shekulli
-----
Shoferi i Ngjelës hetohet i lirë
D.Biçaku
TIRANE- Policia e Tiranës lë të lirë Altin Lulin, shoferin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela. Lirimi i Lulit nga dhoma e izolimit në komisariatin nr.4 është bërë i ditur për “Shekullin” nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët pohuan se mbrëmjen e djeshme, drejtues të policisë kanë vendosur ndjekjen në gjendje të lirë të të ndaluarit të dy netëve më parë. Burime të policisë së kryeqytetit shtuan se Altin Luli tashmë akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pasi ka qëlluar me armë në afërsi të shkollës “Partizani”. Policia pohon se ka bllokuar në rrugën “Qemal Stafa” disa gëzhoja pistolete tip “TT”, që i përkiste shoferit të parlamentit shqiptar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës, rreth orës 21:00, kur Luli po udhëtonte me automjetin e Kuvendit të Shqipërisë, me targa TR 0020 Z. Ai ka pasur një konflikt me një tjetër drejtues makine, e në gjendje të dehur ka qëlluar me armën e punës në ajër.
28/10/2005
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
--
i dehur me arme.. qellon dhe lihet i lire..
edhe ded gjo luli ta bente kete do duhej mbajtur ne burg.. jo me ky pijaneci i princit te ligjeve..
pse o tak ska djem te mire tirana qe nuk pijne e nuk zbrazin koburet ne popull ta merrje ti si shofer..
mo u bej dado ruc.. se ...
po dehemi te gjithe e po qellojme me arme.. se te len te lire..
cbehet?
kasaphane..
kasaphana denohet..
Krijoni Kontakt