Ambasadorja Harxhi qe do te shkoje ne SHBA, Publikohen fakte qe ka sulmuar CIA-n
Ora: 8:45
Nga: Artemida Collaku (Gazeta Shqiptare)
Kandidatet per ambasadore te propozuar nga Ministria e Jashtme, kane kaluar dje ne “siten” e Komisionit Parlamentar per Politikat e Jashtme. Anetaret socialiste te ketij komisioni i kane cilesuar kater kandidaturat e pranishme si te papershtatshme per te kryer misionin e perfaqesuesve diplomatike te vendit tone ne SHBA, Zvicer, Austri e Greqi. Por ne “tabelen e qitjes” ka qene kandidatja per ambasadore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Edith Harxhi. Ish-ministri i Jashtem Kastriot Islami, ne mbledhjen e Komisionit te jashtem ka bere te ditur disa shkrime te bera nga kandidatja per ambasadore ne SHBA, ku shpreheshin qendrimet dhe konceptet e saj per rolin qe ka luajtur Greqia ne politiken e vendit tone, duke filluar qe nga vitit 1991 e deri ne 1997.
Pasi Islami ka njohur anetaret e Komisionit te jashtem me materialet e shkruara nga Harxhi, te cilat ishin nxjerre nga nje faqe interneti, ka kerkuar te dije: “Ju i qendroni ende ketyre mendimeve qe keni shprehur ne keto materiale?”. Harxhi eshte shprehur prere ndaj kesaj pyetjeje, duke deklaruar se "u qendron 100 per qind atyre qe ka shkruar per rolin percares qe ka luajtur Greqia, sidomos gjate periudhes se ’97-es. Por mesa duket kjo nuk ishte pergjigjja e duhur ne ato momente".
Nderkohe nenkryetarja e Komisioni te jashtem Arta Dade, eshte shprehur se Harxhi nuk e njeh politiken e jashtme te vendit tone, duke nenvizuar “se nje gje e tille ka ndodhur edhe per faktin se ajo nuk ka jetuar per nje kohe te gjate ne vendin tone, gje e cila ka sjelle edhe nje shkeputje te saj nga realiteti i politikes shqiptare”.
Reagimi
Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj, eshte shprehur ne komision, se Harxhi eshte njera prej kandidaturave me te zgjedhura dhe se ka nje pervoje prej 5 vitesh pune me organizata nderkombetare ne Kosove. Ministri Mustafaj u largua nga mbledhja pa mbaruar ende shqyrtimi i te gjitha kandidaturave. Megjithese mbledhja ishte me dyer te mbyllura, nga deklarata e ministrit te Jashtem qe dha per mediat, u la te kuptohet se dicka nuk shkonte. Mustafaj ne kete deklarate ka permendur vetem kandidaturen per ambasadore ne SHBA, si nje nga kandidaturat me profesioniste ne kete fushe. “Te gjitha kandidaturat qe ne kemi paraqitur jane profesioniste mbi bazen e CV dhe ne kuadrin e zgjedhjes se ekselencave.
Sic eshte shprehur kryeministri, ne kemi zgjedhur nje te tille e cila eshte e propozuar per ambasadore e Shteteve te Bashkuara. Edith Harxhi e cila eshte nje zonje me nje eksperience te madhe ne kuadrin e organizatave nderkombetare kryesisht ne Kosove mbi 5 vjet, ka qene ne perberje te ekipit te UNMIK-ut dhe eshte marre me ngritjen e te gjitha institucioneve ne Kosove. Produkt i nje shkolle shume te madhe per marredheniet nderkombetare ne Edinburg te Britanise se Madhe. Pra ka te gjitha cilesite per te realizuar nje detyre te tille”,- eshte shprehur ministri Mustafaj, i cili nuk pranoi te fliste per asnje prej kandidaturave te tjera.
Harxhi
Kandidatja per ambasadore ne SHBA, Edith Harxhi, ne periudhen 1997-1998 ka qene keshilltare ne Konsullaten shqiptare ne Ankara. Ajo eshte larguar nga sherbimi ne vitin 1998. Pas ketij shkarkimi Harxhi ka vazhduar te jetoje ne Turqi, ku eshte martuar me nje shtetas turk dhe ka nenshtetesine turke. Me pas aktiviteti i Harxhit eshte fokusuar ne Kosove, ku ka punuar ne UNMIK, si pjesetare e ekipit qe eshte marre me ngritjen e institucioneve kosovare.
Shkrimet e publikuara nga ambasadorja e propozuar ne SHBA Edit Harxhi, qe sipas opozites nuk e lejojne ate te jete perfaqesuesja e shtetit shqiptar ne SHBA
(Pjese nga shkrimi, “Komploti greko-komunist ndaj demokracise shqiptare”- Edit Harxhi, marrë nga faqja e internetit të së Djathtës Shqiptare )
Roli i Kishes Ortodokse
... Kryepeshkopi Janullatos, pavaresisht bujes se madhe qe beri, dhe kerkeses per mospranim te mijera Shqiptareve brenda dhe jashte vendit, u pranua te drejtonte Kishen Ortodokse Shqiptare, duke shkelur ne kete menyre vendimin e marre nga patriotet shqiptare dhe vecanerisht Fan Noli dhe mbreti Zog, per ndarjen e kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare nga Patriarkana. Qe ne kohen e pranimit te tij ne Shqiperi dhe deri sot, kleri i huaj Ortodoks ne Shqiperi, ka qene armiku me i madh i vendit dhe agjentura me e forte ne territorin Shqiptar, qe ka punuar dhe luftuar per helenizimin e Jugut te Shqiperise dhe rrenjesimin e politikes ekspansioniste greke ne vendin tone, duke kanalizuar gjithcka nen ombrellen e Kishes Ortodokse Greke...
Trazirat e mars 1997
...Duke hulumtuar shtypin dhe median greke gjate diteve te nxehta te vitit 1997, si dhe duke analizuar faktet e shumta qe hedhin ne drite vete shtypi dhe media greke, i ashtuquajturi “Revolucioni i vonuar i vitit 1997 ne Shqiperi” mund te perifrazohet pa frike edhe: “Pushtimi Greko -Komunist i Shqiperise”...
***
...Keto fakte qe dalin per here te pare ne shtypin Shqiptar, tregojne me se miri, shkaktarin kryesor te trazirave ne Shqiperi, aktivizimin e gjithe segmenteve greke, qeveritare dhe jo qeveritare, si dhe fillimin e plote te aneksimit te Jugut te Shqiperise nga Greqia. Aneksimi ka filluar heret ne Shqiperi. Megjithate, Greqia kishte filluar te vinte ne jete kete plan famekeq, qe ne vitin 1996 duke shfrytezuar edhe misionaret e saj ne Shqiperi te cilet flisnin ne emer te minoritetit grek, por ne te njejten kohe benin politiken e helenizimit ne vendin tone...
“Shpetimi ne ‘97 erdhi nga Turqia
...Ne ditet me te nxehta te luftes ne Shqiperi, gjate mesit te Marsit, ajo c’ka solli edhe nje renie te sulmit grek, ishte hyrja ne loje e Turqise. Sot analiste shqiptare dhe te huaj deri ne nje fare mase, mposhtjen e sulmit te armatosur grek ne Shqiperi gjate Marsit te vitit 1997, ia dedikojne ne vecanti ish-Kryeministres se Turqise Znj. Tansu Ciller, dhe ish-Shefit te Pergjithshem te Shtabit te Turqise, Ismail Haki Karadagi..
Roli i PBDNJ
...Minoriteti grek ne Shqiperi gjate tre viteve te fundit, ka sherbyer me se miri si nje nga kupolat e politikes greke ne vendin tone. Jo vetem i eshte lene hapesire per t’u perfaqesuar me se miri ne administraten e larte shteterore te vendit dhe ushtri, por ka arritur te marre edhe poste ministeriale kyce ne qeverite e viteve te fundit. Kjo politike e luajtur nga qeverite shqiptare qe pas vitit 1997, ka qene kryekeput e njeaneshme, pasi Shqiperia ka arritur jo vetem t’i krijoje kushtet me optimale anetareve te ketij minoriteti, por asnjehere nuk ka ngritur ceshtjen e perfaqesimit politik te arvanitasve ne Greqi, te cilet ne numer jane dhjetera apo qindra here me teper, dhe origjina e tyre shqiptare si dhe te drejtat per arsimim e perfaqesim politik, gjithmone jane mohuar nga Greqia zyrtare...
***
Gjate vizites se fundit te kryeministrit shqiptar ne Athine, ne Dhjetor te vitit 1999, u nenshkrua edhe marreveshja per turizmin, ne vecanti mbi bashkepunimin ne zonen e liqenit te Prespes. Kjo marreveshje u nenshkrua vetem dy jave pas hapjes se skandalit te shitjes se tokave dhe trojeve shteterore ne bregdetin jugor te Shqiperise, anetareve te minoritetit grek ne Shqiperi, anetareve te Partise se te Drejtave te Njeriut, investitoreve me origjine greke, me nje cmim fare qesharak...
Lobi greko-amerikan
... Lobi greko-amerikan duhej te infiltrohej ne administraten e larte te Shteteve te Bashkuara, dhe pikerisht CIA, me ane te drejtuesve te saj me te larte, ne menyre qe te sigurohej ftohja e marredhenieve Shqiptaro-Amerikane duke e inkuadruar Shqiperine nder vendet baze mbeshtetese te terrorizmit antiamerikan ne bote, dhe duke e futur ate ne axhenden e vendeve, qe qytetaret amerikane nuk duhej te udhetonin per arsye sigurie.
Duhej te mundesohej mbyllja e Ambasades Amerikane ne Tirane me ane te mbeshtetjes se lobit grek ne SHBA-te, ne menyre qe qytetaret shqiptare qe do te aplikonin per probleme vizash e konsullore, te paguanin shuma te majme per te udhetuar ne Athine per cdo ceshtje konsullore...
CIA mbeshtet sulmin grek
...(Situata) tregon fare qarte qellimin final te qarqeve zyrtare greke ndaj Jugut te Shqiperise, dhe sulmin e fundit te ndermarre prej tyre tashme, qe kane bere te mundur te kontrollojne shume segmente te jetes politike ne Shqiperi, por ne te njejten kohe, kjo politike mbeshtetet edhe nga drejtues te larte te administrates shteterore amerikane, sic eshte rasti i Drejtorit te Pergjithshem te CIA-s amerikane, Xhorxh Tenet, i cili ne dhjetor te vitit 1999, ne nje fjalim te mbajtur ne Shoqaten Helenike Mjekesore te Nju Jorkut tha tekstualisht: “Nena ime shpetoi nga Epiri i Veriut me nje nendetese britanike, bash ne momentin kur komunistet po e merrnin pushtetin dhe po i mbyllnin kufijte per te mos e pare me kurre familjen e saj” (National Herald , Forca e Familjes dhe Tradites, 11-12 Dhjetor 1999)...
Klika greko-serbo-komuniste
...Ne keto momente qe po luhet edhe akti final per stabilizimin e ceshtjes se pambyllyr shqiptare, kur Shqiperia eshte futur ne nje qorrsokak, nga klika greko-serbe-komuniste, kur shqiptaret vazhdojne te marrin rruget e mergimit per nje jete me te mire duke kenaqur endrren serbo-greke per pastrim etnik te trojeve shqiptare...
Andartizimi i jugut
...vetem ne mund te pengojme andardizimin e Jugut te Shqiperise...
(Ky shkrim studimor i Edith Harxhit, kandidate e propozuar nga kryeministri si ambsadore e vendit tonë në SHBA, është botuar në vitin 2000, kur zonja Harxhi jetonte në Turqi.)
Krijoni Kontakt