Greku maniak i seksit, vdes nga viagra
E Hene, 29 Gusht 2005
ne Korce
Qytetari 65-vjecar Joanis Nasios nga Arta e Greqise, kishte nje jave ne qytetin juglindor shqiptar dhe vetem 24 oret e fundit para se te gjendej i vdekur, kishte kryer marredhenie seksualer me dy vajza. Deshmite dhe hetimet si dhe ekspertimi qe e nxorri grekun, te vdekur nga viagra
KORCE - Nje qytetar grek, 65 vjecar i cili prej disa ditesh kishte ardhur ne vendin tone se bashku me nje familje emigrantesh, u gjet i vdekur ne nje hotel ne periferi te qytetit te Korces, pas nje ataku te dyshuar kardiak. Policia tha se nga hetimet e para dhe ekspertiza, zbardhi qe i ndjeri kishte konsumuar lenden stimuluese viagra pasi gjate neteve te qendrimit ne vendin tone, kishte kryer marredhenie seksuale me disa vajza shqiptare. Ngjarja beri qe policia e Korces te alarmohej per gjetjen te vdekur te nje shtetasi te huaj, i dyti brenda pese diteve ne kete qytet. Vdekja sipas konstatimit te pare te eksperteve te policise, mendohet te kete ardhur nga nje infarkt ne zemer, i ardhur pas perdorimit te viagres.
Shtetasi grek, Joanis Nasios, eshte gjetur i vdekur ne nje hotel ne periferi te Korces, gjate rruges qe te con ne fshatin Mborje. Burime hetimore thane se 65 vjecari nga Arta e Greqise kishte nje jave qe qendronte ne juglindje te Korces dhe ishte akomoduar ne hotel "George". Ai kishte ardhur bashke me nje familje emigrantesh korcare me te cilet do te pushonte per disa dite ne Shqiperi. Jani Nasios 65 vjecar, gjate qendrimit te tij prej nje jave ne vendin e shqiponjave, frekuentonte vajza te reja me te cilat argetohej kryesisht gjate oreve te vona te mbremjes.
Viagra
Burime te policise se Korces kane bere te ditur se njoftimi per vdekjen e dyte brenda nje jave te nje shtetasi te huaj e kane marre gjate mengjesit te se dieles, ndersa eshte shkuar ne vendin e ngjarjes per te zbardhur enigmen e vdekjes te nje te huaji. Gjate kqyrjes se dhomes se hotelit ku u gjet i vdekur, greku i moshuar, policia ka gjetur dhe kater pako me viagra te cilat jane mare ne cilesine e provave. Sipas policise, kete medikament mjekesor qe perdoret per rritjen e potences seksuale te meshkujve, greku e kishte perdorur ne Korce.
Ekspertiza
Kufoma eshte transportuar ne morgun e spitalit rajonal te Korces, ndersa duke u nisur nga eksperienca e disa diteve me pare me shtetasin cek, policia vendore ka kerkuar pranine e punonjesve te konsullates greke ne Korce e cila eshte vene ne dijeni per vdekjen e shtetasit te saj. Nderkaq pergjigjia e mjekeve ligjore per shkakun e vdekjes se Nasios ka qene perdorimi i tepruar brenga nje kohe te shkurter i medikamentit te viagres.
Seks me shqiptaret
Sipas deshmive dhene policise, mesohet se shtetasi grek frekuentonte disa vajza te reja ne moshe, nderkohe qe vizitat e tyre kane qene te shpeshta ne dhomen e tij. Nasios, sipas te njejtave deshmive ishte mjaft korrekt me pronaret dhe punonjesit e hotelit, nderkohe qe ishte hera e pare qe ai gjendej ne kete hotel. I moshuari kishte heren e trete qe vizitonte Shqiperine dhe qytetin e Korces, ndersa lidhja miqesore qe kishte krijuar me familjen e emigranteve e ka sjelle ate serish ketu. Mesohet se gjate nates se shtune, ai ka hyre vone ne dhome, nderkohe qe kishte qene dhe per disa ore gjate kesaj dite, me nje vajze shume me te re ne moshe. Mjeket ligjore nuk japin shpjegime te metejshme, ndersa kane fiirmosur proces-verbalin, pas konsatimeve se infarkti ne zemer eshte shkak i perdorimit te shpeshte te viagres. Irena Vreto
Korrieri.
Krijoni Kontakt