Hiqet taksa ne kufirin Kosove-Shqiperi
Automjetet shqiptare qe do te kalojne nga Shqiperia ne Kosove nuk do te paguajne me taksen prej 42.5 Eurosh, e vendosur qe nga maji i ketij viti. Kjo u vendos dje gjate nenshkrimit te marreveshjes se Mirekuptimit midis Autoritetit Bankar te Kosoves dhe INSIG-ut, e nenshkruar nga Kryeadministratori i UNMIK-ut ne Kosove Mikael Shtajner dhe Zv/kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem Ilir Meta. Shtajner erdhi dje ne Tirane ne nje vizite zyrtare dyditore, duke zhvilluar takimin e pare me Kryeministrin Fatos Nano dhe me pas me Meten. Tema qendrore e bisedes midis Shtajnerit dhe Nanos ishin zhvillimet e fundit ne Kosove. Kreu i qeverise shqiptare vleresoi pozitivisht ecurine e zhvillimeve politike dhe ne pergjithesi, ku kontribut te vecante kane dhene perfaqesuesit e UNMIK-ut. Nano dhe Shtajner ishin te te njejtit mendim se "Kosova, me forcimin e vazhdueshem te institucioneve veteqeverisese, te filloje te afirmohet si nje subjekt marredheniesh te identifikuara integruese, me vendet fqinje, si dhe me organizatat e institucionet

nderkombetare, duke dale ne kete menyre nga statusi i saj lokal, per t'u shnderruar keshtu ne nje faktor integrues per mbare rajonin dhe per te arritur standardet e kerkuara europiane".

Nderkaq sipas Kryeministrit Nano, bashkepunimi i perbashket midis policise shqiptare dhe UNMIK-ut, duhet te forcohet me tej me qellim perforcimin e luftes kunder fenomeneve te trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar. Ne kete pike Nano kerkoi nenshkrimin e marreveshjeve te tjera qe do te mundesojne shkembimin e informacioneve te kesaj fushe. Shtajner pohoi nga ana tjeter se forcat politike shqiptare ne Kosove kane dhene mbeshtetje ne luften kunder krimit dhe trafiqeve.

Ndersa gjate takimit tjeter zyrtar qe Shtajer zhvilloi me numrin dy te qeverise, Ilir Meta, kerkoi mbeshtetjen e ekzekutivit shqiptar ne masat qe UNMIK-u do te ndermarre per konsolidimin e metejshem te sigurise, institucioneve dhe transformimin ekonomik te Kosoves. Shefi i diplomacise shqiptare, duke vleresuar punen e bere nga dnerkombetaret ne Kosove, theksoi se e rendesishme eshte qe procesi zgjedhor ne Kosove te zhvillohet i qete, ne funksionimin e metejshem te institucioneve. Gjate ketij takimi pervec marreveshjes se INSIG-ut, u neshkrua edhe Memorandumi i Mirekputimit policor midis Ministrise se Rendit Publik dhe UNMIK-ut. Ne baze te marreveshjes bashkepunimi policor do te koordinoje veprimet per te rrituar efektin ne luften kunder trafiqeve dhe terrorizmit. Podje Shtajner me kerkesen e tij u takua edhe me kryebashkiakun e Tiranes Edi Rama.