Sipas nje thashethemi kur nje cift ben marredhenje dhe femra arrin ne orgazem atehere kenaqesia e saj eshte pothuajse 10-fish me e forte se ajo e mashkullit. Sidoqofte e verteta eshte se ne nje perqindje te madhe te rasteve nga nje marredhenje intime femra del me e pakenaqur. Faktori kryesor i ketij fenomeni duket se eshte eksitimi i shpejt nga ana e mashkullit, pa perjashtuar sigurisht edhe moskujdesine e shume meshkujve ndaj deshirave te partnereve. Kjo gje shume here shkakton probleme ne cift ngase femra fillon ankesat kurse mashkulli shume here pa te drejte ndjehet sikur preket burreria e tij dhe keshtu e tejkalon muhabetin dhe si pasoje problemi nuk zgjidhet. Po sa mbarevajtje mund te ket nje dashuri midis nje cifti nese nuk ekziston nje seskualitet i shendetshem dhe i pasur? Aq me keq sa e barabarte mund te jet kjo lidhje kur nga marredhenjet seksuale meshkujt nuk arrijne te plotesojne deshirat dhe kenqesite e partnereve?
Keshtu meqenese problemi mund te quhet vecse serioz, aq me teper per shoqerira si ajo shqiptare ku edukata seksuale gjendet ne faza fillestare besoj se eshte ide e mire qe meshkujt e Forumit te ndajne dijet dhe pervojat e tyre duke u munduar keshtu te behen same te perkryer gjate marredhenjeve. Sigurisht pa qene e nevojshme qe te kalojme ne ekstreme te cilat mund ti prishin imazhin kesaj teme.
Si ti kenaqim femrat?
Meshkujt qe ne moshe te vogel ndjejne nje fare problematizimi ne lidhje me organin e tyre seksual. Femija ne fillim e shikon penisin si loder dhe me kalimin e kohes duke ardhur ne kontakt me meshkuj te tjere fillon njefare konkurence mbi organin seksual. Keshtu akoma edhe kur rritet mashkullit i behet psikoze se aftesia e tij ne seks varet nga madheshtia e penisit te tij. Keshtu ekziston edhe nje numer i madh meshkujsh qe frikesohet se nuk mund te jet partner i mire perderisa organi i tij eshte i manget -me mendjen e mashkullit- ne distanca. Nderkohe qe realiteti eshte disi larg. Se pari aftesia e vet organit nuk varet vetem nga gjatesia, varet edhe nga trashesia, edhe nga ngurtesia, forma dhe mbase edhe pamja. Se dyti aftesia e mashkullit ne seks nuk varet vetem nga aftesia e organit te tij, varet edhe nga sjellja e mashkullit, klima qe krijon per femren, aftesia e tij te plotesoje deshirat e partneres. Dhe se treti nga rezistenca e mashkullit gjate marredhenjeve seksuale.
Saper aspektin e dyte rendesi ka qe nje mashkull ta shpjere nje femer per te kryer marredhenje ne nje vend ku ajo te ndjehet sa me mire dhe rehatshem. Megjithate nuk eshte e thene qe seksi eshte i mire per nje femer vetem kur kryhet ne nje krevat - cdo femer, si cdo mashkull, mund te ket preferencat e veta. Por per mendimin tim rendesi teper te madhe kane edhe lojrat seksuale -te cilat per shkaqe praktike, ngase nuk dua qe te mbyllin moderatoret temen, nuk po i analizoj. Sidoqofte kam mendimin se lojrat seksuale duhet te kene me teper ne epiqender femren, ngase mashkulli e ka me te lehte eksitimin. Sidoqofte cdo cift ka preferencat e veta.
Saper rezistencen e mashkullit degjohet kohet e fundit se kane dalur nje ser ilacesh, biles behen edhe nderhyrje kirurgjikale te cilat ngrijne aftesine dhe rezistencen e mashkullit ne seks. Personalisht nuk do ia propozoja asnjerit keto lloj metodash qe do i quaja mesjetare gjithashtu nuk besoj se do mundeshin ti garantojne keta doktoret meshkujve se kenaqesia mbetet e njejte ose se keto metoda nuk mund te shkaktojne probleme te tjera. Aftesia e njeriut ne lidhje me seksin besoj se lidhet me psikologjine e tij. Keshtu fillimisht ajo qe ka rendesi eshte qe mashkulli ti shmanget frikave te tija seksuale kur kerkon rezistencen kurse ne rastin qe atij i eshte larguar deshira per seks atehere shkak kryesor jane streset e perditshmerise. Keshtu ne nje rast te tille duhet qe te qetesojme trurin tone dhe te kerkojme ndihmen e partnereve te cilat duhet te behen terheqese, te embela dhe eksituese -personalisht besoj se me njecik zgjuaresi femra nuk e ka te veshtire te behet eksituese. Tani, ne lidhje me rezistencen pervec psikologjise se mire ekzistojne edhe nje fare metodash te tjera te pervojtura. Pervojtarisht besoj se njecik duhan ose alkol para marredhenjes e ndihmon shume mashkullin per te shtyer eksitmin gjate marredhenjes. Te shenoj ketu se nderkohe qe alkoli dhe duhani sipas seksologeve e ndihmojne mashkullin momentalisht ne seks nga ana tjeter konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shendetesore por edhe i vret atij aftesine sekuale sidhe i demton spermen. Prandaj nese i perdorni si mjet ndihmues, perdorini me takt. Ne lidhje me ata meshkujt qe zgjedhin masturbimin para marredhenjes si mjet per te rezistuar gjate marredhenjes, besoj se nuk eshte aspak zgjidhje e mire (penisi humb ngurtesine e pare por edhe mashkulli kenqesine e pare).
Kaq kisha une... nese ja futa kot jeni te lutur te me ndreqni. Gjithashtu do lexoj me interes pergjigjet, nese ekzistojne!
* Nese vijojne shkrime te pahijshme jane te lutur moderatoret qe ti fikin por kurresesi mos te mbyllin ose fikin temen. Besoj se dikujt mund t'i jet me e dobishme se shume tema te tjera te ketij Forumi!
Faleminderit
Krijoni Kontakt