Australia, tė gjitha procedurat e vizave
Autoritetet australiane kėrkojnė punonjės tė kualifikuar, me qėllimin pėr tė jetuar dhe punuar nė Australi, kėtė kontinent-shtet shumė tė zhvilluar. Qė prej njė viti, autoritetet kanė paracaktuar dhėnien e 72.100 vizave, ndėrkohė qė aktualisht emigrantėt qė plotėsojnė kushtet, kanė nė dispozicion rreth 150 mijė vende pune, tė cilat reklamohen ēdo javė. Nga ana tjetėr, qeveria australiane ka parashikuar pėr periudhėn 2003-2006, rreth 200 mijė viza pėr kėtė kategori. Kjo iniciativė e qeverisė australiane ėshtė specifikisht e hartuar pėr tė gjetur individė tė cilėt zotėrojnė aftėsinė dhe trajnimin e mjafueshėm, pėr tė mbushur kėrkesat pėr forcė punėtore, pėr tė cilat aktualisht ka shumė nevojė ekonomia e vendit. Autoritetet njoftojnė se ndėrkaq niveli i papunėsisė ėshtė nė nivelin mė tė ulėt tė tė 10 vjeēarit tė fundit, dhe nga ana tjetėr, ėshtė vėrejtur se 89% e atyre qė kanė fituar vizėn australiane, e gjejnė vendin e punės brenda 6 muajve nga mbėrritja nė Australi, dhe pjesa tjetėr edhe pėr pak muaj akoma.Sipas njoftimeve, ēdo aplikant mund tė kualifikohet pėr tė fituar tė drejtėn e pakufizuar tė punėsimit, pėr vete dhe partnerin nė Australi, nėse ėshtė profesionist i kualifikuar, biznesmen ose student qė ndėrkaq po studion nė njė shkollė australiane.
Ēfarė kėrkohet
Lista e Punėsimit tė Kualifikuar, SOL, ėshtė hartuar nga qeveria australiane pėr tė zgjidhur ēėshtjen e mungesės sė punonjėsve tė kualifikuar nė vend, duke tėrhequr emigrantė tė cilėt plotėsojnė kushtet e nevojshme si dhe qė kanė pėrvojėn e duhur tė punės. Lista e vendeve tė punės ėshtė renditur alfabetikisht, sipas edhe Klasifikimit Standard tė Punėsimit nė Australi, njė lloj fjalori pėr ēdo grup tė mėposhtėm pune: Menaxherė dhe administratorė; Profesionistė zanati; Tregtarė e biznesmenė dhe profile tė lidhura me to etj. Vende tė caktuara pune kėrkojnė njė nivel mė tė lartė tė zotėrimit tė anglishtes, sesa ai mjaftueshėm. Ndėrkaq, kriteret bazė pėr marrjen e vizės nė kėto kategori, parashikojnė moshėn, treguesin e kualifikimit nė profesionin pėrkatės dhe pėrvojat e fundit nė profesion. Pėrveē kritereve bazė, duhet gjithashtu qė aplikanti tė arrijė nė numėr tė caktuar pikėsh nė testing pėrkatės. Nė numrat nė vazhdim, do tė botojmė kriteret e hollėsishme, kostot e aplikimit etj.
Kushtet qė duhet tė plotėsojnė emigrantėt
Aplikanti pėr emigracion nė Australi si punonjės i kualifikuar, njė kategori pėr tė cilin shteti australian ka nevojė, duhet sė pari tė plotėsojė tė gjitha kushtet bazė, pėr tė vazhduar mė tej procedurėn e aplikimit.
Mosha
Aplikanti i cili pretendon tė arijė tė fitojė tė drejtėn e emigrimit nė Australi duhet tė jetė nėn moshėn 45 vjeē, pikėrisht mė momentin kur dorėzon procedurėn e aplikimit.
Gjuha angleze
Kėrkohet njė aftėsi e mjaftueshme pėr komunikim nė gjuhėn angleze, pėr tė punuar nė Australi. Kjo ėshtė kategoria e njohur si vocational english. Ndėrkaq, njė nivel mė i lartė kėrkohet pėr disa profesione tė caktuara, ku vetė anglishtja ėshtė pjesė e formimit profesional. Kur aplikon, ky informacion tė bėhet i ditur edhe nga autoriteti pėrkatės i pranimit. Rrjedhimisht, aplikanti inkurajohet tė testojė njohuritė e tij gjuhėsore para se tė nisė procedurat.
Arsim-Kualifikim
Aplikanti duhet tė ketė mbaruar njė nivel arsimor mė lart se shkolla e mesme, si universiteti ose ēertifikatat-diplomat e njohura tė barazvlershme, ndėrkohė qė pėr disa lloje punėsh, pranohet edhe pėrvoja e mirė dhe e provuar e punės nė sektorin pėrkatės. Kualifikimi profesional dhe aftėsitė, konfirmohen nga autoriteti i pranimit, si tė pėrshtatshme pėr profesionin me tė cilin keni aplikuar. Kujdes: Nėse profesioni juaj nuk ėshtė nė Listėn e Punėsimit tė Kualifikuar, SOL, nuk mund tė aplikoni.
Pėrvoja e freskėt e punės
Kjo kėrkesė ėshtė e veēuar nga kėrkesa pėr provimin e aftėsisė suaj profesionale para autoriteteve tė pranimit. Kėshtu, nėse profesioni juaj nė listėn SOL vlen 60 pikė, ju duhet tė keni marrė rrogė nė kėtė profesion pėr tė paktėn 12 nga 18 muajt e fundit, menjėherė para aplikimit. Nėse profesioni juaj vlen 40-50 pikė, kontakti juaj me punėdhėnėsin dhe pagėn, ėshtė i nevojshėm pėr 2 nga 3 vitet e fundit para se tė aplikoni. Pėr disa profesione, kėrkohet njė periudhė mė e gjatė pune dhe pėrvoje, si p.sh. Manaxher. Pėrjashtim nga kushti i pėrvojės paraprake tė viteve tė punės, pėrbėn rasti kur plotėsoni kushtin e 2 viteve studime nė Australi, dhe kjo mė pak se 6 muaj para aplikimit pėr vizė.
Verifikimi i aftėsive profesionale
Para aplikimit, aftėsitė profesionale duhet tė testohen nga autoriteti pėrkatės australian, sipas profesionit pėr tė cilin synoni tė aplikoni. Kujdes: Ky autoritet nuk ėshtė agjenci punėsimi, por vetėm provon aftėsinė tuaj pėr qėllim emigrimi.
Profesionet mė tė kėrkuara
Disa prej profesioneve mė tė kėrkuara nė Listėn e Punėsimit tė Kualifikuar, SOL, sipas kėrkesave tė autoriteteve australiane tė emigracionit, janė tė renditura si mė poshtė, bashkė me pikėt pėrkatėse qė fitojnė kėto profesione nė aplikimin e ēdo kandidati pėr emigrant tė ligjshėm nė Australi.
Profesioni Pikėt
Kujdestare fėmijėsh 50
Sekretare kompanie 50
Financier 60
Inxhinier projektues ndėrtimi 50
Menaxher mjedisi, parqesh
dhe kujdesi tė tokės 50
Menaxher shitjesh 50
Teknologji informacioni 50
Administrator Sportiv 50
Drejtues prodhimi 50
Menaxher furnizim dhe
shpėrndarje mallrash 50
Llogaritar 60
Ekspert kontabėl 50
Akupunturist 50
Specialist bujqėsie 50
Arkitekt 50
Biokimist 50
Supervizor-teknik ndėrtimi 50
Specialistė kompjuteri:
-Systems designer, systems programmer
software designer etj. 60
Laborant dentar 60
Dentist 60
Dietolog 60
Inxhinier minierash 50
Historian 50
Gazetar dhe profesione tė lidhura 50
Ekonomist toke 50
Pėrkthyes 60
Oficer zbulimi 60
Biolog ujrash 60
Viza kur ke lidhje me qytetar australian
