Ronaldo: Po rrezikoj vendin e titullarit
Pas fitores sė Brazilit ndaj Argjentinės, sulmuesi Ronaldo deklaroi se vendi i tij prej titullari nuk ishte i sigurtė nė ekipin e "Selesaos". Megjithatė, sulmuesi i Realit tė Madridit nuk ishte penduar pėr vendimin pėr tė mos marrė pjesė nė Kupėn e Konfederatave. Ronaldo mungoi nė kompeticionin 2-javor, pasi kėrkoi tė pushonte dhe zėvendėsuesi i tij, Adriano, e shfrytėzoi mė sė miri mundėsinė e dhėnė, duke u shpallur golashėnuesi mė i mirė i Kupės sė Konfederatave, me 5 gola. "Trajneri Parreira deklaroi se vendi im nė kombėtare ėshtė i garantuar, por unė nuk e mendoj kėshtu. Jam i bindur se nė qoftė se nuk arrij tė shėnoj gola, nuk do ta kem tė sigurtė vendin e titullarit. Brazili ka shumė sulmues tė talentuar dhe kėtė e tregoi edhe nė Kupėn e Konfederatave. Adriano ėshtė i jashtėzakonshėm dhe kėtė ai e ka treguar edhe tek ekipi i Interit. Edhe Robinjo ėshtė zhvilluar teknikisht dhe ėshtė njė ndėr pretendentėt pėr njė vend nė Botėrorin e Gjermanisė. Nuk mora pjesė nė kėtė kompeticion, pasi kisha nevojė tė pushoja. Nuk pendohem pėr vendimin tim, sepse ishte e nevojshme pėr mua nė prag tė botėrorit tė ardhshėm. Dėshiroj tė jem 100% gati pėr nė botėrorin e ardhshėm. Dėshiroj qė viti 2006, tė jetė viti i jetės sime. Jam i lumtur pėr paraqitjen e Brazilit nė Kupėn e Konfederatave, por nė botėror dua tė luaj dhe tė shėnoj rregullisht", - deklaroi Ronaldo.
Krijoni Kontakt