar me Papen Eugeni IV. Ne vitin 1449, Skenderbeu i pati besuar Pjeter Perlatit mbrojtjen e keshtjelles se Sfetigratit, qe ishte nje pozicion shume strategjik e ku u organizua nje qendrese heroike. Gjeneralet Pjeter Perlati dhe Pal Kuka, ishin perseri emisare te Skenderbeut tek mbreti i Napolit, per te kerkuar ndihme e perkrahje perkunder fushates qe pergatiste Mehmeti i II-te kunder Shqiperise ne vitin 1454.

    Qendresa kunder pushtimit turk vazhdoi edhe pas vdekjes se Skenderbeut, e kjo me shume ne viset malore. Nje nder keto krahina malore ka qene edhe Mirdita. Atdhetari i shquar, Sami Frasheri i ka portretizuar mirditasit "se ato jane te krishtere katolike, burra besnike e trima". Historiografia shqiptare dhe e huaj, ka bere shme studime e vleresime per Mirditen dhe mirditasit. Mbijetesa e mirditoreve, ne nje terren malor dhe te thyer, i ka bere ata qe te luftojne per te nxjerre cdo gje me mundin dhe djersen e tyre dhe ta ruajne krahinen e kurdohere me arme ne sup. Qendresa heroike ka shtruar shpesh here pyetjen se si eshte e mundur qe kjo krahine e vogel ne zemer te maleve te Shqiperise se Veriut ka ruajtur te paprekura tiparet e qenesishme shqiptare mendoj se dy kane qene arsyet e kesaj qendrese:

    Se pari, organizimi tradicional i vetqeverisjes i krahines qe ka ruajtur kurdohere unitetin dhe forcen ushtarake te mirditasve. Se dyti, organizimi tradicional, vetqeverises i krahines, "nje forme disi e vecante demokratike), ku burrat mblidheshin ne kuvende dhe zgjidhnin si prijes personalitet dhe burrat me ne za te bajrakut apo te krahines dhe ata udhehiqnin me shume dashuri dhe atdhetarizem krahinen e tyre. Per organizimin tradicional vetqeverises te Mirdites jane bere disa studime. Synimi i kesaj trajtese eshte te ndalemi pikerisht rreth personaliteteve qe ka nxjerre Mirdita nga shek. XV e deri me sot. Kjo periudhe pak a shume perkon me krijimin e vete krahines se Mirdites.

    Nga anliza dhe veshtrimi i personaliteteve dhe burrave te shquar qe ka nxjerre Mirdita per 5 shekuj, ata i ndajme ne dy kategori: 1) Atdhetare qe luftuan kurdohere per lirine dhe pavaresine e Mirdites dhe te gjithe Shqiperise, 2) Ne intelektuale te afirmuar ne fusha te ndryshme te dijes dhe te shkences.

    Mirdita nga shekulli i XV e deri ne prag te Luftes se Dyte Boterore u udhehoq nga familja princerore e Gjomarkajve, qe nga disa brezni nxori personalitete atdhetare te njohur jo vetem ne Mirdite, por edhe mbare Shqiperine. Gjomakajt shfrytezuan poziten gjeografike te Mirdites si nje fortese natyrore si dhe aftesite luftarake te popullit te tij.

    Ne gazeten "Albania" te vitit 1908, ne mes te tjerash eshte shkruar: Ne te gjitha shtepite e para dhe te mocme e ma te permendurat, qe me te shtruemit e me te ramit e Shqiperise ne dore te Turqeve, ishin te hjekun me shpate permbi krye, me i ra mohit fese ne nje fare menyre edhe komsise se te pareve te vet, veq nji qe i thone dera e Gjonmarkut i erdhi mbare, tu mos perulun atij ngushtimit, e persa qindravjet kaluen qendroi me besim e dashtuni te Atdheut, duke ruajtun nderin e shqiptarise deri ne ditet e tona.

