TIRANĖ- "Lufta pėr parandalimin e trafikut tė paligjshėm tė armėve tė lehta" mbledh vendet anėtare tė SECI-it nė njė seminar nė Tiranė. Ky seminar ka synuar tė avancojė zbatimin e planit -aksion tė Taks Forcės pėr goditjen e trafikut tė armėve dhe eksplozivave. Gjatė ditės sė djeshme janė diskutuar mėnyrat e bashkėpunimit si dhe pėr shkėmbimin e informacioneve gjatė fazės sė parė tė operacionit. Ndėrsa pritet bashkėpunim nėpėrmjet institucioneve shtetėrore tė vendeve qė aderojnė nė SECI, pėr goditjen e trafiqeve tė ndryshme, kryesisht atė tė armėve. Nė kėtė seminar e ka marrė fjalėn ministri i Rendit Publik, Luan Rama, i cili ka vlerėsuar bashkėpunimin me SECI-n, PNUD-in dhe OSBE-nė. Mė pasi ai ka shtuar se qeveria shqiptare ėshtė tepėr e vendosur kundėr tė gjitha llojeve tė trafiqeve dhe trafikantėve. Mė pas, ministri Rama u ka bėrė tė ditur pjesėmarrėsve nė seminar rezultatet e fundit tė luftės Antitrafik, duke premtuar se angazhimi i saponisur do tė jetė konstant nė punėn e Policisė sė Shtetit.