ELBASANI, ATJE KU PLUHURI MBYT AJRIN
Prof. Ass. Sazan GURI
Ėshtė e pamundur mos tė befasohesh kur zbret nga Kėrraba me pamjen sa trishtuese dhe rrėnqethėse, sa tė zymtė dhe tė pėrhirtė, kur shquan nga lartėsitė e saj dhe nė lartėsitė me tė, ajrin e me pluhur tė kėtij qyteti, mė mirė tė thoshim pluhurin me ajėr. Pa e hiperbolizuar atė, Elbasani ky qytet qė qėmoti kampion kur rrezatonte dituri, sot ai gjeneron atė sasi pluhuri, qė jo vetėm sėrish e rendit kampion, por nuk do qė ta besosh kur e shikon. As pa dashur tė trembim ndokend, Elbasani ky qytet qė dikur prodhonte dije, sot ai gjeneron atė cilėsi pluhuri, qė jo vetėm sėrish e rendit kampion, por trembesh kur e dėgjon. Ēfarė po ndodh atje. Tre kompani tė huaja, Italiane, Turke dhe Libaneze, tė stigmatizuara nga populli dhe ekspertėt mjedisorė, jo si gjigantė tė prodhimit, por si dragonjė tė ndotjes sė ajrit, kryejnė prej vitesh aktivitet, sigurisht nė dobi tė vetvetes, duke prodhuar lendė tė para si ferrokrome, ēeliqe dhe ēimento. Merkatoja e tyre ėshtė kryesisht tregu i jashtėm, ndėrsa mbetjet e tyre ngelen pėr tregun e brendshėm, ndėrsa mbetja e mbetjeve (skorrjet me metalet e rėnda si Zn, Pb, Cd, Cu, Co, pluhur me furrane, CO2, SO2, CO, NOX, PM10 e PM 2,5) ngelen nė ajrin, ujin dhe tokėn e Shqipėrisė, mė sakt nė atė tė Elbasanit. Sa do tė thoni Ju?. Si askund tjetėr nė botė, sasia e pluhurit tė matur nga burime tė ndryshme, asnjėherė nuk rezulton nėn vlerėn 240mg/m3 ajėr dhe shpesh arrin edhe 440mg/m3 ajėr. Ēdo tė thotė kjo?. Pesė here mė tė larta se normat e lejuara nė vendin tonė (80mg/m3 ajėr), por dhjetė here mė tė larta se normat e lejuara tė Komunitetit Europian (40mg/m3 ajėr). Sepse, normat tona janė dy here mė tė larta se normat europiane, kjo ėshtė histori mė vehte. Edhe mė fisniku ndėr shqiptarėr ėshtė llogaritur pėr tė qenė dy here mė pak i vlefshėm se mė i rėndomti ndėr europianėt.
Por ka njė fakt tjetėr qė e bėn mė tė trishtueshme kėtė ndotje, madje tronditės. Ēfarė? Qė nė Europė e nė botė, normat e mėsipėrme, pra 40mg/m3 ajėr, lejohen pėr maksimum 30 raste shkelje nė vit. Ndėrkohė, qė nė qytetet tona si nė Tiranė, Fier dhe veēanėrisht pėr rastin nė fjalė Elbasan, kjo lloj shkelje pėrsėritet sistematikisht pėr 360 ditė, le tė themi 300 ditė, pra dhe dhjetė here tė tjera mė shumė nga ky drejtim. Atėherė, pse tė mos themi me plot gojė ose pse ta fshehim faktin se ajri i qytetit tė Elbasanit ėshtė i ndotur fiks 100 herė mė shumė, e theksojmė jo bie fjala 100 herė mė shumė. Kjo ėshtė aq e vėrtetė sa dhe ekuacioni shkak-pasojė rezulton po kaq herė. P.sh. sėmundjet profesionale nė Elbasn janė po kaq herė mė tė shpeshta. Lindjet nė Elbasan janė po kaq herė mė tė pėrēudnuara. Dhe vdekjet po nė Elbasan janė po kaq herė mė tė pranishme. (250 raste vdekje nga kanceri nė vit ėshtė po kaq herė mė e lartė se njė qytet tjetėr i pandotur, siē mund tė jetė Pėrmeti p.sh.).
Dhe e gjithė kjo, pėr ēfarė? Pėr 400 tė punėsuar, pėr ca ton ēeliqe qė shtegton jashtė, pėr ca ton krom qė pėrdoret jashtė dhe pėr ca ton ēimento qė tregtohet po jashtė. Dhe pse? Sepse, ato nuk janė ngritur nė vendin e duhur. Sepse, ato nuk pėrbėjnė mė teknologjinė e duhur. Sepse, ata nuk zbatojnė mė masat e duhura pėr mbrotjen e mjedisit dhe sepse ata nuk paguajnė pse ndosin. Ou?! Pse-tė nuk paskan tė sosur. Sepse, Komuniteti i Elbasanit mė shumė hesht se sa flet. Sepse, Instituti i Mjedisit nė Elbasan mė shumė pranon gjendjen se sa denoncon. Sepse, Axhensia Rajonale e Mjedisit mė shumė rren se sa rrėfen. Sepse, ambjentalistėt e qarkut tė Elbasanit mė shumė tėrhiqen se sa sulmojnė. Sepse, intelektualėt e qytetit tė Elbasanit mė shumė fshihen se sa ēfaqen dhe njerėzit e medias mė shumė mbulojnė se sa zbulojnė. Tė mė ndjeni, se tė rėnda janė kėto fjalė, por mė e rėndė ėshtė gjendja. Tė mė ndjeni, se tė ashpra janė kėto fjalė, por mė e ashpėr ėshtė ajri me pluhur me PM10 e PM 2,5. Tė mė ndjeni, se edhe prekėse janė kėto fjalė, por mė prekėse janė jeta dhe shendeti njerėzor. Tė mė ndjeni, se edhe pak fyese mund tė jenė kėto fjalė, por mė e fyer ėshtė natyra dhe mjedisi nė Elbasan.
Sikur nuk mjaftojnė kėto pasoja, Elbasani nuk zotėron pavione pėr sėmundje profesionale, as studime pėr monitorime tė ajrit, as raporte pėr vlerėsim kostosh tė teknologjive, as studime se sa pėrfiton shoqėria nga punėsimi i 400 personave apo prodhimi i kaq ton produkteve industariale nė krahasim me njė punėsim apo teknologji tė tipit tjetėr. Sa pėr krahasim, vetėm parku kombėtar qė po tė ngrihet nė pyllin e Krastės pėr mijra pushues ditor e qindra stinor mund tė punėsojė po aq sa dragonjėt e ndotjes sė Elbasanit. Sa pėr njė krahasim tjetėr, vetėm zona e Llixhave e ngritur pranė burimeve termale natyrore pėr kundruall tė hijshmit mal tė Tomorit pėr mijra pushues ditor e qindra stinor mund tė sigurojė tė ardhura po aq sa kompanitė e prodhimit tė lendės sė pare nė Elbasani. Me qė ra fjala pėr zonat ēlodhėse, edhe Karlo Vivari nė Republikėn Ēeke nuk tė ofron mė shumė karaktere natyrore se sa zonat nė fjalė. Por atje nuk ka as dragonjė as kuēedra qė mbyllin filtrat e ajrit, mė saktė filtrat e jetės.
12/10/2005
KATEGORIA: Analiza
Shekulli.
Krijoni Kontakt