Poeti Ne Kalvarin E Mundimeve Te Letersise
Nga "Vallja e kalldrėmeve" nė Gjirokastėr tek "Loti Alpin" nė Zvicėr tė Agim Shehut
Kolec Traboini
Boston 20 Qershor 2003
Brezi yne i viteve 70-te ėshtė rritur dhe ngrohur shpirtėrisht nė kohė tė vėshtira tiranie me poezinė sa lirike e tė dhimbėshme aq epike tronditėse tė poetit Agim Shehu.
Poeti AGIM SHEHU dhe libri i tij LOTI ALPIN Tirane 2002
Sa herė qė lexoja poezitė e tij, mė vinte nė pėrftyrim qyteti i gurtė dhe i hirtė i Gjirokastrės ("Vallja e Kalldrėmeve"), ku ai ishte per mjaft kohė mėsues letėrsie, me faniteshin lartėsitė e mureve tė kėshtjellės, nga bodrumet e tė cilės vinte njė zhurmė disi e mbytur si pėrplasje e hekurit mbi gurė, por me njė ritėm tė rregullt qė sa vinte e shtohej.
Qė nga errėsira mesjetare e kėshtjellės (ne imagjinaten time), sa vinte e fuqizohej ritmi nė trajtėn e njė vallje tė quajtur historikisht bodrumēe, e lindur prej mundimeve tė njerėzeve tė burgosur nėpėr shekuj, pėr tė vetmin faj se dėshėronin lirinė.
Poezia e Agim Shehut kishte po atė ritėm, kishte po atė dimension, kishte po atė thirrje kushtrimi pėr dritė e liri. Kam parasysh edhe gunen Selam Musait mbi telat me gjėmba, qė flakėronte nė poezinė e poetit me njė dritė qė nuk shuhet kurrė, si dhe dhjetra e dhjetra poezi tė tjera qė janė bėrė aq njohura e tė dashura pėr lexuesit tė ēdo moshe.
Arti i madh i Agim Shehut, ashtu siē ngjallte dashurinė tek admiruesit e tij, nuk mund tė mos ngjallte cmirėn e shkrimtarėve dhe tė njerėzve tė elitės, tė cilėt nuk pranonin konkurencė tė ndershmė poetikė, por vetėm rėnditje sipas hierarkisė tė vėndosur nga klanet e monizmit.
Poeti kurrė nuk pushoi sė shkruari, edhe atėherė kur hipokrizisht e mikluan, por edhe kur poshtėrsisht ia helmuan jetėn me luftėn e klasave (kish guxuar tė martohej me mbesen e Kudret Kokoshit, intelektualit tė persekutuar nga komunizmi, madje duke qėnė edhe vetė nga Golemi "reaksionar"), pra gjeten soj-soj pretekste pėr ta shmangur kėshtu poetin skajeve, sepse mesa duket shpirti i tij poetik ishte njė kristal i fortė, ndoshta i thyeshėm por i papėrpunueshėm.
Agim Shehu krijoj nė kohė tė vėshtira pėr artin e letersinė e vertetė, tė cilėn njė shkrimtar i madh kombėtar si Mitrush Kuteli, pak para se tė vdiste, nė letren testament, e karakterizon: "Profesionizmi nė letėrsi nė vendin tonė, ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė sdi marifete dhe hipokrizira. Terreni i letersisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt, se u bėn hije. Dhe kur nuk u bėn hije, do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi."
Nuk mund tė gjėnden fjalė mė tė goditura se sa ato tė M. Kutelit tė vuajtur e tė persekutuar nga diktatura dhe sigurisht nga "miqtė" shkrimtarė tė elitės sė zgjedhur, pėr tė shprehur edhe jetėn plot trazime tė poetit tė mirėnjohur Agim Shehu.
Por edhe tani, njė dekadė pas shėmbjes sė diktaturės, kur mendohet se shkrimtarėt e artistėt janė tė lirė, prapė sė prapė, letersia krijohet nga privacione tė mėdha, si nė atdhe por edhe nė mėrgim ku intelektualėt shqiptarė digjen e tretėn si tek "Fjalėt e qiririt " tė Naim Frashėrit.
E kėto dhėmbje shpirtėrore nė mėrgim sė shumti bėhėn mė sfilitėse e tė mundimėshme se dhėmbjet fizike nė Atdhe, prej tė cilit poeti u detyrua tė largohej, jo se donte t'i shpėtonte skamjes e varfėrisė qė e ka pllakosur popullin (si bėjmė shumica e bashkatdhetarėve ikanakė), por pėr njė shkak tjetėr kardinal, siē e shpreh nė poemėn e mėrgimit "Faleminderit, Zvicėr!":
....Shqipėri!
Ika se tė dua shumė;
se desha tė jem gjallė
dhe ca kohė pėr ty.
Vuajtjet e poetit Agim Shehu, tashma janė tė dyfishta sepse ka lėnė pertej Adriatikut, Atdheun, (ku vazhdojnė ta pėrndjekin falangat e kuqe, tė cilat tentuan ta vrisnin mizorisht nė rrugėt e Tiranės), dhe ka marrė nė zemrėn e tij njė brengė tė madhe, qė e shpreh poetikisht:
...Mirupafshim, Atdhe!
Me retė e bardha tė Alpeve
tė dėrgoj pėrqafimet e mia.
Aty brėnda kam fėmininė
qė ma mban Shqipėria.
Ky ėshtė shkaku qė nė vėllimin e tij tė fundit "Loti Alpin", albin, Tiranė 2002, nė tė cilin kėndon me admirim e lirizėm poetik pėr Zvicrėn (Princeshen e Europės), spikasin edhe vargje tronditėse hamletiane:
"Ku bie Atdheu?!...
Ngado mjegull gri.
Ēdo skaj horizonti
I flas - Shqipėri!
Krijoni Kontakt