Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 142
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    super hajduti jep leksione nga amerika..


    korrieri

    ----

    Leksioni amerikan per politiken shqiptare
    E Hene, 31 Tetor 2005
    Nje mesazh i drejtperdrejte per Presidentin Moisiun

    Nga Arben MALAJ

    Ka kohe qe vemendja publike eshte fokusuar ne emerimin e ambasadores tone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ky eshte nje zhvillim pozitiv, por eshte shume e rendesishme te jete pozitiv rezultati perfundimtar. Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane partneri strategjik me i rendesishem, jo thjesht ne mbeshtetjen e demokracise ne vendin tone, por edhe mbeshtetesi kryesor ne harmoni me BE ne proceset e integrimit politik dhe ekonomik te vendit.

    Zhvillimet ne rajon, statusi i Kosoves, zgjidhja e problemit te emrit te Maqedonise, zgjidhja definitive per Bosnjen, eliminimi i vonesave te integrimit per vendet e rajonit, jane teresia qe perben nje moment historik per Ballkanin Perendimor. Ne kete kontekst historik, mbetet obliguese nje diplomaci shume aktive dhe profesionale.

    Ne pervojen diplomatike cdo qeveri e re me emerimet apo levizjet ne sherbimin diplomatik percjell edhe nje mesazh te vleresimit te raporteve bilaterale. Pare ne kete kendveshtrim, perzgjedhja e ambasadoreve tane ne qendrat kryesore te vendimarrjes politike dhe vendet qe jane partnere te rendesishem politike dhe ekonomike kerkon pergjegjshmeri dhe seriozitet nga ata qe percaktojne linjat e politikes se jashtme, kjo sidomos kur flasim per BE, SHBA, Itali, Greqi,Gjermani, France, Kine, Japoni, etj.

    Ambasadori i BE-se ne SHBA eshte sot ish-Kryeministri i Irlandes, Kryeministri i reformave qe ndryshoi historine e ketij vendi. Kryeministri i Rusise eshte ish-ambasadori i Rusise ne BE. Ish-ambasadori i Rumanise ne SHBA u be ministri i jashtem i Rumanise dhe sot eshte lideri i opozites se ketij vendi.

    Pra, investimet ne nivel ambasadori dhe ne qendrat kryesore te politikes nderkombetare konsiderohen investime afatgjata. Ndersa, ne vendin tone, ambasadoret me te mire te tete viteve te fundit do te duhet te jene pa pune, ndersa nje pjese e mire e ambasadoreve te rinj do te jene peshqeshe familjare apo dhurata kompesuese politike. Ky eshte rikthim, apo me keq akoma kthim, 8 vite mbrapa.

    Performanca dhe kredibiliteti personal i cdo ambasadori ndikon shume ne intensitetin dhe cilesine e marredhenieve dy dhe shumepaleshe. Ndoshta per rastin "Harxhi" nje leksion i drejtperdrejte vjen nga SHBA nepermjet rastit "Miers", kandidate per anetare ne Gjykaten e Larte.

    Pak dite me pare ajo i paraqiti doreheqjen Presidentit Bush, i cili e pranoi menjehere. Ne kushtet e fuksionimit normal te bashkepunimit te Presidentit me keshilltaret e tij kuptohet qe doreheqja ka qene e miratuar perpara paraqitjes ne publik. Pra, ne nje sens pozitiv, ajo eshte terheqja e Presidentit Bush nga nje propozim qe ai e mbeshteti shume fort ne publik. Miers deklaron publikisht ne doreheqje se procesi i miratimit te saj kishte rritur ngarkesen ndaj Shtepise se Bardhe (do te verifikohej korrespondenca e saj per te pare profilin e kualifikimit dhe pergjegjesise), kishte rritur stresin ndaj stafit te Shtepise se Bardhe ku ka shume prioritete te mprehta dhe te rendesishme dhe se keto te dyja bashke vleresoheshin nga vete Miers ne leter, nuk ishin ne interes te vendit te saj (kopje e letres gjendet e plote ne internet).

    Sipas komenteve te shtypit amerikan, i cili ka qene mjaft i ndjeshem ne kete pike dhe ka ndjekur me shume vemendje debatin, Miers u terhoq per dy arsye kryesore; mungesa e mbeshtetjes dhe mungesa e kualifikimit te nevojshem. Cilat jane mesazhet e leksionit amerikan per kandidaten per ambasadore, per Kryeministrin dhe per Presidentin e vendit tim.

    Per kandidaten Harxhi

    Ne debatin per perzgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte per vete rendesine e vendimeve te tyre ne jeten e cdo amerikani pati nje investigim shume te imet per gjithe karrieren e tyre, kualifikimin dhe per kredibilitetin. Me konkretisht, per kryetarin e Gjykates se Larte John Robert, u pa ne menyre te studiuar aktiviteti i tij i shkruar prej me shume se 8000 faqe, ndersa Meirs dha doreheqjen sapo u kerkua qe te vleresohej mbi kualifikimin e saj, duke ekzaminuar gjithe korrespondencen e saj gjate sherbimit ne Shtepine e Bardhe.

    Ndersa kandidatja per ambasadore ne SHBA (shpresoj te mos e konsideroj debat personal) ka nje arkive botimesh, qe minimalisht e pengon te beje karriere ne sherbimin diplomatik ne nivel ambasadore aq me pak ne SHBA, pa nje prove bindese gjate nje karriere te gjate ne nivele me te ulta ne sherbimin diplomatik. Nje nga goditjet e renda per kandidaten Miers ishte mungesa e koherences ne qendrimet e saj publike per ceshtje te rendesishme te debatit kushtetues ne SHBA. Ndersa kandidatja jone ka qendrime nacionaliste ekstremiste ne vleresimin e zhvillimeve politike ne vendin e saj, duke atakuar rende SHBA, CIA, Greqine, etj.

    Kandidatja ka mungesa te theksuara te formimit intelektual (ndoshta vetem ne kete debat) kur perpiqet te justifikoje qendrimet e saj ne shtypin e djathte. Eshte e papranueshme qe te justifikosh qendrimet me thonjezat e referencave, - minimalisht perpara se te shkruash percakton qellimin dhe objektin e shkrimit.

    Arshiva e TV, gazetave dhe revistave nderkombetare qe trajtojne ngjarjet e periudhes '96-'97 percakton si deshtues ish-Presidentin Berisha. Keshtu, analiza me thonjeza, me teper sesa objektive dhe realiste, eshte nje perkushtim militant ne preferencen politike. "Thonjezat Harxhi" ishin ne te njejten kohe qendrimi zyrtar politik i diplomacise shqiptare te asaj periudhe.

    Perpjekja per t'u justifikuar me argumente qe kane mungese te theksuar te koherences llogjike dhe militantizem ekstrem partiak - ndoshta nuk duhet ta pengojne zj. Harxhi te respektoje leksionin Meirs. Ajo duhet te vetterhiqet, Berisha nuk duhet ta pengoje.

    Per Kryeministrin Berisha

    Presidenti Bush i zgjedhur drejtperdrejte nga populli amerikan terhiqet perballe nje emerimi, qe mbi te gjitha i krijon veshtiresi shtese ne axhenden prioritare te vendit te tij. Kryeministri yne, qe nuk ka voten popullore, por aleancat ekologjikisht te pista, moralisht dhe politikisht, qe ka sfida shume te medha perpara, qendron stoik ne gabimet e tij te perseritura. Terheqja e Berishes eshte e detyrueshme.

    Se pari, sepse eshte rast influencash korruptive dhe cenon rende kredibilitetin e tij dhe filozofine qeverisese, madje eshte rast i perseritur. Se dyti sepse ka treguar mungese vemendjeje, pse jo edhe respekti, per nje nga partneret me te rendesishem strategjik te vendit dhe te zhvillimeve pozitive ne rajon, duke rikthyer ne kete menyre pervojen e '96-'97-s. Se treti, sepse duhet te angazhohet me shume ne problemet kritike te vendit, ku situata ekonomike dhe politike duket se po krijojne veshtiresi shtese per te ardhmen e vendit. Idea se ky debat per te mund te mos perbeje shqetesim eshte nje mesazh akoma me negativ. Mentaliteti i drejtuesit te forte, te ashper, te paterhequr, perben nje risk shume te rende per mentalitetin qeverises te nje vendi qe kerkon te integrohet. Se katerti, kjo eshte mundesi qe jo rralle i vjen individeve apo forcave politike qe kane deshtuar nje here. Stresi per te mos deshtuar eshte i madh dhe tenton te behet i pamenaxhueshem, cka do te demtoje cilesine e qeverisjes. Sa me pak gabime, sa me shume vullnet per te korrigjuar, aq me shume kohe efektive - jo kohe fizike - i mbetet ne dispozicion te prioriteteve te vendit.

    Leksioni amerikan, ne rastin kur as kandidatja dhe as Berisha nuk terhiqen, mbetet te vleresohet me shume pergjegjesi nga Presidenti Moisiu. Ka tre momente te rendesishme, ne te cilin autoriteti i Presidentit te Republikes, sipas Kushtetutes se vendit tone, eshte i detyrueshem. Ato jane diplomacia, drejtesia dhe siguria.

    Presidenti, jo vetem duhet te ndale emerimet militante ne qendrat e rendesishme te vendimarrjes politike, por duhet te siguroje nje zbatim efektiv te ligjit te sherbimit diplomatik, si nje funksion i rendesishem i cdo shteti. Opozita duhet t'i kerkoje publikisht Presidentit te permbushe detyrimet kushtetuese dhe duhet ta mbeshtese ne sfidat qe Presidenti ka ndaj tendencave antikushtetuese te qeverise se re. Presidenti duhet te negocioje me ministrin e Jashtem dhe Kryeministrin qe investimet 8 vjecare ne sherbimin diplomatik te mos flaken me nje te rene te lapsit.

    Cdo ambasador aktual ka nje CV kontributesh, ka nje vleresim efikasiteti nga partneret, ka nje profil publik. Ata mund te angazhohen ne vende te ndryshme apo nivele te larta ne Ministrine e Jashtme, por nuk duhet te detyrohen te largohen nga sherbimi diplomatik. Me zhvillimet antidemokratike ne vend, me luften qe Berisha ka shpallur ndaj sherbimit diplomatik, prokurorise dhe gjyqesorit - autoriteti i Presidentit eshte, jo vetem i rendesishem, por edhe nje mision per demokracine shqiptare. Eshte nje mision me mbeshtetje kushtetuese, eshte nje detyrim qe rrjedh dhe nga formula e betimit si momenti me kulmor i marrjes se pergjegjesise per misionin kushtetues ndaj vendit tend. Momentet e veshtira jane gjithmone nje test, por edhe nje mundesi domethenese per cdo President.

    ---------


    di llafe




    sa qejf i ka kjo amerika kta superhajdutet..
    me vrap sa pa ju ftohur kolltuku ministrit i tha..eja ben malua shoku inë se te pret amerika.. ja superhajna si ty duam..

  2. #102
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    o brari,
    lefin komunistat se kete pune kane.
    ben krahasime ky injoranti nga amerika se Miers qenka njelloj si kandidatura e Harxhit. por ky budallai harroi qe Bushi emeroi Ambasadorin Bolton ne UN duke anashkaluar c'do institucion tjeter Amerikan qe e dinte qe nuk do e aprovonte kete kandidature. Po tani qe ska me pushtet per te lehur i ka ngelur.

    qashtu...
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17
    Diplomati Dilja, incident seksual ne SHBA

    E Hene, 31 Tetor 2005

    Ne kohen kur tek Presidenti i Republikes nuk ka mberritur ende informacioni zyrtar per kandidatet e rinj te PD-se per ambasadore, pervec Edith Harxhit, e kundershtuar fort nga opozita, dyshime jane hedhur edhe per Lublin Dilen, ne lidhje me nje incident seksual te nje viti me pare ne Nju-Jork. Mustafaj: Nuk kam degjuar kurre per nje gje te tille

    Lublin Dilja, kandidati per ambasador i Shqiperise ne vend te Agim Neshos ne misionin prane Organizates te Kombeve te Bashkuara, ka shkaktuar nje incident, rreth nje vit me pare, ne Nju Jork. Burime te besueshme kane konfirmuar per "Korrieri"-n, se kandidatura e tij madje mund te rrezikohet pikerisht nga nje incident seksi ne SHBA. Sipas ketyre burimeve, behet fjale per periudhen kur Lublin Dilja ka qene zevendesshef i misionit te Shqiperise, me titullin Ambasador, prane Kombeve te Bashkuara. Ne postin e numrit 2 te misionit tone ne OKB, Dilja, ish-deputet i Partise Demokratike ne rrethin e Elbasanit, eshte zgjedhur edhe me konsensusin e Partise Socialiste, pervec kritereve te tjera per nje post te tille, edhe per shkak te gjendjes se tij shendetesore, per te cilen mesohet se kurohet here pas here ne nje nga spitalet e Nju Jorkut.

    Burimet e "Korrieri"-t deftojne se incidenti ka ndodhur pikerisht ne spital, rreth nje vit me pare, dhe per shkak te tij, Lublin Dilja eshte thirrur disa here rresht nga policia e Nju Jorkut, per te dhene shpjegime. Ne ate kohe dhe me pozicionin e numrit 2 te misionit tone ne OKB, Dilja, i mbrojtur nga imuniteti i diplomatit, nuk eshte ngacmuar fort nga policia per incidentin seksual. Policia e Nju Jorkut, sipas burimeve te besueshme, mesohet se eshte "dorezuar", per mbylljen e incidentit, edhe nga nderhyrja e Agim Neshos, atehere ambasadori yne prane Kombeve te Bashkuara. Kryediplomati shqiptar mesohet se ka dhene garancite e tij per numrin dy te misionit ndaj autoriteteve te Nju Jorkut.

    Por pervec kesaj, detaje te ketij incidenti ne ate kohe jane bere edhe objekt i nje korrespondence mes ish-ambasadorit tone ne SHBA, Fatos Tarifes, i cili eshte vene ne dijeni nga autoritetet amerikane, si perfaqesuesi shqiptar per ceshtjet nder-territoriale, dhe Kryeministrit te atehershem, Fatos Nanos, me nota negative. Shpjegime prane Kryeministrit mesohet te kete dhene edhe Agim Nesho, per zevendesin e tij, me nota pozitive dhe me pas kjo ceshtje eshte mbyllur pa zhurme.

    Nderkohe, shqetesimi ne lidhje me incidentin eshte zgjuar me perzgjedhjen nga ana e Ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj, te Lublin Diles, si kandidat per ambasador, kesaj radhe ne vend te Agim Neshos. I pyetur nga gazeta "Korrieri", Ministri i Puneve te Jashtme, Besnik Mustafaj, ka rrefyer se nuk eshte dhe as ka qene kurre ne dijeni te nje incidenti te tille. "Ne ministri, pervec dokumentacionit qe eshte perdorur per perzgjedhjen e tij, nuk ka asnje dokument tjeter apo zyrtar lidhur me ndonje incident", eshte pergjigjur Mustafaj.

    Kalimi i numrit dy te misionit tone ne pozicionin me te larte, per shkak te incidentit ne fjale mesohet se ka krijuar shqetesime, nder te tjera, edhe ne Presidence, ku per momentin, pervec informacioneve paraprake mbi kandidatet e PD-se per ambasadore, informacioni zyrtar per ta nuk ka mberritur ende. Te pakten deri te premten pasdite, ne oren 14, orar ky zyrtar i perfundimit te punes ne institucione, Presidentit te Republikes nuk i ishte derguar ende informacioni zyrtar nga qeveria. Ne pritje te ketij informacioni, si dhe nepermjet mekanizmave te tjere, Presidenti mund te grumbulloje informata te metejshme per kandidatet, para se te beje dekretimin e tyre. Incidenti i shuar i Lublin Diles ne Nju Jork, rrezikon te peshoje mbi gjykimin qe Kreu i Shtetit do te beje per kete kandidature, pervec asaj te Edith Harxhit, e cila shkaktoi jo pak debat ditet e fundit. Ajo eshte propozuar si ambasadore e Shqiperise ne Uashington. Per me shume, edhe sepse te dy keto kandidatura kane te bejne me perfaqesimin e Shqiperise ne vendin dhe aleatin me strategjik, Harxhi ne Uashington dhe per SHBA-te, ne vend te Tarifes per te cilin ka nisur procedimi penal, dhe Dilja ne Nju Jork prane OKB-se.

    E.Bunguri/E.Metaj

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17
    Harxhi e "harxhuar..."

    Nga Luan RAMA*

    Eshte gjetur ne kthinen e anonimateve kushedi se prej kujt (!!!), po kurresesi nuk e besoj te kete qene zbulim i Ministrit te Jashtem, dhe eshte prezantuar si kandidate per postin e ambasadorit te Republikes se Shqiperise ne SHBA. Dhe, menjehere kane lindur polemika, komente, replika e jane bere deduksione gjithefaresh, qe ende vazhdojne. Faqe te tera gazetash e kronika pafund neper edicione lajmesh, pothuaj ne te gjitha televizionet jane fokusuar te emri i Edith Harxhit, i asaj qe pretendon te jete femra e pare qe do te perfaqesoje Shqiperine ne SHBA, ne cilesine e ambasadores se jashtezakonshme dhe fuqiplote. Mirepo, ja qe zonja Harxhi eshte "harxhuar" ende pa i mberritur emri per dekretim ne kabinetin e Presidentit te Republikes. Kesisoj, qofte edhe vetem per shkak te ketij "harxhimi", atyre qe e kane perzgjedhur nuk u mbetet tjeter, vec te korrigjojne gabimin qe kane bere jo pa dashje qe ne levizjen e pare. Domethene, duhet te mos vazhdojne ta harxhojne tej kufirit te "konsumit moral" me kryenecesi absurde, te pakten ne shenje respekti, ne mos per zonjen ne fjale, per institucionin qe perfaqesojne.

    Reagimi politik dhe mediatik qe shoqeron emrin e zonjes Harxhi qe pas kumtimit te detyres per te cilen eshte perzgjedhur nuk eshte i pavend. Madje eshte krejtesisht i perligjur dhe ne kufijte e etikes se kontestit qytetar dhe luajal. I tille do te ishte ndaj cfaredo emri te padenje per pergjegjesite e perfaqesimit te Shqiperise ne cdo vend me te cilin kemi marredhenie diplomatike, e jo me kur eshte fjala per nivelin e perfaqesimit ne SHBA.

    Nuk preferoj te perseris ne keto radhe referenca se cfare ka shkruar ajo me 1997-en e me pas per CIA-n apo per te ashtuquajturit agjente greke, a ku di une cka tjeter, nuk preferoj as te merrem me arsyet se perse e kane larguar nga Ministria e Jashtme apo nga UNMIK-u. Jo se nuk ia vlen te ndalesh edhe ne to, por meqe fjala eshte per kandidaturen e perzgjedhur per postin e ambasadorit te Shqiperise ne SHBA, e gjej te udhes te gjykoj cilesite e ambasadorit ne raport me nivelin e marredhenieve mes dy vendeve tona, dhe vecmas, ne raport me vendin qe SHBA ze ne politiken e jashtme te shtetit shqiptar.

    Nuk eshte i rastit dhe aq me pak konjuktural fakti qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane partneri strategjik i Shqiperise. Pa dashur te bej histori, roli dhe qendrimi i SHBA-se ka qene percaktues ne zhvillimet demokratike ne Shqiperine postkomuniste, duke ndikuar qe ato te orientoheshin kah fryma moderne e lirise se ndertuar mbi ligje dhe institucione te shtetit te se drejtes. Askush tjeter me mire nga ish-Presidenti Berisha nuk e di kete te vertete, ashtu sikunder askush tjeter me shume nga ish-Presidenti Berisha nuk e shperdoroi ndihmen dhe mbeshtetjen e SHBA gjate viteve 1991-1997. E, njeheresh, askush tjeter me mire nga Berisha nuk i di pasojat e papergjegjshmerise dhe te aventurizmit ndaj sjelljes korrekte dhe ndihmes se pacak te SHBA-se ndaj vendit tone.

    E nese SHBA dhe politika e saj e jashtme ne anen e Shqiperise dhe te shqiptareve pas 1997-es nuk beri tjeter, por rikonfirmoi edhe nje here rolin vullnetmire dhe pse jo edhe percaktues ne zgjidhje historike si partnere strategjik dhe te pazevendesueshem per vendin tone ne vecanti e ceshtjen shqiptare ne teresi, nuk besoj qe qeverisja e djathto-agrare e zotit Berisha te kete vendosur te ndryshoje partnerin strategjik, packa se ne me shume se nje here funksionare te larte te qeverise se tij kane folur per te tjere partnere strategjike!!!

    Prandaj perzgjedhja e zonjes Harxhi, jo vetem qe stonon ne kete realitet marredheniesh mes dy vendeve tona, por me keq akoma, e ul nivelin e perfaqesimit ne permasat e nje skandali diplomatik, duke provokuar rende nje partneritet parimor dhe nje miqesi te konsoliduar. Nje shtet serioz qe di te beje politika serioze, di gjithashtu te respektoje me seriozitet dhe fisnikeri vendet mike, vendet aleate e partnere. Emerimet e ambasadoreve jane nje rast i mire per ta shprehur kete vullnet, kete qendrim, kete konstante. Sepse personaliteti qe perzgjidhet shpreh ne thelb respektin per nivelin e marredhenive, tregon ne menyre domethenese investimin qe kryen per forcimin dhe konsolidimin e tyre te metejshem.

    Eshte padyshim e pafalshme qe u gabua ne perzgjedhje. Por eshte me e rende akoma qe kembengulet ne zgjedhjen e gabuar. Dhe kjo sjellje, me se paku arrogante, eshte nje gjest mosmirenjohes, eshte mungese respekti per gjithe cfare kane bere Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne te mire te Shqiperise dhe shqiptareve. Ashtu sikunder eshte nje gjest fyes per nje brez te tere diplomatesh te zote shqiptare qe jane te denje te meritojne pergjegjesite e perfaqesimit te Shqiperise ne SHBA.

    Pare edhe vetem ne aspektin formal diplomatik, qeveria e zotit Berisha nuk ka patur parasysh ne rastin e zonjes Harxhi, as parimin e reciprocitetit, qe ne kulturen diplomatike eshte i detyrueshem edhe midis vendeve qe kane marredhenie formale diplomatike. Ndaj eshte me shume se i pakuptimte fakti, qe ndersa Shtetet e Bashkuara i perfaqeson ne vendin tone nje zonje e nderuar dhe diplomate karriere, ne, domethene pala shqiptare, perzgjedh te perfaqesohet ne SHBA me nje kandidature, jo vetem me vlera te dyshimta, por qe formalisht nuk eshte as diplomate karriere. Nuk dua ta quaj te qellimte dhe as qe dua ta besoj si te tille, por, realisht nuk besoj se vjen per shkak te mungeses se pervojes apo se PD dhe aleatet e saj erdhen ne pushtet te papergatitur per ta administruar ate.

    Afro 15 vjet me pare kur PD vinte per here te pare ne pushtet pas permbysjes se sistemit komunist gafa te tille, duke patur parasysh shume rrethana te kohes mund te mos viheshin re. Ndersa sot ato jane te pafalshme, jane fatale dhe me kosto ne marredheniet strategjike qe ekzistojne mes Shqiperise dhe SHBA.

    Ne sherbimin diplomatik jo te gjithe dhe jo gjithnje jane misionare. Ka vende ku sherbimi diplomatik eshte thjesht shprehje pranie. Nese opinioni do t'i kerkonte hesap qeverise per vende te tilla, do te kishte qene gabim i saj. Edhe socialistet kane bere ndere me poste diplomatike formale. Kurse te besh nder me emrin e ambasadorit te Shqiperise ne SHBA do te thote te vesh nje pikepyetje te rrezikshme, nese ne politiken e jashtme te vendit tone vazhdon te jete euro-atlantizmi prioritet themelor.

    Shqiperia eshte perpara sfidash te medha. Me te drejte synojme dhe shpresojme anetaresimin ne NATO. Si nje proces politik ne radhe te pare dhe tejet kompleks, absolutisht qe ka nevoje per nje tjeter nivel perfaqesimi ne Uashington, po te kemi parasysh peshen qe ka fjala dhe qendrimi amerikan ne vendimmarrjen e NATO-s. Dhe kur flas per nivel perfaqesimi, kam parasysh tere korpusin e vlerave qe duhet te mbarte ambasadori i Shqiperise ne SHBA.

    Nderkaq, nuk mund te bejme sikur nuk e dime apo sikur e harrojme rendesine qe ka qendrimi amerikan edhe per te ardhmen e Kosoves. Celja e negociatave per statusin perfundimtar te saj do te kete nevoje padyshim per kontributet e metejme te Shqiperise, qendrimet e se ciles duhet te jene te qarta dhe vizionare dhe ne sinkron te plote me qendrimet e bashkesise nderkombetare ne teresi, e me ato amerikane ne vecanti. Por qe te arrihet kjo, marredheniet duhen menaxhuar me profesionalizem padyshim, por dhe me shume pergjegjesi politike dhe atdhetare. Ulja e nivelit te perfaqesimit deri ne cilesite e zonjes Harxhi, flet krejtesisht per te kunderten, nuk eshte kontribut ne kahjen e duhur per forcimin e partneritetit me SHBA-ne edhe per kete ceshtje tejet te rendesishme, te ciles pala serbe po ben cmos t'i kundervihet me aleatet e vet.

    Argumenta te tille mund te jepen plot. Do te mjaftonte edhe nje kontest sado i vogel qe nga qeveria te kishte me shume fleksibilitet per te reflektuar, e jo me te vazhdoje te kembengule pa asnje te drejte perballe argumenteve qe jane kunder perzgjedhjes se bere, c'rendesi ka se nga kush prane apo larg Berishes.

    Prandaj Kryeministri Berisha duhet ta zgjidhe kete lemsh. Eshte ne pergjegjesine e tij dhe te qeverise qe drejton, padyshim edhe ne nderin e Presidentit te Republikes e po aq ne te mire te vendit, eshte ne dobi te forcimit te metejshem te marredhenive me SHBA-ne, qe per postin e ambasadorit te Shqiperise ne Uashington te perzgjidhet nje kandidature e dores se pare, qe te shprehe vleresimin maksimal per nivelin shume te mire te marredhenieve, dhe te krijoje besimin qe ato do te forcohen e zgjerohen me shume ne te ardhmen. Kjo nuk eshte ceshtje vullnetesh apo deshirash individuale, eshte prioritet qe buron nga nje partneritet strategjik afatgjate, ndertuar me kontribute dhe vullnete te te dy popujve tane. Por ekziston edhe nje zgjidhje shume me e thjeshte: vete znj. Harxhi, ne vend qe te mburret se si mund ta ktheje ambasaden e Shqiperise ne nivelin e kohes se Konices dhe Herman Bernstein-it, te mendoje per nje moment jo per te miren e vet, por per te miren e marredhenieve te dy partnereve strategjike.

    * Ish-minister i Rendit Publik

  5. #105
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Nesho: “Skandali seksual, një keqkuptim mediatik

    Ambasadori i Shqipërisë në OKB jep sqarim për zëvendësambasadorin Ljublin Dilja

    Agim Nesho, ambasador i Shqipërisë në OKB, gjatë një interviste të dhënë dje në TV Klan, tha se lajmi për përfshirjen në një skandal të zëvendësambasadorit të OKB, Ljublin Dilja, nuk është i vërtetë. Sipas Neshos, akuza e hedhur është e pabazë dhe figura morale e Diljes është e pastër. „U vura në dijeni nga lajmet për një shkrim të botuar sot lidhur me ambasadorin Dilja. Për zgjidhjen e këtij problemi me shumë seriozitet nga ana jonë, jemi vënë në dijeni nga pala pretenduese, dhe pasi çështja është sqaruar kanë kërkuzar falje për incidentin që ka ndodhur. Në qoftë se do të qëndronte fakti kundër, asgjë nuk do e ndalonte palën pretenduese të çonte çështjen deri në fund. Dua të theksoj se ambasador Dilja është një diplomat me figurë të pastër morale i respektuar midis gjithë miqve dhe shokëve të tij, dhe ka treguar një devocion maksimal për të përfaqësuar vendin e tij në OKB. Unë mendoj se kandidatura e tij për postin e shefit në OKB, është e gjetur dhe arrirë dhe ai është tepër i aftë, si nga ana profesionale ashtu edhe nga integriteti moral për të përfaqësuar vendin tonë në këtë organizatë të rëndësishme”, tha Nesho. Sipas tij, në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një keqkuptim, i cili më pas është përdorur për përfitim mediatik. “Ka ndodhur një keqkuptim, për të cilin unë personalisht e kam ndjekur problemin dhe është gjetur që pretendimet e palës kanë qenë të pabazuara, të pathemleta dhe për motive të dobëta. Ky fakt për mua është inekzistent dhe është keqpërdorur dhe për të ulur figurën e Ljublin Diles, i cili është një personalitet diplomatik. Dua të informoj se faktet e paraqitura dhe vendimet e shprehura nga palët në gazetë, janë të pathemelta, të fryra dhe nuk marrin parasysh sqarimin përfundimtar të problemit, i cili në thelb ishte një akuzë e kotë dhe e pabazë ndaj Ljublin Diles, e shtyrë për motive përfitimi mediatik”, tha Nesho. Vetëm një ditë më parë në një të përditshme shqiptare u publikua lajmi se kandidati për ambasador i Shqipërisë në OKB Ljublin Dilja është përfshirë në një skandal seksual gjattë ushtrimit të detyrës së zëvendësambasadorit të OKB në SHBA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BOKE : 02-11-2005 më 12:03

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Tani qe gjeneral Moisiut i lane ne dere nje kopil te zene ne Athine (Papulja edhe anulloi takimin, edhe ja ngeci Moisiut), tani eshte firmosur edhe dekreti per ambasdoren Harxhi.
    -----------------------------------------
    Me "studimin" e saj per rrevolucionin greko-komunist, Harxhi godiste tre gjera:

    - fashizmin grek (ata qe dogjen flamujt amerikan ne mes te Athines dhe i shkelen me kembe gjate kohes qe piloten amerikan rrezikonin jeten mbi Serbi, ashtu sic bejne talibanet apo rradikalet islamik).

    - komunistet ("miqte" e perjetshem ze demokracise amerikane)

    - Drejtorin e paafte te CIA-s ( nen drejtimin e te cilit CIA ra qa poshte, sa per here te pare ne historine amerikane Amerika u bombardua dhe u kolapsua nga 15 bythzinj) , grekun Tenet.

    CILA NGA KETO TRE GJERA, LENDOJNE AMERIKEN???

    --------------------------------------------------------------------

    Urime antigrekes Harxhi, per detyren e re.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zgjidhja OKB quhet Muhamet Kapllani.

    Zgjidhja OKB quhet Muhamet Kapllani

    Roland Qafoku

    Duket paksa e lodhur këto ditë politika shqiptare me diskutimin e kandidaturave nëpër ambasada. Dhe nuk ka faj. Sapo lançohet një emër, opozita hidhet hop dhe për kandidatin e radhës këput të njoma e të thata. Nuk lihet gjë pa thënë. Sa kilometra rrugë ka bërë. Kë ka takuar. Sa dreka e darka dhe me kë i ka konsumuar. Çfarë lloj uiski ka pirë dhe me kë i rrëkëllen më shpesh gotat me fron. Keq duhet ta ketë nëse njeriu në krah është ndonjë femër, pavarësisht se ajo mund të jetë bashkëshortja apo motra. Shumë shpejt mund të stiset një skandal seksi dhe merret me mend nami që bëhet këtu.
    Por, ama edhe opozita nuk ka faj. Se mos u përzgjodh ndonjë kandidaturë e hajrit dhe ajo nuk qëndroi sus.
    Po përse e gjithë kjo zallamahi? A nuk do ishte mirë që këto kandidatura të kalonin njëherë në sitë se nuk u bë qameti. Marrim postin e ambasadorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Një vend që do ishte shumë pak të thoshim se që nga ky moment është selia shqiptare më e rëndësishme në botë. Jo thjesht se Kosova pret statusin përfundimtar të “një shteti të ri në Evropë”, siç shkruante gazeta “The Economist”, porse një politikë brilante profesioniste në tryezën ku ulen rreth 200 shtete të organizatës universale, më të madhes në botë, bëhet vetëm nga një njeri me një format po aq brilant. Po hajde gjeje këtë njeri, mund të thotë dikush.
    Përgjigjen mund të japin jo një e dy, por shumë vetë. Ekziston një njeri fjalëpakë e punë shumë. Me një elegancë alla aristokrate e me një pasion in extremis për vendin e tij. Me një njohje të jashtëzakonshme dhe me kontakte që askush nuk i ka sot në arenën ndërkombëtare. Nuk i ka shërbyer asnjë regjimi, pikërisht, sepse motoja e tij ka qenë profesionizmi.
    Quhet Muhamet Kapllani. I harruar ishte edhe kur presidenti Moisiu i bëri një telefonatë vetëm 24 orë pasi mori detyrën. Ishte bash atje në Nju-Jork, në “The Globe Institut of Tecnology” i Universitetit të Nju-Jorkut. Në zemër të Mannhattenit dhe shumë mirë jeta e tij do të ishte shumë më e qetë brenda asaj gradaçele, ku ky shqiptar i jashtëzakonshëm jepte kontributin e tij. Por, pasionanti mbetet po i tillë.
    Jam i bindur se nëse i nderuari zoti Kapllani do të lexojë këto radhë, do rrudhë buzët. Nuk do t’i vijë mirë. Do thotë ç’ishte kjo dhe ç’ishte ky që shkroi këtë shkrim. Do thotë se nuk i ka shkuar kurrë ndërmend një post i tillë. Do thotë se nuk e pranon detyrën. Po, po. Jam i bindur se kështu do thotë.
    Po ja o njeriu i mirë, zoti Kapllani. Në këtë botë ka edhe njerëz që vlerësojnë ata që nuk kanë fjalë, por punë. Ka edhe nga ata që vlerësojnë ata që rrinë pas kuintave, por që kanë vlerë më shumë se ata para kuintave. Dhe të kërkojmë ndjesë që nuk të morëm leje për këtë shkrim. Por nuk të kërkojmë ndjesë, kur kërkojmë që ti të jesh në krye të kësaj ambasade. Të na përfaqësosh denjësisht. “Të na nderosh” siç i thonë popullorçe. Dhe ka një mijë e një arsye për këtë. A do të t’i rendisim? Ja këtu poshtë janë ca:
    1. Ju jeni njeriu më i përshtatshëm për të bërë një politikë alla OKB-je, në një moment që për shqiptarët e Kosovës varen kokë e këmbë nga kjo organizatë.
    2. Se falë njohjeve dhe elegancës suaj, ju mund të bëni një politikë po aq të sigurt dhe diplomate edhe për atë të shkretë votë në Këshillin e Sigurimit. Vetëm aty ne shqiptarët do fitojmë ndonjë çikë terren. Na kërkojnë votën dhe padyshim, ajo nuk jepet falas. Këtë kemi nisur ta mësojmë.
    3. Se je një figurë që nuk i ke shërbyer askujt. As regjimit të Enver Hoxhës e as atij të Ramiz Alisë. As pushteteve të demokratëve dhe socialistëve.
    4. Se je i pari ministër i Jashtëm i shtetit shqiptar që je futur në histori për rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në pas 52 vjetësh akullnaje mes shteteve.
    5. Se ke lënë një punë shumë joshëse në Nju-Jork dhe erdhe si këshilltar i presidentit Moisiu pa pasur asnjë interes, por për të bërë diçka për Shqipërinë.
    6. Se me përvojën tënde, me eksperiencën, sinqeritetin dhe pastërtinë tënde, ti mund të rrezatosh veçse vlera pozitive të shtetit dhe kombit shqiptar.
    7. Kandidaturën tënde askush nuk e kundërshton. As socialistë e as demokratë. As republikanë e as zogistë. Se ti nuk i përket askujt përveçse punës për Shqipërinë.
    8. Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, për tre vjet si këshilltar i presidentit Moisiu është ndier dukshëm fjalë dhe këshilla jote. Të qenit kurator i sa e sa performancave politike goxha pozitive, që në të shumtën e rasteve kanë qenë leksione publike për klasën e prapambetur politike.
    Prandaj, edhe nëse dikush i pëshpërit në vesh kryeministrit Berisha ndonjë fjalçkë për ty, ne mendojmë t’ia themi (jo në vesh) ca gjëra primeministrit tonë. Nderoje kombin, duke emëruar Kapllanin në krye të OKB-së. Nderoje veten duke hedhur atë firmë, nderoje se ai i nderon të gjithë. Ty, ne, partinë tuaj që rimori pushtetin, Shqipërinë këtej dhe atë Shqipërinë e jashtme siç e quan Kosovën Ismail Kadare. Eshtë mirë që OKB-ja ta ketë zgjidhjen Muhamet Kapllani.

    Tirana-Observer.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Geri Kokalari: Ja Prapaskenat E Perzgjedhjes "harxhi"

    E Enjte, 03 Nentor 2005



    GERI KOKALARI: JA PRAPASKENAT E PERZGJEDHJES "HARXHI"

    "Kusheriri i kryeministrit influencoi ne perzgjedhjen e kandidates per ambasadore ne SHBA"

    Nga Londra

    Muhamed Veliu


    E, nese Edith Harxhi, kandidatja e propozuar nga kryeministri Berisha si kryediplomatja shqiptare ne Uashington, ne nje interviste per gazeten "Illyria" ne New York eshte shprehur se "do t'i kthej ambasades ne SHBA krenarine e kohes se Konices" e kunderta mendohet ne qarqet shqiptaro-amerikane.

    Geri Kokalari, nje ze i fuqishem dhe aktiv i diaspores shqiptare ne Amerike, i njohur per denoncimet e hapura rreth problemeve dhe politikaneve shqiptare, shprehet kunder kandidatures se saj.

    "Duket qe zonja Harxhi nuk e ka kualifikimin e duhur per te zene kete post. Ajo mund te jete inteligjente dhe mund te ece perpara me kalimin e kohes duke fituar eksperience. Por asaj nuk mund t'i jepet nje post i rendesishem ne ambasade, si vend testues". Keshtu eshte prehur Geri Kokalari ne nje interviste ekskluzive nga Amerika per "Koha Jone". Gjithashtu, ai hedh drite edhe rreth nje personi qe quhet Mal Berisha. Sipas Kokalarit, ai ka influencuar direkt tek kusheriri i tij, kryeministri Sali Berisha, ne perzgjedhjen e te shumeperfolures Harxhi.

    Ne Shqiperi propozimi i Zonjes Edith Harxhi si ambasadore e Shqiperise ne Amerike ka krijuar nje debat ne media, kundershtime te fuqishme dhe pakenaqesi ne radhet e opozites socialiste. Cili do te ishte qendrimi juaj rreth ketij propozimi?

    Fillimisht dua t'ju them se pakenaqesia e opozite socialiste rreth perzgjedhjes se Edith Harxhit, si dhe reagimi i Partise Demokratike, per mua perbejne pak shqetesim. Do te deshiroja ta shikoja Shqiperine me nje progres demokratik dhe te zhvilluar ekonomikisht ne menyre qe populli shqiptar te kete nje jetese me te mire. Per hir te kesaj te fundit une do te bej dhe do te flas pamvaresisht se kush mund te shqetesohet.

    Propozimi i zonjes Harxhi eshte shqetesues, pasi eshte mese e qarte qe ky post ambasadorial eshte posti me i rendesishem i diplomacise shqiptare. Duket qe zonja Harxhi nuk e ka kualifikimin e duhur per te merituar kete post.

    Ajo mund te jete inteligjente dhe mund te ece perpara me kalimin e kohes duke fituar eksperience. Por asaj nuk mund t'i jepet nje post i rendesishem ne ambasade, si vend testues. Nese Z. Sali Berisha kerkon t'i jape asaj nje detyre, le ta lejoje ate te filloje pune si diplomate diku ne Poloni, ose ne Rumani, ose si zevendesambasadore ne nje tjeter ambasade.

    Kryeministri Berisha dhe ministri i jashtem Mustafaj besojne se ajo eshte nje kandidature e pershtatshme per te perfaqesuar Shqiperine ne Amerike. A ndani te njejtin mendim me ta?

    Kryeministri dhe Ministri i Jashtem mund te mendojne ç't-_an. Por duket se Dr. Berisha eshte influencuar ne kete vendim nga marredheniet mes Zonjes Harxhi dhe vajzes se tij, si dhe kusheririt te tij, Mal Berisha. Shoqeria e vajzes se Sali Berishes me Harxhin ka pasur influence ne perzgjedhjen e saj.

    Po historia Harxhi-Mal Berisha ne kohen kur kane punuar bashke ne Ambasaden Shqiptare ne Turqi, a mendoni se e ka avancuar nje hap me perpara kete kandidature tashme te shumeperfolur?

    Persa i perket spekulimeve rreth perfshirjes se vajzes se Sali Berishes ne perzgjedhjen e Harxhit, nga ajo qe une di, eshte tashme nje fakt qe Zonja Harxhi dhe Zonja Berisha (vajza) jane mikesha. Eshte e arsyshme te mendosh qe kjo miqesi nuk i demtoi shanset e perzgjedhjes nga Sali Berisha.

    Megjithate une jam informuar se nje ze i fuqishem influencial te Sali Berisha per perzgjedhjen e Harxhit ishte ai i Mal Berishes, nje kusheri i Sali Berishes, i cili jeton ne Amerike si azilant politik.

    Ne opinionin tim ketu ka kredibilitet ne ate qe me eshte treguar, pasi une e di shume mire qe ne te shkuaren Mal Berisha ka qene nje instrument duke rekomanduar te pakten nje person ne stafin e Dr. Berishes, dhe se kur Dr. Berisha vizitoi Ameriken ne fillim te ketij viti Mal Berisha koordinoi takimet e tij.

    Pra, kemi te bejme me nje histori qe Sali Berisha mbeshtet ne rekomandimet e Mal Berishes. Une e quaj kete shume shqetesuese sepse Mali nuk ka ndonje portofol zyrtar, dhe se une besoj se ai nuk ka kompetenca te veproje ne keto kapacitete.

    Une nuk e fsheh faktin qe kam pasur perbuzje per Mal Berishen per disa arsye. Ai ka ndermarre disa komente poshteruese per familjen time dhe Musine Kokalari ne veçanti. Une jam konfident se te tilla komente ndaj heroines kombetare, Mosine Kokalari, nuk mund te perkrahen nga shumica e anetareve te Partise Demokratike. Nje tjeter problem midis nesh qendron tek simpatia qe ai ka per Joe DioGuardi dhe kritikat e mia rreth tij. DioGuardi nga ajo qe une besoj, ai vecçse ka perfituar nga shqiptaro-amerikanet.

    Keshtu une nuk gezoj respekt per Mal Berishen per faktin se ai nuk eshte i kualifikuar dhe nuk duhet te influencoje ne vendimin e Dr. Berishes per postin e ambasadorit ne Amerike.

    Por, aspekti me shqetesues eshte influenca e Mal Berishes dhe Joe DioGuardit qe mund te kene ndaj Zonjes Harxhi, nje grua e re pa eksperience, e cila, bazuar ne nje intervite dhene ne Tirane, ka pak ose jo botekuptim rreth Amerikes dhe si funksionojne gjerat ne Uashington. Sipas opinionit tim, DioGuardi eshte nje oportunist dhe nese ai mund te perdore Mal Berishen per te punuar me ambasaden shqiptare per te promovuar interesat e tij, une nuk mund te pres asgje me pak nga ai.

    Ambasada Amerikane ne Tirane po heton nje studim te Zonjes Harxhi rreth perfshirjes se CIA-s dhe grekerve gjate trazirave te 97-es ne Shqiperi. A besoni se duke perzgjedhur nje person qe ka deklaruar te tilla pohime eshte nje skandal per Ministrine e Jashtme dhe vete Dr. Berishen?

    Fakti qe Harxhi dhe Mal Berisha, kusheriri i kryeministrit Berisha deklaruan te tilla gjera per CIA-n, ne nje studim te perbashket mes tyre nuk eshte nje skandal ne vetvete, nese ne te vertete ato komente bazohen ne fakte, gje e cila eshte e drejte per ta te komentojne siç duan. Une nuk besoj se ata kane fakte te tilla per te mbeshtetur pohimet e tyre.

    Duk u shprehur publikisht une e kam thene se kush ishin fajtoret per skemat priramidale. Nga ajo qe di mund te them se ishin tre pale. Se pari, shqiptaret te cilet kishin tahma dhe mendonin se duke perdorur keto skema do te rrinin kot duke pire kafe tere diten, se dyti grupet kriminale te motivuara per perfitime me keto skema dhe jo disa skema te mirellogaritura nga greket, serbet dhe CIA per te destabilizuar Shqiperine. Eshte mese e qarte per shqiptaret qe une nuk kam dashuri per greket, serbet dhe Xhorxh Tenant dhe se fundi ishte qeveria shqiptare e udhehequr nga Berisha e cila injoroi keshillat e te tjereve. Ajo deshtoi se mbrojturi popullin shqiptar.

    Ne vitin 1996 zyrtarisht une paralajmerova disa zyrtare te qeverise se Berishes rreth rrezikut te kolapsit te skemave piramidale, dhe potencialin e luftes civile, perfshi ketu Lublin Dylian, i cili ate kohe ishte ambasador ne Uashington. Fatkeqesisht askush nuk me degjoi, madje disa nga ata me thane se une dija se ç'po flisja. Fatkeqesisht, per popullin shqiptar historia na e dha pergjigjen se kush kishte te drejte dhe se kush ishte gabim.

    Te tjera teori te avancuara nga Zonja Harxhi dhe Zoti Mal Berisha shtojne pak me shume spekullimin duke tentuar terheqjen e vemendjes se shqiptareve ndaj arsyeve reale qe prodhuan kaosin e 97-es.

    E, nese zonja Harxhi beson ne ate qe ka shkruar, kjo eshte nje tjeter arsye perse ajo nuk eshte e kualifikuar te sherbeje si ambasadore.

    Cila eshte atmosfera mes komunitetit shqiptaro-amerikan rreth perzgjedhjes se Zonjes Harxhi per postin e ambasadores se Shqiperise ne Uashington?

    Shumica e Shqiptaro-Amerikaneve qe une kam folur jane kunder perzgjedhjes se Harxhit. Kjo si pasoje e shume aspekteve, si mosha e saj e re dhe moseksperienca e duhur e Harxhit per kete post.Te vetmit qe kane treguar mbeshtetje jane ate te cilet jane jashte kontakteve me Shqiperine dhe ne menyre te verber i shkojne nga pas Berishes te cilet besojne se ai nuk mund te gaboje. Po keta njerez besojne se Berisha nuk ka pergjegjesi per krizen e skemave piramidale.

    Burime te miat brenda komunitetit Shqiptaro-Amerikan me kane treguar se disa prej tyre i kane nisur letra Departamentit te Amerikan te Shtetit duke shprehur pakenaqesine e tyre rreth zonjes Harxhi. A jeni ne dijeni te kesaj iniciative dhe nese rezulton e vertete, a do ta mbeshtesni nje levizje te tille?

    Te jem i sinqerte une nuk mund te pres verdalle nga Shqiptaro-Amerikanet per te marre masa. Une nuk prita kur ishte e duhur te flisja kunder Fatos Nanos dhe nuk do te pertoj edhe tani. Çfare mund tju them eshte se une ia kam dhene opinionin tim ne lidhje me kete çeshtje Departamentit te Shtetit, ambasadores Marci Ries dhe disa funksionareve ne zyrat e Uashingtonit. Nuk jam i sigurte nese ata do te nderhyne ne kete çeshtje ose te them nese eshte e drejte per te nderhyre ne kete çeshtje.

    E nese Harxhi do te emerohet nga Presindenti Moisiu perfundimisht te perfaqesoje Shqiperine ne Uashington do te bashkepunoni me te?

    Nese do te merret nje vendim qe Harxhi te emerohet ambasadorE ne Amerike, Shqiptaro-Amerikanet do te jetojne me kete vendim.

    E nese une jam gabim dhe Zonja Harxhi do ta provoje qe eshte nje ambasadore efektive e cila nuk kntrollohet nga Mal Berisha dhe Joe DioGuardu ata do te mesohen ta pranojne ate. Ne krahun tjeter ajo do te jete nje katastrofe, te jeni te sigurte se Shqiptaro-Amerikanet do ti kujtojne Sali Berishes se ai ka kryer nje gabim te madh ne gjykim.

    Cili sipas jush do te ishte diplomati ideal per te perfaqesuar Shqiperine ne Washington?

    Nuk mendoj se eshte e udhes per mua qe te sugjeroj nje kandidat alternativ per kete post. Por me mendjen time mund te medoj per tre kater njerez specifik te cilet jane edukuar, kane njohuri per politiken e jashtme, eksperienca ne diplomaci dhe jane individe me maturi. Une kam takuar shume shqiptare inteligjent dhe jam konfident se jane te tjere me te njejtat cilesi. Çfare kam deshire te them eshte se ene mendoj qe Sali Berisha mund ta kete lexuar gabim rezultatin e zgjedhjeve, ai ka deshtuar ne te kuptuarit e fakti qe nuk fitoi por Nano humbi. Çdo dite kur Sali Berisha zgjohet nga gjumi ne mengjes ai duhet te kujtoje se Nano humbi sepse shqiptaret ishin te merzitur me menyren e tij te drejtuarit dhe korrupsionin. Per kete arsye Dr. Berisha duhet te mendoje duke zbatuar vullnetin e njerezve ne Shqiperi dhe me pak per interesat e Sali Berishes dhe familjes se tij.

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #109
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    Mendoj se diplomacia shqiptare edhe njehere po tregon paaftesine e saj per te vepruar konform kerkesave te kohes.Edhe njehere po dalin ne skene gabimet e njejta ,po perseriten veprimet dhe deklaratat e papergjegjshme te njerezve qe jane vene ne krye te shtetit shqiptar.Po jepen deklarata irituese ,te pamatura :dhe sikur keto deklarata te dilnin nga goja e njerezve ,fjala e te cileve nuk çon peshe ,sa lehte do te ishte te anashkaloheshin!
    Dhe kur?Ne momente kyçe per kombin ,si gjithhere.Moskoordinimi i qendrimeve president-kryeminister-minister per çeshtje kyçe siç eshte çeshtja e Kosoves,eshte skandaloz,eshte turp!
    Si mund te jene te koordinuar veprimet e tyre per çeshtje tjera te rendesishme jetike ,qe shqiptaret presin (kot,si duket,pa qene aspak pesimiste ,por sipas fjales se urte popullore:"dita e mire shihet ne mengjes")me padurim te ndryshojne per te mire(pas 3 korrikut)derisa ata nuk mund te arrijne nje qendrim te perbashket per nje çeshtje madhore si KOSOVA!!Sipas te gjitha gjasave edhe nje qeveri shqiptare ku ata qe do te dijne te "gjenden",do te mbushin xhepat mire e mire dhe do te ikin per t'i lene vendin nje tjetre qe do te zgjedhi populli me shpresen e sterzvogeluar se do te punoje pak per te.
    Sa i perket çeshtjes Harxhi,duket se asgje nga keto qe po thuhen nuk eshte konfirmuar.Gjithçka qe thuhet duhet te vertetohet,sepse ne sikur jemi te prirur qe gjithe njerezve t'u veme nga nje bisht (nese e kane vertet,do te shihet).Jemi te prirur t'i ulim vlerat tona,t'i degradojme figurat tona per t'i hyre ne qejf dikujt apo edhe per tu argetuar,per te thene diçka tjeter...Nese personaliteti ,vepra e saj e deritanishme nuk ka asgje per tu spikatur,nga na e nxori atehere BERISHA kete grua per t'i dhene ne dore çelesat e nje zyre e cila me veprimet e veta do te beje qe kandari i shtepise se bardhe te peshoje PER ose KUNDER nesh ne kete moment te brishte per ardhmerine e Kosoves dhe kombit ne pergjithesi?!
    Mosha e saj ,per mendimin tim ,nuk mund te jete pengese.Ndoshta edhe martesa me nje turk nuk do te çonte shume peshe.Shtetesia turke:PO.SHTETIN SHQIPTAR NE SHBA DUHET TA PERFAQESOJE NJE SHTETAS SHQIPTAR.Kjo eshte çeshtje e rendesishme.Ndersa ,sa i perket religjionit te saj,kjo nuk duhet te kete rendesi ,sepse edhe po deshem ,ne nuk mund ta ndryshojme perkatesine fetare te pjeses dermuese te popullit tone,per t'i shkuar pershtati grekut apo tjetrit.Ne jemi ata qe jemi ,i takojme nje kombi,u takojme feve te ndryshme.Le te na respektojne dhe le te na pranojne te tille çfare jemi,sepse te zhveshur nga keto tipare ne nuk do te jemi me VETVETJA.
    Nuk di te kete pasur lufte mes religjioneve tek ne dhe do te deshiroja qe disa ,edhe ketu ne forum te mos na fusin "ferren ne kembe te shendoshe"se kemi mjaft me çfare te merremi si komb.
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  10. #110
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj qe eshte ide shume e mire ajo e Gjek Gjonlekes qe te emerohet ndonje shqiptaro-amerikan ne kete pozite. Keshtu kemi psh. profesorin e shkencave politike ne Harvard, shkodranin Agron Alibali, pastaj politikanin e karieres Bardhyl Tiranen, e shume tjere qe mund te jene ndoshta me efektiv se kushdo tjeter qe mund te vije nga Shqiperia.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #111
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Shqiptaro-Amerikanët kundra Edith Harxhit

    Shqiptaro-Amerikanët kundra Edith Harxhit. Kokalari "Mal Bersiha
    histori me Harxhin"

    Geri Kokalari ja prapaskenat e përzgjedhjes Harxhi

    "Kushëriri kryeminstrit influencoi në përzgjedhjen e Harxhit"


    Nga Londra
    Muhamed Veliu





    E nëse Edith Harxhi kandidatja e propozuar nga kryeministri Berisha
    si kryedipllomatja shqiptare në Washingtom, në një intervistë për
    gazetën Illyria në New York është shprehur se "Do t`i kthej
    ambasadës në SHBA krenarinë e kohës së Konicës" e kundërta mendohet
    në qarqet Shqiptaro-Amerikane. Geri Kokalari një zë i fuqishëm dhe
    aktiv i diasporës shqiptare në Amerikë, i njohur për denocimet e
    hapura rreth problemeve dhe politikanëve shqiptarë, shprehet kundra
    kandidaturës së saj.
    "Duket që zonja Harxhi nuk e ka kualifikimin e duhur për të zënë
    këtë post. Ajo mund të jetë një individ inteligjente e cila mund të
    ecë përpara me kalimin e kohës duke fituar eksperiencë. Por asaj
    nuk mund ti ipet një post i rëndësishëm në ambasadë si vënd
    testues".Kështu është prehur Geri Kokalari në një intervistë, ku ai
    hedh dritë edhe rreth një personi i cili sipas Kokalit quhet Mal
    Berisha dhe të ketë influencuar direkt tek kushëri i tij
    kryeministri Sali Berisha në përzgjedhjen e të shumë përfolurës
    Harxhi.


    Në Shqipëri propozimi Zonjës Edith Harxhit si ambasadore e
    Shqipërisë në Amerikë ka krijuar një debat në media dhe kundërshtime
    të fuqishme dhe pakënaqësi në radhët e opozitës socialiste. Cili do
    të ishte qëndrimi juaj rreth këtij propozimi?

    Fillimisht dua t'ju them se pakënaqësia e opozitë Socialiste në këtë
    problem, rreth përzgjedhjes së Edith Harxhit, si dhe reagimi i
    Partisë Demokratike, për mua përbëjnë pak shqetësim.
    Me atë që unë bëj dua ta shikoj Shqipërinë më një progres demokratik
    dhe të zhvilluar ekonomikisht. Kështu populli shqiptarë të ketë një
    jetësë më të mirë, dhe për hir të kësaj të fundit unë do të bëj dhe
    do të flas pamvarësisht se kush mund të shqetësohet.
    Propozimi i zonjës Harxhi është shqetësues, pasi është mëse e qartë
    që ky post ambasadorial është posti më i rëndësishëm i dipllomacisë
    shqiptare. Duket që zonja Harxhi nuk e ka kualifikimin e duhur për
    të zënë këtë post.
    Ajo mund të jetë një individ inteligjent e cila mund të ecë përpara
    me kalimin e kohës dhe duke fituar eksperiencë. Por asaj nuk mund ti
    ipet një post i rëndësishëm në ambasadë si vënd testues.
    Nëse Z Sali Berisha kërkon ti japë asaj një detyrë, le të lejojë atë
    të fillojë punë si dipllomate diku në Poloni ose Rumani ose si
    zëvëndës ambasadore në një tjetër ambasadë.

    Kryministri Berisha dhe ministri i jashtëm Mustafaj besojnë se ajo
    është një kandidaturë e përshtatëshme për të përfaqësuar Shqipërinë
    në Amerikë. A ndani të njëjtin mendim me ta?

    Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm mund të mendojnë ç'të duan. Por
    duket se Dr. Berisha është influencuar në këtë vendim nga mardhënjet
    mes Zonjës Harxhi dhe vajzës së tij, si dhe kushërit të tij Mal
    Berisha i cili ka pasur një histori me Harxhin.

    Siç edhe deklaruat më sipër shoqëria e vajzës së Sali Berishës me
    Harxhin ka patur influencë në përzgjedhjen e saj. Po historia e
    Harxhi-Mal Berisha në kohën kur kanë punuar bashkë në Ambasadën
    Shqiptare në Turqi mendoni se e ka avancuar një hap më përpara këtë
    kandidaurë tashmë të shumë-përfolur?

    Përsa i përket spekullimeve rreth përfshirjes së vajzës së Sali
    Berishës në përzgjedhjen e Harxhit nga ajo që unë di, është tashmë
    një fakt që Zonja Harxhi dhe Zonja Berisha (vajza) janë mikesha.
    Është e arsyshme të medosh që sigurisht që kjo miqësi nuk i dëmtoi
    shanset e përzgjedhjes nga Sali Berisha.
    Megjithatë unë jam informuar se një zë i fuqishëm influencial te
    Sali Berisha për përzgjedhjen e Harxhit ishte ai i Mal Berishës një
    kushëri i Sali Berishës i cili jeton në Amerikë si azilant politik.
    Në opinionin tim këtu ka kredibilitet në atë që më është treguar,
    pasi unë e di shumë mirë që në të shkuarën Mal Berisha ka qënë një
    instrument duke rekomanduar të paktën një person në stafin e Dr.
    Berishës, dhe se kur Dr. Berisha vizitoi Amerikën në fillim të këtij
    viti Mal Berisha koordinoi takimet e tij.
    Pra kemi të bëjmë me një histori që Sali Berisha mbështet në
    rekomanidimet e Mal Berishës. Unë e quaj këtë shumë shqetësuese
    sepse Mali nuk ka ndonjë portofol zyrtar, dhe se unë besoj se ai nuk
    ka kopetenca të veprojë në këto kapacitete.
    Unë nuk e fsheh faktin që kam pasur përbuzje për Mal Berishën për
    disa arsye.Ai ka ndërmarrë disa komente poshtëruese për familjen
    time dhe Musine Kokalari në veçanti. Unë jam konfident se të tilla
    komente ndaj heroinës kombëtare Mosine Kokalari nuk mund të
    përkrahen nga shumica e antarëve të Partisë Demikratike.Një tjetër
    problem midis nesh qëndron tek simpatia që ai ka për Joe DioGuardi
    dhe kritikat e mija rreth tij.DioGuardi nga ajo që unë besoj, ai
    vecçse ka përfituar nga Shqiptaro-Amerikanët.
    Kështu unë nuk gëzoj respekt për Mal Berishën dhe se ai nuk është i
    kualifikuar dhe se nuk duhet të influencojë në vendimin e Dr,
    Berishës për postin e ambasadorit në Amerikë.
    Por, aspekti më shqetësues është influenca e Mal Berishës dhe Joe
    DioGuardit që mund të kenë ndaj Zonjës Harxhi një grua e re pa
    eksperiencë, e cila në një intervitë dhënë në Tiranë ka pak ose jo
    kuptim rreth Amerikës dhe si gjerat rrokullisen në Washington. Sipas
    opinionit tim DioGuardi është një oportunist dhe nëse ai mund të
    përdorë Mal Berishën për të punuar me ambasadën shqiptare për të
    promovura interesat e tij, unë nuk mund të pres asgje më pak nga ai.

    A mendoni se populli shqiptarë është dakort me Dr Berishën dhe Zotin
    Mustafai përsa i përket mënyrës së seleksionimit të kandidates për
    të mbushur postin vakant të ambasadorit në Amerikë?

    Një ndër aspektet më shqetësuese të kësaj situate ka të bëjë me
    faktin se Dr Berisha në të shkuarën ka bërë gabime serioze, të cilat
    kanë patur konsekuenca serioze për Shqipërinë, dhe se pjesa më e
    madhe e gabimeve qëndron në faktin se Berisha refuzon të ndigjojë
    këshillën e të tjerëve.
    Unë do të shpresoj që Dr. Berisha ka mësuar nga gabiemt në të
    kaluarën, sikurse ai dëshiron që gjithkushi të besojë se ai tani
    është Berisha "i ri dhe i përparuar".

    Por përzgjedhja e Harxhit ka ngritur pikpyetje serioze në mendjet e
    shqiptarëve rreth reformit të Berishës.

    Kemi të bejmë edhe me një aspekt tjetër të këtij problemi që ka të
    bëjë me akuzat ndaj Harxhit si e pushuar nga puna në UNMIK për
    paaftësi, falcifikim duke marrë leje mjekësore nën reporte false.
    Këto janë akuza serioze dhe se nëse ka vërtetësi në to, Shqipëria
    nuk mund të riskojë më Harxhin, pas të gjithë asaj që ndodhi me
    abuzimet në postin e ambasadorit nga Fatos Tarifa.
    Nuk duhet çuar ndërmenje që Sali Berisha nuk do të hetojë rreth
    këtyre pretendimeve, ose ai në të ardhëmen nëse këto akuza do të
    vërtetoehn si të vërteta do ta turpërojnë në mënyrën më të keqe të
    mundëshme.
    Që zonja Harxhi të dali e pastër nga të tilla akuza, gjë e cila
    është në interesin e saj, UNMIK duhet të lëshojë një deklaratë e
    cila të thotë se performance e saj punë ka qënë e kënaqëshme, ajo
    nuk ka qënë e përfshirë në parregullsi dhe se ajo është larguar nga
    puna me dëshirën e saj
    Gjithçka tjetër përpos kësaj shprehur me fjalët "No Comment" dëshmi
    nga autoritet e UNMIK, do të jetë një indikacion që ka patur
    probleme. Berisha nuk mund të luajë më risqe të tilla.

    Ambasada Amerikane në Tiranë po heton një studim të Zonjës Harxhi
    rreth përfshirjes së CIA-s dhe grekërve gjatë trazirave të 97 në
    Shqipëri. A besoni se duke përzgjedhur një person që ka deklaruar të
    tilla pohime është një skandal për Ministrinë e Jashtëme dhe vetë
    Dr. Berishën?

    Fakti që Harxhi dhe Mal Berisha kushëriri kryeminstrit Berisha
    deklaruan të tilla gjëra për CIA-n, në një studim të prbashkët mes
    tyre nuk është një skandal në vetevete, nëse në të vërtetë ato
    komente bazohen në fakte, gjë e cila është e drejtë për ta të
    komenotojnë siç duan.
    Unë nuk besoj se ata kanë fakte të tilla për të mbështetur pohimet e
    tyre.
    Duke u shprehur publikisht unë e kam thënë se kush ishin fajtorët
    për skemat priramidale. Nga ajo që di mund të them se ishin tre
    palë. Së pari shqiptarët të cilët kishin tahma dhe mendonin se duke
    përdorur këto skema do të rrinin kot duke pirë kafe tërë ditën, së
    dyti grupet kriminale të motivuar për përfitime me këto skema dhe jo
    disa skema të mirëllogaritura nga Grekët, Serbët dhe CIA për të
    destabilizuar Shqipërinë. Është mëse e qartë për shqiptarët që unë
    nuk kam dashuri për Grekët, Serbët dhe Xhorxh Tenant dhe së fundi
    ishte qeveria e shqiptare e udhëhequr nga Berisha e cila injoroi
    këshillat e të tjerëve. Ajo dështoi së mbrojturi popullin shqiptarë.
    Në vitin 1996 zyrtarisht unë paralajmëriva disa zyrtarë të qëverisë
    së Berishës rreth rrezikut të kolapsit të skemave piramidale, dhe
    potencialin e luftës civile, përfshi këtu Lublin Dylian i cili atë
    kohë ishte ambassador në Washington. Fatëkeqësisht askushi nuk më
    dëgjoi, madje disa nga ta më thanë se unë dija se cpo flisja.
    Fatëkeqësisht për popullin shqiptarë historian a e dha përgjigjen se
    kush kishte të drejtë dhe se kush ishte gabim.
    Të tjera teori të avancuara nga Zonja Harxhi dhe Zoti Mal Berisha
    shton pak më shumë spekullimin duke tentuar tërheqjen e vëmendjes së
    shqiptarve ndaj arsyeve reale që prodhuan kaosin e 97.
    E nëse zonja Harxhi beson në atë që ka shkruar, kjo është një tjetër
    arsye përse ajo nuk është e kualifikuar të shërbejë si ambasadore.

    Cila është atmisfera mes komunitetit Shqiptaro-Amerikan rreth
    përzgjedhjes së Zonjës Harxhi për postin e ambasadores së shqipërisë
    në Washington?

    Shumica e Shqiptaro-Amerikanëve që unë kam folur janë kundra
    përzgjedhjes së Harxhit, kjo si pasojë e shumë aspekteve si mosha e
    saj e re dhe mos eksperienca e duhur e Harxhit për këtë post.Të
    vetmit që kanë treguar mbështetje janë atë të cilët janë jashtë
    kontakteve me Shqipërinë dhe në mënyrë të verbër i shkojnë nga pas
    Berishës të cilët besojnë se ai nuk mund të gabojë. Po këta njerëz
    besojnë se Berisha nuk ka përgjegjësi për krizën e skemave
    piramidale.

    Burime të mijat brënda komunitetit Shqiptaro-Amerikan më katë
    treguar se disa prej tyre i kanë nisur letra Departamentit të
    Amerikan të shtetit duke shprehur pakënaqësinë e tyre rreth zonjës
    Harxhi. A jeni në dijeni të kësaj iniciative , dhe nëse rezulton e
    vërtëtë a do ta mbështesni një lëvizje të tillë?
    Të jem i sinqertë unë nuk mund të pres vërdallë për Shqiptaro-
    Amerikanët për të marrë masa. Unë nuk prita kur ishte e duhur të
    flisja kundra Fatos Nanos dhe nuk do të përtoj edhe tani.Çfarë mund
    tju them është se unë e kam dhënë opinionin tim në lidhje me këtë
    çështje Departamentit të Shtetit, ambasadores Marci Ries dhe disa
    funksionarëve në zyrat e Washingtonit.Nuk jam i sigurtë nëse ata do
    të ndërhynë në këtë çështje ose të them nëse është e drejtë për ta
    të ndryhynë në këtë çështje.

    E nëse Harxhi do të emërohet nga Presindenti Moisiu përfundimisht të
    përfaqësojë Shqipqrinë në Washington do të bashkëpunoni me të?

    Nëse do të merret një vendim që Harxhi të emërohet ambasadorë në
    Amerikë, Shqiptaro-Amerikanët do të jetojnë me këtë vendim.
    E nëse unë jam gabim dhe Zonja Harxhi do ta provojë që është një
    ambasadore efektive e cila nuk kontrollohet nga Mal Berisha dhe Joe
    DioGuardu ata do të mësohen ta pranojnë atë. Në krahun tjetër ajo
    do të jetë një katastrofë, të jeni të sigurtë se Shqiptaro-
    Amerikanët do ti kujtojnë Sali Berishës se ai ka kryer një gabim të
    madh në gjykim.

    Cili sipas jush do të ishte dipllomati ideal për të përfaqësur
    Shqipërinë në Washington?

    Nuk medoj se është e udhës për mua që të sygjeroj një kandidat
    alternativ për këtë post. Por me mëndjen time mund të medoj për tre
    katër njerëz specifik të cilët janë edukuar, kanë njohuri për
    politikën e jashtëme, eksperienca në dipllomaci dhe janë individë me
    maturi. Unë kam takuar shumë shqiptarë inteligjent dhe jam konfident
    se janë të tjerë me të njëjtat cilësi. Çfarë kam dëshirë të them
    është se Unë mendoj që Sali Berisha mund ta ketë lexuar gabim
    rezultatin e zgjedhjeve,ai ka dështuar në të kuptuarit e fakti që
    nuk fitoi por Nano humbi. Çdo ditë kur Sali Berisha zgjohet nga
    gjumi në mëngjes ai duhet të kujtojë se Nano humbi sepse shqiptarët
    ishin të mërzitur me mënyren e tij të drejtuarit dhe
    korrupsionin.Për këtë arsye Dr. Berisha duhet të mendojë duke
    zbatuar vullnetin e njerzve në Shqipëri dhe më pak për interesat e
    Sali Berishës dhe familjes së tij.




    Intervista eshte botuar ne gazeten Koha Jone 03-11-2005
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  12. #112
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Z.Lublin Dilja i ka paraqitur Kryeminstrit Sali Berisha doreheqjen e pakthyeshme nga kandidatura e propozuar per Ambasador ne Misionin e Shqiperise prane OKB

    7/11/2005

    Z.Lublin Dilja, aktualisht me detyren e Ministrit Fuqiplote ne Misionin e Perhershem te Shqiperise prane OKB ne Nju Jork, i ka paraqitur Kryeminstrit Sali Berisha doreheqjen e pakthyeshme nga kandidatura e propozuar per Ambasador ne Misionin e Shqiperise prane OKB.

    Ne tekstin e doreheqjes paraqitur me date 02.11.2005, zoti Dilja sqaron se me gjithe vullnetin pozitiv per te kryer kete detyre te rendesishme dhe plot ngarkesa, arsye qe kane te bejne me gjendjen shendetesore dhe akoma me shume me situaten e krijuar pas fushates se stisur dhe denigruese te ndermarre ndaj tij e kane detyruar te rishqyrtoje qendrimin dhe te njoftoje terheqjen e tij.

    Ne letren e doreheqjes nga kandidimi per Ambasador ne Misionin e Shqiperise ne OKB, z.Lublin Dilja shpreh bindjen se me kete veprim ai i sherben me te mires.

  13. #113
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nderkohe qe Dilja ka paraqitur doreheqjen e tij, Moisiu i hap postin Vili Minarolli dhe Mehmet Elezi si ambasador ne Greqi dhe Zvicer... Per Harxhin nuk eshte bere asgje e ditur akoma...

    _______________

    Balkan web 7/11/2005

    ...Moisiu ka dekretuar sot propozimet e kryeministrit per lirim nga detyra te disa ambasadoreve dhe emerimin ne keto poste. Keshtu ambasadori Bashkim Zeneli, lirohet nga detyra e Ambasadorit te Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Republiken e Greqise dhe ne vend te tij emerohet Vili Minarolli.

    Gjithashtu presidenti ka dekretuar lirimin e Leontiev Cucit nga detyra e Ambasadorit te Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Konfederaten e Zvicres, ne vend te te cilit emerohet Mehmet Elezi.

  14. #114
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17
    MOISIU PEZULLON KANDIDATUREN E HARXHIT

    Edlira Prenga

    Kreu i shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, ka dekretuar dje dy nga pese emrat per ambasadore te mberritur ne zyren e tij qe nga java e kaluar. Pas debatesh te shumta ne Komisionin e Jashtem Parlamentar lidhur me kandidaturen me te perfolur, ate te postit te ambasadores se SHBA-se, Edith Harxhi, dje kreu i shtetit e ka lene jashte miratimit kete emer duke dekretuar vetem dy prej tyre. Me dekret presidencial eshte liruar nga detyra e tij si ambasador i Shqiperise ne Greqi, Bashkim Zeneli, dhe eshte emeruar ish-kreu demokrat per Tiranen, Vili Minarolli. Po keshtu eshte liruar nga detyra ambasadori yne ne Zvicer, Leontiv Cuci, dhe ne vend te tij eshte emeruar Mehmet Elezi. Dekretimi i ketyre dy emrave tregon qarte se kandidaturat e shumeperfolura, ne radhe te pare ajo e Harxhit, por he e Lublin Diljes si ambasador i misionit tone prane OKB-se, do ta kene te veshtire te kalojne nga Presidenti. Por Lublin Dilja dje vetem pak ore pas dekretimit te dy emrave si ambasadore ka paraqitur doreheqjen e parevokueshme nga kandidatura e tij per ambasador prane OKB-se. Pas dekretimeve te bera dje nga kreu i shtetit, gazeta "KJ" u interesua prane institucionit te presidentit per te marre informacion se perse emrat e tjere nuk jane dekretuar. Ky institucion konfirmon se emrat e tjere perfshire ketu dhe Tatjana Kongolin, si kandidate per ambasadore ne Zvicer jane akoma ne fazen e shqyrtimit. Kjo do te thote qe per momemtin kandidatura e Harxhit eshte e pezulluar deri ne nje kohe tjeter shqyrtimi. Emri i saj qe nga koha e daljes ne skene eshte mjaft i perfolur sidomos nga opozita e sotme, duke e konsideruar Harxhin si njeriun e papershtatshem per te perfaqesuar Shqiperine ne arenen nderkombetare dhe sidomos ne nje shtet te tille sic eshte SHBA-ja.


    Terheqja e Diljes dhe pezullimi i Harxhit

    Lublin Dilja vetem pak ore pas dekretimit te dy emrave nga kreu i shtetit shqiptar i ka paraqitur doreheqjen e parevokueshme kryeministrit Sali Berisha nga kandidatura e ambasadorit te Misionit te OKB-se. Arsyeja e tij kryesore e doreheqjes mbetet ajo per arsye shendetesore. Tashme ky vend eshte vakant dhe nga kryeministri Berisha pritet te paraqitet nje emer i ri. Po keshtu nje emer qe ka mbetur pezull ne tryezen e Presidentit eshte ajo e Edith Harxhit, e perfolur shume kohet e fundit. Per Harxhin arsyeja zyrtare mbetet ajo e shqyrtimit te dokumentacionit te saj. Po keshtu nuk eshte miratuar edhe emri i Tatjana Kongolit si ambasadore ne Austri. Duket se keta emra mbeten per t'u dekretuar ose jo ne nje kohe tjeter.

    Kandidaturat per ambasadore

    Edith Harxhi SHBA
    Lublin Dilja OKB "i dorehequr)
    Vili Minarolli Greqi
    Tatjana Kongoli Austri
    Mehmet Elezi Zvicer

    Koha Jone

  15. #115
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Harxhi: Respektoj "heshtjen diplomatike"

    Harxhi: Respektoj "heshtjen diplomatike"
    E Marte, 08 Nentor 2005
    Edith Harxhi, kandidatja e propozuar nga Ministri i Puneve te Jashtme, Besnik Mustafaj, per Ambasadore e Shqiperise ne Uashington, SHBA, e pyetur dje nga Gazeta "Korrieri", te komentoje vendimin e Presidentit Alfred Moisiu, ka preferuar te mos jape shpjegime, por vetem ta vleresoje si procedure normale. "Eshte thjesht nje procedure normale", ka vleresuar Harxhi ne lidhje me shtyrjen nga ana e Presidentit te dekretimit te saj ne postin e Propozuar. "Nuk ka asgje per t'u shqetesuar, per faktin e mesiperm", ka shtuar me tej Harxhi me qetesi. E kritikuar fort nga opozita, per nje shkrim te saj, por edhe per arsye te tjera te renditura kryesisht nga perfaqesuesit e Partise Socialiste. "Respektoj heshtjen diplomatike, ne pritje dhe deri ne momentin e dekretimit nga ana e Presidentit", eshte pergjigjur Edith Harxhi per "Korrieri"-n, me besimin se kandidatura e saj eshte thjesht ceshtje kohe dhe procedure.

    E.B.

    TRE KANDIDATET E KRITIKUAR

    Edith Harxhi

    Kandidatja per Ambasadore e Shqiperise ne SHBA, fillimisht u kritikua nga Partia Socialiste, si nje perzgjedhje terersisht politike e qeverise "Berisha", kritike e opozites ne grup, per pese kandidatet per ambasadore. Vecanerisht, per Harxhin u debatua fort dhe pikerisht ne lidhje me nje shkrim mbi ngjarjet e vitit 1997, me bashkeautor Mal Berishen, ku nder te tjera kritikohej roli i CIA-s amerikane dhe i drejtorit te saj Xhorxh Tenet. Shkrim i paraqitur si studim i mediave nga ana e Harxhit, por i sulmuar si qendrim amerikan nga ana e PS-se. Nder te tjera, opozita kundershton kandidaturen e Harxhit, sipas tyre, per mungese te eksperiences profesionale, por edhe per mungese te njohjes te duhur te Shqiperise, per shkak te shkeputjes se gjate te saj ne detyrat dhe punet jashte vendit.

    Lublin Dilja

    Ish-deputet i Partise Demokratike ne rrethin e Elbasanit, Lublin Dilja eshte zgjedhur ne postin e numrit 2 te Misionit te Shqiperise ne Nju Jork, prane OKB, me konsensusin e Partise Socialiste, pervec kritereve per nje post te tille, edhe per shkak te gjendjes se tij shendetesore, per te cilen ky i fundit eshte kuruar ne nje spital te Nju Jorkut. Profesionist i mire dhe i devotshem ne detyren e caktuar, sipas kolegeve te tij, por edhe njeri i mire sipas miqve, nder te cilet Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj, Dilja ka dhene doreheqjen, dy dite pas publikimit nga Gazeta "Korrieri", te incidentit seksual ne Nju Jork. Doreheqje, qe u be publike vetem dje, mbasi Presidenti Moisiu kishte shtyre dekretimin e kandidatures se tij.

    Tatjana Kongoli

    Nga Presidenti Moisiu eshte shtyre edhe dekretimi i Tatjana Kongolit, e dyta kandidate femer e propozuar ne grupin e pese ambasadoreve te rinj, e cila dje nuk e ka kaluar proven e pare. Kandidatura e Kongolit nuk eshte sulmuar ne vecanti, dhe as debatuar shume, sic ndodhi me Edith Harxhin Por ne Presidence, emri i Tatjana Kongolit, ish-drejtoreshe e doganave ne qeverine "Nano", ka ngelur ne siten e pare te perzgjedhjes se Presidentit. Kjo sepse ne kritikat e mberritura ne Presidence, per emrat e propozuar nga Berisha, mesohet te jete permendur edhe Tatjana Kongoli. Kritikat kryesore duket se kane te bejne me periudhen kur ajo ka drejtuar sistemin doganor, kohe kur mesohet te jene kryer nje numer i madh transferimesh te personelit te doganes. Te dhena keto, sipas burimeve nga Presidenca, qe jane perfshire edhe ne nje raportet me kritike te Bashkimit Europian.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "UNMIK te dorezoje dosjen e Harxhit te Moisiu"

    "UNMIK te dorezoje dosjen e Harxhit te Moisiu"

    E Hene, 14 Nentor 2005


    Shqiptaro-amerikani Geri Kokalari i shkruan kryeadministratorit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Soren Jesen Petersen, duke i kerkuar te transmetoje te Presidenti i Shqiperise te dhenat lidhur me aktivitetin ne Prishtine te kandidates per ambasadore ne Shtetet e Bashkuara

    Shqiptaro-amerikani, Geri Kokalari, i kerkon Kryeadministratorit te Kosoves, Soren Jesen-Petersen, te perpiloje nje dosje, persa i perket aktivitetit te kandidates per Ambasadore te Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Edith Harxhi. Kjo dosje, kerkohet per t'iu prezantuar Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, ne menyre qe Kreu i Shtetit te kete informacionin e duhur perpara marrjes se vendimit per Harxhin. Vendim qe Presidenti e ka shtyre prej te pakten nje jave, se bashku me dy propozime te tjera per emerime te ambasadoreve, te kerkuar nga Kryeministri Berisha.

    Ne letren e tij, Kokalari thekson se eshte ne dijeni te disa komunikime te brendshme ndermjet UNMIK dhe Zyren e Ceshtjeve Gjinore (OGA) ne Kosove, persa i perket shkaqeve dhe rrethanave te mbarimit te aktivitetit te Harxhit tek kjo zyre, perfshire edhe korrespondencen elektronike. Ai shton se eshte i informuar qe nje perfaqesues i OGA ka pergatitur nje leter, ku shkruhej "No Comment" (asnje koment), mbi kete ceshtje. "Sikunder OKB duhet te jete mire e informuar, ne menyre te vecante ne situaten e koheve te fundit, cdo e dhene qe ka lidhje me kete ceshtje nuk duhet menjanuar me rrethana te tjera dhe deklaratat false duhet te diskutohen nga perfaqesuesit e OKB-se ose te zyres se UNMIK", shkruhet ne letren qe shqiptaro-amerikani, Geri Kokalari i ka derguar Kryeadministratorit te Kosoves, Petersen. "Keshtu, meqenese pozicioni i Ambasadorit te Shqiperise e SHBA eshte i rendesishem per te gjithe rajonin, po ju kerkoj qe kopje te cdo dokumenti (perfshire komunikime te brendshme si e-mail) ne lidhje me kete ceshtje, t'i dergohen Presidentit te Shqiperise, Alfred Moisiu, si dhe Zyres se Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se dhe se kryerja e transferimit te ketij informacioni te behet nje ceshtje publike", nenvizon Kokalari.

    Ne kete leter, aktivisti shqiptaro-amerikan, i ben me dije Petersen, se nje nga kontaktet e tij (Kokalarit) ka biseduar me nje nepunes te OGA, qe ishte perfshire ne menyre te drejtperdrejt dhe njihte mire historine e punes se Harxhit tek OGA. "Kur zyrtari i OGA u pyet rreth kesaj ceshtjeje, pergjigja e saj ishte se nuk deshironte te fliste me mediat dhe se ajo uronte te 'harronte kete histori'", shkruan Kokalari. Ai mbeshtet kerkesen e tij ne faktin se ne mediat shqiptare eshte shkruar se Harxhi eshte perjashtuar nga puna per ceshtje, qe perfshijne paaftesi dhe gjera te tjera jo te kendshme. "Sigurisht, ne qofte se keto akuza jane te bazuara ne fakte, ky informacion eshte i rendesishem per kandidimin e saj dhe do te duhet t'i tregohet Presidentit dhe Parlamentit te Shqiperise", vlereson ai.

    Ne te njejten kohe, Kokalari shton se si kandidatja per Ambasadore e Shqiperise ne SHBA, Edith Harxhi, ashtu dhe Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, kane leshuar deklarata, te cilat hedhin poshte keto akuza. Por ai shprehet se "ne qofte se keto akuza kunder znj. Harxhi, qe kane lidhje me perfundimin e aktivitetit te saj te OGA, jane te verteta, atehere znj. Harxhi dhe z. Kosumi, duhet te instruktohen nga UNMIK, qe te pushojne te bejne deklarata te tjera te kesaj natyre. Gjithashtu, duket se mund te kete nje perpjekje nga mbeshtetesit e znj. Harxhi te ngaterrojne kohen e punes se saj tek zyra e OGA me pune te tjera qe znj. Harxhi mund te kete pasur ne Kosove", shkruan shqiptaro-amerikani. Duke shtuar se kerkohet cdo e dhene qe UNMIK mund te jape per te qartesuar kete ceshtje.

    E. GJ


    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Moisiu-Mustafai, përplasje për Harxhin

    Presidenti i përgjigjet pakënaqësisë së ministrit për shtyrjen e emërimit të ambasadores në SHBA


    Moisiu-Mustafai, përplasje për Harxhin

    “Për këtë problem komunikoj vetëm me Berishën”


    Hija e Edit Harxhit, kandidates të shumëdebatuar për kreun e misionit tonë diplomatik në SHBA është futur sërish mes Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm. Në fakt duket se ajo s’ka ‘dalë’ kurrë prej andej, nëse shihen deklaratat e djeshme të zotit Mustafai në shtypin e përditshëm. Në një intervistë për gazetën Albania, ministri Mustafai flet për vonesën nga ana e presidentit, në dekretimin e zonjës Haxhi si ambasadore të Shqipërisë në Uashington, duke nënvizuar se ajo “është një kandidaturë e Ministrisë së Jashtme dhe është më e mira nga ato që unë kam shqyrtuar”. Mustafai shprehet me këtë rast se nuk pajtohet me arsyet që presidenti ka dhënë për shtyrjen e këtij akti. Arsye të cilat, sipas pohimeve të vetë ministrit të jashtëm, kanë të bëjnë me hezitimin e presidentit për moshën dhe faktin nëse është e denjë ose për t’u emëruar në SHBA.
    Nga ana tjetër nuk vonoi dje përgjigja e Presidencës. Të pyetur nga Gazeta Shqiptare, burime brenda selisë së kryetarit të shtetit thanë se nuk i kuptojnë insinuatat e zotit Mustafai dhe se i shohin deklarimet e tij si një shkelje e hapur ligji. “Zoti ministër duhet të njohë dhe zbatojë Nenin 92, gërma ‘V’ të Kushtetutës, i cili përcakton qartë se Presidenti komunikon vetëm me kryeministrin, lidhur me ceshtje që kanë të bëjnë me emërimet e titullarëve të Trupit Diplomatik”, shprehen burimet e Presidencës, duke shtuar se në asnjë rrethanë kjo praktikë nuk mund dhe nuk duhet shkelur, aq më tepër nga një anëtar i qeverisë.
    Replika e Moisiut është e destinuar të hedhë benzinë në një zjarr që javët e fundit duket se u shua, pas fakteve kompromentuese që shtypi botoi rreth aktivitetit të zonjës Edit Harxhi, si dhe pas debatit politik që vijoi më pas. Prej asaj kohe, kur ka kaluar dicka më shumë se një muaj, lista me katër emra e paraqitur me 26 tetor nga kryeministri Berisha në Presidencë, ka marrë vetëm dy firma. Ato të ambasadorëve në Greqi e Zvicër. E ndërsa Lublin Dilja i OKB u tërhoq, për Harxhin mesa duket do duhet pritur edhe më tej.


    Ministri zbulon detajin e panjohur


    “Moisiu ka kërkuar spostimin e Harxhit”

    Ministri i jashtëm Mustafai ka bërë publik dje një detaj të panjohur të “dosjes Harxhi”. Ai ka deklaruar se presidenti Moisiu ka pasur pretendime të ndryshme rreth personit të propozuar si titullar diplomatik në SHBA. “ Në disa takime që kam pasur deri tani me Z. Moisiu, ai nuk më ka dhënë argument tjetër përvecse është shumë e re dhe është e denjë për të qenë diku tjetër, por jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Mustafai, duke dhënë të kuptohet se heshtja e presidentit nuk ka qenë në fakt e tillë. Sipas deklarimit të ministrit të jashtëm, ka pasur dhe ka një debat konkret rreth listës së ambasadorëve që ka dërguar për dekretim zoti Berisha, e ky debat prek para së gjithash emrin e Edit Harxhit.
    Prej javësh Presidenca nuk ka pranuar të deklarohet hapur se cilat kanë qenë motivet e mosnxjerrjes së dekreteve të mbetura nga lista e ambasadorëve. Vizita e Papulias, konflikti me komunitetin musliman, procesi i konsultimeve që pritet të fillojë për reformën zgjedhore dhe ngjarje të tjera që e kanë përfshirë direkt kreun e shtetit, kanë shërbyer si një maskim relativ për ceshtjen në fjalë. Mesa duket edhe nga fjalët e ministrit të jashtëm, Presidenti nuk është i bindur në moshën dhe cilësi të tjera të zonjës Harxhi. Propozimi i tij për një spostim të kësaj kandidateje diku tjetër në shërbimin diplomatik, duket se përbën një ofertë elegante për të zgjidhur një nyje që tashmë duket e pazgjidhshme dhe që mund t’i kushtojë jo pak shërbimit tonë diplomatik, i cili ka një ambasador tashmë të shkarkuar në qendrën kryesore politike, Uashington, por nuk ka ende një pasardhës të tij.


    GSH.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH-ja e bollin kulles.. shkruan aty mes tjerash:

    ------
    Replika e Moisiut është e destinuar të hedhë benzinë në një zjarr që javët e fundit duket se u shua, pas fakteve kompromentuese që shtypi botoi rreth aktivitetit të zonjës Edit Harxhi, si dhe pas debatit politik që vijoi më pas.
    ------



    kujt i thot "fakt komprometues" GSH-ja kjo ndyresire e gazetarise.. e vegel e ZP-se?

    asnje fakt nuk ka GSh e askush kunder Harxhit..pervec shpifjeve te Arte Imellde Arapo shyto Dadeve ..
    Ata qe e kan njohur Harxhin folen me konsideratate larta per kte shqiptare intelektuale..
    E meriton apo jo Harxhi postin e ambasadores ne Usa eshte ceshtje tjeter dhe Moisiu ka nje fare arsye te permendi moshen e saje te re si kunder argument etj.. por shpifjet e GSH-se nuk perbejne as fakt as argument..

  19. #119
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Presidenti pritet që të mos dekretojë kandidaturën e propozuar nga qeveria. Mustafaj: Nuk kam kandidaturë tjetër

    Ambasada, Moisiu rrëzon Harxhin

    N.Perndoj

    TIRANË- Kandidatura e Edit Harxhit për postin e ambasadores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt refuzimit nga ana e Presidentit Moisiu. Burime diplomatike treguan dje se presidenti e ka vendosur tashmë, që të mos firmosë mbi dekretin që e çon Harxhin ambasadore në SHBA, dhe shpallja e këtij vendimi është vetëm çështje ditësh. Në fakt me shumë rezerva kjo është pranuar edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, në një të përditshme. Ministri i Jashtëm është shprehur se Moisiu ka shprehur rezervat për moshën e re të Harxhit dhe për mungesën e përvojës së saj në diplomaci.

    Ndërkohë, Mustafaj në një prononcim televiziv që dha dje, u shpreh se Ministria e Punëve të Jashtme, nuk ka asnjë kandidaturë zëvendësuese sepse është ajo e znj.Harxhi. “Nuk kam asnjë kandidaturë zëvendësuese, sepse kandidatura e zonjës Harxhi i plotëson të gjitha kushtet”,- tha Mustafaj. Kreu i diplomacisë shqiptare shtoi se ai po pret nga Presidenti Moisiu që ta dekretojë, edhe pse vetë Moisiu në dy takime që ka zhvilluar, i ka paraqitur atij vërejtjet e mësipërme. Ndërkohë, burime nga Presidenca kanë pranuar vetëm faktin se ata i kanë shprehur rezervat e tyre Ministrit të Jashtëm, lidhur me kandidaturën në fjalë. Në intervistën e dhënë, Ministri i Punëve te Jashtme, Bensik Mustafaj, ka deklaruar se presidenti Moisiu ka pasur pretendime të ndryshme rreth personit të propozuar si titullar diplomatik në SHBA.

    “ Në disa takime që kam pasur deri tani me z.Moisiu, ai nuk më ka dhënë argument tjetër përveçse është shumë e re dhe është e denjë për të qenë diku tjetër, por jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,- është shprehur Mustafaj. Sipas deklarimit të ministrit të Jashtëm, ka pasur dhe ka një debat konkret rreth listës së ambasadorëve që ka dërguar për dekretim kryeministri Berisha, e ky debat prek para së gjithash emrin e Edit Harxhit. Prej disa kohësh, Presidenca nuk ka pranuar të prononcohet publikisht se cilat janë motivet e mosnxjerrjes së dekreteve të mbetura nga lista e ambasadorëve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kandidaturën tjetër, Tatjana Kongoli, për të cilën Presidenti Moisiu nuk ka vendosur ende nëse do ta dekretojë ose jo në postin e ambasadores së Shqipërisë në Vjenë. Deri me tani, kreu i shtetit ka dekretuar vetëm dy emra ambasadorësh, atë të Greqisë, Minarollin dhe Zvicrës, Mehmet Elezin.

    Emrat e Edit Harxhit dhe Tatjana Kongolit, pasi kanë marrë miratimin e maxhorancës në komisionin e poltikës së jashtme, kanë më shumë se një muaj që janë depozituar në Presidencë për t’u dekretuar. Mbajtja për një kohë kaq të gjatë, e këtyre propozimeve kur dy kandidaturat e tjera, ato të Vili Minarollit dhe Mehmet Elezit u dekretuan në kohë normale, nga zëra të ndryshëm është lidhur me një lëvizje të Presidentit, ku ai synonte që në shkëmbim të dekretimit të dy kandidaturave për ambasadorë, maxhoranca e PD-së t’i miratonte atij në Kuvend katër propozimet për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Por duket se kjo lëvizje nuk ka rezultuar e suksesshme, pasi gjërat nuk kanë ndryshuar si për emërimet e dy ambsadoreve dhe për kalimin në Kuvend të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

    Kongoli, kandidatura e harruar

    TIRANË- Në një kohë kur po rihapet një debat i ashpër për kandidaturën e Harxhit, kandidatura tjetër e depozituar në Presidencë, ajo e Tatjana Kongolit, është pothuasje e harruar. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, nuk kanë informuar asgjë rreth kandidaturës në fjalë, pra nëse Presidenti Moisiu i ka dhënë ndonjë përgjigje Mustafajt për Kongolin. Ndërkohë që as nga Presidenca nuk bëjnë të ditur asgjë rreth kandidaturës në fjalë, duke shtuar dyshimet se Presidenti do të hedhë firmën që ajo të bëhet ambasadorja e re e Shqipërisë në Austri. Edhe për kandidaturën në fjalë, Moisiu ka pasur hezitim në fillim, nisur nga fakti që Kongoli ka qënë Drejtore e Përgjithshme e Doganave dhe është shkarkuar nga ky post nga ish-Kryeministri Fatos Nano. Me pas Kongoli iu bashkua politikave të Partisë Demokratike, duke qenë anëtarja e re e KOP-it. Pas përfshirjes së saj në këtë komitet, Kongoli është në pritje tashmë të emërimit të saj për një post diplomatik.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #120
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Lajmi i meposhtem u dha me pare nga Ballkan Web dhe me pas vajta dhe e gjeta ne faqen e State Department.
    Eshte per te vene re pyetja tendencioze qe i behet zedhenesit te departamentit te shtetit nga konfirmime nga antare te parlamentit shqiptar.

    Eshte e dates se djeshme, 5/12/2005

    QUESTION: Thank you, Mr. Ereli. Rumors among diplomatic circles in Tirana, Albania, confirmed by the members for the Albanian parliament indicate the government of Suli Berisha has selected Edith Harxhi -- H-a-r-x-h-i -- a close associate of a fugitive from prosecution of the 1997 Pyramid scandals, as the next Albanian Ambassador to the United States of America.


    Two questions: Is the State Department aware of her fundamentalist "credentials," traceable to the time when Usama bin Laden visited Albania; and second, has the Albanian Government formally requested the State Department's agreement?


    MR. ERELI: On the second question -- on the first question, I'm not aware that we've been approached about any ambassador from Albania. And on the -- but regardless of what the answer to that question is, if -- should -- if and when we are approached, we would apply the same procedure as we would any other ambassador.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Presidenti Moisiu mbledh homologët e rajonit, mungon presidenti grek
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 22:41
  4. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Presidenti Moisiu fton Bush ne Tirane!
    Nga Letersia 76 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2002, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •