NDAHET NGA JETA INTELEKTUALJA
Dr.Safete Musa Juka
"Shkoder - Pas nje semundje te rende, ne moshen 80-vjecare, nderroi jete, Dr. Safete Musa Juka, intelektualja e madhe shqiptare.
Ajo lindi ne qytetin e Shkodres, ne familjen e njohur Juka. Mbaroi ne Tirane Institutin Femeror Nana Mbretneshe dhe me renien e mbreterise, se bashku me familjen emigroi ne Turqi, Egjipt e ma ne fund ne SHBA. Ishte e bija e Fushese shqiptar, Musa Juka, ish-ministri i Brendshem i Mbretnise Shqiptare.
Kreu studimet e larta dhe dha mesim edhe ne disa Universitete amerikane.Ishte nje studiuese e analiste e mire e problemeve kosovare, ku dha nje kontribut te cmuar ne kete fushe. Ajo bashkepunoi shume me gazeten "Shkodra".
Gjithe jeten e saj ia kushtoi letrave dhe Kadareja e ka cilesuar si intelektualen ma te madhe shqiptare.
Varrimi i Zonjes Juka do te bahet sot ne ora 12 ne varrezat e qytetit te Shkodres ne Stom Golem, sipas porosise se te ndjeres. Arkivoli i Safetes do te dale nga shtepia e djalit te Axhes se saj, zotni Xhelala Juka ne Zdrale.
Me vdekjen e Safetes, Shkodra humbi bijen e saj te dashun e te ditun. I perjetshem kujtimi i Safete Jukes."
DR. Juka ka dhene mesim ne Universitetin Georgetown/Washington. Eshte intervistuar nga departamenti ameriakn i shtetit, gazeta me ze, dhe kanale televizive te SHBA gjate luftes ne Kosove per mendim shkencor mbi origjinen e Shqiptareve. Pergatitja dhe baza faktuale e S. Jukes kane qene impresive per degjuesin e panjohur amerikan.
Ka shkruar libra dhe botuar studime vetem ose bashke me F. Freundlich, bashkeshortin. "Albanian Golgotha" eshte ne listen e Librarise se Kongreseve.
U prehte ne paqe kjo figure e nderuar e kombit shqiptar!
Krijoni Kontakt