    Cilet ishin prijesit e kesaj dere?

    Nder ta do te veconim: Gjo Markun, i cili deri ne vitin 1700 tregoi trimeri dhe sebashku me mirditasit, e ngriti lart zanin e Mirdites. "Ai me ushtrite e veta theu Asianet e vendeve rreth Adrianopolit, te cilet kishin ngritur dore kunder mbretit"

    Pas vdekjes se Gjo Markut shtepia e kapidanit pati nje prijes tjeter te afirmuar, Preng Lleshin, i cili pervec bukurise trupore kishte edhe nje zemer te madhe, urti e pleqeri. Ishte i dyti kapedan qe e rriti famen e deres se tij dhe te gjithe Mirdites duke ndihmuar Ali Pashe Tepelenen e nga kjo pashai pati perfituar shume. Nga viti 1884 e deri ne fund te shekullit XIX personalitet i spikatur qe Bib Dod Pasha. Titullin Pasha e pati marre ne vitin 1849. Me aftesite e tij i pat siguruar Mirdites vazhdimesine e privilegjeve e te pavaresise per banoret e ketyre maleve. Pas vdekjes se Bib Dod Pashes, trashigimin e drejtimit te Mirdites e mori i biri i tij, Preng Bib Doda, i cili per nje periudhe te gjate kohe e afirmoi veten si nje politikan i mirfillte. Ai perfaqesoi denjesisht Mirditen ne shume tubime te rendesishme kombetare. Me 1876 udhehoqi levizjen anti Osmane te Mirdites, u rradhit ne ne anen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, udhehoqi forcat e Veriut ne mbrojtjen te Princ Vidit"1914). U vra pabesisht ne vitin 1919.

    Atdhetare te tjere te shquar te Mirdites qene Preng Marka Prenga, bajraktar i Oroshit, Marka Gjon Bajraktari i Kashnjetit, Gjok Ded Lleshi, perfaqesues i Mirdites ne kongresin e Lushnjes si dhe udheheqes te shquar popullor si Zefi i Vogel i Fanit, Kol Toma i Veles, Preng Tuc Doda i Fanit etj. Mirdita nxori personalitete edhe ne fushen e kultures. Ne kete kategori kane bere kryesisht klerike me origjine mirditas edhe vendas, te cilet "kane ndikuar ne mase te rendesishme, madje shpesh here edhe ne menyre vendimtare qe te ruhet dhe te mbahet gjalle gjate shekujve, qe te zhvilloet dhe te pasurohet gjuha, kultura, letersia, vetdija kombetare dhe historike. Ata kane kontribuar ne menyre vendimtare, qe te ruhet identiteti yne kulturor e kombetar".

    Cilet ishin disa nga pesonalitet e shquara te kultures dhe te dijes ne Mirdite?

    Qe ne shekullin e XVdo te kemi perfaqesues te tille nga Mirdita. Gjon Gazulli, Profesor ne universitetin e Padovas ne Itali, ne vitin 1430 merr titullin "doktor i shkencave te lira" dhe do te caktohet si misionar diplomatik i Shqiperise prane mbretit te Hungarise. Ndersa Pal Gazulli, Rektor i shkollave humaniste ne Raguze ne vitin 1442 emerohet edhe ai prej Skenderbeut si ambassador ne Raguze. Nje perfaqesues tjet-r i Gazulloreve, Andrea Gazulli ishte komandant taborri ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes.

    Mirdita ka te drejte te krenohet se origjina e Fishtes eshte mirditase. Ende sot ne Fan jeton personi qe ka qene shoqerues i perhershem i tij, njeriu me besnik, i cili pohon se Fishta ruante kujtimet me te mira per Mirditen dhe historine e saj te lavdishme. Me se fundi, eshte pohuar se Fishta eshte letrari me i madh qe ka deri me sot rraca shqiptare. Vepra e tij madhore "Lahuta e Malsise", e perkthyer ne gjuhen Gjermane, Italiane e angleze, eshte tani pjese e pandare dhe integrale e qyteterimit europian, te cilin Ernest Koliqi e me pas Rexhep Qosja e kane quajtur Enciklopedi e e botes shqiptare.

    Pas nje periudhe te gjate mohimi, del ne drite jeta dhe vepra e abatit te Mirdites, Prend Doci, i cili eshte i njohur me kontributin e tij si klerik e atdhetar, si diplomat, poet e publicist. Personaliteti i tij si rilindas i madh po afirmohet gjithnje e me shume. "Mendja e tij e kthjellet, vullneti i tij i paperkulur ne punen e tij, fjala e rrjedhshme dhe e ambel, hija e burrnise, sjellja e tij plot njerezi e bujari, ka pas ba qe ai qe matesh me te gjithe burrat ma te mire te kombit. Abati i Mirdites punoi shume per Shqiperine, jo vetem me pene ne dore, por edhe me pushke ne sup, njeriu qe ndonese ndenji 12 vjet i merguar, punoi me shume zell per lirine e kombit shqiptar. Gjate rilindjes kombetare shkroi shume vjersha me permbajtje atdhetare. Shume e njohur eshte ajo me titull "Nje kushtrim shqiptareve""1870) ku u ben thirrje te gjithe shqiptareve per lufte te armatosur kunder pushtuesve osmane. Ai ishte themelues i Shoqerise Kulturore "Bashkimi" ne Shkoder "1879), qe u peqrfaqesua ne kongresin e Manastirit "1908), ku u vendos alfabeti i gjuhes Shqipe. Ende nuk eshte njohur mire veprimtaria politike, letrare e at Ambroz Marlaskajt, ish-rektor i universitetit Antonian te Romes, i cili pervec kontributit ne fushen e studimeve filozofike e sociologjike ka qene nje nder perfaqesuesit me te zjarrte te opozites demokratike te vitit "20 te shekullit tone".Eshte me se e njohur veprimtaria letrare e Pashko Vasos dhe e Ndre Mjedes, te cilet edhe ata kane qene me origjine mirditase.

    Nje veprimtari te gjere ne fushen e letrave shqipe kane patur edhe mjaft klerike te tjere mirditas si: dom Prend Suli, dom Nikoll Kimza, dom Zef Skana, dom Dod Koleci, dom Gjergj Koleci etj. Natyrshem mund te linde pyetja: si eshte e mundur qe Mirdita, nje krahine e izoluar mes maleve te nxjerre figura te shquara patriotike e atdhetare si dhe shume intelektuale te mirfillte?. Mendoj se ndikuese per kete kane qene dy faktore: se pari, aftesia luftarake e mirditasve ka qene shume e zhvilluar dhe kjo i ka bere ata qe te kishin edhe prjes te afirmuar dhe, se dyti: Mirdita nxori intelektuale te shumte, meqenese ajo vazhdimisht lidhjet e saja i ka pasur me perendimin dhe kjo ka mundesuar mjaft mirditas qe te shkolloheshin ne Perendim dhe kjo ka qene premisa.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  20. #200
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Alba...shume faleminderit !! Ke rifreskuar nje teme interesante qe nuk ma kishin zene syte me pare edhe pse kam rreth 3 muaj ne kete forum!Po e lexoj me vemendje se jam i sugurte se shume gjera nuk i di akoma vete edhe pse jam Mirditor!!

    Faleminderit shume dhe per artikullin qe solle
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Pamje nga Mirdita
    Nga BvizioN në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-04-2011, 09:35
  3. Imzot Rrok Mirdita - Nderi i Qytetit te Rreshenit !!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 17:43
  4. MIRDITA Doke dhe zakone
    Nga Mina në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 10:13
  5. Momente nga LIIB (Debate mbi forcat pjesemarrese ne te)
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-09-2003, 11:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •