Heroi ynë Kombëtar, Gjergj kastriot Skënderbeu do ketë një shtatore edhe në Shkup. Komisioni i historianëve të Maqedonisë në mbledhjen e fundit, të zhvilluar dy ditë më parë ka vendosur festimin me madhështi në qytetin e Shkupit të 600 - vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Organizata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni është duke grumbulluar sa më shumë fakte nga muzetë ndërkombëtare në vende të ndryshme të botës mbi veprën e lavdishme të Skënderbeut.
Koordinatori i këshillit organizativ, Myzafer Bislimi, ka deklaruar për gazetën se po punohet intensivisht për organizimin e një sesioni shkencor me nivel të lartë kushtuar figurës së ndritur të popullit tonë Skënderbeut. Në këtë sesion shkencor do të ketë të ftuar nga Kosova Shqipëria dhe personalitete të shquar në fushën e historisë nga e gjithë bota. Përveç sesionit do të vendoset në Shkup, në çarshinë e vjetër, shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
E veçantë është se ky sesion shkencor do të bëhet kësaj radhe në Maqedoni sepse sipas organizatorëve, “Skënderbeu është i gjithë shqiptarëve pra është edhe i yni kështu që 600 - vjetorin e lindjes së krenarisë kombëtare do ta kremtojmë këtu në Shkup mes shqiptarëve të Maqedonisë”.
Krijoni Kontakt