Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet nė Bllog
    17

    Jeta e Shėn Joan Theologut - 26 shtator

    Shėn Joan Theologu

    Shėn Joan Theologu, ungjillor dhe apostull i Krishtit, ishte nga Vithsaidaja e Galilesė, bir i Zevedheut dhe i Solomės, e cila ishte bijė e Josifit, e mbrojtėsit tė Shėn Marisė. Kjo tregon pėr lidhjen familjare tė Krishtit me Shėn Joan Theologun. Shėn Joani me vėllain e tij, Jakovin, ndihmonte tė atin nė peshkim, sepse i ati ishte peshkatar i varfėr. Atje, nė kohėn e peshkimit, pranoi ftesėn e Zotit. La tė atin dhe anijet dhe ndoqi pas Krishtin. Kėshtu, duke braktisur peshkimin dhe peshqit qė nuk flisnin, u mėsua prej Krishtit si tė tėrhiqte me mėsimet e Ungjillit shpirtrat dhe logjikėn e njerėzve. Ishte njeri me shumė virtyte dhe nderoi veēanėrisht me jetėn e tij virtytin e virgjėrisė. Prandaj u quajt "i virgjėr", "i veēantė" nga tė gjithė njerėzit e tjerė. Pėr kėtė virtyt tė veēantė, u bė nxėnėsi mė i dashur i Krishtit dhe mori emrin e veēantė "i dashuri" dhe u quajt "nxėnėsi mė i dashur i Krishtit". Prandaj, kur Jisu Krishti u ngjit nė malin Tabor gjatė Shpėrfytyrimit, u ngjit me Tė dhe nxėnėsi i Tij mė i dashur. Joani pa Krishtin brenda nė dritėn qiellore tė Perėndisė dhe dėgjoi zėrin nga qielli qė i thoshte: "Ky ėshtė biri im i dashur". Edhe nė Darkėn Mistike, ai ndenji pranė mėsuesit tė tij tė dashur dhe ra nė gjoksin e Tij nga dashuria e dhimbja dhe e pyeti: "Zot, kush ėshtė ai qė do tė tė dorėzojė?" Ai kėrkoi tė qėndronte pranė mėsuesit tė tij nė Mbretėrinė e Qiejve, duke dashur tė tregonte dashurinė e tij tė madhe. Por edhe kur u kap Zoti nga judenjtė, Joani e ndoqi pas dhe hyri nė oborrin e kryepriftit qė po e dėnonte dhe qėndroi pranė tij. Edhe kur u kryqėzua Krishti, ai qėndronte pranė Kryqit bashkė me Shėn Marinė. Dhe Shėn Maria dėgjoi nga Krishti qė i tha: "Grua, ja biri yt." Dhe Joani dėgjoi: "Ja nėna jote" Ē'gjė tė mrekullueshme dhe mė tė nderuar mund tė dėgjonte qė Shėn Maria ishte nėna e tij? Prandaj, qė atė ēast, e mori nė shtėpinė e tij atė qė bėnte lidhjen, tė ishte nėnė dhe ndėrkohė virgjėreshė, ai qė nga shpirti dhe nga trupi ishte i virgjėr. Dhe kur pėrsėri u ngjall Zoti, ai siē thotė Ungjilli, vrapoi i pari, mė parė se Apostull Petri, dhe u gjunjėzua tek varri i Krishtit, pa rrobat e varrimit dhe njoftoi ngjarjen e Ngjalljes. Ai prapė mori Shpirtin e Shenjtė nė ditėn e Pesėdhjetores dhe pranoi hirin pėr t'u bėrė apostull i Krishtit. Sė fundi, deri nė fjetjen e Shėn Marisė, qėndroi nė Jerusalem dhe i shėrbeu, duke e mbrojtur nė ēdo gjė qė ajo kishte nevojė. Pas fjetjes sė tė Tėrėshenjtės Mari, doli edhe ky Apostull i shenjtė nė botė pėr tė predikuar dhe shkoi nė Azinė e Vogėl ku i takoi shorti, pėr tė ftuar njerėzit nė besim e pendim. Sa kanė lidhje me pėrpjekjet dhe vazhdimin e predikimit, me sa mėsoi dhe pėsoi, si e shkroi Ungjillin e Shenjtė si dhe pėr fjetjen e tij, do tė mėsojmė nga nxėnėsi i Shėn Joanit, nga apostull Prohori, i cili i ka shkruar tė gjitha me hollėsi.


    Shorti i Azisė sė Vogėl

    Pas Ngjitjes sė Zotit nė qiell, u mblodhėn tė gjithė apostujt nė Jerusalem, dhe apostull Petri u tha: "Vėllezėr, tė gjithė e dimė se mėsuesi ynė na porositi tė shkojmė nėpėr botė tė predikojmė Ungjillin dhe tė pagėzojmė sa besojnė nė emrin e Atit, tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė. Ejani pra, t'ia dorėzojmė veten tonė hirit tė Perėndisė sipas porosive tė Zotit tonė qė thotė: "Unė do t'ju dėrgoj si dhentė mes ujqėrve. Tė bėheni tė urtė si gjarpėrinjtė dhe tė pėrsosur si pėllumbat. E dimė se gjarpri kur rrezikon mundohet tė shpėtojė vetėm kokėn e tij. Dhe ne, vėllezėrit e mi, nėse rrezikojmė tė vdesim, tė ruajmė si gjarpri besimin, tė mos mohojmė Zotin. Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe pėllumbat qė janė zogj tė dlirė dhe njerėzit u marrin tė vegjlit nga ēerdhet dhe i vrasin, ata nuk largohen nga shtėpia e tė zotit, ndonėse u bėjnė keq. Dimė akoma qė na tha mėsuesi ynė: "Nėse mua mė pėrndoqėn edhe ju do t'ju pėrndjekin". Na presin pra shumė dėshpėrime nė tokė, por ka dhe shumė tė mira nė qiell, pėr ata qė i pranojnė kėto dėshpėrime pėr dashurinė e Zotit." Pasi tha kėto fjalė apostull Petri, u pėrgjigj Shėn Jakovi, bir i Josifit: "I the shumė mirė, vėlla dhe apostull Petėr. Dhe ti duhet tė kujdesesh pėr tė gjitha kėto. Tė gjithė e dinė se ēfarė tha Zoti dhe mėsuesi im". "Po, e dimė, tha apostull Petri, e dimė qė ty tė la episkop nė Jerusalem dhe e dimė se nuk mund ta zbatosh kėtė porosi si apostull". Hodhėn, pra, apostujt short dhe llotaria e Azisė sė Vogėl i ra Shėn Joanit, qė e pranoi me zemėr tė rėnduar. Psherėtiu thellė tri herė dhe me lot nė sy ra poshtė dhe iu fal Apostujve. E mori nga dora apostull Petri, e ngriti dhe i tha: "Ne tė gjithė tė kemi si atė dhe tė kishim si shembull pėr durimin tėnd. Pse e bėre kėtė dhe na dėshpėrove e tunde shpirtin tėnd?" Shėn Joani me lot dhe psherėtima tha: "Mėkatova dhe kėtė ēast shumė, vėllezėrit e mi, dhe pėr kėtė duhet tė rrezikoj shumė nė det, sepse nė ēastin qė mė ra shorti i Azisė, psherėtiva dhe e pranova me zemėr tė rėnduar dhe nuk kujtova Zotin qė mė tha: "Edhe qimet e flokėve tė kokės sonė janė tė numėruara dhe asnjė qime nuk humb pa dashur Perėndia. Pėr kėtė qė bėra, lutjuni Zotit qė tė mė falė." Atėherė qėndruan tė gjithė Apostujt me fytyrė nga lindja dhe kėrkuan nga Jakovi, i biri i Josifit, tė bėnte lutje. Dhe, ndėrsa Shėn Jakovi bėri lutje dhe e mbaroi, Apostujt u pėrshėndetėn vėllazėrisht dhe sipas shortit qė u kishte rėnė, u larguan paqėsisht pėr nė vendet e caktuara. Ēdo Apostulli i dhanė njė ndihmės nga tė 70 apostujt.


