Nese me te vertete eshte e vertete atehere cka ti thomi kesaj,si ta emertojme kete.
Por eshte per tu cuditur se si kryeministri bene nje rruge aq te gjate deri ne Johansburg per nje takim me jugosllavet kur ka mundur te udhetoj deri ne Beograd.
Por do te kisha thene inshalla nuk eshte keshtu si po lexojm ne Gazeten 55 lidhur me kete.
Nano i njeh Koshtunicės sovranitetin mbi Kosovėn
Zbardhen pikat e bisedimeve jozyrtare mes shefit tė ekzekutivit shqiptar dhe presidentit tė Jugosllavisė sė mbetur
Sipas njė njoftimi tė zėdhėnėsit tė delegacionit serb nė Johanesburg, me kryeministrin Nano ėshtė folur pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė kufinjve ndėrshtetėrorė
Mediat serbe kanė publikuar dje disa detaje, nga takimi i paparalajmėruar mes kryeministrit tė Shqipėrisė Fatos Nano dhe presidentit tė Jugosllavisė sė mbetur Serbi-Mali i Zi. Edhe pse zėdhėnėsi i kryeministrit, nė njė njoftim zyrtar nuk ėshtė ndalur nė statusin e bisedimeve, mes dy politikanėve konfirmohet vendosja e bashkėpunimit nė nivelin e shumė komisioneve, pėr tė ndėrtuar njė infrastrukturė komunikimi mes tė dy vendeve, ndėrkohė qė konfirmohet edhe nisja e bashkėpunimit pėr ndėrtimin e aksit rrugor Durrės-Prishtinė. Paqartėsitė lidhur me domosdoshmėrinė e ndėrtimit tė njė infrastrukture komunikimi mes Shqipėrisė dhe shtetit qė udhėheq Koshtunica, sqarohen nga njė njoftim i djeshėm zyrtar i zyrės sė shtypit tė presidentit jugosllav, i cili thotė se, nė qendėr tė takimit ishte zbatimi i rezolutės 1244, si dhe pėrmirėsimi i marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė. Zyrtarisht, mendohej se mes Shqipėrisė dhe Serbisė nuk kishte mė kufinj tė pėrbashkėt e as mund tė flitej pėr marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė, qė pas shpalljes sė Kosovės si protektorat ndėrkombėtar e pėrgatitjen e saj si shtet sė afėrmi i pavarur, por shefi i qeverisė shqiptare mėsohet se ka njohur nė bisedimet e Johanesburgut, sovranitetin e Jugosllavisė mbi Kosovėn, e nė kėtė kuadėr, edhe ka gjetur mandatin pėr tė folur me Koshtunicėn, pėr ndėrtimin e aksit Durrės-Prishtinė, bile edhe pėr njė treg tė pėrbashkėt ekonomik, i cili supozohet se do tė pėrfshijė edhe tregun kosovar. "Presidenti jugosllav, Voisllav Koshtunica dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Goran Svilanoviē biseduan nė Johanesburg me kryetarin e qeverisė sė Shqipėrisė, Fatos Nanon, pėr pėrparimin e marrėdhėnieve tė dy shteteve, thuhet nė njoftimin e emetuar dje nga agjensia e lajmeve BETA. Ėshtė propozuar formimi i komisioneve tė pėrziera, tė cilat duhet tė shqyrtojnė mundėsitė konkrete pėr pėrparimin e marrėdhėnieve, si nė pikėpamje tė kufirit ndėrshtetėror, ashtu edhe nė pikėpamje tė projektit tė zhvillimit tė komunikacionit dhe infrastrukturės elektroenergjetike", thuhet nė njoftim, i cili i referohet deklarimeve zyrtare tė anėtarėve tė delegacionit tė Koshtunicės. Nė bisedė u theksua edhe nevoja e respektimit tė "Rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė KB 1244", thuhet nė tė njėjtin njoftim, rezolutė qė pėrcakton formalisht sovranitetin e Beogradit mbi Prishtinėn. Pėr herė tė parė, mes Jugosllavisė sė mbetur dhe Shqipėrisė, bisedohet, edhe pse nė mėnyrė jozyrtare, pėr atė qė quhet kufinj ndėrshtetėrorė, por pėr rezultatet e kėtyre bisedimeve nuk ka asnjė informacion tė mėtejshėm nė Ministrinė shqiptare tė Punėve tė Jashtme. Edhe opinioni publik nė Prishtinė, e priti ftohtė njoftimin pėr diskutimet rreth kufinjve tė Kosovės, mes Nanos e Koshtunicės, duke u pėrqendruar mė shumė nė nisjen e bisedimeve zyrtare pėr statusin e Kosovės, sesa nė deklarime sterile pėr zgjidhjen e problemit, nė kuadėr tė frymės sė fqinjėsisė sė mirė mes Tiranės dhe Beogradit.
I.N.
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt