Postuar mė parė nga
EDilo
Nje leter qe Jani Dilo,ja dergon vllait te tij Orestit , student per mjekesi ,ne Torino ,me 1938, plot 70-te vjet me pare,aktuale dhe edukative ne c'do kohe,per brezat e rinj:[/B
"..... Te tjeret do te fillonin tuke te porositur mesimin, ndersa une , duke cmuar vullnetin tend per kete pune, po filloj tuke te porositur miresine ,per te cilen te lutem ta ruash si nje thesar pa cmim. Qe tani mendo se shoket e shkolles duhet te jene shoket e gjithe jetes sate. Porsa te beheni te zotrit e vehtes , behen njohje te reja, te shumta qe marrin emrin e miqesise ; por me te vertetat , me te emblat , ato qe mbeten me teper ne zemer, jane miqesite e bera ne moshen e re me shoket e mesimit. Shpirterat e te rinjve te bashkuar nga deshira per te mesuar si duhet te jeni ju aty, jane me te pergatitur per nje miqesi te vertete se sa ato qe jane te bashkuar nga deshira e cregulluar e andjevet.Vec kesaj , afroju nga nje here te gjithe njerezve te cdo moshe per te njohur cfare jane ata e cfare je ti; por ne marrdheniet e imta mbahu kurdohere me ata te moshes sate, e ruaju mire nga ajo marri e me te shumten e herevet mburrje hipokrite , qe kap shpirtin e disave , te cilet duan qe te tregohen pleq perpara se te kene rrudha dhe floke te bardha.
Duaji , pra shoket e tu. Ne qofte se shikon ndonje prej tyre qe ia ve pak veshin mesimit ose nuk ka prirje per te, meshiroje, ndihmoje ne qofte se mundesh dhe gjithnje t'ia dish per te mire natyres qe te ka pajisur me vullnet te mire. Te kesh gjithnje ne mendje se te pelqesh te keqen per te tjeret esht egersi, te nxjerresh ne shesh te metat e te tjerevet, esht keqesi, t'i shpiesh tutje- tu fjalet ose veprat e te tjerevet ose te nje shoku per t'i bere keq esht tradheti: ti nuk je sa keqberes, as tradhetar, as i eger.
Ndero gjithnje ate qe te meson. Ata perpiqen te te japin dituri, te te vene menjane nje pasuri me cmim pa fund, po thuaj se te vetmen pasuri qe njeriu mund ta fitoje e ta ruaje me grykesi pa turp. Giusseppe Giusti , nje nga poetet e shkrimtaret me te medhenj te vendit ku ndodhesh , i shkruante djalit te vet: "Kush jepet pas mesimeve, vendos nje nga tre perfundime: 1.ose fitimin ; 2.ose famen; 3. ose kenaqesine e shpirtit. Ti duhet te perpiqesh per te tria dhe aresyet i kupton vete.
Meso me teper per veten tende , per te mesuar shpirtin me gjera te larta e te buta, per te pasur nje pune te embel e fisnike , e cila nje dite do te mund te jete ndihme e madhe per ty edhe familjen tende. Do te ndjeshe nevoje per keshille, per ngushellim,per ndihme, dhe mbase nuk do t'i gjesh. Ne qofte se nuk mesohesh me kohe per t'i mjaftuar vehtes, per te kerkuar nje strehe neper librat e tua, do te rrosh fatkeq.Keto gjera po t'i them , sepse i kam provuar vete; i ri , i lire sic jam, do ta ndjeja vehten shume te lene, po mos te kisha kujdes per t'u mbyllur ne dhomen time, tuke menduar librat jo per memorien e njerezvet te nje kohe. Me keto nuk kam si qellim te te jap shembull vehten time , por , pasi e kam pare se sa me do e sa besim ke tek une, besoj se, tuke zbuluar ate qe me ka ngjare mua, do te bindesh me lehte per ate qe te keshilloj te besh."[/COLOR].................................................. .................................................. .................................
Keto porosi a keshilla per nje nxenes "qe te kuptosh cfare jane te tjeret e cfare je ti ", na kujtojne thenien:"Njih vetveten"(Nosce te ipsum).Grekerit e vjeter kishin shkruar ne porten e nje faltoreje me shkronja te arta:" Njih vehten tende", me qellim qe kur te hynin ne kete faltore, te ballafaqoheshin me kete keshille. Filozofi i famshem Sokrati, duke pare e njohur veten e tij , arriti lartesimin e tij moral dhe ndikoi ne lartesimin moral te shoqerise se kohes e deri sot e kesaj dite me keto fjale qe kane mbetur proverbiale :" Une nje gje di, qe s'di asgje". ......
Shkeputur nga libri "NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT"- te ETIEN M.DILO-S[/COLOR]
Krijoni Kontakt