Kotelja
Moderatore
Posts: 2
(11/7/01 10:52:16 pm)
Reply Femrat dhe Ekonomia
--------------------------------------------------------------------------------
Me beri pershtypje qe shumica e atyre qe kane dhene mendime mbi ekonomine kene qene meshkuj. Si mendoni eshte gati shoqria shqiptare te konfrontohet me femrat ekonomiste dhe sa te afta jane ato ne kete fushe plot stres dhe kompleksitet.
tirana
Ekonomist
Posts: 820
(11/9/01 7:37:34 am)
Reply Re: Femrat dhe Ekonomia
--------------------------------------------------------------------------------
Pse jo.Historikisht ka pasur dhe femra,ndoshta ne numer te paket,te cilat kane qene brillante ne kete fushe.
Fakti qe shumica jane meshkuj eshte si pasoje e aftesise se ketyre te fundit per te kontrolluar dhe fituar stresin,
Sa per shqiperine shqiptare,ajo nuk denjon te konfrontohet as me meshkuj,as me femra ekonomiste apo financiere.Vetem me sarhoshe e shtangiste
Kotelja
Moderatore
Posts: 5
(11/9/01 11:54:39 pm)
Reply Re: Femrat dhe Ekonomia
--------------------------------------------------------------------------------
Tirana po te jap vetem disa fakte, ne fakultetin ekonomik ne Tirane , te pakten ne kohen qe kam qene une kane qene 80% e studenteve femra, dhe duhet te theksoj shume te mira ne rezultate , ndersa nese shef praktiken kudo meshkujt gjejne punet me shpejt edhe me te mira.Kur shkon ne interviste pune gjeja e pare qe vene re njerezit eshte pamja .... te pakten ne shumicen e rasteve......god knows what they r thinking....ndoshta , hmm e mire eshte , po i jap nje pune apo ku di une, dhe nuk u shkon aspak ndermend qe kjo femer nje dite mund tu zere vendin.
Edhe dicka tjeter qe me ka bere shume pershtypje, nje shqiptar, cun i zgjuar , qe kishte lene punen vetem se nuk duronte dot bosin qe ishte femer , epo ky eshte kulmi...... lol
tirana
Ekonomist
Posts: 829
(11/10/01 7:25:42 am)
Reply Re: Femrat dhe Ekonomia
--------------------------------------------------------------------------------
Fakti qe 80% ne fakultet ishin femra dhe ne jete kane arritur te gjejne nje okupacion ne perqindje me te madhe meshkujt,kjo tregon qe disfata eshte e femrave.
Mendoj qe gabohesh kur mendon qe nje kompani merr ne pune vetem nga pamja e jashtme.Kjo ndodhte ne enverizem.Ne kapitalizem,nje kompani merr kedo qe i ben punen me mire.Qofte femer,i zi apo i bardhe.
Per ate shokun tend,ndoshta e teproj qe jap nje gjykim te tille por me duket se nuk e ka shfrytezuar drejt zgjuarsine e tij me kete vendim.Zakonisht meshkujt jane luftues nga natyra.
Po te jap nje statistike tjeter: Une kam vite qe ndjek merkatat financiare dhe me beso;deri tani,ne te gjitha kompanite qe kam shqyrtuar nuk me ka rastisur as edhe nje CEO femer.Ndoshta eshte koinēidence por me beso,te them te verteten.
Megjithate,kjo nuk do te thote qe femrat nuk jane te zonjat.Ndoshta eshte psikoza qe afaret mund te udhehiqen e administrohen me mire nga meshkujt.Ki parasysh qe 9 muaj me leje lindjeje mund ta hedhin ne humnere nje kompani.
Edited by: tirana at: 11/10/01 7:28:26 am
konservatore
Anetar i ri
Posts: 49
(11/23/01 5:49:25 am)
Reply Re: Femrat dhe Ekonomia
--------------------------------------------------------------------------------
Keni te drejte ne piken e fundit Tirana (me 9 muajt e shtatzanise!) po duhet patur parasysh edhe fakti qe ne fushen e ekonomise numri i femrave studente eshte shume me i larte se ai i meshkujve (sic e permend Kotelja, une do te shtoja se kjo ndodh jo vetem ne Shqiperi).
Nese do ta pasqyronim kete fakt ne nje te ardhme te afert apo afatmesme do te thoja se probabiliteti qe ne krye te nderrmarjeve te fuqishme boterore te shikosh nje femer do te jete me i larte se c'eshte sot.
Fakti qe menyra e te konceptuarit dhe te jetuarit te jetes ne Evrope dhe ne Amerike ka ndryshuar kryekeput jep shanse me shume edhe per femren. Roli i saj ka ardhur duke u forcuar me rritjen e pavaresise financiare dhe ndryshimit te shballoneve per rolin e saj ne shoqeri. Fermat qe duan te ecin ne karriere tani jane ne numer me te larte.
Megjithate pranoj faktin se per te arritur ne nivelin e nje CEO do te duhej nje moshe minimale prej 35-36(kur aftesite e shfaqura do te ishin shume te larta) deri mbi 40 vjec ( qe do te quhej normale).
A ka femer qe ne kete moshe eshte e afte te ndjeke nga mbrapa nje nderrmarje? Po, do te thosha
-nese nuk ka krijuar ende familje (gje qe eshte teper e rralle!)
-nese per kujdesjen ne familje ndihmohet nga i shoqi (edhe kjo do te ishte mrekulli!)
-ose nese kane vendosur qe femijet t'i vendosin ne nje kolegj e t'i shohin ndonja NJE here ne vit (kjo do te ishte me e mundshme!)
Kjo per femrat ne ekonomine private.
Per sektorin shteteror te ekonomise do te thosha se mundesite per femren jane me te larta, sepse ekzistojne kuota qe duhen permbushur domosdoshmerisht ne kuadrin e politikave pro-femres, pro-familjes qe ofrojne partite e ndryshme. Per kete aryse atyre u falen edhe 9 muajt e shtatzanise dhe ato pak muaj pas lindjes, duke i dhene edhe mundesine e ruajtjes se vendit te punes.
Ne fushen e studimeve ekonomike do te thoja se sakrificat do te ishin te njejta me ato te ekonomise private, ndoshta edhe me te larta sepse kerkon nje lloj tjeter preokupimi dhe angazhimi.
Por Tirana per nje gje ju pergezoj - te pakten nuk e hidhni poshte rolin e mundshem te femres ne fushen e ekonomise.
Shkruani qe ndiqni prej kohesh levizjet ne merkatet financiare. Per cilen industri jeni i specializuar? (nese me lejohet kjo pyetje)
Nderime
Konservatore
tirana
Ekonomist
Posts: 900
(11/24/01 7:15:02 pm)
Reply Re: Femrat dhe Ekonomia
--------------------------------------------------------------------------------
Une nuk jam i specializuar ne nje industri te veēante.Ndjek merkatat me qellim spekullimi e investimi por ne kete,nuk eshte e domosdoshme te specializohesh ne nje fushe apo industri por te mesosh te kuptosh e vleresosh merkaten e tituj apo futures ne veēanti ne menyre qe te kuptosh se kush eshte overvalued apo undervalued.
E qellimi eshte te gjesh winners.Nuk eshte e thene qe nje ndermarrje solide dhe me premisa ti perkase patjeter nje sektori solid e me premisa.Ne ē'do sektor apo industri ka winners sikunderse dhe loosers.duhet te evitosh loosers e te individualizosh winners.
Pra,me pak fjale,qe te fitosh ne merkate,eshte pak a shume si te blesh nje mall me ēmim te ulet e ta shesesh me vone duke perfituar fitimin.
pershendetje
Krijoni Kontakt