Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    Taras


    Po pse rritjen ekonomike ti e sheh tek kilometrat e rrugeve qe shtrohen??

    Une gjerat ti kam shpjeguar qarte dhe ti vazhdon akoma me demagogji.

    Per shtrimin, rregullimin, mbaevajtjen e 1 kilometri rrugor duhen pak a shume 1 milion $. Ku ti gjente shteti i Berishes aq shume para ne ate kohe, kur ai trashegoi nje shtet te shkaterruar plotesisht nga te gjitha drejtimet?

    Aq me teper kur vlera e 1 milion $ ne ate kohe ishte shume e madhe se sot. DMTH qe nese sot rrogat variojne mbi 100-200$ ne muaj dhe biznesi e tregtia lulezojne ne krahasim me 92-in qe ishte inekzistente, atehere rrogat ishin 8mije-10mije lek te vjetra ne muaj.

    Sa i jep sot ti TAKSE shteti te Fatos Nanos, ka qene rroga mujore e jotja kur Berisha mori pushtetin.

    Pra me cfare parash ti shtronte rruget Berisha kur per te mbleshur 1Milion $ ne taksa do te duheshin muaj tatime, plus qe ne ate kohe papunesia ishte ne nivele katastrofale.


    Ti mos mi krahaso kushtet qe ka tani per biznes Shqiperia me ato qe kishe ne 92-in.

    Ja fut kot kur thua qe: Atehere rruget ishin te hapura dhe tani jane te zena. Kot fare.

    Atehere rruget ishin te hapur per tregti televizoresh se per gje tjeter as LIGJ nuk kishte. Kishte mbi 50 vjet qe nuk ekzistonin ligjet mbi privatin, individin, apo pronen private, plus edhe gjithcka qe ka te beje me te, mentalitetin e shqiptart etj.

    Sot ne baze te legjislacionit qe u vu ne ato vite, ne baze te shtytjes qe mori ekonomia ne ato vite, ne baze te eksperimenteve qe u ndermoren ne ato vite dhe ne baze te sukseseve ekonomike te atyre viteve, ecin edhe qeverite e tjera, vetem me ndryshimin qe nese atehere nuk kishte as LIGJ ,sot shume sektore jane vene ne vije'

    Ajo pune eshte keshtu me fjale te varfra. Berisha mori nje makine te ndryshkur, te bere cope-cope, te shkaterruar, qe nuk kishte as rrota e as timon dhe e riparoi, e vuri ne rruge dhe e beri qe te ecte. Te tjeret qe vijne pas tij i mjafton vetem ta ngasin dhe ta riparojne here pas here nga difektet qe mund ti ndodhin gjate rruges.


    Ne lidhje me te tjerat. Ideatori i Cekut te Bardhe dhe Terapise se Shokut ishte Gramoz Pashko, i cili sic ta thashe edhe ne shkrimin tjeter u be keshilltari i Fatos Nanos ne 97-en.

    Berisha nuk ishte ekonomist dhe gjithashtu ai i nderpreu relatat me Pashkon menjehere.

    Shkaterrimet me te medha ndodhen para 1992-it dhe jo sic thua ti me pas. Nuk eshte e vertete. Kuptohet qe gjerrat do te vazhdonin per inerci, pasi Sala nuk kishte sopate diten qe mori pushtetin dhe gjithe gabimet 50vjecare ti nderpriste me nje te rene te saj.
    Ti me flet per prodhim ne 91-in. cfare prodhimi kishte ne 91-in?? Cila fabrike, kombinat, ferme apo kooperative ishin rentabel?

    Ku prodhohej akoma me fitim???


    Shteti qe Berisha mori ne 92-in ishte katastrofe fare, dhe nuk ka krahasim me shtetin e 1997-es. Shteti i 97-es nga pikpamja ekonomike ishte shume here me i fuqishem dhe cfare eshte me e rendesishme Individi shqiptar ishte shume here me i Fuqishem. Dhe eshte fuqia e individit qe mban edhe shtetin.

    70% e qytetareve kane humbur kursimet ne 97??? Sa ishin keto kursime?? Keto gjera thuaja Fatos Nanos dhe Farudin Arapit qe moren persiper te benin trasparencen e plote te firmave dhe te gjenin fajtoret e hajdutet, e mos mi thuaj mua.
    Me keto gjera mund te genjeni masen e madhe popullore dhe njerez qe duan te genjhen pasi kerkojne te gjejne fajtorin ne nje kohe kur trute e syte i kane te bllokuar nga ideologjia komuniste dhe sido qe te ndodhte, sikur Amerike te behej Shqiperia, perseri ata do ta shkaterronin.

    Nuk kan humbur 30mije vlonjate shtepiat. Nuk kane humbur 30mije vlonjate nga 100milion leke per koke.


    Statistikat e FMN-se per Shqiperine

    Real GDP

    --92 --- 93 --- 94 --- 95 --- 96 --- 97 --- 98 --- 99 --- 00

    -7.2 _ 9.6 __9.4 _ 8.9 __9.1 _-7.0 ___ 8.0 __7.3 __7.8

    Pra sic e shikon prodhim ka pasur dhe nuk eshte e vertete ajo qe thua ti, qe populli nuk punonte, apo njerezit i binin qylit.

    GDP-ja ne 92-in eshte - (minus)7.2, pra nuk prodhohej gje, dhe jo sic me thua ti qe u shkaterruan pas 92-it.


    Domestic Employment (Punesimi)

    ---------------- 90-----91----- 92--- 93--- 94-- 95---96---97---98---99---00

    Sek.Shtet. -905---917 -- 640---408- - 327--295 -239-226-213 - 201-130

    Sek.Agrikul.-529-487 -----318- -486- --515--584 -761- 761-761-761 -761

    Sek.Privat --- 0 -- 30 ------- 62 -- 92 -- 241---265 -116 -120-111-103-116



    Papunesia- 151 --140- 394 -- 402--- 264--233-158- 194- 235-240-215

    asistenca --33------ 55 ---295 ---- 252--- 68 --- 51 -- 40 -- 31 -- 25- 22 - 22



    Pra mund ti shikosh qarte balancin midis sekstorit shteteror dhe atj privat e agrikulturor. Mund te shohesh qe punesimi me i madhe ne sektorin privat kane qene vitet 94-95.

    Shiko shifrat e nivelit te papunesise me 92-93, trashegimi e Nanos, Ramizit dhe Bufit dhe krahasoje me vitin 96. Ne ate vit papunesia ka patur nivelin me te ulet te arritur ndonjehere gjate 10 viteve gje qe hedh poste perseri dogmen tende qe ne ate kohe i bihej Qylit.

    Shiko asistencen qe ka qene i detyruar shteti i Berishes te jepte qe njerezit te mos vdisnin per buken e gojes dhe ti me kerkon rruge te shtruara. Parate nuk mund ti priste me gershere ai.



    Albania: Structure of Bank Deposits by Currency and Depositor, 1993-2000. (in millions of leks)

    ---------------------93 ------ 94 ---- 95 -------96 ------97 ---------- 98 -------- 99----------00

    TOT.Deposits --32.365 -43.148-65.543.106,733-125.821-171,202---211,537 - 228,865


    Shiko 93-in dhe krahasoje me 97-en. Ja ku shkuan kursimet e shqiptareve. Dhe logarit qe individi shqiptar s'ka patur breke ne **** ne 93-in.


    Albania:Credit providet by State-Owned Banks

    ---------------- 93 ----- 94 ------ 95 ------- 96 ------ 97 -------- 98 -------- 99 ----- 00
    Tot.Credit--6,851 -9.228 --11,315 -- 13094-- 12,907 -- 12,607 ---9,751 -- 7,377


    Pra sic e sheh shteti i Berishes parate qe ka patur i ka shpenzuar per kredi per te ndihmuar sektorin privat dhe per ti dhene hov ekonomise, ndersa socialistet i kane pergjysmuar kredite.


    Albania: External Debt (Borxhi i jashtem)

    --------94 ------ 95 ------96 ------- 97 ------- 98 -------- 99 --------- 00

    Total. 1005--682 ---- 734---- 759 ------882 ------- 975 ------1033


    Pra sic e sheh edhe keto keto shifra nuk kane nevoje per komente te teperta.
    Borxhi i jashtem i shteti Shqiptar ne vitin 2000 ka qene me teper se ai ne vitin 1994. Qeveria demokratike e uli me 40% per 3 vjet, ndersa socialiste e rriten me 40% ne 3 vjet.

    Si keto shifra mund te te sjell akoma per te hedhur poshte dogmat e tua.

    Ti kerkon rruge te asfaltuara nga shteti i Berishes dhe ne nje kohe harron qe ai e mori pushtetin kur Shqiperia ishte e shkaterruar totalisht.

    Pra ai shtet, jo vetem qe rriti prodhimin ne shifra relative me te medhate ne Europe, por gjithashtu uli papunesine e trasheguar ne shifra me te ulta nga sa eshte sot, rriti dhe fuqizoi buxhetin e shtetit nje pjese te te cilit iu desh ta shpenzonte per dhenie kredish per sektorin privat dhe ate agrikulturor me qellim qe ekonomia shqiptare te merrte hov.
    Ai uli borxhin e jashtem shqiptar ne vlerat me te ulta, ndersa socialistet e kane cuar ate ne vlera me te larta se viti 94.

    Kursimet e shqiptareve te rritura ne jashtezakonisht teper pas vitit 93 e tregojne se shqiptaret nuk vareshin nga firmat piramidale dhe qe shumica e tyre i kishin depozituar kursimet neper banka.

    Papunesia ka patur nivelin me te ulet gjate viteve 95-96, ne nje kohe qe kur u morr pushteti papunesia kishte nivele te llahtarshme gje qe deshmon qe shqiptaret nuk i binin qylit, por punonin shume me teper nga sa punojne tani.


    Keto qe solla jane vetem nje pjese e vogel e statistikave te Fondit Monetar Nderkombetar, per te deshmuar qe shumica e gjerave qe ju thoni ne lidhje me qeverisjen dmeokratike, 92-96 jane dogma.

    Atehere jo vetem qe nuk u shkaterru gje, por perkundrazi, ai pushtet u perpoq per te stimuluar rritjen e ekonomise dhe te prodhimit, ne nje kohe qe qeverite e meparshme Carcani, Nano, Bufi me masat qe kishin marre e kishin degraduar ate vend dhe e kishin cuar ne kolaps total.

  2. #42
    Remarks by Michel Camdessus

    Managing Director of the International Monetary Fund
    at the Opening Dinner of the 1995 Pew Economic Freedom Fellows Program
    Georgetown University, Washington, D.C., January 9, 1995







    Let me now turn to my second question: what has been achieved with this basic approach? I would summarize it this way: progress has been mixed, but encouraging results have been recorded everywhere the approach has been followed. At the present time, we can roughly distinguish three groups of countries; I think that there are Pew Fellows here from countries in each of the three groups.

    First, there are about 15 countries--and I am pleased to say the number is continuing to grow--where most of the work of freeing prices and the exchange and trade system has been done, where significant progress has been made toward macroeconomic stabilization, and where substantial structural reforms have been implemented in a number of areas. I would include here, for example, Albania, the three Baltic countries, China, Hungary, Poland, Slovakia, and Viet Nam. Other countries in this group, not represented in the audience here, are Cambodia, Croatia, the Czech Republic, Lao P.D.R., Mongolia, and Slovenia. Of course even within this group there is a wide range of achievement, reflecting different national circumstances as well as the strength of policies, and the fact some countries began their transition earlier than others. And in all these countries there is much remaining to be done. In the macroeconomic area, although inflation in all these countries has been brought down substantially from rates that once bordered on hyperinflation in many cases, it still ranges up to about 30 percent a year in Poland, and higher in Mongolia; and severe fiscal pressures remain virtually everywhere. Nevertheless, all these countries may be said to have put the essential foundations of a market economy securely in place. And the results, in terms of growth, are clear. Most of these countries initially suffered severe output declines, with the collapse of central planning. But all the countries in this group saw positive growth in 1994, and extremely vigorous growth in some cases. Not only have they established the foundations for a market economy, but they are growing!



    ---------------------------------------------------------



    Pjese e shkeputur nga nje fjalim i Michel Camdessus mbajtur ne janar 1995 ne Universitetin e Georgetown ne Washington te SHBA-se

  3. #43
    alvi
    i/e ftuar
    O Redo, GDP.
    Car u prodhote ne Shqiperi gjate atyre viteve?
    Me sa di un, dy fabrika sandalesh, nji fabrike arancatash, ja po ti shtoj dhe nja dy te tjera kot.
    Ca GDP thu ti mer daje? Ne Shqiperi s'u prodhote gjo, bile dhe perimet e frutat po importoheshin. A ke jetu ne Shqipri athere ti apo jo? Tregtia qe mori kot, u nxit nga fakti se njerezit nuk kishin TV me ngjyra, nuk kishin lavatrice, nuk kishin pa cumcakiza me sy, fshesa me korent, etj, etj.
    Po nga gjithe kto qe permenda, asgje nuk prodhohej ne Shqiperi, dhe paret nuk vinin nga Shqiperia, po ne fillim, deri sa u kapen rrefugjatet e gjermanise e te Italise, kto pare erdhen nga Greqia (refugjatet) dhe Serbia (kontrabanda.)
    te rrime shtrember e te flasim drejt. Un nuk e kuptoj, pse sot e ksaj dite ciskutimet sillen rreth temes, njera eshte e mire, tjetra e keqe.
    A ju ka shkuar ndonjehere nder mend se te dyja partite qe kane patur pushtetin ne 12 vitet e fundit jane berrnut? Kur e pane qe popllit po i soset durimi, bone aleance, dhe nuk do e ngacmojn njeri tjetrin, dhe do eleminojn partit e tjera.
    Si njera, ashtu dhe tjetra ishin fatkeqesi per kombin.

  4. #44
    Alvo, nigjo ktu mer daje.


    Ato qe thu ti, jane ato qe thote mendja jote dhe cfare ke pas degjuar neper qebaptore.

    Une aty te kam publikuar te dhena te Fondit Monetar Nderkombetar. Nese nuk te mbushet mendja, te sjell edhe me qindra statistika te tjera, nga ato me te rendesishmet e deri tek prodhimi e tek eksport-importet e produkteve me te parendesishme.



    Lexoi ato qe te kam shkruar me siper dhe pastaj fol cfare te te thote mendja ty, meqe qenke marre me studime dhe statistikat e GDP-se e te fushave te tjera ne Shqiperi.

    Nuk besoj se ke lexuar asnje rresh te atyre qe kam shkruar me siper.

  5. #45
    alvi
    i/e ftuar
    O Redo, unnuk jom mor me statistika, po po te them si ka qen realiteti.
    Me shpjego pak te lutem, se c'fare prodhohej ne Shqiperi ne ato kohe?
    GJithshka vinte nga jashte, apo jo?
    Fabrikat nuk punonin se pritej privatizimi, dhe ishin tejet te amortizuara dhe te vjedhura.
    Ndoshta punonte ndonje tekstil, ndonje miniere dhe nafta.
    Rritje ne perqindje eshte lehte te kesh, kur e nis nga 0.
    Fakt eshte, te pakten me sa kam pare un me syte e mi deri ne Maj te 96 kur ika, se asgje nuk prodhohej ne vend. Ishin ca Italion qe kishin hap ca fabrika kpucesh, nai fabrik tekstili dhe aq ishte. Mileti qe punonte, ishin kameriere ose merreshin me tezga e me nai fare biznesi, po dhe ato importe ishin.
    Paraja po levizi natyrisht qe shtohet, dhe prandaj dhe te gjithe e pane nganje lek ne ate kohe, po te flasesh per prodhimtari ne ato vite mua me duket utopi.
    Megjithese une nuk kam ndonje fare konsiderate per FMN, dhe i quaj si nje fatkeqesi tjeter per vendet ne zhvillim(duket qe jom republikon ne USA) do u perulem fjaleve dhe shifrave te eksperteve.
    U pa puna do me duhet te them qe paske te drejte. Sikur ta dije ti sa dhimbje shkakton kjo gjo! (lol)

  6. #46
    Alvi realiteti ne Shqiperi ne 1996 me syte e mi ka qene i tille.

    ASnje qe une njihja ne Tirane, miq, shoke, farefis etj, ishin te papune ose pa shkolle.

    O punonin, ose shkonin ne shkolle (moshat e reja), madje kishin nga ata qe i benin te dyja.

    Kuptohet qe te papune kishte plot, por nuk ishte ai realitet qe e ben ti apo te tjeret.
    Dhe statistikat ato thone.

