Jeta e dyfishtë e një studenteje. "Kjo është zgjedhja ime e lirë"
Prostituta luksi Tiranë, "Filloj me 100 euro"
TIRANE
Në Tiranën e natës mund të ndodhë gjithçka. Në Tiranën e natës mund të gjesh gjithçka. Mjafton të kesh mundësi për të paguar dhe të gjesh njerëzit e duhur". Personi që i thotë këto fjalë është një sipërmarrës i mesëm italian. Si një mesdhetar i mirë ka pasion veshjet e bukura dhe gratë. Ai ka një aktivitet të përbashkët me një ortak shqiptar dhe thotë se në Tiranë ka gjetur një parajsë që nuk e imagjinonte dot më parë. "Dielli këtu i bën vajzat më të bukura. Janë të ngrohta dhe të dëgjueshme. Dhe mbi të gjithë një e dashur shqiptare kushton më pak", thotë ai. Ky ishte njeriu që më ftoi të vizitoja Tiranën duke më thënë se është një vend i çudive dhe për një gazetar si unë do të ishte gjithmonë interesant. Në të vërtetë u nisa si turist, për pak ditë, por rishtaz bëra zanatin e gazetarit.
Bosi i ri
Rinasi është aeroporti i vetëm i kryeqytetit shqiptar. I vogël dhe i paorganizuar, ngjan si një aeroport province. Tashmë është dhënë me koncesion me shpresën se do të bëhet një aeroport vërtet modern. Në aeroport na presin me një mercedes akull të ri - makina dy në tre makina në Shqipëri - dhe shofer është një djalosh i ri që thotë me bindje se paratë nuk i mungojnë kurrë. Në fakt kjo do të ishte gjatë tre ditëve të qëndrimit tonë në Tiranë kryefjala e të gjitha bisedave të tij. Kishte mbaruar vetëm studimet e larta për jurisprudencë, por nuk kishte punuar asnjë ditë më profesionin e tij.kishte provuar emigracionin në Itali për tre vjet. "Vuajtja vetëm në fillim, pastaj dita të shfrytëzoj shansin tim. E bëra se kam vetëm një jetë dhe atë nuk dua ta jetoj si babai im", thotë ai. Në mbrëmje, në një nga klubet më luksoze në Tiranë, një shartim mes një pub-i dhe diskoje, të arreduar me shije, pikërisht në qendër të Tiranës, në zonën e quajtur Bllok, ai la kuptohej se cili kishte qenë shansi që i kishte dhënë një jetë të ndryshme nga e të jatit, një zyrtar i mesëm në rregjimin komunist. Aty takova dhe mikun italian që më kishte ftuar. Përshëndeti pothuaj gjysmën e lokalit. Me djemtë shtrëngonte fort dorën, kurse vajzat i përqafonte. Ishte një fytyrë e njohur në atë lokal.
Oferta
"Bosit" nuk i bëri përshtypje kur i thashë se jam gazetar. Qetësisht më shpjegoi se dhe njerëzit e zanatit tonë kanë nevojë të argëtohen. Më pyeti sesa doja të shpenzoja për një natë seksi. "Nëse do një femër cilësore, nuk gjen më pak se 100 euro. Natën e gdhijnë në pub-e, ditën shkojnë në universitet. Përgjithësisht janë vajza të ardhura nga rrethet, por nuk mungojnë dhe kryeqytetaset. Jeta këtu është e shtrenjtë dhe për të jetuar siç do të donin, seksi është shansi i tyre. Por çmimi nuk ka tavan. Ka të tjera që pasanikët tanë të martuar i mbajnë si dashnore, u paguajnë gjithçka, u blejnë makinë, ndodh edhe shtëpi", më shpjegon me një italishte perfekte. Dy celularët që mban në tavolinë bien herë pas here. Përgjigjet shkurt dhe duket i qetë dhe i sigurt në vete. Shpjegon se në Shqipëri nuk ka prostitucion në rrugë. "Janë vetëm disa cigane që dallohesh nga larg se çfarë janë dhe që kushtojnë edhe tre-katër euro. Gocat e mira - ai nuk e përdor asnjëherë fjalën prostitutë - kanë klas", thotë ai. Në vetëm dy minuta ai mbyll një pazar me një vajzë të mirë në telefon. Nga gjuha e tij kuptova vetëm se bëhej fjalë për një italian. Në italisht më shpjegoi se ajo nuk shkonte asnjëherë me shqiptarë. "Të huajt preferohen sepse paguajnë më mirë, bëjnë dhurata dhe nuk "të bëhen rrodhe" madje ndodh edhe që historia e nisur me para mund të përfundojë me martesë sepse të gjitha gocat këtu ende e kanë me shumë qejf martesën.Dhe vetëm pesë minuta më vonë "goca e mirë" hyri në lokalin tonë. Ishte vërtet një bukuri mesdhetare. Ndonëse tiparet e mprehta të një bruneje të lindur, zbuteshin nga flokët e bëra bjonde.
Goca e mirë
Ne qëndruam të katërt së bashku për një gjysëm ore. Ajo ishte studente. Më tha se kishte ëndërr televizionin dhe të vazhdonte studimet jashtë. Dhe se i pëlqente të vallëzonte. Dolëm jashtë nga lokali dhe më tha se banesa ishte fare pranë. Në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, ku çmimi për metër katror i banesave është gati në të njëjtin nivel me Perëndimin. Ai ishte një apartament me më shumë se 150 metra katrorë dhe ishte një nga katër të tillët në pronësi "bosit" që kisha njohur. Me një lehtësi të habitshme më shpjegoi se ishin tre vajza që e bënin këtë punë për bosin. Nuk kishin sherre dhe paratë i ndanin në mënyrë demokratike, sigurisht mbasi hiqnin paratë për "qerane". "Eshtë xhentil dhe nuk bën kurrë sherr për qindarka. Por mbasi të mbledh disa para do të punoj vetëm për veten time. Kështu kanë bërë disa shoqe të miat. Kështu do të bëj dhe unë", më tha duke shtuar se ndiqte kurse private vallëzimi me shpresën që të merrte pjesë në ndonjë prej spektakleve të shumtë që zhvilloheshin në Tiranë. "Ai është kulmi. Po të të shohin në televizor, bëhesh VIP dhe paratë rrjedhin lumë dhe unë nuk jam e vetmja. Si unë ka shumë", më tha.
Paragjykimi
Në Tiranë prostitucioni nuk është legal. Një nga sharjet më të rënda që mund t'i bëhet një femre është ta quash atë prostitutë. Por në të vërtetë, në Tiranë ky është një fenomen që ekziston si një realitet që të gjithë e dinë, por nuk duan ta pranojnë. Policia duket e pafuqishme ta ndalojë dhe godet herë pas here vajzat e rëndomta të rrugës. Kurse "gocave të mira" e ka të pamundur t'u afrohet. Shkuam sërish në një tjetër klub. I mbushur plot me të rinj që argëtoheshin shkujdesur. Pothuaj të gjitha vajzat pinin duhan. Ngjanin më së shumti me ikona televizive. "Çmimet e këtij klubi janë shumë të larta dhe kjo bën që këtu të vimë vetëm ne, klientela e zgjedhur", më tha ajo. Kur u ndamë më dha numrin e saj të telefonit. Taksinë e thirri vetë dhe hipi në të pa problem. Për t'u kthyer sërish në apartamentin e saj. Së bashku me bindjen se nuk kishte bërë asgjë të gabuar. "Prindërit e mi nuk dinë se çfarë bëj. Kur shohin notat e mia në universitet mendojnë se e gdhij mbi libra. Sepse unë mund t'i blej ato me para. Sa do zgjasë jeta që bëj? Eh, nuk di e di, por kam vetëm një jetë dhe dua ta jetoj siç duhet më thotë". Kështu ndodh në Tiranë, ku gjithçka e ka një çmim. Ku të gjithë dinë se çfarë ndodh, por nuk kanë qejf t'ju flasësh për të.
Krijoni Kontakt