Nje pengese e madhe per fillimin e nje biznesi ne Shqiperi perben ligji i "pashkruajtur" i doganave.
Para 2-3 vjeteve mora nje pajisje satelitore nga Gjermania nepermjet postes ne doganen e Tiranes. Cmimi i doganes ishte 40% te vleres se mallit te shkruajtur ne fature, i cili ishte jo pak por 1200 EUR. Duke u nisur nga fatura, duhej te paguaja nje cmim prej 480 EUR. Oferta qe me beri doganieri ishte "paguaj 20% dhe nuk te jap fature zhdoganimi". E pranova oferten pasi fatura e zhdoganimit nuk me hynte ne pune asgjekundi. Keshtu pagova dogane 240 EUR.
Ajo qe me shqeteson sot e kesaj dite eshte se doganat punojne me nje "tabele/liste cmimesh jo transparente" per taksapaguesin. Askush nuk ka arritur te me jape nje pergjigje se si jane cmimet e doganave ne Shqiperi. A ka ndryshim cmimesh midis doganes se Tiranes dhe asaj te durresit apo ne Kakavije? Si llogariten cmimet e doganave? Jane me % apo afrofe? Ne nje website pashe qe maximumi i cmimeve ne dogane ishte 15%. Llogaritet ne dogane direkt edhe 20% TVSH? A mund te me sqaroje dikush ne keto pyetje? Do tju a dija shume per nder nese mund te me jepni pak me shume info ne lidhje me kete ceshtje
studentja
Krijoni Kontakt