Shtypi italian dhe racizmi i ri
--------------------------------------------------------------------------------
Shtypi italian rikthehet dhe godet Shqipėrinė, duke shpi-kur "skandale" nė shtėpinė e tjetrit. Dhe kėtė po e bėn me tė njėjtėn moskokėēarje me tė cilėn, nė Itali, ky shtyp fsheh skandalet e shtėpisė sė vet. Shtypi i njė vendi perėndimor qė duhet tė ishte shembulli i profesionalizmit, rikthehet dhe na rezulton sėrish njė shembull diletantizmi.
Nga Roma njė gazetar i revistės "Panorama" ka zbuluar se nė Veri tė Shqipėrisė janė shumė aktive, tė ashtuquajturat "trupat islamike tė ndėrhyrjes tė cilat kanė planifikuar akte destabilizimi nė Ballkan dhe atentate kundėr disa objektivave nė Europė".
Sė pari: mes aq shumė siglave tė grupeve tė zbuluara pas 11 shtatorit, kėto "trupa islamike tė ndėrhyrjes", nuk janė dėgjuar kurrė mė parė.
Sė dyti: tė jesh "aktiv" do tė thotė tė kesh goditur tė paktėn njė herė tė vetme, por qė nė fakt nuk ėshtė dėgjuar ndonjėherė as pėr ekzistencėn e tyre.
Po tė ishte e vėrtetė, do tė ishte njė skup autentik. Por gazetari italian nuk ėshtė shqetėsuar aspak tė verifikojė, tė niset pėr nė Shqipėri, tė kontrollojė nė terren "lajmin sensacional". 'Problem i madh - do tė ketė menduar - kjo akuzė i pėrket Shqipėrisė dhe kur akuzat i pėrkasin Shqipėrisė, nuk ia vlen tė verifikohet gjė ' Ēfarėdo lloj shpikje, shpifje apo fantasi mund tė botohet pa asnjė skrupull! Kjo ka ndodhur dhjetra herė nė tė shkuarėn. Po vazhdon tė ndodhė. Ndėrkohė qė skrupujt, tė gjithė skrupujt e mundshėm nuk mungojnė asnjėherė kur shkruhen dhe botohen lajme qė i pėrkasin Italisė. Asnjėherė dhe asnjė gazetė italiane nuk do t'ia lejonte vetes tė tregonte se nė Alpet e Lombardisė fshihen terroristė islamikė, nėse kjo gazetė nuk do tė kishte dhjetra prova. Ndėrsa pėr Shqipėrinė provat nuk vlejnė!!! Kjo mungesė respekti pėr tė vėrtetėn qė na vjen nga njė vend fqinj, ėshtė njė tjetėr formė e tė qenit racist.
Krijoni Kontakt