Nisin punimet pėr kullėn belge te Drini
Pas ish-Milenium-it, si po transformohet qendra e Tiranės
TIRANE
Pas sheshit te ish-kinema Milenium njė tjetėr hapėsirė po pėrgatitet pėr njė ndėrtim tė ri nė qendėr tė Tiranės. Pranė monumentit tė "Ushtarit tė Panjohur" prej dy ditėsh kanė nisur punimet. Me tė cilat po hidhet njė hap drejt konkretizimit tė projekteve pėr qendrėn e Tiranės, projekte tė seleksionuara nga njė varg konkursesh ndėrkombėtare.
Projekti
Duam tė ndryshojmė qytetin. Duam tė hedhim njė hap ambicioz pėr njė mjedis mė cilėsor pėr jetesėn". Kjo ishte deklarata e arkitektėve tė studios belge "51N4E" e shpallur fituese pėr ndėrtimin e kullės pranė hotel Drinit. Dy ditė mė parė u hodhėn themelet e projektit tė tyre nė pronėn e familjes sė Toptanasve. Sheshi pranė Ushtarit tė Panjohur po pėrgatitet pėr ndėrtimin madhėshtor, ku firma belge nuk ka neglizhuar dhe kujdesin pėr Varrin e Kapllan Pashės qė ėshtė dhe monument kulture. Nė konkursin qė zgjodhi fituese studion "51N4E" morėn pjesė dhe 3 studio tė tjera arkitekture, studioja shqiptare "ATELIER 4", studioja franceze "ARCHITECTURE STUDIO" dhe studioja sllovene "SADAR VUGA". Por sigurisht, ajo qė ne do tė shohim pas pak kohėsh do tė jetė sipas pėrshkrimit tė mėposhtėm. Juria pėrzgjodhi fituese pas prezantimit pikėrisht studion belge qė premtoi ta sjellė kullėn nė lartėsi "tė harmonishme" edhe me Palltin e Kulturės qė do tė jetė pas saj.
Detajet
Ndėrtesa e paraqitur nga studioja fituese ėshtė projektuar nė formė rrethi, sipėr drejtkėndėsh pėr tė shfrytėzuar tė gjithė metrat katrorė tė mundshėm. Kulla do tė ketė njė pamje ballore nga Unaza e Vogėl. Rruga pėrpara saj ėshtė konceptuar si njė oborr. Godina mund tė shihet qė nga parku, si njė skenografi, ndėrsa u propozua qė baza tė jetė gur. Qendra e dyqaneve do tė ketė njė hapėsirė boshe nga ku hyn nė godinė. Nė pjesėn e sipėrme tė godinės sė ulėt do tė ketė dhe njė restorant panoramik nė pėrkujtim tė asaj qė ka bėrė Sulejman Pasha. Fasada ėshtė konceptuar tė ndėrtohet me material bazė terrakotėn; belgėt e kishin zgjedhur tė tillė, pasi, siē shprehėn njė alternativė tjetėr e mundshme do tė qe e papėrballueshme pėr ata qė do ta lartonin kullėn e tyre ende nė letėr. Materiali i xhamtė ishte i kushtueshėm.
Masa edhe pėr ndotjen
Ndėrtesa do tė ketė ventilim natyral optimal, i domosdoshėm po tė kihet parasysh ndotja problematike e Tiranės. Ajri me pluhur ishte pėrshtypja e parė e pakėndshme qė arkitektėt morėn sapo zbritėn nė kryeqytet. Ndėrtesa, gjithashtu sipas belgėve, do tė jetė me kondicionim. Pėr sa i takon kompleksit urban tė lidhur me kullėn, Studimi i Qendrės sė Tiranės, pėrcakton njė lartėsi maksimale prej 18.8 dhe 12 metrash. Lartėsia prej 18.8 metrash duhet tė mbahet e njėjtė me lartėsinė e Pallatit tė Kulturės - Teatri i Operas dhe Baletit.
Krijoni Kontakt