Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Filmi shqip, katër ditë festival në Londër

    Stina e Filmit Shqip" nga 5-9 tetor në studion prestigjioze "Riverside Studio"

    Filmi shqip, katër ditë festival në Londër


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare


    Dje në Londër ka zbritur magjia shqiptare e artit të shtatë. Jo vetëm shqiptarëve, por edhe britanikëve, për katër ditë me radhë 5-9 Tetor 2005 do t'u jepet mundësia të ndjekin në një ekran kinemaje arritjet më të spikatura të kinematografisë shqiptare në vite, falë një projekti ambicioz të shoqatës "Arbëria", titulluar "Stina e filmit shqip në Londër". Ideatori i këtij projekti është Shpëtim Alimeta, njëkohësisht edhe themelues i kësaj shoqate. Qëllimi lidhet me njohjen më të thellë të realitetit, historisë dhe vlerave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por "Stina e Filmit Shqip" në Londër, krahas vlerave kinematografike që do të përcjellë tek shikuesit, do të shërbejë edhe si një dialog pasurues për gjuhën shqipe. Siç thotë Alimeta, detajet filmike, imazhet pamore të ndërthurura me pamjet filmime, apo fjalët, janë të pashlyeshme nga kujtesa dhe se filmi është mjeti fuqiplotë i ruajtjes e pasurimit të gjuhës. Një festival filmi i këtij lloji është në funksion të këtij procesi jetik.

    Pjesëmarrësit

    Emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe asaj kosovare, pa lënë mënjanë brezin e ri të regjisorëve dhe skenaristëve, do të jenë ata të cilët do të përfaqësojnë filmin shqiptar në veprimtarinë e Londrës. Filmat e tyre do të jenë me titra në anglisht, pasi parashikohet që kinematografia shqiptare të ngjallë kureshtjen e shumë anglezëve. Organizatori Alimeta tregon se janë përzgjedhur për t'u shfaqur filmat e regjisorëve: Fatmir Koçi, Mevlan Shanaj, Edmond Budina, Artan Minarolli, Vladimir Prifti, Isa Qosja. "Po ashtu do të kemi nderin që të paraqesim përpara publikut londinez krijimet e një brezi më të ri regjisorësh të suksesshëm nga Shqipëria dhe Kosova",- tregon Alimeta, duke treguar emrat e tyre, të cilët do të jenë: Bujar Alimani, Burbuqe Berisha, Eno Milkani, Astrit Hyka, Bekim Mala dhe Ismet Sijarina". Ai e komenton pjesëmarrjen e tyre duke thënë se "kjo paraqitje e filmave të tyre më të fundit do të jetë një tjetër frymëmarrje e freskët për kinematografinë shqiptare, të cilën publiku mezi pret që ta shikojë". Ambienti i përzgjedhur për zhvillimin e aktivitetit është i një kalibri dhe rangu më të lartë londinez, siç është studioja me famë "Riverside Studios Cinema".

    Të veçantat

    Organizatorët shprehen se kanë tentuar që në "Stinorin e filmit Shqip" në Londër t'i shtojnë atij edhe disa elementë të tjerë. Kështu mësohet se pas shfaqjes së filmave, çdo natë audienca që do t'i ndjekë do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me regjisorët e filmave. "Është hera e parë që ky aktivitet bën të mundur sjelljen në një ekran kinemaje të filmave brenda dhe matanë kufirit shqiptar, thotë Alimeta, ndërsa shton se është planifikuar të shtunën edhe një tryezë e rrumbullakët rreth kinematografisë shqiptare në Kings College, ku të ftuar do të jenë regjisorë, aktorë, studentë, kritikë filmi si dhe gazetarë të ndryshëm. "I kemi hyrë këtij projekti fisnik me qëllime artdashëse, duke synuar nxitjen dhe përhapjen e kinematografisë shqiptare",- tregon Alimeta, i cili shton se "synimet tona janë thjesht dashamirëse karshi kinemasë shqiptare dhe është e tepërt të flitet për kostot dhe vështirësitë e rastit. Mbështetësit e këtij aktiviteti prestigjioz janë: kompania "Alban Travel Group", restoranti "Koha", organizata e emigrantëve "IOM", policia londineze "Metropolitan Police", agjencitë e udhëtimeve "Termal Travel", "Malev", "Prishtina Film", etj.


    Filmat pjesëmarrës

    - Proka Isa Qosja
    - Dasma e Sakos Vladimir Prifti
    - Tirana Viti zero Fatmir Koçi
    - Letra në Erë Edmond Budina
    - Lule të zeza Mevlan Shanaj
    - Natë Pa hënë Artan Minarolli
    - Kolibja e Qenit Bujar Alimani
    - Edeni Braktisur Eno Millkani
    - Vallëzim me Hënën Ismet Sijarina
    - Kosova 9/11 Burbuqe Berisha
    - Klubi i natës Bekim Mala
    - Koincidencë e mirëfilltë Astrit Hyka

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Urime!

    Na leni te ditur juve qe do shikoni filmat se cili ju pelqen qe ti bleme kur te veme ne atdhe

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Proka....!!!!
    Sa pa lidhje .....mjerim, a prap proka edhe aty, ne zemer te Londres ?
    film kata.....

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  2. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  3. Londër, shqiptarët bashkë në fushat e futbollit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:19
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •