Mekati i pranveres
Pranvere sykalter,
Pranvere me faqe te blerta
Qe zgjon nga gjumi letargjik
Barin
Sythet
Gjethet
Lulet
Blerimin.
Pranver, ti sharoon asnje vit
Te zgjosh nga gjumi letargjik
Edhe neperkat, gjarperinjte
Mosmirenjohje
Gjithe
Peshat e renda,
Peshat vigane,
Peshat sa nje mal Tomori
Sa nje mal Korabi,
Me leven time i ke ngritur,
Me leven time vazhdoni ti ngrini.
Edhe neser
Me leven time
Te gjitha llojet e peshave
Do te vazhdosh ti ēoni perpjete.
Po si sme thate nje here te vetme,
Te faleminderit!
Arkimed !
Te dashurat e mia
Sot
Lexova
Dhe rilexova Homerin
(Iliaden, Odisene)
Koka mu mbush me imazhe heronjsh
Greko-trojane,
Fytyra,
Gjoksi
Mu cirkos
Me gjak trojanesh, akejsh,
Zjarri i Trojes me percelloi syte,
Helena
Gati me divorcoi me gruan,
Penelopa ra ne dashuri me mua
Odise dinaku
Odise rivali
Me ngriti
Nje kurth te drunjte,
Nje kurth dinak kali,
Akili
Me thirri ne duel,
(Me mori per Hektorin),
Ēirēja
Me kerkoi nje puthje,
Kasandra me tha:
Mos!
Parashikoi kthimin tim ne derr.
Dhe une se putha magjistricen
I besova zonjushe Kasandres menjehere.
Shpetova
Su tregova diffident si trojanet
Qe si besuan per Kalin e drunjte
Per kalin enigma dhe kurth
Si Agamemnoni
Su tregova mosbesues
Per kurthin vrases
Te gruas kuēke,
Perendeshe
Aferdita
Me beri Parid,
Edhe Helena,
Edhe Penelopa
Me dashuruan me shpirt,
Edhe pse une smesova qe smesova
Te dashuroja greqisht
Permbytja
Zoti
Pergatiti
Permbytjen apokaliptike,
Noe ndertoi arken
Strehoi ne arke ēiftet elite.
Bota
Ishte prishur,
Duhej pastruar,
Duhej shfarosur fara e korruptuar.
U mbyten njerezit,
Kafshet.
U permbyt bota dyzet dite.
Por lulezuan peshkaqenet
Festuan
Gjarperinjte.
Dhe bota mbeti siē ish
Krijimet me lart jane shkeputur nga libri me poezi -erdhi. Disa botime te tjera te ketij autori jane:
Poezi
Sot 1969
Mesazhe fushe 1984
Edhe shkronjat paskan goje 1986
Motrat 1987
Sdi te hesht 1997
Lamtumire kapedanet e mi -1997
Mbrapsht 1998
Krisa 2000
Deti ma deti 2000
Po sish ajo 2000
Ēartje 2000
Perkthime
Pugaēovi, poeme dramatike (S. Esenin, 2001)
Endjet e nje joudhetari (N. Vajenas, 2002)
Ēehov (Pese tregime, 2003)
Krijoni Kontakt