Shpresmiri
Besimtar
Posts: 197
(1/5/02 5:03:47 pm)
Reply Fjala 'tolerancė'
--------------------------------------------------------------------------------
Nė Fjalorin e filozofisė tė Ekrem Murtezait shpjegohet vetė fjala tolerancė.
"Latinisht: tolerantia = durim
Nė politikė, nė fe dhe nė tė folurit e pėrditshėm: durimi, lejimi dhe pranimi i tė drejtės sė tjetrit apo tė tjerėve qė tė mendojnė, besojnė, vlerėsojnė, veprojnė, etj. sipas bindjes sė tyre; si pranim i tė drejtės sė tjetrit apo tė tjerėve qė tė jetojnė, besojnė, mendojnė dhe veprojnė sipas bindjes sė tyre, bile edhe atėherė, kur mendimet, bindjet, veprimet e tyre janė nė kundėrshtim me mendimet, bindjet dhe interesat tona, toleranca supozon njė relativizėm, sipas tė cilit asgjė nuk mund tė jetė absolutisht e drejtė, e vėrtetė, e vlefshme, e mirė etj. apo absolutisht e padrejtė, e pavėrtetė, e pavlefshme, e keqe etj. Sė kėndejmi, pėrjashtohet ēdo ekskluzivitet dhe lejohet mundėsia e koekzistencės ndėrmjet mendimeve, besimeve e pikėpamjeve tė ndryshme. Toleranca ėshtė supozim dhe parakusht i domosdoshėm i humanitetit. Toleranca e njėmendėt ėshtė jo vetėm heqja e ekskluzivitetit, jo vetėm mosmarrja e masave ndėshkimore fizike, terrori shpirtėror etj., por edhe respektimi i atij qė mendon, beson apo vepron ndryshe."
Kurse nė njė Fjalor teologjik tė krishterėt fjala tolerancė shikohet nė kėtė vėshtrim:
"TOLERANCA rrjedh, drejt e kuptuar dhe e zbatuar, jo prej njėfarė indiference skeptike ndaj tė vėrtetės nė pėrgjithėsi apo prej gjykimit mbi rregullsinė objektive tė barabartė tė tė gjitha feve tė krishtera, por nga dashuria krishtere, nga nderimi para ndėrgjegjes sė tjetrit dhe prej zgjuarsisė qė pranimi i besimit nė mėnyrė korrekte sipas thelbit nuk mund tė detyrohet me forcė, madje do tė ishte edhe e pamoralshme tė provohet kjo gjė apo tė detyrohet me pėrdhunė ndonjė besim mashtrues i jashtėm. Njeriu sipas thelbit posedon kėrkesėn pėr njė hapėsirė lirie qė ia mundėson qė konkretisht t'a realizojė vendimin e lirė tė vet tė brendshėm.
Lejimi dhe kufizimi i njėkohėsishėm i hapėsirės sė lirė ēojnė pėr kėtė arsye deri nė probleme me tė cilat s'do tė mund tė mbretėronte asnjė sistem totalitar i forcės as liberalizmi apsolut, kurse zgjidhja e tyre ėshtė e nėnshtruar ndryshimit tė kohės (kėshtu qė mėnyrat e mėparshme tė tolerancės dhe jotolerancės ėshtė e nevojshme t'i shqyrtojnė me kujdes) sepse si konkrete (problemet), mund tė zgjidhen vetėm praktikisht me durim, guxim dhe zemėrgjerėsi.
Mirėpo mund tė jetė e arsyeshme, dhe detyrė nė shumė raste, qė shteti edhe kundėr bindjeve tė individėve tė mbrojė normat e ligjit moral natyror nė jetėn publike, sepse ai me kėtė vetėm e mbron hapėsirėn e lirė tė tė gjithėve kundėr uzurpimit tė individėve."
Krijoni Kontakt