Sa përkujdesemi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës
në Maqedoni në vitin 2001 u zhvillua një luftë që solli ndryshime në Maqedoni. Por sot në një distancë kohore lind një pyetje Sa përkujdesemi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës?
Familjet e dëshmorëve janë harruar krjetësisht, i ka kapur pluhuri nga institucionet tona lokale, qendrore po dhe ndërgjeja jonë kishte qenë aq e ulët si duket saqë për këta njerëz as që na bie ndërmend. Patriotët e lufëtarët tonë që ranë në altarin e lirisë i kemi harruar. Një popull që harron të kaluarën e tij të ndritshme zhduket. Kështu thotë historia.
Po ç'gjë kemi bë ne që ti zgjojmë nga gjumi partitë tona që si sorra bëjnë ndaj njëra tjetërse kur vjen punë për çështje të interesit të lartë kombëtar heshtin në mënyrë qyqare.
Nëse thiremi se kemi bërë luftë besoj se kemi obligim edhe ndaj këtyre kategorive që vetë i kemi prodhuar, nëse presim që maqedonët të bëjën dicka në këtë drejtim atëherë prej kësaj punë nuk ka asgjë.
Kush po luan me fatin tonë, me fatet e fëmijvë që prindërit e tyre ranë në altarin e lirisë për atdheun tonë. E ne ç'gjë bëmë për ta, për amanetin e tyre. Apo do të heshtin ashtu si qeshtin qyqarët në Qeveri , që kanë mbyllur gojën e tyre dhe sbëhen të gjallë.
Nuk duhet ti harrojmë vëllëzërit tanë, nuk duhet ti harrojmë sakrificat e këtyre njërëzve.
Qeveritarë zgjohuni nga gjumi !!!!
Po e hap këtë temë jo ëpr të diskualifikuar vikend por thjeshtë për ta ngritur një temë që mua më brengos, rrethin tim, miqteë e mijë. qëllimi është që në mënyrë institucionale të ëprkujdessemi ëpr familjet e dëshmorëve dheë për invalidët e luftës
Krijoni Kontakt