Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Hëngrën qyl, arrestohen nga policia

    Hëngrën qyl, arrestohen nga policia

    Sarandë- Njëzet e pesë vjeçari, Ferdinand Xhango, me banim në fshatin Gjashtë, rreth 3 km larg qytetit të Sarandës, e kishte kthyer në një rit të zakonshëm të shkonte në lokalin e qytetarit, Ilirian Thomanaku në fshatin Lukovë, rreth 15 km larg fshatit të tij të hante e pinte pa paguar asnjë grosh. Bashkë me të ishte edhe Arto Velo, 24 vjeç, po nga fshati Gjashtë.Në përfundim të drekës apo darkës kur pronari u kërkonte të likuidonin llogarinë, e cila gjatë ditëve të veçanta shkonte deri në 2000 lekë të reja, dy të rinjtë, të mësuar me ngrënie e pirje pa pagesë, jo vetëm që nuk shlyenin detyrimet, por e fyenin dhe kërcënonin pronarin. Ata vepronin sikur të ishin të punësuar në arën e tij dhe lokali kishte detyrim për t’i ushqyer. Ferdinandi nuk mbetej me kaq, ai e shtynte punën edhe më tej, pasi në vend që t’i premtonte se një ditë do paguante e kërcënonte nëse donte lokalin, kokën, jetën apo lekët. Ai ishte i njohur në fshatin e banimit si person me precedent penal, i dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për vepra të ndryshme penale. Nuk hante e pinte vetëm, por torturonte pronarin dhe shqetësonte tërë klientët që ndodheshin atje me sjelljet e tij të padenja. Pas gjithë këtyre veprimeve dhe durimi i pronarit mori fund Ai i kërkoi të mos vinte më në lokal se do kishte konseguenca dhe se nuk do ta falte më, por do ta denonconte në polici e në prokurori. Kjo mënyrë të thëni nga ana e pronarit Thomanaku, i nxehu gjakrat dhe egërsoi edhe më shumë “qylaxhiun”, i cili u soll edhe më keq. Pas këtij sherri, merr peng pronarin brenda në lokalin e tij, ndërsa shoqëruesi paraqitej si përfaqësuesi i policisë kriminale. Gjatë pengmarrjes e detryrojnë pronarin e lokalit të jap një shumë prej 50 mijë eurosh për ta lëshuar. Pikërisht, kjo situatë që kapërceu çdo kufi logjik dhe durimi, shoqëruar me pengmarrje dhe vënie gjobe në shifra astronomike nxiti pronarin t`i drejtohej policisë së komisariatit të Sarandës. Pronari tregoi gjithçka për personat që e kishin detyruar të paguante gjobë dhe e kishin marrë peng. Po kështu, ai denoncoi edhe veprimet e dy të rinjve. Po shkaku i vërtetë që e çoi deri tek denoncimi ishin kërcënimet, pengmarrja dhe vënia e gjobës së rëndë. Bashkëpuntori i Xhongos arriti t’i ikte policisë dhe është shpallur në kërkim, duke implikuar veten edhe me akuzën e kundërshtimit të policisë së shtetit. Prokurori, duke njohur gjithë ngjarjen, urdhëroi arrestimin e pengmarrësit në flagrancë. I arrestuari, Ferdinand Xhongo, është në pritje të zhvillimit të gjyqit.

    Gazeta Sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    po nga fshati Gjashtë
    keta qenkan ata qe te linin dopio gjashten ne dore.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ndersa nje tjeter pasi hengri e piu mir thirri kamarierin dhe i tha :
    more pa me thuaj a ka ndodhur qe te mos paguaj njeri pasi ka ngren mir e mir, po ja ktheu kamarieri ka ndodhur ,
    e cfar i keni bere e pyeti perseri klienti
    e cti bejnim i tha dy shkelma by.thve dhe perjasht nga dera
    epo mir ju pergjigj klienti futmi edhe mu nja 10 shkelma se du me hik ene un ka dera.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo qe ka bere ki gangua ndaj ketij gjellberesit te shkrete nuk quhet qyl-ngrenje por terror dhe i ndyre e cinik..dhe se vendasit aty shume e kan duruar ..

    i lumte policise qe i ka vene hekurat ketij kanibalit..

    ne fakt atij i eshte dashur nje hundlesh me kohe tja kish numeruar mu ne lule..

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Se cjane disa komente pa lidhje ketu. Cfare ka te bej te qenurit sarandiot me urtesine ? Mizerja eshte mizerje gjithandej.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •