Sivjet, gjuha italiane, që në klasat e para
160 shkolla të mesme dhe 8-vjeçare këtë vit shkollor do të nisin për herë të parë mësimin e gjuhës italiane si gjuhë e parë. Projekti i promovuar nga Ministria e Arsimit dhe qeveria italiane, ka si qëllim mësimdhënien e gjuhës italiane në shkolla. Ministri i Arsimit Memushi ka theksuar se për herë të parë në vendin tonë fëmijët që në klasat e para fillore deri në klasën e 12-të do të mësojnë gjuhën italiane. Sipas ministrit, 50 për qind e nxënësve që përfundojnë arsimin shqiptar, mësojnë një gjuhë të huaj, ndërsa pjesa tjetër mbetet vetëm me gjuhën shqipe. Ambasadori italian Bova, tha se projekti do të forcojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Projekti ka nisur me një kurs formimi për mësuesit shqiptarë organizuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe Universiteti i Sienës në bashkëpunim me MASH-in. Në këtë kurs morën pjesë 24 mësues të përzgjedhur nga drejtoritë arsimore të 18 rretheve, të cilët u çertifikuan nga Universiteti i Sienës. Nxënësit shqiptarë në shkolla mësojnë si gjuhë të parë dhe të dytë, gjuhën angleze dhe atë frënge.
Krijoni Kontakt