Ai person qė ka lidhje familjare me njė qytetar(e) australian, mund tė pėrfitojė qėndrim tė pėrhershėm nė Australi, kur termi lidhje nėnkupton marrėdhėnie martesore, njė lidhje de fakto, njė martesė nė perspektivė (fejesė) ose marrėdhėnie tė ndėrvarur, qė nėnkupton lidhjes mes personave tė tė njėjtit seks. Edhe martesa me njė qytetar(e) australian, nuk tė garanton automatikisht tė drejtėn e qėndrimit nė Australi. Pėr kėtė, personi duhet tė aplikojė pėr atė tė quhet viza partneriale. Kjo e fundit ndahet nė disa kategori, nė varėsi tė lidhjes qė qytetari i huaj ka me atė australian. Kėshtu, pėr lidhjen martesore dhe atė de fakto (lidhje martesore e pazyrtarizuar), i huaji aplikon veēas pėr vizėn e martesės; po kėshtu pėr vizėn e fejesės dhe tė lidhjes sė ndėrvarur. Kjo pasi ka procedura tė veēanta pėr secilėn nga kėto kategori. Nuk mund tė aplikojė pėr vizė, ai qytetar i huaj qė ka borxhe apo precedentė penalė ndaj Komėnuellthit australian apo Zelandės sė Re. Nga ana tjetėr, secili aplikant duhet tė ketė njė sponsor. Ky i fundit ėshtė normalisht, ai qė ka lidhje me aplikantin, (bashkėshorti(ja), i fejuari (a) etj). Qytetari i huaj qė kėrkon vizė australiane, duhet tė plotėsojė formularin pėrkatės Aplikimi pėr emigrim nė Australi me partner, i cili ėshtė formati 47SP, dhe gjendet nė internet, ndėrsa sponsori pėrkatės duhet tė plotėsojė formatin 40SP. Tė dyja formatet, i interesuari duhet ti printojė dhe ti bashkojė nė dosjen e tij tė aplikimit.
Proceset
Emigracioni pėrmes partnerit ėshtė njė proces me dy faza. Sė pari, pasi plotėsohen kriteret, autorietetet australiane japin njė vizė tė pėrkohshme. Pas dy vjetėsh, autoritetetet vlerėsojnė lidhejn nė fjalė dhe konsiderojnė dhėnien e vizės sė pėrhershme. Personat qė kanė aplikuar pėr synim martese, pra tė fejuarit, kanė nė dispozicion 9 muaj kohė pėr tė hyrė nė Australi pasi marrin vizėn e pėrkohshme, dhe duhet tė martohen para se tė aplikojnė pėr kategorinė viza martesore. Nė pėrgjithėsi, vizat e pėrhershme jepen pasi ėshtė vlerėsuar nga autoritetet lidhje nė fjalė, ku aplikantėt dhe ēdo person i pėrfshirė nė aplikim, duhet tė plotėsojnė edhe kriteret ligjore, kėrkesat shėndetėsore dhe ato tė karakterit personal etj, para se tė konsiderohen pėr kėtė vizė.
Kriteret shėndetėsore
Aplikantėt dhe personat e angazhuar nė aplikim, (fėmija poshtė 18 vjeē etj), apo dhe tė afėrmit me tė cilėt aplikanti jeton bashkė, por qė nuk do tė udhėtojnė me tė, duket tė bėjėn ekzaminimet mjekėsore, tė cilat do tė bashkėngjiten dosjes sė aplikimit. Nė ekzaminime, pėrfshihen kontrolli i pėrgjithshėm, rrezet x (pėr mushkėritė), dhe teste tė tjera, (sytė, veshėt). Refuzimi i vizės ėshtė i sigurtė nė rastin e tuberkulozit, ose pėr ato sėmundje ku autoritete mendojnė se trajtimi nė Australi do tė jetė i kushtueshėm apo jashtė mundėsive tė sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nėnkupton pėrjashtim automatik.
Australia kėrkon mjekė dhe infermierė
Departamenti Australian i Emigracionit, ka bėrė tė ditur se ndėr profesionet mė tė kėrkuara, janė ato qė lidhen me mjekėsinė dhe infermierinė, nė shumicėn e profileve tė tyre. Mė poshtė po botojmė profesionet dhe specialitetet e veēanta, bashkė me pikėt pėrkatėse. Kujtojmė lexuesit se kriteret bazė qė duhen plotėsuar, pa tė cilat nuk mund tė vazdhohet procedura e aplikimit, janė:
Lista SOL pėr mjekėsinė Profili Pikėt
Anestezist 60
Dermatolog 60
Specialist i urgjencės 60
Mjek i pėrgjithshėm 60
Obstet-gjinekolog 60
Ofthalmolog 60
Pediatėr 60
Patolog 60
Psikiatėr 60
Radiolog 60
Kirurg 60
Infermiere pėr invalidėt fizikė 60
Infermiere pėr tė paaftėt mendorė 60
Mami e kualifikuar 60
Infermiere e pėrgjithshme 60
Terapist 60
Farmacist industrial 50
Farmacist spitalor 60
Farmacist i pakicės 60
Si emigrojnė prindėrit me garancinė e fėmijėve
Edhe prindėrit e moshuar kanė mundėsi tė emigrojnė nė Australi, nėse ata kanė tė njė fėmijė ose mė shumė, qė jeton nė kėtė vend, ėshtė qytetar australian, rezident i pėrhershėm nė Australi ose qytetar i Zelandės sė Re, kur ky i fundit ka plotėsuar kushtet australiane sipas marrėveshjeve dypalėshe. Vizat qė autoritetet australiane kanė nė dispozicion pėr prindėrit, ndahen nė dy kategori:
Kategoria e prindėrve
Pėr tė aplikuar pėr emigrim nė Australi si prind i fėmijės sė rritur qė jeton nė kėtė vend sipas kushteve tė mėsipėrme, duhet tė jesh i sponsorizuar, pėrgjithėsisht nga fėmija. Numri i vizave tė disponuara nga autoritetet australiane tė emigracionit pėr kėtė kategori, ėshtė gjithsej 1 mijė nė vit.
Kategoria e prindėrve pėr tė cilėt kontribuon
Nėn kėtė kategori, autoritetet kanė nė disponim 3500 viza nė vit, ndėrsa theksojmė se aplikantėt pėr vizė nė kėtė kategori, paguajnė njė shumė aplikimi pėr tė herė tė dytė, mjaft mė tė lartė se hera e parė (kur kėrkojnė qėndrim tė pėrhershėm nė vend), si taksė pėr arsye tė kostove tė mundshme shėndetėsore. Edhe pėr kėtė kategori, pėrgjithėsisht sponsori ėshtė fėmija qė aplikon pėr tė marrė prindėrit.
Kėrkesat bazė
Pėrveē kėrkesės kryesore, qė fėmija tė jetė qytetar australian ose me qėndrim legal tė pėrhershėm nė kėtė vend, ka edhe disa pika tė tjera qė duhen plotėsuar, pėr tė nisur aplikimin pėr vizėn e prindėrve. Kėshtu:
-Prindėrit duhet tė kalojnė tė ashtuquajturin testin e balancimit familjar. Me fjalė tė tjera, nėse prindėrit kanė mė shumė fėmijė nė moshė madhore jashtė Australisė sesa nė vend, ata nuk kualifikohen. Nė Australi duhet tė jetojė tė paktėn gjysma e fėmijėve tė rritur e prindėrve. Pėr shembull, nėse prindėrit kanė dy fėmijė nė moshė madhore, njėri prej tė cilėve jeton ligjėrisht nė Australi sipas kushteve tė pėrshkruara, ata mund tė aplikojnė pėr vizėn e prindėrve.
-Tė interesuarit duhet tė plotėsojnė kriteret shėndetėsore dhe tė kryejnė testet mjekėsore pėrkatėse, sipas kėrkesave tė aplikimit tė pėrshkruara edhe mė parė, si kontrolli i pėrgjithshėm, rrezet x (pėr mushkėritė), dhe teste tė tjera, (sytė, veshėt). Refuzimi i vizės ėshtė i sigurtė nė rastin e tuberkulozit, ose pėr ato sėmundje ku autoritete mendojnė se trajtimi nė Australi do tė jetė i kushtueshėm apo jashtė mundėsive tė sponsorit.
-Nėse aplikon pėr vizė tė pėrhershme prindėrore, personi(at) duhet tė dėshmojė se ka sigurim mbėshtetjeje (ėshtė i siguruar) financiare tė njohur nga autoritetet, me faturat pėrkatėse tė paguara, (tė paktėn njė).
Vizat studentore pėr nė Australi
Qeveria australiane ka vėnė nė funksionim njė program tė quajtur Programi pėr Studentėt e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithė bota, qė nuk janė qytetarė australianė ose rezidentė tė pėrhershėm nė Australi, tė studiojnė nė kėtė vend. Pra, kushdo person qė nuk ėshtė resident apo qytetar i Australisė, mund tė aplikojė pėr tė stiduiuar nė Australi. Pėr kėtė, i interesuari duhet tė aplikojė pėr atė qė quhet viza studentore. Viza jepet nga autoritetet, vetėm nėse personi kėrkon tė studiojė nė njė institucion arsimor tė rregjistruar dhe tė njohur, duke ndjekur njė kurs ose njė pjesė tė tij, por gjithmonė me kohė tė plotė. Ēdo i interesuar duhet tė paraqesė bashkė me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar tė institucionit mė tė fundit arsimor nė vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vėrtetim, dėftėsė etj, tė pėrkthyer dhe noterizuar).
Kushte bazė
Kandidati pėr student nė institucionet arsimore tė Australisė, duhet tė plotėsojė sė pari disa kushte bazė, pa tė cilat aplikimi i mėtejshėm do tė ishte i dėshtuar. Kėshtu:
-Ai duhet tė ketė sigurime shėndetėsore
-Tė mos ketė borxhe ndaj Australisė apo vendeve tė Komenuellthit.
-Karakter tė cilėsuar tė mirė, sipas kushteve tė Zyrės sė Emigracionit, qė quhen Deklarata e karakterit.
Nga ana tjetėr, vizat australiane pėr studentė, ndahen nė 7 nėnkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri nė studimet pasuniversitare. Ne do tė pėqėndrohemi nė vizat pėr shkollat e larta.
Dokumentacioni
Minimumi i dokumentacionit qė i interesuari i duhet tė paraqesė pranė zyrės mė tė afėrt pėrfaqėsuese tė shtetit tė Australisė, pėr tė aplikuar pėr vizė studentore, ėshtė si vijon:
-Aplikimi pėr vizė studentore, formati 157A
-Pasaporta
-Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertės nga institucioni pėrkatės arsimor australian ku ju doni tė studioni.
-Dokumentacioni i sigurimit shėndetėsor
-Evidenca qė tregojnė se ju keni pundėsi tė paguani kurset e studimit
-Evidenca qė tregojnė se keni mundėsinė financiare pėr tė siguruar jetesėn gjatė studimit
-Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shėndetėsore
Mund tju kėrkohet edhe rezultati i provimeve tuaja tė zotėrimit tė gjuhės angleze nga institucionet e njohura tė vendit tuaj. Njoftim: Zyra pėrgjegjėse pėr aplikimet pėr vizė australiane tė shqiptarėve nga Shqipėria dhe Kosova, ėshtė ambasada australiane nė Athinė. Adresa: Ndėrtesa THON, Kryqėzimi Kifisias dhe Aleksandras, Ambelokipi. Kutia Postare 14070, Athinė, Greqi 11510. Telefon 30 210 870 4000 (Ambasada), Fax 30 210 870 4125 (Zyra e Emigracionit). Adresė e-mail: dima-athens@dfat.gov.au
Lista e dokumenteve qė kėrkohen
Tė gjithė aplikantėt pėr vizė australiane tė emigrantit tė kualifikuar, duhet tė paraqesin kėto dokumente, ose aplikimi do tė kthehet si i paplotėsuar.
-Aplikanti duhet tė plotėsojė nė mėnyrė korrekte formatin 47SK Aplikimi pėr migracion tė kualifikuar nė Australi
-Tė paguajė kuotėn e tarifės sė aplikimit nė dollarė australianė, sipas mėnyrės sė pėrcaktuar nė format, (kurrė nė para kesh)
-Certifikatė e plotė e lindjes dhe tė dhėnat pėr personat e tjerė tė pėrfshirė nė aplikim, nėse ka.
-Dokumentacion pėr vlerėsimin e aftėsive nga autoriteti i pranimit tė aplikimit.
-Adresėn e plotė ku jetoni dhe ku keni parashikuar tė jetoni nė vazhdi gjatė kohės sė procesimit tė aplikimit.
-Aplikimin fillestar qė i keni dėrguar adresės ASPC, GPO Box 1638, Adelaide SA 5001.
Tė tjera
-Duhet tė pėrcaktoni qartė profesionin tuaj, siē specifikohet nė listėn e profesioneve tė kualifikuara SOL.
-Pėr tė gjithė familjarėt tuaj, nėse janė nė listėn e emigrimit ose jo, duhet tė paraqisni 4 foto pasaporte tė kohėve tė fundit, ndėrsa identiteti dhe ditėlindja e secilit tė jetė e printuar pas fotos.
-Aplikanti duhet tė paraqesė fotokopje tė noterizuara tė faqeve tė pasaportės sė tij, qė janė tė pėrdorura, (qė kanė viza tė tjera, shėnime etj).
-Aplikanti duhet tė paraqesė dokumente qė vėrtetojnė pėrvojėn e punės.
Aplikanti duhet tė pėrfshijė nė dokumentacion, evidenca tė njohurisė sė anglishtes.
-Nėse posedohet testi IELTS, pranohet vetėm dokumenti origjinal.
-Aplikanti qė synon tė plotėsojė testing e pikėve, tė pėrfshijė njė kopje tė ēdo liēensė pune apo anėtarėsie nė organizata ekonomike qė posedon.
-Aplikanti duhet tė plotėsojė formatin 80, tė dhėna personale pėr karakterin, dhe tė pėrfshijė detaje tė adresave tė tij tė banimit pėr 10 vitet e fundit.
-Ēdo person i familjes i varur nga ju, bashkėshorti(ja) apo fėmijėt mbi 18 vjeē, nėse emigrojnė me ju ose jo, duhet tė plotėsojnė formatin 47A, Detaje pėr fėmijėn ose familjar tjetėr mbi 18 vjeē. Formatet e pėrmendura gjenden nė sajtin e DIMIA.
-Nėse bashkėshorti(ja) nuk emigron bashkė me ju, detaje pse ėshtė marrė ky vendim dhe nėse synon tė emigrojė pas jush nė vend.
-Nėse personat e pėrmendur gjatė gjithė aplikimit tuaj janė tė martuar, duhet njė ēertifikatė e martesės sė tij/saj, dhe kjo kėrkesė vlen edhe nė rastet e divorcit, vdekjes sė partnerit etj.
Lista e Panelit tė Mjekėve
Ku bėhet kontrolli mjekėsor pėr vizė australiane
Siē e kemi theksuar nė numrat e mėparshėm, vizitat e kualifikuara mjekėsore janė tė domosdoshme, gjata aplikimit tė tė interesuarve pėr vizė emigrimi nė Australi. Kėto vizita pėrfshijnė njė sėrė testesh nga tė cilat aplikantėt duhet tė dalin me sukses. Qė rezultatet e kontrollit mjekėsor, tė cilat i bashkėngjiten dosjes me dokumentat e tjera tė aplikimit pėr vizė, tė njihen zyrtarisht nga autoriteti australian i emigracionit, vizitat mjekėsore duhen kryer tek njė kategori e caktuar mjekėsh, tė akredituar nė Panelin e Mjekėve, ose ndryshe lista e specialistėve tė mjekėsisė tė njohur nga autoritetet australiane. Siē e kemi theksuar, nė ekzaminimet mjekėsore, pėrfshihen kontrolli i pėrgjithshėm, rrezet x (pėr mushkėritė), dhe teste tė tjera, (sytė, veshėt). Refuzimi i vizės ėshtė i sigurtė nė rastin e tuberkulozit, ose pėr ato sėmundje ku autoritetet mendojnė se trajtimi nė Australi do tė jetė i kushtueshėm apo jashtė mundėsive tė sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nėnkupton pėrjashtim automatik. Pėr mė shumė informacione, aplikantėt mund tė drejtohen tek mjekėt e akredituar. Pėr shqiptarėt e interesuar pėr procedurat e vizės australiane, po japim sot listėn e emrave dhe adresat e mjekėve nga Paneli i Mjekėve, nė Shqipėri, Kosovė dhe Greqi, ku ata mund tė drejtohen nė varėsi tė vendndodhjes sė tyre. Kjo listė njihet nga ambasada australiane nė Athinė.
Shqipėri
Dr. Thanas Gjika
Poliklinika N 9
Kati 3, Rruga Kavaja
TIRANA
Tel: 00 355 4223035
Kosovė
Dr. Rujije Hoxha
IOM
24 Maji Nr 49,
Prishtinė,
Tel: 38 549058/ 249149/ 249059
Dr. Ramadan Dedinja
IOM
24 Maji Nr 49,
Prishtinė,
Tel: 38 549058/ 249149/ 249059
Dr. Halit Yemri
IOM
24 Maji Nr 49,
Prishtinė,
Tel: 38 549058/ 249149/ 249059
Greqi, Athinė
Dr. Ioanni Mastrokostas
17 Chremonidou Street
Pangrati 11633
Tel: 210 7517322
Dr. Tz. Nikolaidis
C/-L Seitanidis MD
18 Sina Street (5th Floor)
Athens 10672
Tel: 2103604278
Dr. Dimitrios Kalogeromitros
Cnr Michalakopoulou and Xenias 20
Athens 11528
Tel: 2107774293
Dr. Papageorgiou
Dr. Christos Kapouranis
115 Ymittou Street
Athens 11634
Tel: 2107515069
Selanik, Greqi
Dr. G. Vayionas
Agias Sofias 46
Thessaloniki 54622
Tel: 228685
Dr. V. Kelemouridis
107 Egnatias Street
Thessaloniki 54635
Tel: 230249
Rodos, Greqi
Dr. Nicolaos Papanikolaou
Ethnikis Antistaseos 57
Rhodes 85100
Tel: 30 22410 27278
Fax: 30 22410 75551
Ku duhet tė adresohen shqiptarėt
Aplikimet pėr viza tė pėrhershme australiane, me pėrjashtim tė disa kategorive qė do ti pėrmendim hollėsisht mė poshtė, bėhen nė ambasadėn australiane nė Athinė. Nė kėtė mision diplomatik, pėrpunohen dokumentacionet e aplikimit pėr shqiptarėt e Shqipėrisė dhe Kosovės, ashtu si dhe pėr qytetarėt e Greqisė, Bullgarisė, Italisė, San Marinos, Maltės dhe qytetit tė Vatikanit. Pra dosja e aplikimit dorėzohet kėtu, pėrpunohet dhe po prej kėsaj zyre merret edhe pėrgjigja pėrfundimtare.
Ndėrkaq, theksojmė se:
-Aplikimet pėr vizat e emigracionit tė kualifikuar, depozitohen me postė dhe procesohen nė Adelaide Skilled Processing Centre, qendra e procesimit tė kualifikuar nė qytetin australian Adelaide.
-Aplikimet pėr vizė biznesi depozitohen dhe procesohen nė Perth Business Skills Processing Centre.
-Aplikimet pėr vizat e kategorive emigracioni i prindėrve dhe emigracioni i prindėrve kontribues, tė sqaruara edhe nė numrat e kaluar, depozitohen dhe procesohen nė Perth Offshore Parents Centre.
-Aplikimet pėr vizė tė pėrkohshmė nga Greqia, Shqipėria dhe pėr shqiptarėt e Kosovės, si dhe Bullgaria, pėrpunohen nė ambasadėn australiane nė Athinė
-Aplikimet pėr Programin Special tė vizave, (ku hyjnė edhe vizat pėr talentet e veccanta), dorėzohen nė Hobart Special Program Processing Centre, pra qendra e procesimit tė kėtyre lloj vizave nė qytetin australian Hobart.
Si bėhet pagesa
Ambasada australiane nė Athinė njofton se pėr qytetarėt shqiptarė, pagesa e taksės sė aplikimit bėhet pėrmes llogarisė bamkare nė euro. Shuma derdhet nė bankė, pėr llogari tė kėsaj ambasade, (Australian Embassy, Athens, Greece), me kushtin qė kjo bankė me degė nė Shqipėri, tė ketė selinė e saj kryesore nė Athinė. Kujdes: Autoritetet australiane tė emigracionit dhe zyrat e tyre nėpėr ambasada, nuk pranojnė nė asnjė mėnyrė dėrgimin e parave mes postės, kesh etj. Nga ana tjetėr, tarifat e aplikimit pėr vizė mund tė paguhen nė ccdo zyrė tė Departamentit tė Emigracionit, Ccėshtjeve multikulturore dhe Indigjene nė Australi, DIMIA, nga tė afėrmit e aplikantėve, ndėrkohė qė fatura e pagesės i bashkangjitet aplikimit tė dorėzuar nga ambasadėn e Athinės. Tarifat e aplikimit pėr vizė i shkojnė kostos sė procesimit tė dokumentacionit dhe nuk janė tė kthyeshme, pavarėsisht nga rezultati pozitiv apo negativ i aplikimit. Qeveria australiane ruan tė drejtėn tė ndryshojė tarifėn pa lajmėruar mė parė.
Gazeta Sot
Krijoni Kontakt