    QE ne 96-en niveli i papunesise ka qene me i ulti. Po tani prodhohet ne Shqiperi?? natyrisht qe po dhe ka rritje GDP-ja megjithese papunesia eshte me e larte se ne 96-en.

    Pra atehere kishte me shume persona qe punonin se sot. Dhe eshte e pamundur qe asnjeri prej tyre te mos prodhonte, por vete te punonte kamarier apo guzhinier e tregtar.

    Po statistikat thone qe Bankat kane pas dhene atehere shume me teper Kredi se tani. Ato para nuk investoheshin apo cfare?

    Kur investoheshin, a kishte njerez qe punonin e prodhonin?

    Shiko balancat e sektori shteror me ate privat dhe agrikulturor.

    Ne 90-91 privati ishte inezksistet, ndersa ne 95-96 arriti shifrat e te larta, madje me te larta se edhe tani. Nuk punonin ata?
    Nuk prodhonin ata, apo u merrnin vetem me klube.


    Faktet flasin qarte, qe nga 92-i dhe ne 96-97 Shqiperia eci perpara dhe ekonomia u zhvillua me hapa te shpejte.

    Dhe une e kam perseritur shpesh here qe te shikoni gjendjen katastrofale te 92-it ku u morr pushteti e pastaj te beni llogarite.

  7. #47
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Brari

    Krahasimi yt eshte gjithcka qe une desha te degjoja. Ne esence ti krahason PD me PPSH dhe nxjer qe PPSH na i paska bere gabimet e para e edhe me keq. Cka eshte e vecante qendron ne faktin se PD ngelet nje parti e qe krahasimin dhe referencat per sukses i ben ne lidhje me PPSH, dmth me fundin apo llumin e subjekteve politike. Fakti qe atao haen koke me koke per gabime katastrofike e ben PD nje parti ne nivelet e PPSH, dhe ne fakt ajo ngjan me te si dy pika uji, qe nga menyra se si i spastroi kundershtaret e brendshem dhe te jashtem, qe nga menyra se si vendosi diktaturen e njeshit ne parti, vazhdojme me falimentimin total ekonomik, me intolerancen e pergjithshme qe nxiti ne jeten e shqiptareve, me menyren se si qeverisi me shtresa injorantesh te dala nga burgjet apo kampet me te humbura te Hoxhes, e deri tek izolimi i saj ne 96 kur nuk i ngeli asnje aleat i jastem apo i brendshem....ka edhe me po spo zgjatem.

    Kurse per arritjet ne ekonomi. Une po e perseris. Cdo gje ne shqiperi ne 96 lulezoi, pa dyshim. Shqipetaret po harxhonin 10 here me shume nga cfare po benin. Ata po shisnin edhe shtepite, pra edhe pasurite e fundit dhe po i prishnin ato para me rritme tmeresisht te larta. Kjo nuk perkethehet SUKSES EKONOMIK, por efekt droge, apo rritje fiktive qe ska te bej fare me suksesin real.

    Sejdia erdhi dhe mashtroi, vertet. Por se pari jo 70% te popullsise. Se dyti Alia nuk e cilesoi ate si gjigand ekonomik, dhe as beri fushate elektorale me te. Madje ishin ministrat e PD qe thyen shishet e shampanjes kur filloi puna e gropes se madhe ne Tirane. Shteti i Alise ishte ne tranzicion te plote, teper kaotik dhe i pamundur per ta kontrolluar ate se ne ate kohe nevoja me baze ishte sigurimi i bukes se gojes. Sejdia nuk u lulezoi sic bene Gjallica apo Vefa. Ai mbeti nje hajdut relativisht i vogel permasat e te cilit nuk ishin komprometuese per qeverine. Fajdet e Sejdise nuk u kthyen ne menyre jetese per shqiptaret, dhe as perfaqesuan depozita ku perfshiheshin edhe qindarkat e fundit.
    Per ate punen e kondrabandes e te arit po krahason pak pa kuptim. Kontrabanda e 100 mauneve te Enverit ku trajtimi i shoferave ishte 7 dollare me ato te 92-96 ku nga nje kamion me cigare fitohej mesatarisht nga 120-230 mije dollare.

    Per Redin
    Ke thene shume gjera po une po ndaloj ne ato me kuptimplote.

    "Po pse rritjen ekonomike ti e sheh tek kilometrat e rrugeve qe shtrohen??"
    Pa diskutim. Cdo lulezim ekonomik fillon me zhvillimin e infrastruktures. Niveli i infrastruktures eshte treguesi baze i nje ekonomie ne rritje. Rritja e depozitave apo e parave te shqiptareve nuk i dedikohet aspak suksesit ekonomik ne shqiperi por te ardhurave qe emigrantet dergonin nga jashte. Jo per gje po shifra aq te larta as qe mund te arrihen me rrogat ne shqiperi.

    Tani qe mos te zihemi kot e lagu se lagu. Ne 92 ne shqiperi ekzistonte struktura e cdo lloj industrie. Ekzistonte nje shtet totalisht i plote, me polici, me ushtri, me gjykata civile, me disipline e rregull shembullor. Ne shqiperi ekzistonte deshira, vrulli dhe shpresa per tu perkushtuar dhe dedikuar sistemit te ri per nje jete me te mire. Ekuilibrat e shoqerise shqiptare ishin mjaft te qendrueshem. Konfliktet rajonale, e sociale nuk ekzistonin. Ambienti ishte perfekt per zhvillim.
    Ekonomia mbi te gjitha ishte gati per tu rikonstruktuar dhe jo per tu shkaterruar sic beri Sala me teorine e Gjendjes se Shokut. Ne 1997 cdo gje jo vetem u zerua por kaloi ne negativ. Tashme prioritare per Nanon nuk ishte zhvillimi ekonomik por kthimi i policeve ne rajon, vendosja e rendit, themelimi i nje ushtrie qe sapo kishte dezertuar, dhe ndertimi i nje shteti te shkateruar. Ne 97 shqiptaret nuk kishin me asnje deshire te riperjetonin tranzicionin, shpresen e kishin te vrare. Shume prej tyre nuk kishin me as shtepi, e asnje lloj forme te ardhurash. Edhe nje here ishte paraja e emigranteve qe rimekembi deri diku jeten e tejetmjeruar.
    Ne 97 pra per 5 vjet nga intoleranca politike, kaosi dhe anarkia sociale kishin vdekur po aq sa vrau Enveri per 50 vjet. Shteti i 97 as qe mund te krahasohet me ate qe la Enver Hoxha per nga rregulli, rendi apo qendrueshmeria. Dmth siguria ne 97 nuk ekzistonte dhe pa siguri asgje nuk zhvillohet, asnje investim. Konfliktet e brendshme ishin ne kulmin e tyre dhe lufta civile ishte tek dera, ndryshe pra nga 90-92 kur keto nuk ekzistonin. Krimi ishte zot ne ate vend. Ekonomia ishte po ashtu inekzistente.
    Ne shqiperi ne 95-96 edhe preshi vinte nga Meqedonia. Fshataret shume pak prodhonin se tashme ata nuk kishin pse. Parate me mire i investonin ne firma se sa te canin koken me prodhimin, Shume bile shiten edhe tokat, apo bagetite dhe i futen parate ne firma. Shume para u bllokuan ne keto firma dhe u perdoren per te lare kamatat e larta duke mos u investuar. Edhe ato pak investime qe ben firmat ishit jorentable apo nuk kishin fitim se duhet ta lanin veten 100% brenda vitit.


    "Sa i jep sot ti TAKSE shteti te Fatos Nanos, ka qene rroga mujore e jotja kur Berisha mori pushtetin."

    Kjo fjali thote shume per njohjen tende per ekonomine dhe problemet e saj. Mendohu pak me shume e ne thuaj sa vlere kishte atehere ajo rroge e sa ka kjo e tanishmja sot.Keto jane disa njohuri elementare qe une deri tani i kam marre per te qena, por sqenka keshtu. Nqs une do te ti shpjegoj te gjitha keto koncepte keshtu nje nga nje duhet te me japesh adresen te te dergoj faturat se edhe keshtu pa para nuk punohet.


    Tarasi

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Krahasim mes shėrbimeve WCF dhe ADO.NET
    Nga Uke Topalli nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 05:12
  2. Krahasim
    Nga kiniku nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 10:43
  3. Cmendoni per shoqerine shqiptare ne krahasim me ate te huajen???
    Nga selina_21 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 07:21
  4. Krahasim
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2004, 05:53
  5. Bibla dhe Kurani,nje krahasim historik
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 09:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •