Pendohet informatori i gazetės "News of the World". Kosovari futi nė
kurth shqiptarėt
Mashtrimi me Viktoria Bekam: "Rrėmbimi ishte plani im"
Nga Londra
Muhamed Veliu
Superinvestigimi i gazetės Angleze "News of the World" pėr rrėmbimin
e Viktoria Bekam, ishte njė trillim. Tre vjet mė vonė familja Bekam
rezultoi me harxhime tė kota pėr shtimin e badigardėve. Rreziku qė i
kanosej, nuk ishte gjė tjetėr vetėm njė skenar i sajuar nga
informatori kryesor investigues i "News of the World". Njė fytyrė e
vrazhdė, vetulla tė trasha dhe sy bojėqielli ėshtė pėrshkrimi i
Florim Gashit, personit qė ka rrėzuar sa hap e mbyll sytė piramidėn
investiguese tė ngritur nga gazetari i kėsaj gazete, Mazher Mahmood.
Sikur tė mos mjaftonte kjo, Gashi ka deklaruar se pothuajse tė
gjithė investigimet e iniciuara nga ai dhe tė shkruara nga Mahmood,
kanė qenė tė trilluara. Kjo punė natyrisht qė ka sjellė edhe
pėrfitimet financiare jo vetėm tė Gashit dhe Mahmood, por edhe tė
vetė gazetės, e cila krenohej me "kriminelėt" qė kishte vėnė pas
hekurave tė qelive. Pendimi i kosovarit Florim Gashi ka detyruar
hetuesit anglezė qė tė nisin hetimet mbi kėtė fakt, ndonėse kanė
dyshime tė rezervuara mbi vėrtetėsinė e faljes publike tė bėrė nga
Gashi.
Pendimi
Informatori kosovar i gazetės "News of The World", ka pranuar se ai
ėshtė pėrgjegjės pėr ngritjen e kurtheve tė njerėzve tė pafajshėm,
duke i ekspozuar nė faqet e kėsaj gazete. Florim Gashi ka vendosur
qė t'i tregojė avokatėve tė personave tė dėmtuar tė gjitha "mėkatet"
e kryera gjatė investigimeve tė ndėrmarra pėr llogari tė gazetarit
Mazher Mahmood.
Ai ka deklaruar se superinvestigimi pėr tentativėn e rrėmbimit tė
Viktorias, bashkėshortes sė kapitenit tė ekipit kombėtar tė
futbollit anglez, ishte i gjithi njė truk. "Isha unė qė i sugjerova
Lulėzim Balliut nga Elbasani dhe katėr emigrantėve rumunė qė tė
organizonim rrėmbimin e Viktoria Bekam",- mėsohet tė jetė shprehur
Gashi pėrpara hetuesve anglezė. Pas publikimit tė kėtij lajmi, Gashi
ka pėrfituar 10 mijė stėrlina, ndėrsa Lulėzim Balliu dhe katėr
rumunėt u arrestuan. E njėjta praktikė ėshtė ndjekur edhe nė
denoncimin e njė nėne, e cila donte tė shiste fėmijėn e saj. Ka qenė
sėrish Gashi, i cili ka nxitur tė dashurin e gruas qė tė shiste
fėmijėn dhe mė pas kjo ngjarje iu servir opinionit si njė fakt real.
Florim Gashi ka treguar edhe plot 13 raste tė tilla, kur ka
inskenuar ngjarje nga mė tė ndryshmet, tė cilat mė pas janė shkruar
si investigime tė gazetarit Mezher Mahmood nė gazetėn "News of the
World". Pas njė pune tė tillė disa vjeēare, informatori kosovar i
gazetėn angleze, duket se ėshtė penduar. "Unė jam pėrgjegjės pėr
futjen nė burg tė njerėzve tė pafajshėm. Unė i kam mashtruar ata.
Ndjehem i turpėruar. Ėshtė koha pėr tė treguar tė vėrtetėn",- ėshtė
shprehur ai.
Hetimi
Policia dhe hetuesit londinezė kanė filluar njė hetim masiv ndaj
investigimeve tė firmosura nga gazetari Mahmood dhe tė iniciuara nga
informatori kosovar Gashi. Hetimet kanė filluar menjėherė pasi ky i
fundit ka kontaktuar me policinė duke rrėfyer se ai ka shėrbyer si
provokator dhe ka siguruar materiale kompromentuese pėr individė tė
ndryshėm, tė cilėt mė pas janė publikuar si histori sensacionale
pėr "News of The World". Sipas burimeve policore, dy oficerė para
tre javėsh udhėtuan pėr nė Vjenė dhe janė takuar me Gashin, nga i
cili kanė siguruar tė tjera dėshmi nė lidhje me mashtrimet e tij.
Aktualisht tre oficerė tė tjerė ndodhen nė Kroaci pėr tė
intervistuar ish-informatorin e gazetės. Zėdhėnėsja e Scotland
Yard, nė Londėr, ka konfirmuar se hetimet pėr ato qė Gashi ka
deklaruar, do tė vazhdojnė.
Njihet si matrapaz lajmesh dhe supergėnjeshtar
Hetuesit anglezė tė pasigurt nė rrėfimin e Gashit
Florim Gashi tashmė njihet si njė matrapaz lajmesh dhe njė
supergėnjeshtar qė ka arritur tė manipulojė njėrin nga reporterėt mė
tė njohur investigativė, jo vetėm nė Angli, por edhe nė botė. Pas
njė veprimtarie tė tillė disa vjeēare, Gashi pendohet dhe tenton tė
tregojė tė vėrtetėn. Njė hap i tillė ka ngritur shumė dyshime tek
hetuesit anglezė, rreth qėllimit pėr t'u rrėfyer. Jozyrtarisht,
oficerėt e hetimit pranė kėsaj ēėshtjeje, janė shprehur se Gashi
ndoshta me kėtė hap qė ka ndėrmarrė po kėrkon tė rivendoset nė
qendėr tė vėmendjes sė opinionit publik. Pse jo, mė vonė mund tė
publikojė njė autobiografi tė tillė, e cila do ti sillte fitime disa
milionėshe. Sipas burimeve policore tė Londrės, ai nė tė kaluarėn ka
qenė i pėrfshirė nė njė sėrė incidentesh, nga ku ėshtė dėnuar me
gjoba pėr pandershmėri. Ai ka pranuar pėrpara gjyqtarėve se shpesh
herė ka gėnjyer me vetėdije dhe pėr qėllime tė caktuara, tė cilat
kanė qenė kryesisht pėr pėrfitime. Me njė person tė tillė, qė
pendohet dhe fillon tė rrėfejė mėkatet e tij krejt papritur,
hetuesit kanė deklaruar se duhet tepėr kujdes nė mėnyrė qė tė mos
bien viktima tė mashtrimit tė radhės.
Krijoni Kontakt