    Nisja dhe peripecitė e udhėtimit

    Mua, Prohorit, mė ra llotaria tė ndiqja apostull Joanin. Ndėrsa zbritėm nga Jerusalemi nė Japė dhe ndenjėm tri ditė nė shtėpinė e Tavithės, u afrua nė Japė njė anije me stofra qė i shkarkoi aty dhe do tė vazhdonte rrugėn pėr nė perėndim. Nė kėtė anije hymė edhe ne. Atėherė, apostull Joani, me lot nė sy, mė tha: "Biri im, Prohor, mundim dhe rrezik i madh na pret nė det. Nuk mė tha Zoti, nėse pas kėsaj, do tė rroj, apo do tė vdes. Ti, nė rast se do tė shpėtosh nga deti, tė shkosh nė Azi tė Vogėl, nė qytetin Efes dhe tė mė presėsh atje tre muaj. Nė rast se gjatė kėsaj kohe vij edhe unė atje, do tė predikojmė Ungjillin tonė, siē kemi premtuar. Nė rast se nuk vij, tė kthehesh nė Jerusalem te Shėn Jakovi dhe tė bėsh ēfarė tė tė thotė ai". Kur thoshte kėto fjalė Joani, ishte perėndim. Papritur, filloi njė shi i rrėmbyer dhe u ngrit furtunė e madhe. Anija u rrezikua shumė dhe kaluam njė vėshtirėsi tė madhe rreth gjashtė orė. Tri dallgė tė mėdha goditėn anijen dhe e thyen. Tė gjithė u gjenden nė det. Secili rėmbeu nga njė dėrrasė dhe mundohej tė notonte. Zoti, qė i shikon dhe i parashikon tė gjitha, na udhėzon si ēobani dhentė. Kėshtu qė dėrrasa qė mbante secili na drejtonte si njė rrymė lumi. Dhe, ndėrsa kaloi nata, ditėn tjetėr nga dreka na nxori deti tė gjithė me rrobat tona afėr qytetit tė Antiohisė, tė krahinės sė Selefkisė. Tė gjithė sa shpėtuam ishim 42 shpirtra.


    Shpėtimi i apostujve nga ngacmimet e para

    Pasi dolėm nė tokė, nga uria, frika dhe mundimi, nuk mundeshim mė tė flisnim, as tė lėviznim me njėri-tjetrin. Mbetėm atje gati tri orė dhe pasi e morėm pak veten, ecėm dhe hymė nė qytetin e Selefkisė. Pasi kėrkuam dhe hėngrėm pak bukė, na doli frika, por tė gjithė njerėzit e anijes u kthyen kundėr meje e mė thoshin: "Njeriu qė ishte me ty, ishte magjistar, na bėri magji se donte tė na merrte ngarkesėn e anijes. Dhe, pasi na e mori, u zhduk dhe nuk e dimė se ēfarė u bė. Ti, meqė je i njėjtė me tė, nuk tė lemė tė dalėsh nga qyteti, sepse je fajtor pėr vdekjen. Ku ėshtė ai njeri i keq?" Duke thėnė kėto fjalė tė zotėt e anijes, u ngrit gjithė qyteti kundėr meje. Mė kapėn dhe mė futėn nė burg. Ditėn tjetėr mė sollėn para parisė sė qytetit dhe ata filluan tė mė pyesnin e tė mė thoshin nė njė mėnyrė tė egėr: "Nga je? Ē'besim ke? Ēfarė punė bėn? Si tė quajnė? Thuana shpejt se ndryshe do tė tė torturojmė." U pėrgjigja dhe u shpjegova: "Jam nga Judea, mė quajnė Prohor dhe jam i krishterė. Udhėtova sė bashku me kėta qė mė akuzojnė." Kryezoti i qytetit mė pyeti: "Si shpėtuat tė gjithė veē shokut tėnd?" Jeni, siē thonė kėta, magjistarė. Qė tė mos dyshojnė kėta, ti bėre sikur shpėtove dhe shoku yt, siē kishit rėnė dakord, mori paratė dhe plaēkat e anijes. Pėr kėtė arsye do tė na thuash me hollėsi se ku ndodhet shoku yt." Pėr sa kohė dėgjova kėto gjėra, isha duke qarė dhe u thashė: "Jam i krishterė, nxėnės i Jisu Krishtit dhe i Apostujve. Sipas porosisė sė Krishtit, shkojmė nėpėr botė tė predikojmė dhe tė pagėzojmė sa besojnė nė emėr tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė. Pasi u ngjit Krishti nė qiell, u mblodhėn gjithė Apostujt e hodhėn short se ku do tė shkonin pėr tė predikuar. Mėsuesit tim i ra shorti pėr tė shkuar nė vendet e Azisė sė Vogėl dhe kjo iu duk shumė e vėshtirė dhe meqė ngurroi zemra e tij, Zoti iu shfaq se mėkatoi, prandaj do tė dėnohet me furtunėn e detit. Kėto m'i tha, para se tė bėhen, kur hymė nė anije. Mė tha gjithashtu ta pres nė njė vend tė caktuar pėr njė farė kohe dhe, nėse nuk vjen, atėherė tė kthehem pėrsėri nė Jerusalem. As mėsuesi im, as unė, nuk jemi magjistarė, por jemi tė krishterė". Pasi thashė kėto, mė lanė tė lirė. Ika nga Selefkia dhe pasi eca dyzet ditė, arrita nė njė vend bregdetar qė quhej Mariati, ku ndodhej njė han ku kėrkova tė rrija. Atje rrija i mėrzitur dhe fjeta. Kur u zgjova, pashė nga deti, po ē'tė shihja? Njė dallgė e madhe hodhi nė breg njė njeri. E pashė qė kishte pėsuar fatin tim, kujtova vuajtjet e mia dhe shkova ta ndihmoj. Dhe kė tė shoh, Joanin. U pėrqafuam dhe qamė duke falenderuar Zotin Njeridashės. Pasi u ēlodh pak Joani, filluam tė tregonim ē'na kishte ndodhur secilit. Mė tregoi Joani se dyzet ditė mbeti nė det i pangrėnė. I thashė dhe unė ē'kalova ato ditė nė Selefki.


    Veprimtari e Shėn Joanit nė Efes

    Qė atėherė ikėm dhe shkuam nė Efes dhe ndenjėm nė njė vend qė quhej Vendi i Perėndeshės Artemidė. Aty afėr ndodhej njė banjė popullorė qė quhej banja e Dioskurit. Mė tha Joani: "Biri im, Prohor, tė mos mėsojė asnjė nga banorėt e kėtij qyteti cilėt jemi dhe pse erdhėm kėtu, derisa Zoti tė na paraqesė te njerėzit dhe tė kemi guximin e fuqisė sė Perėndisė." Ndėrsa po flisnim, kaloi para nesh njė grua e bėshme qė ishte pronarja e banjės. Ishte e fortė nga trupi dhe i keqpėrdorte sa punonin aty dhe i rrihte me duart e saj, prandaj nuk guxonte asnjė tė linte punėn nė banjė, sepse e kishin frikė tė gjithė, madje shkonte dhe nė luftė e luftonte me burrat. Quhej Romana. Si doli nga banja na pa, na u afrua dhe duke na parė tė huaj dhe tė mbledhur, u mendua dhe tha me vete: "Kėta njerėz janė tė huaj dhe kanė nevojė pėr ushqim. Mund tė bėhen pra shėrbėtorėt e mi pa shumė pretendime." Dhe ndėrsa mendonte kėto, u kthye nga Joani dhe e pyeti: "Njeri, nga je?" Iu pėrgjigj: "Jam nga vende tė huaja". "Nga?" e pyeti pėrsėri Romana. "Nga Judeja", iu pėrgjigj Joani. E pyeti gruaja: "Pse ke ardhur?" Iu pėrgjigj: "Jam judeas nga origjina, por me hirin e Perėndisė jam i krishterė dhe pėr fat tė keq, jam nga tė mbyturit. E pyeti gruaja: "Do tė mbetesh kėtu nė shėrbimim tim, t'i shėrbesh zjarrit tė banjės sime dhe unė do tė tė jap ushqime dhe ē'tė duhet tjetėr". "Le ta bėjmė kėshtu", iu pėrgjigj Joani. U kthye nga unė dhe mė pyeti: "Ti nga je?" Iu pėrgjigj Joani e i tha: "Eshtė vėllai im". Thotė Romana: "Edhe pėr kėtė kam nevojė tė punojė nė banjė". Na mori Romana dhe na tregoi punėn. Joani do t'i shėrbente zjarrit dhe unė do t'u hidhja ujė atyre qė do tė laheshin. Pasi kaluan katėr ditė qė kur filluam tė punonim nė banjė, Joani, qė nuk kishte pėrvojė, rrinte i menduar pranė zjarrit. Erdhi Romana dhe, si e pa ashtu, e rrėmbeu dhe filloi ta rrihte duke i thėnė: "Je i pavlerė, or njeri, qė bredh pa qėllim. Pėrderisa nuk mund tė bėsh asgjė, pse erdhe kėtu? Erdhe tė gėnjesh Romanėn qė i ka shkuar nami deri nė Romė? Je shėrbėtori im dhe nuk mund tė ikėsh nga duart e mia, se kudo qė tė shkosh, do tė tė gjej dhe do tė tė copėtoj me duart e mia". Kur iku Romana, mua, qė i kisha dėgjuar tė tėra sa i tha Joanit dhe pashė sa dru i dha, mė erdhi mendimi tė arratisesha, por nuk i thashė gjė Joanit. Por me hirin e Shpirtit tė Shenjtė, Joani pa se ē'bėhej nė shpirtin tim dhe mė tha: "Biri im, Prohor, pėrderisa shpirti im u rėndua nė Jerusalem dhe pa se ē'pėsuam nė anije, jo vetėm unė, por dhe sa udhėtuan me ne. Pėr kėtė u mundova dyzet ditė nė det, derisa Perėndia mė shpėtoi dhe dola nė breg dhe ti u mėrzite dhe u dėshpėrove pėr njė ēast kaq tė vogėl vėshtirėsie. Shko, pra, nė punėn tėnde dhe bėje sa mė mirė tė mundesh. Dhe Zotin tonė Jisu Krisht qė ėshtė Perėndi, e rrahėn, e pėshtynė dhe e kryqėzuan dhe kėshtu u bė pėr tė marrė durim e kurajo. Ai na tha: "Me durimin tuaj do tė shpėtoni shpirtin tuaj." Pasi mė tha kėto Joani, shkova nė paqe tė punoja nė vendin tim. Ditėn tjetėr nė mėngjes erdhi pėrsėri Romana dhe filloi tė shante Joanin, por ai nuk iu pėrgjigj fare pėr sa i thoshte. Duke parė durimin, qetėsinė, bindjen, mendoi se ishte budalla dhe filloi t'i fliste me ashpėrsi: "Vėre mirė nė mendjen tėnde, se jeni shėrbėtorėt e mi". Ajo kishte mik njė gjykatės dhe i thoshte duke gėnjyer: "Kur vdiqėn prindėrit e mi, mė lanė shėrbėtorė, por ata u arratisėn natėn nga shtėpia. Por kam humbur edhe letrat e blerjes. I gjeta tani dhe pranojnė qė janė shėrbėtorėt e mi. A mund t'u bėj letra tė reja?" I thotė gjykatėsi: "Po pranuan se janė shėrbėtorėt e tu qė mė parė dhe e thonė para tre dėshmitarėve, mund t'u bėsh letra tė reja". Kėto tė gjitha i mėsoi Joani me hirin e Shpirtit tė Shenjtė dhe mė tha: "Biri im, Prohor, mėso se kjo do qė tė pohojmė se jemi shėrbėtorėt e saj. Tė mos dėshpėrohesh, por mė tepėr tė gėzohesh se nė kėtė mėnyrė Perėndia do t'u tregojė shpejt se kush jemi". Romana filloi pėrsėri tė rrihte e tė shante. Pastaj na solli pėrballė tempullit tė Artemidės. Para tre dėshmitarėve plotėsoi letrat e blerjes dhe na solli pėrsėri nė punė. Nė atė banjė kishte njė fuqi demoniake qė nė kohėn qė u ndėrtua, sepse paganėt, nė kohėn qė e ndėrtuan, nė themelet e ndėrtesės, vunė njė tė ri 15-16-vjeēar duke e bėrė kurban. Dhe pas kėtij mėkati, djalli gjeti shkak dhe u vendos atje. Si rrjedhim tri herė nė vit mbyste njė tė ri e tė re nga ata qė laheshin aty. Dhoiskaridi, qė ishte pronari i banjės, kishte vėnė re ditėn nė tė cilėn i bėnte djalli kėto dhe, meqė kishte njė djalė 18 vjeē dhe shumė tė bukur, nė ato ditė qė djalli kishte shėnuar pėr tė mbytur njerėz, nuk e linte tė birin tė lahej atje. Njė herė, djali, duke mos pyetur tė atin, hyri nė banjė tė lahej dhe djalli e mbyti. Shėrbėtorėt kur e panė, u hutuan. Vrapuan te Romana dhe i thanė se ēfarė ndodhi. Ajo filloi tė pėrpėlitej e tė thoshte: "Ēfarė t'i them Dhioskaridit? Sa tė shohė Domnin e vdekur do tė vdesė edhe ai". Filloi t'i lutej Artemidės qė i faleshin si Perėndi, qė tė ngjallte Domnin, por kjo nuk mund tė bėhej.


    Ngjallja e Domnis dhe falja e Romanės

    Kur mbaroi punėn e tij dhe dėgjoi kėtė zhurmė, Joani mė pyeti: "Pse bėn kėshtu Romana? Pse qan?" Para se t'i pėrgjigjej, Romana i tha: "Magjistar, u zbuluan magjitė e tua, sepse qė ditėn qė ti erdhe kėtu, na braktisi perėndesha Artemidė. Tani, ose ngjalle kėtu, kėtė djalė, ose tė vrava." Joani hyri brenda nė banjė dhe u lut shumė e thellė. Me kėtė lutje dėboi djallin qė aty dhe ngjalli djalin. Pastaj, e mori nga dora djalin, doli nga banja dhe i tha Romanės: "Merre djalin e ngjallur". Kur e pa Romana, ngriu nga frika, harroi vdekjen e Domnit dhe mendonte ēudinė e Joanit. Qėndronte e ngrirė dhe mendonte me turp: "Si tė shoh fytyrėn e kėtij njeriu qė e mundova shumė pa mė bėrė asgjė?" Turpi e kishte sunduar shpirtin e saj dhe kėrkonte mėnyrėn qė tė fshihej. Joani, duke parė gjendjen e gruas, e zuri nga dora dhe e shėnoi tri herė me shenjėn e Kryqit. Gruaja u pėrmend, ra nė kėmbėt e tij dhe i thoshte: "Mė thuaj kush je, se, o Perėndi, ose bir i tij do tė jesh". Iu pėrgjigj: "As Perėndi jam, as i biri, por jam Joani, nxėnės i Birit tė Perėndisė. Nėse beson edhe ti te Krishti, do tė bėhesh bir i Tij, siē jam edhe unė me nxėnėsin tim nė shėrbim tė Tij." Kur i dėgjoi Romana kėto, tha me turp e me frikė: "Para sė gjithash njeri, mė fal pėr ēdo gjė qė tė bėra, unė e mjera." Iu pėrgjigj: "Po besove Zotin Jisu Krisht, tė gjitha mėkatet do tė tė falen." Dhe ajo iu pėrgjigj: "Besoj, o njeri i Perėndisė, dhe ē'tė thuash, do tė tė bindem."


    Ngjallja e Dhioskaridit

    Dhioskaridi, sapo mėsoi vdekjen e djalit tė tij, u hidhėrua dhe vdiq. Kur e dėgjoi Domni, vrapoi te Joani dhe i tha me lot nė sy: "Njeri i Perėndisė, ashtu si dhe mua mė dhe jetėn, kur isha i vdekur, jepi dhe tim eti jetė." Shkuan bashkė nė shtėpinė e tij, tė shoqėruar nga Romana dhe shumė njerėz. U fal Joani, zuri nga dora Dhioskaridin dhe i tha: "Nė emėr tė Jisu Krishtit, ngjallu". Tė gjithė mbetėn tė habitur. Dikush thoshte se ishte Perėndi e dikush tjetėr se ishte magjistar. Dhioskaridi, pasi erdhi nė vete, i tha Joanit: "Ti je njeri i Perėndisė qė mė ngjalle mua dhe tim bir?" Joani iu pėrgjigj: "Jisu Krisht, Bir i Perėndisė, qė unė predikoj, Ai ju fali jetėn edhe ty dhe tėt biri. Nėse besoni tek Ai, Ai do t'ju bėjė tė denjė tė rroni nė jetėn e pėrjetshme. Dhioskaridi iu pėrgjigj: "Unė, biri im, dhe gjithė ē'kemi, janė tė tuat. Merri dhe bėna bij tė Perėndisė" Joani i tha: "As unė s'kam nevojė pėr pasurinė tėnde, as Perėndia, se unė kisha ē'kisha i lashė dhe e ndoqa pas". Dhe Dhioskaridi i tha: "Ku e ndoqe?" Atėherė Joani filloi t'i mėsonte dhe t'i tregonte misteret e Kishės: Zotit tė Tėrėfuqishėm, duke parė qeniet njerėzore tė gjendeshin nė gabime dhe tė adhuronin demonėt nga padija, i erdhi kaq keq pėr krijesėn e Tij dhe dėrgoi birin e Tij tė vetėm tek njerėzit, qė lindi nga Shpirti i Shenjtė dhe Virgjėresha Mari dhe mori trup njerėzor qė tė mėsonte nga afėr njerėzit qė tė linin gabimet e demonėve. Njėkohėsisht i shėroi nga sėmundjet, i ngjalli nga vdekja. Atė, Birin e Perėndisė, udhėheqėsit e judenjve e dėnuan nė kryq. Pėsoi i Biri i Perėndisė si njeri dhe vdiq me dėshirėn pėr ne, zbriti nė vdekje dhe qė aty ēliroi gjithė shpirtrat nga fillimi i botės e deri atėherė. Ditėn e tretė u ngjall dhe u shfaq te ne nxėnėsit, pastaj na porositi qė tė shkonim nė botė tė predikonim dhe tė pagėzonim nė emrin e Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė. Kush beson dhe pagėzohet do tė shpėtojė, kush tradhton, do tė dėnohet.


    Pagėzimi i Domnit, i Dhioskaridit dhe i Romanės

    Pasi tha kėto fjalė Joani, Dhioskaridi i tha: "Pagėzomė, o bir i Perėndisė, nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė" Nė atė ēast mbėrriti Romana duke mbajtur nė duar letrat e blerjes sė tyre, i hodhi nė kėmbėt e Joanit dhe i tha duke qarė: "Merri kėto letra dhe grisi shkresat e veprimeve tė mia dhe falmė mua vulėn e Pagėzimit tė Shenjtė tė Krishtit. Pastaj u bė pagėzimi i tė treve. Joani pagėzoi Dhioskaridin, Domnin dhe Romanėn.


    Predikimi i Joanit nė Efes

    Njė ditė banorėt e Efesit festonin ditėn e perėndeshės sė rreme Artemida. Ishin veshur me tė bardha. Joani veshi rrobat e punės qė vishte nė banjė ku punonte duke mbajtur zjarrin tė ndezur. Qėndroi me qėllim pranė statujės. Njerėzit nga inati e qėllonin me gurė, por hiri i Perėndisė qė e mbulonte, nuk linte asnjė gur qė t'i afrohej, pėrkundrazi gurėt godisnin statujėn dhe e copėtonin. Atėherė, Joani ngriti zėrin dhe i tha popullit: "Pėrse njerėzit janė kaq tė gabuar me idhujt e tyre dhe lanė besimin e Perėndisė sė vėrtetė, krijuesit tė botės i cili e krijoi me shpirt tė logjikshėm dhe e hodhėn mbi besimet demoniake dhe i japin gėzim djallit. Zgjohuni dhe ejani nė vete. Lini gabimet tuaja dhe njihni Perėndinė e vėrtetė qė bėn faljen e mėkateve dhe jep jetėn e pėrjetshme. Pėr tė mėsuar sa tė kota janė perėnditė tuaja, shihni perėndeshėn Artemidė, qė u bė thėrrime."


    Vdekja dhe ngjallja e 200 ushtarėve dhe shėrimi i tė paralizuarit

    Kur dėgjuan efesianėt kėto fjalė dhe panė statujėn e Artemidės, u zemėruan mė shumė dhe filluan pėrsėri ta gjuanin me gurė Joanin. Por asnjė gur nuk e zinte, se ato binin mbi rrobat e tyre dhe ua shqyen. Atėherė u kthye nga lindja, ngriti duart lart dhe duke psherėtirė thellė, tha: "Zoti Jisu Krisht, tregoju kėtyre njerėzve se Ti je Perėndia i vėrtetė." Sapo mbaroi lutjen, u bė tėrmet i madh dhe ranė tė vdekur 200 burra. Sa shpėtuan i ranė nė kėmbė dhe i luteshin qė t'i mėshironte. Joani ngriti duart nga qielli dhe u lut: "Zoti Jisu Krisht, Bir i Perėndisė dhe Perėndi i vėrtetė, qė erdhe pėr shpėtimin tonė e tė gjithė njerėzve dhe fale gjithė mėkatet tek sa besuan tek Ti! Fali pra dhe kėta njerėz dhe ngjalli pėrsėri me dorėn tėnde tė Tėrėfuqishme dhe hapu syrin e zemrės sė tyre tė ndriēojė me dituritė e Tua. Jepmė dhe mua, shėrbėtorit tėnd, fuqi qė tė predikoj me guxim." Pasi u fal kėshtu Joani, u ribė njė tėrmet dhe nė ēast u ngjallėn sa kishin vdekur. I ranė nė kėmbė Joanit dhe i kėrkuan qė t'i pagėzonte nė emėr tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė. Pastaj shkuan nė njė vend tjetėr tė qytetit ku qe njė i paralizuar pėr 12 vjet. Ai, sapo e pa Joanin, filloi t'i thėriste: "Mėshirona, o apostull i Krishtit". Joani iu afua dhe i tha: "Nė emėr tė Jisu Krishtit, rimerr shėndetin tėnd". Nė ēast, i sėmuri u shėrua, falenderoi dhe lavdėroi Perėndinė.


    Pėrpjekjet e djallit pėr t'i ngacmuar

    Meqė bėheshin shumė ēudira nga Joani, njerėzit vraponin pas tij dhe besonin tek Krishti. Djalli, qė banonte nė tempullin e Artemidės, u tremb se do t'i iknin paganėt dhe do tė bėheshin tė krishterė. Ai bėri njė pėrpjekje djallėzore pėr t'i sjellė vėshtirėsi Joanit. Mori formėn e njė nėpunėsi tė gjykatės dhe ndenji jashtė tempullit e qante. Kaluan andej shumė njerėz dhe midis tyre dy gjykatės tė vėrtetė. Ata e panė dhe e pyetėn: "Pse qan?" Ai u tha se qe nga Qesaria e Palestinės dhe ndihmės nė gjykatėn e mbretit. "Mė kishin dhėnė tė ruaja dy magjistarė nga Jerusalemi, Joanin dhe Prohorin, tė cilėt ishin tė burgosur, dhe ndėrsa vazhdonte hetimi pėr t'i gjykuar, i futėn nė burg, pėr tė vazhduar gjykimin nė shkallėn e dytė. Unė i mora pėr t'i ēuar nė burg dhe ata nė mėnyrė magjike mė ikėn. Ushtarakut qė ia tregova, meqė mė simpatizonte, mė tha: "Ik shpejt e kapi se ndryshe do tė vritesh. Nėse i gjen, silli shpejt, nė tė kundėrt, zhduku edhe ti, se mbreti do tė tė vrasė". Pasi mora paratė, u largova nga atdheu, familja e femijėt, pėr t'i ndjekur e pėr t'i kapur. Kėshtu u gjenda kėtu". Kur i dėgjuan kėto fjalė, gjykatėsit premtuan se do t'i gjenin e do t'i dorėzonin. Ai iu pėrgjigj se nuk i interesonte t'i gjente, por t'i vriste. Ata thoshin mė mirė t'i gjenin sesa t'i vritnin. Ai kėmbėngulte qė t'i vritnin. Joani me hirin e Shpirtit tė Shenjtė i ndjeu tė gjitha kėto dhe mė tha: "Biri im, Prohor, pėrgatit shpirtin tėnd pėr shumė ngacmime, sepse djalli qė banon nė tempullin e Artemidės, po na pėrgatit trishtime tė mėdha." Pas pak erdhėn dy ushtarakė dhe na kapėn, ndėrsa po flisnim me Dhioskaridin. Joani u tha: "Pse na kapni?" Iu pėrgjigjėn se ishin magjistarė. Joani u tha: "Kush na akuzon se jemi magjistarė?" Ata u pėrgjigjėn se do t'i burgosnin e se atje do tė shihnin se kush i akuzonte. Pasi na rrahėn shumė, na mbyllėn nė njė shtėpi e jo nė burg. Kur dėgjoi Romana se ē'ndodhi, vrapoi tek Dhioskaridi dhe ia tha tė gjitha. Ai erdhi na liroi nga burgu dhe u tha njerėzve qė na ruanin: "Nuk lejohet tė burgosni njerėz pa i gjykuar. Unė do t'i marr nė shtėpinė time dhe kush dha urdhėr pėr arrestim le t'i marrė nė shtėpinė time." Shkuan dhe gjetėn djallin nė tempull dhe i thanė tė shkonte t'i merrte nė shtėpinė e Dhioskaridit. Njerėzit, duke parė djallin duke qarė e duke u ankuar, u mblodhėn jashtė shtėpisė sė Dhioskaridit. Pasi na rikapėn, na tėrhiqnin tė lidhur nė tempullin e Artemidės. Joani pyeti: "Cilės Perėndi i takon ky tempull?" Ata i thanė pėr Artemidėn. Qėndroi Joani e u lut thellė e, pas kėsaj, iu drejtua djallit dhe i tha: " Ty tė flas, o shpirt i fėlliqur qė banon nė kėtė tempull. Sa vjet ke kėtu brenda? Ti i ke bėrė tė gjitha kėto poshtėrsi pėr ne?" Djalli i nxitur nga fuqia e tij, i tha: "249 vjet kam kėtu dhe unė i kam bėrė tė gjitha kundėr jush." Joani vazhdoi: "Tė urdhėroj nė emėr tė Jisu Krishtit tė largohesh qė kėtu e tė mos vish mė." Tė gjitha kėto bėheshin qė populli tė besonte mė shumė tek Jisu Krishti. Ne na lanė tė lirė. Nė kėtė ēast gjithė tempulli i Artemidės ra, por shumė paganė u egėrsuan pas kėsaj dhe shkuan tek mbreti i Romės, Domiciani, qė mbretėroi nė ato vite (82 pas Krishtit) dhe i thanė se ishim magjistarė dhe nuk respektojmė rregullat mbretėrore.


    Internimi nė Patmos

    Kur e mėsoi Domiciani, dėrgoi dhjetė oficerė dhe ushtri e urdhėroi ta internonin nė Patmo. Joanit iu fanit Zoti dhe i tha: "Do tė kalosh shumė mundime dhe prova. Do tė internohesh nė njė ishull qė ta ka shumė nevojėn." Na lidhėn dhe na futėn nė anije. Anija do tė shkonte nė shumė limane, sipas punėve qė kishin dhe pastaj nė Patmo. Do tė kalonte njė kohė e gjatė derisa tė mbėrrinin. Ata hanin e pinin gjėra tė mira e tė shtrenjta, ndėrsa ne ishim pothuajse tė pangrėnė. Ndėrsa udhėtonim nė det, njė nga djemtė e anijes ra. I ati qė ishte gjithashtu nė anije donte tė hidhej dhe ai nė det, e tė mbytej. Tė gjithė dridheshin pėr ngjarjen. Shkuan te Joani dhe i thanė: "Lutju edhe ti Perėndisė tėnd tė na ndihmosh". Joanit i erdhi keq dhe mė thotė i dėshpėruar: "Prohor, ngrihu dhe mė jep dorėn, se nga zinxhirėt nuk mund tė ēohem". Ngriti duart me zinxhirė lart dhe u lut e tha: "Zot i Gjithėsisė, i Vetmi, i Tėrėfuqishmi Jisu Krisht, Ti qė pėr shpėtimin tonė u bėre njeri dhe ece nė det, sikur tė ishe nė tokė, Ti qė na the qė tė tė kėrkojmė ē'na duhet dhe Ti do tė na e japėsh, dėgjo tani lutjen time pėr kėtė djalė dhe ndihmoje." Dhe, para se tė mbaronte mirė lutjen, njė dallgė e madhe u bė, sa pėr pak u rrezikuam, hipi mbi anije dhe hodhi djalin tek kėmbėt e Joanit. Kur e panė, i ranė nė gjunjė dhe i thanė: "Eshtė me tė vėrtetė Perėndia i tokės dhe i qiellit". E zgjidhėn Joanin dhe i thanė se ishte i lirė. Pėrsėri, ndėrsa udhėtonin, u bė njė fortunė e madhe dhe rrezikuam. Njerėzit vrapuan te Joani dhe i kėrkuan qė t'i lutej Zotit. Ai u lut dhe deti u qetėsua nė ēast dhe kėshtu shpėtuan. Gjatė udhėtimit u sėmur shumė njė oficer dhe Joani e shėroi. Fitoi dashurinė e tyre, u bėri katekizėm dhe i pagėzoi nė emėr tė Zotit. Joani u tha qė tė shkonin me uratėn e Perėndisė dhe tė mbeteshin besnikė te Krishti, nė emrin e tė cilit u pagėzuan. Pasi ndenjėn dhjetė ditė me tė dhe u mėsoi besimin e vėrtetė, i bekoi dhe i nisi nė punėt e tyre.


    Ēudia pėr Mironin dhe Apollonidhin

    Nė Patmo qe njė i pasur i quajtur Miron qė kishte tre djem, prej tė cilėve i madhi qe i pushtuar nga demoni. Mironi na ftoi nė shtėpinė e tij, por djalli qė komandonte tė birin, sa na pa, ua largoi djalin sa mė larg nga shtėpia. Joani e kuptoi ē'na priste dhe mė dha kurajo pėr tė pėrballuar ngacmimet e reja. Ndėrsa ishim nė shtėpi tė Mironit, ai mori letėr nga i biri i larguar. Letra thoshte: "Babai im. Mėso se Joani qė ke ftuar nė shtėpi ėshtė magjistar dhe mė futi brenda nė trup njė demon qė mė largoi nga shtėpia. Kėtu ku jam tani, takova njė njeri tė menēur qė quhet Kenops e qė mė kėshilloi se nuk mund tė kthehem ndryshe nė shtėpi, veē po vrave Joanin. Shih kėtė ta bėsh shpejt qė tė kthehem nė shtėpi". Kenopėn e vlerėsonin si Perėndi se bėnte shumė ēudira me ndihmėn e djallit dhe me tė dėgjuar kėshillėn e tij, urdhėruan tė na hidhnin tek egėrsirat. Pas tri ditėsh qė na futėn nė burg, na sollėn nė gjyq. Gjykatėsi tha: "Mbreti ju dėrgoi kėtu qė tė vini nė vete, por ju vazhdoni tė bėni magjira. Na thuaj ē'besim ke dhe si e ndoqe Apolonidhėn nga shtėpia?" Joani iu pėrgjigj: "Jam nga Jerusalemi dhe besoj te Jisu Krishti, Biri i Perėndisė, i kryqėzuar pėr mėkatet tona dhe qė u ngjall tė tretėn ditė dhe mė dėrgoi qė t'u mėsoj Ungjillin gjithė njerėzve. Kėshtu nuk mund tė pushoj sė mėsuari kėtė besim, sepse gjithė shpėtimi varet nga ky besim. Pse iku Apolonidhi? Unė nuk kam asnjė lidhje me tė. Po deshėt tė vijė prapė Apolonidhi, tė dėrgoj nxėnėsin tim ta sjellė." Gjykatėsi urdhėroi tė bėhej kėshtu dhe lidhi me zinxhirė Joanin qė ta ēonin nė burg. Joani u tha: "Tė lutem mė lejo t'i shkruaj Apolonidhit njė letėr e pastaj mė lidh prapė". Gjykatėsi mendoi se me kėtė letėr do ta ēlironte nga magjitė Apolonidhin dhe e lejoi ta shkruante. Mori Joani dhe shkroi: "Apostulli i Krishtit, Joani, pėr demonin qė ndodhet brenda Apolonidhit. Tė jap urdhėr nė emėr tė Jisu Krishtit, tė largohesh nga krijesa e Perėndisė dhe tė mos rihysh jo mė tek ky, por tė mos vish mė nė kėtė ishull." Kėtė letėr e mora unė nga Joani dhe shkova nė vendin ku qe Apolonidhi. Dhe, sapo arrita, krijesa e fėlliqur u largua nga djali dhe ky me gėzim filloi tė pėrgatitej pėr t'u kthyer nė shtėpi. U kthyem nė qytet dhe shkuam drejt e nė burg. Kur e pa Joanin me zinxhirė, Apolonidhi e zgjidhi, iu fal dhe sė bashku u kthyem nė shtėpi. Pastaj Apolonidhi tregoi se ē'i bėri demoni dhe se si u pastrua prej tij. Mė vonė edhe gjykatėsi edhe prindėrit e djalit, kėrkuan tė mėsonin besimin dhe tė pagėzoheshin.


    Pėr vajzėn e Miramės

    Vajza e Miramės ishte martuar me gjykatėsin e qytetit. Kur vajza i dėgjoi kėto gjėra qė ndodhėn dhe se prindėrit e saj u pagėzuan nė emėr tė Atit e Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė, dėshiroi qė edhe ajo tė bėhej e krishterė sė bashku me burrin dhe djalin e saj. I shoqi, meqė ishte pėrndjekja e tė krishterėve, pati frikė tė bėnte pagėzimin hapur dhe i tha sė shoqes se pėr vete do ta linte pėr mė vonė, por asaj dhe djalit i jepte leje tė bėheshin tė krishterė. Ajo shkoi me djalin, bėri katekizėm, u pagėzua nga apostulli Joan dhe u kthye nė shtėpi. Kur u krijuan kushtet, u pagėzua dhe i shoqi i saj.


    Si shkroi Ungjillin

    Mbetėm pėr shumė kohė kėtu nė Patmo dhe me ēuditė e shumta qė bėri Perėndia, me lutjet e apostullit Joan, besuan shumė njerėz te Jisu Krishti. U pagėzuan pothuajse gjithė banorėt e ishullit dhe u bėnė tė krishterė. Atėherė vdiq nė Romė mbreti qė e kishte dėnuar dhe vendin e tij e zuri njė tjetėr. Ai nuk i pengonte tė krishterėt tė besonin te Perėndia i vėrtetė. Kur Joani pa se shumica e banorėve tė ishullit ishin bėrė tė krishterė, vendosi tė kthehemi nė Efes. Tė krishterėt, duke qarė, e lutnin tė mos ikte, por Joani iu pėrgjigj: "Bijtė e mi. Krishti, tek i cili besuat m'u fanit dhe mė kėshilloi tė kthehem nė Efes dhe t'i ndihmoj edhe ata". Duke parė tė krishterėt se ashtu duhej bėrė, se ishte porosi e Krishtit, iu lutėn e i thanė: "Nėse ati ynė shpirtėror, vendosi tė bėjė kėshtu me porosi tė Krishtit, atėherė tė lutemi qė, sa na mėsove me gojė, pėrsa ishim bashkė, tė na i shkruash e t'i lexojmė shpesh, qė tė mbetemi besnikė nė besimin tonė". Atėherė Joani mė mori, dolėm jashtė qytetit, nė njė vend qė quhej "Pushimi", dhe aty ndenjėm tri ditė me kreshmė tė plotė dhe lutje. Ditėn e tretė mė thotė "Joani: "Biri im, Prohor, shko nė qytet dhe sill materialet qė tė shkruajmė". Unė e kreva porosinė dhe kur u ktheva mė tha prapė: '"Lėri kėto, biri im, shko nė qytet dhe kthehu pas dy ditėsh." Dhe kur u ktheva pas dy ditėsh, e gjeta nė kėmbė duke u falur dhe mė tha: "Merre, biri im, letrėn dhe bojėn dhe rri pranė meje, nė tė djathtė". Por papritur u bė njė rrufe dhe bubullimė e madhe sa u tund mali. Unė rashė nga frika si i vdekur nė tokė. Joani mė ngriti, mė vuri nė tė djathtė dhe mė tha: "Sa gjėra tė dėgjosh nga goja ime, t'i shkruash". Dhe filloi tė mė thotė kėshtu tė gjithė Ungjillin. Pasi e mbaruam Ungjillin e sollėm nė kishė. Atje e kopjuan nė disa kopje tė tjera dhe Joani urdhėroi: "Kopja e parė tė mbetet nė Patmo dhe tė tjerat tė shpėrndahen nėpėr kisha."


    Kthimi i Joanit nė Efes dhe largimi i tij nga jeta

    Ditėn tjetėr, pasi u pėrshėndetėm me vėllezėrit nė Patmo, gjetėm njė anije pėr Efes dhe nisėm udhėtimin. Pas katėrmbėdhjetė ditėsh udhėtimi arritėm jashtė Efesit. Duke ecur nė kėmbė arritėm nė qytet. Kur banorėt, vėllezėrit e krishterė e mėsuan, vrapuan tė na prisnin. Qėndruam nė shtėpinė e Domnit, se Dhioskaridi kishte vdekur. Pasi u kthyem nė Efes nga internimi, qėndruam aty 26 vjet, ndėrsa nė Patmo 15 vjet. Pasi u mbushėn 26 vjet pas kthimit, njė ditė, Joani na mbledh e na thotė: "Merrni kazma e ejani me mua." Dolėm nga qyteti dhe mbėrritėm nė njė vend pak para se tė agonte. Atje, pasi bėmė pėr shumė kohė lutje, Joani na tha: "Hapni njė varr nė formė kryqi sa ėshtė trupi im." Hyri nė varr dhe kėrkoi ta mbulonim deri nė gju. U kthye nga unė dhe mė tha: "Prohor, shko nė Jerusalem se atje duhet tė mbarosh jetėn tėnde." Pasi mė tha kėto fjalė na pėrshėndeti dhe kėrkoi ta mbulonim deri nė gjoks. E pas kėsaj na tha: "Sillni njė rrobė dhe mė mbuloni fytyrėn. Mė pėrshėndetni se nuk do tė shihemi mė nė kėtė botė". Pasi bėmė kėto dhe pasi na dha bekimin e paqes, na tha tė iknim ndėrsa ai dorėzoi shpirtin e tij. Mė pas i mbuluam edhe kokėn. Kur u kthyem nė qytet, ua treguam tė krishterėve ngjarjen dhe ata na u lutėn t'u tregonim vendin. Kur shkuam t'u tregonim vendin, nuk gjetėm asgjė atje, vetėm kėpucėt e tij.

    Vdekjen e tij e pėrkujtojmė mė 26 shtator.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,464
    Postimet nė Bllog
    1
    Eshte e vertete pra qe Shen Joan Theologu eshte ngjallur dhe eshte ngjitur me trup ne vendet qiellore, prane Zotit dhe Nenes se Tij.

    Nderkohe, Zbulesa eshte rruga jone e ardhme dhe shpresa jone.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Jeta e Shėn Joan Theologut - 26 shtator

    Sot Kisha jone e shenjte kujton Apostull e Ungjillor Joan Teologun,kryefjala e te cilit ishte "Dashuria".

    Nje video mbi jeten e tij




    LEXIMET E DITES 26 SHTATOR

    Apostulli 1 Jn. 4:12-19
    Asnjė s’e ka parė Perėndinė ndonjėherė. Nėse duam njėri-tjetrin, Perėndia qėndron te ne dhe dashuria e tij ėshtė e pėrsosur te ne. Nga kjo e njohėm, se mbetemi tek ai, dhe ai te ne, sepse na ka dhėnė nga Shpirti i tij. Edhe ne e kemi parė dhe dėshmojmė se Ati dėrgoi Birin Shpėtimtar tė botės. Ai qė tė pranojė se Jisui ėshtė Biri i Perėndisė, Perėndia qėndron tek ai, dhe ai tek Perėndia. Edhe ne e kemi njohur dhe e kemi besuar dashurinė qė ka Perėndia pėr ne. Perėndia ėshtė dashuri; dhe ai qė qėndron nė dashuri, qėndron nė Perėndinė, dhe Perėndia nė atė. Nė kėtė ėshtė e pėrsosur dashuria me ne, qė tė kemi guxim nė ditėn e gjyqit; sepse siē ėshtė ai, kėshtu jemi edhe ne nė kėtė botė. Frikė nuk ka nė dashuri, por dashuria e pėrsosur e nxjerr jashtė frikėn, sepse frika ka mundim dhe ai qė ka frikė nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri. Ne e duam atė, sepse ai i pari na deshi.

    Ungjilli Jn. 19:25-27,21:24-25
    Edhe pranė kryqit tė Jisuit ishin duke ndenjur e ėma dhe e motra e sė ėmės sė tij, Maria, gruaja e Klopait, dhe Maria Magdalena. Jisui pra kur pa tė ėmėn dhe nxėnėsin qė donte duke ndenjur pranė, i thotė sė ėmės: Grua, ja yt bir. Pastaj i thotė nxėnėsit: Ja jot ėmė. Edhe nxėnėsi qė atėherė e mori nė shtėpinė e tij. Ky ėshtė ai nxėnėsi qė dėshmon pėr kėto dhe qė shkroi kėto; dhe e dimė se dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė. Janė edhe shumė tė tjera sa bėri Jisui, tė cilat nė u shkrofshin njė nga njė, kujtoj se as bota vetė nuk do t’i nxinte librat qė kishin pėr t’u shkruar. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 26-09-2013 mė 08:46

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Jeta e Shėn Joan Theologut - 26 shtator

    Diten e djeshme,kur kujtonim Apostull e Ungjillor Joan Teologun,festonte diten e emrit edhe Mitropoliti i Korces,Hiresia e Tij,Joani.

    Me kete rast u celebrua mesha e shenjte(monoklisi-nuk meshohej ne asnje kishe tjeter te qytetit) ne katedralen "Ngjallja e Krishtit" ne Korce,ku moren pjese nje numer i madh klerikesh(rreth 20) dhe qindra besimtare ku binte ne sy,numri i madh i femijeve qe kishin ardhur per te uruar mitropolitin


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Jeta e Shėn Joan Theologut - 26 shtator

    Ashtu siē e dimė tė gjithė ne 26 shtator pėrkujtohet Shėn Joan Theologu. Kisha Orthodhokse nė kalendarin e saj pėrkujton ēdo ditė njė shenjtor i cili pėrkujtohet me synim qė tė ndihmojė nė mėnyrė praktike dhe konstruktive jetėn shpirtėrore tė ēdo besimtari tė saj.

    Ajo qė bente tė veēantė ditėn e sotme , pėr besimtarėt orthodhoksė tė Mitropolisė sė Korēės, ishte fakti se sot festonte dhe kryebariu ynė, Mitropoliti Joan. Me kėtė rast u mbajt njė Meshė festive nė Katedralen “Ngjallja e Krishtit” nė Korēė. Natyrisht qė tė gjithė klerikėt e dioqezės ishin prezentė kėshtu qė festa u celebrua me “Monoklisi”.

    Katedralja u mbush plot me besimtarė tė cilėt sė bashku me klerikėt u lutėn qė Zoti t’i falte ndriēim, bekime dhe shėndet Mitropolitit Joan.

    Nė kėtė Meshė tė Shenjtė morėn pjesė nxėnės dhe Mėsues tė Shkollave Jo-Publike “Omiros” dhe nga Gjimnazi “Platoni”.

    Nė fund tė Meshės At Ilia Kotnani uroi nė emėr tė tė gjithė klerikėve dhe besimtarėve Hirėsi Joanin.

    Hirėsi Joani gjithashtu falenderoi tė gjithė sa ishin prezentė pėr ta uruar. Ai e pėrqėndori fjalėn e tij tek dashuria qė duhet tė kemi tė gjithė pėr njėri-tjetrin dhe sesa e nevojshme ėshtė qė tė mbushė zemrat tona sidomos nė ditėt e vėshtira qė jetojmė.

    Pas naforės nxėnėsit e Shkollės “Omiros” i dhuruan njė buqetė me lule dhe i kėnduan njė kėngė urimi.

    Gjithashtu dhe tė rinjtė orthodhoksė kishin pėrgatitur njė buqetė qė ja dhuruan.
    Dhe ne urojmė nga zemra "Pėr Shumė Vjet o Kryezot".








    Per me shume foto, linku me poshte

    http://www.mitropoliaeshenjtekorce.c...olitit-te.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 27-09-2013 mė 01:29

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shėn Joan Theologut - 26 shtator

    Shėn Joan Theologu, ungjillor dhe apostull i Krishtit, ishte nga Vithsaidaja e Galilesė, bir i Zevedheut dhe i Solomės, e cila ishte bijė e Josifit, e mbrojtėsit tė Shėn Marisė. Kjo tregon pėr lidhjen familjare tė Krishtit me Shėn Joan Theologun.
    Ky detaj historik eshte shume domethenes per jeten e Shen Joan Theologut. Nena e tij, Soloma, ishte e bija e Josifit, burrit te Virgjereshesh Mari. Soloma ishte e bija e tij me gruan e pare qe i kish vdekur, dhe Shen Josifi ne moshe madhore pranoi qe te beje ate qe i mesoi Perendia, duke martuar Virgjereshen Mari e cila ishte shtatzene me Krishtin. Ne kete menyre, Shen Josifi u kthye ne mbrojtes i Shen Marise, pasi ne traditen judaike te kohes, Shen Maria do te ishte ndeshkuar me gurre si e perdale, po ti dilte fjala se ishte e pamartuar dhe shtatzene.

    Kjo tregon edhe diferencen e madhe ne moshe mes Shen Marise dhe Shen Josifit. Vajza e Shen Josifit kish dy femije, Shen Joanin dhe Shen Jakovin ne moshe te perafert me Krishtin. Kjo shpjegon disi edhe fjalet e Krishtit ne kryq, drejtuar Shen Joanit, ne lidhje me Nenen e Tij, Virgjereshen e Tereshenjte Mari.

    Apostulli i dashur i Krishtit, Shen Joani, eshte edhe apostulli i vetem i Tij qe nuk u martirizua por pati nje vdekje natyrale.

    Per shume vjet o Hiresi e gezofsh diten e emrit!

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. 11 Shtator 2001 - 11 Shtator 2012!
    Nga tani_26 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-09-2012, 13:08
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •