Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 64
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Berisha: "Do t'u njohim shtetësinë greke minoritetit"

    Nje jave me pare Sali Berisha ne nje takim me minoritaret e fshatrave te Sarandes deklaroi qe me te ardhur ne pushtet do beje te mundur qe ato mund te marrin te dy shtetesite si greke ashtu dhe shqiptare.Ky ose ka lajthitur ose me i bo qejfin grekut do ja fusi shqiptareve. shume po i premton grekut kam frike se do beje 100 here me shume sec beri nano per grekun.Berisha shkon gjithmone nga nje skaj ne tjetrin ne 95 i burgosi kurse tani do ti bej mbreter te gjitheve po del avokati i minoritareve.
    Nqs minoritaret marin 2 nenshtetesi atehere dhe shqiptaret e maqedonise kosoves malit te zi dhe greqise te marin 2 dhe shqiperia del 7 milion banore dhe te gjithe jane te gezuar.
    Une dua qe berisha te vije ne pushtet po me kete qe thote ne fushata nuk e di nqs tani do ja jape voten.
    E di qe ne fushata rrehet po edhe keto gjera nuk thuhen.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha ka reflektuar shume ne keto 8 vjet per qendrimet e tij te meparshme, dhe premtimi i mesiperm e deshmon kete gje. Ky premtim i Berishes qe do te jete kryeministri i ardhshem i Shqiperise, nuk eshte aspak bllof por do te behet realitet dhe shume shpejt besoj.

    Qendrimi i qeverise se ardhshme do te jete qendrimi i duhur kombetar ndaj minoriteteve ne vend qe do ti japi frytat e veta jo vetem ne ctensionimin e farsave mediatike ne vend qe sponsorizohen nga brenda dhe jashte Shqiperise, por do te krijoje edhe nje precedent te ri ne Ballkan, qe do te imponoje replikim edhe nga qeverite e vendeve fqinje, ku jetojne me shume minoritare shqiptare se sa minoritaret e Shqiperise.

    - Cdo shtetasi shqiptar do ti njihet e drejta e kombesise. Kjo nuk do te behet duke hedhur e pritur shifra minorititetesh apo duke mohuar ekzistencen e minoriteteve ne Shqiperi, por duke i bere pyetjen e thjeshte cdo shqiptari: ciles kombesie i perkisni? Kjo do te reflektohet edhe ne leternjoftimi, pasi po nuk u reflektua, do te qe nje inisiative gjysmake.

    - Shteti shqiptar nuk do ti shohi me komunitetet minoritare ne vend si kampe refugjatesh apo shtetas se dores se dyte, por do ti shohi si partnere. Kjo do ti japi fund alienizimit gjithmone e ne rritje te ketyre 8 vjeteve qe kane ndodhur ne zona si Himara apo Dropull, ku banoret e ketyre zonave ndihen te perbuzur pasi mediat dhe opinioni publik shqiptar i ngritur nga mediat e paguara i perdor ata si koka turku sa heqe qe ua do puna.

    Frutet e kesaj politike do te jene dhenia fund njehere e pergjithmone e "problemit minoritar" qe mban peng maredheniet e Shqiperise me vende fqinje. Kjo do te ndodhi me publikimin e statistikave te sakta zyrtare qe nuk do te lene vend per spekullime apo aludime te mbrapshta. Frut tjeter do te jete dhenia e shembullit nga shteti shqiptar ne kete drejtim, qe do te coje ne rritjen e trysnise nderkombetare ne vendet fqinje per te bere te njejten gje, pasi sic njihet boterisht, problemin e mohimit te ekzistences se minoriteteve apo percmimin e perbuzjen e tyre e kane edhe vendet fqinje ballkanike. Kjo do te coje ne fitimin e te drejtes se njohjes se kombesise edhe te atyre shtetasve te vendeve fqinje me kombesi shqiptare qe jane minoritet ne vendet fqinje.

    Dhe ajo me kryesorja, klima e re e njohjes se ekzistences dhe gjitheperfshirjes ne jeten e vendit, ka per te bere qe minoritetet te mos e shohin shtetin shqiptar si nje persekutues apo tiran mbi jetet e tyre, por do te jene me te prirur per te dhene kontributin e tyre ne jeten e vendit. Kjo do te beje qe elemente te ketyre komuniteteve te jene me pak te prirur te behen vegla te qarqeve anti-shqiptare dhe propoganda e ketyre qarqeve do te bier ne vesh te shurdhet.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Albo

    Albo nuk e di sa vjet ke ne Amerike Vella po mos harro se ne jetojme ne ballkan dhe minoritaret ne shqiperi nuk perbuzen perkundazi jemi i vetmi vend ne ballkan qe njerzit ne pergjithsi kane shkuar mire me njeri tjetrin.Pytlja eshte te nenshtetesia nuk mendoj qe eshte nje ide e mire.Greqia ka 20 e ca vjet ne Evrope dhe akoma deklaron 98% e popullsise greke.Te huajt gjithmone kane perfituar nga naiviteti i shqiptareve. Dhe ne dropull vella nuk kam degjuar ose pare ndonje gje.Une kam shoke nga Dropulli dhe ata nuk kane asnje komplex te tille.
    Himariotet mire i behet se ti i shkon i flet shqip ti harxhon leke atje dhe ata te flasin greqisht i duket vetja si grek kur 95% e popullsise eshte shqiptare.Po me kalimin e kohes do ndryshojne ato qe kane ngelur atje po e kuptojne qe kujt shtet i perkasin.
    Berisha do te vije ne pushtet se sben dhe po premton kot mi kot kujton se njerzit do e harrojne.Dhe Nqs ai i lejon minoritaret te marin pashaporte greke dhe te kene akoma shqiptaren atehere do kujtohet si tradhtar ne histori.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une mendoj qe edhe shteti shqiptar duhet te kete te njejtat kushte sikur shtetet tjera per te pasur nenshtetesine shqiptare. Nese ke lindur ne Shqiperi dhe prinderit i ke nga Shqiperia, pamvaresisht se a je shqiptar nga kombesia dhe a mban edhe pasaporte tjeter, duhet te keshe te drejten qe ta keshe edhe pashaporten shqiptare. Ketu nuk ka asgje te keqe.

    Poashtu, une mendoj qe shteti shqiptar duhet ti lehtesoj procedurat e marrjes se nenshtetesise dhe pashaportes shqiptare per te gjithe ata qe kane kombesi dhe gjak shqiptari dhe qe kane lindur e jetojne jashte Shqiperise sepse keshtu e afron diasporen shqiptare me shume drejt atdheut. Psh. une kam nenshtetesi amerikane por do kisha dashur ta kem edhe nenshtetesine shqiptare por kjo eshte shume e veshtire per shkak te procedurave te teperta dhe palogjikshme qe per momentin ka shteti shqiptar. Neve duhet te na mundesohet kjo gje edhe nepermjet ambasadave shqiptare, pra te mos kemi nevoje fare te shkojme ne Shqiperi per kete gje, por ta marrim ate edhe ne ambasade. Keshtu na lidh ne me shume me Shqiperine, gje qe pastaj shton edhe investimet tona atje, turizmin tone atje, dhe deshiren per te kontribuar dhe ndihmuar Shqiperine me te gjitha menyrat e mjetet, edhe nga jashte. Poashtu, na ruan nga asimilimet dhe fuqizon shqiptaresine e komuniteteve tona jashte.

    Per punen e pakicave, sidomos asaj greke, une mendoj qe te gjithe si PD ashtu edhe PS e partite tjera, duhet ti kushtezojne shume te drejta kesaj pakice, me dhenien e te drejtave shqiptareve ne Greqi (perfshire edhe arbereshet atje), problemin cam dhe te drejtat e emigranteve shqiptare atje. Poashtu ne disa vende ne Jug duhet te hiqen antenat greke dhe te vihen prape antenat shqiptare, se bashku me heqjen e asaj pershendetjes ne celular Welcome to Greece sapo kalon Vloren. Kjo eshte nje turp i madh per gjithe politiken shqiptare.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Nenshtetesia

    Ke te drejte po jo ne ta fillojme te paret ose te gjithe bashke ose greqia si vendi me i zhvilluar dhe demokrat qe mbahet ne ballkan ta filloje duke i dhene tokat mbrapa cameve.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Deklamimet e Berishes jane sa te papritura aq edhe te papergjegjshme. Kaq e kane zene ethet elektorale ate, sa edhe faktorin kombetar po e zhvlereson ne menyre te hapur e skandaloze - nuk eshte hera e pare qe e ben kete!

    Njohja e shtetesise minoritetit grek qe perben rreth 3% te popullsise mbart keto rjedhoja:

    - nuk permbush reciprocitetin, qe rreth 500, 000 emigranteve Shqiptare, neqoftese marrin shtetesine greke, tu njihet edhe shtetesia Shqiptare;

    - problemi i shtetesise greke per camet e djegur, vrare, e te shperngulur me force lihet krejt pas dore; ata injorohen teresisht, per faqen e zeze te tij;

    - do te nevojitet qe tu njihet shtetesia maqedone shulsave, serbe vrakacorreve, bullgare dibraneve ... nuk e di se cfare do tu njihet vlleheve?

    Berisha eshte gati ta shpalle Himaren republike autonome greke, vecse te behet kryeminister. Ky eshte synimi i vetem i tij. Mjetet qe perdor ai jane vetem ne sherbim te qellimit, jo vetem justifikim.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga honzik
    Berisha: "Do t'u njohim shtetësinë greke minoritetit"
    .
    A vetem grekeve do ju njihet apo edhe maqedoneve, egjiptianeve, romeve dhe shume nacionaliteteve qe jetojne ne Shqiperi...

    Nese bazohemi ne parimin euro-integrues eshte nje hap pare deres se madhe te BE-se hapi i Berishes. Por te shohim ne realitet sa do jete funksional mos te mbetet vetem marketing politik qe te fiton votat e elektoratit minoritar te Jugut dhe mandej te haron kete gje...

    Respekte nga Unë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Berisha

    Dy nenshtetesine me maqedonasit ne e kemi, edhe po ta bejme me grekun ska problem po greku ne fiilim duhet te plotesoje kerkesat e cameve dhe pastaj te merremi me nenshtetesine. Une per vete ia kam friken Berishes se po premton si shume.Pakten Nano eshte pizeveng i rren me disa lemosha dhe tabela, kurse berisha sdi me i bo keto gjera dhe kur do me bo ndonje pisllik kuptohet 1 km larg.

  9. #9
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    para se te mendoje per pislleqet, Sala duhet te fitoj zgjedhjet, dhe para se te fitoj zgjedhjet duhet te bindi sa me shume njerez qe ti japin voten, dhe ai ate po ben.
    Mua nuk me intereson shume se si do shkoje puna me pakicat kombetare, dhe me thene te drejten nuk me intereson FARE puna e tyre, mua me interesojne shqipetaret, dhe si mund te shpetojne ata nga hajdutet, mafjozet, te kuqte, spiunet e ku di une se cfare.
    Nese premtimi qe Sala po ben do ta ndimoje te vije ne pushtet PD, atehere le te bej sa te kete fuqi. Te huajt kundra i ka patur dhe shume qejfe nuk do ta kene dhe sikur te fitoj.
    By..... e plasur. Ata kurre nuk na kane dashur. Atij i duhen votat, i duhet fitorja, i duhet qeverisja. Kujt i behet vone se cdo bej greku, maqedonsi apo ku di une, ne dreq te vejne.
    Dhe ju mos e mundoni shume vehten me "faktorin internacional", si do qe te behet kundra do ti kemi.
    Kur Sala bertiste per Dushkun para 4 vjetesh, ata ulerinin qe ti njihte zgjedhjet dhe te futeshe ne parlament, tashti thone "dushku shume i rrezikshem". Fu.. them!

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Te rrojne keta te medhenjte qe na ruajne si shtet dhe si komb, se te ishte puna per Nanon, Berishen e te tjere maskarenj, do ta kishin shitur krejt per interesat e tyre.

    God help Albania !!!

  11. #11
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    pike se pari po vune berishen ne krye te shtetit,shqiptaret do jene me te vertete budallenj!nuk po them qe nanoja eshte me i mire.para 8 vjeteve deshin ta varnin berishen dhe tani disa duan ta shohin kryeminister.te iken truri te iken!se dyti minoritareve nuk ju jane vene kufizime asnjere nga shteti shqiptar,por perkundrazi ata gjithmone kane krijuar trazira me ndihmen e agjenteve greke dhe deputeteve te pbdnj.greket mezi presin per ndonje gabim te vogel nga ana tone qe te rihapin temen e vorioepirit.po te jete e vertete se kjo qe tha berisha po mendohet seriozisht nga qeveria atehere greket duhet te mendojne edhe ceshtjen e tokave came.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Berisha nga KONFLIKTI ME GREKET RA NGA PUSHTETI.

    Atje e kapi fillin PSja dhe e sulmoi, nga greket e amerikes e me rradhe te minoritaret qe u burgosen per armet e paligjshme e deri te 1997 qe qe revolucion i PS i sponsorizuar nga ekstremistet greke.

    Kjo qe dhe nje pike ku ai sulmohej shume --se po te vinte ne pushtet--do rihapte konfliktin ne ballkan.

    Berisha me politike e ka eleminuar kete-qofte dhe kohet kane ndryshuar ne krahasim me 1996 .

    TE VJEN PER TE QESHUR kur militant te majte --qe u bene me qarqet me antishqiptare ne greqi per te rezuar PD ne nga pushteti--e qe e barazuan pushtetin e tyre me greqine-----e qe rezuan ne parlament ne menyre te turpshme para nje viti REZOLUTEN PER CAMERINE.

    Dalin nga ana e kundert e akuzojne Berishen.

    Politika ka dhe humorin e saj.

  13. #13
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ti njoesh shtetesine minoriteteve! Veshtire te kupetohet se perse eshte llafi. Duan te thone qe qe minoriteti do kene pasaporta greke dhe residence ne Shqiperi? Apo qe do t’u ndimoet te mirren pasaporta greke per minoritetin. Po ce mo, ne do te komandojme Greqine?

    Po c’te mire keni yve te minoritetit pe te kethyerit ne resident? Sipas ligjeve te Europes nuku duhet te mbani pasuri te paluajtshme ne Shqiperi. Epo, kjo eshte te llafoset me shipetaret qe nje te mesuar Greqishten nga komshijte dhe fup ne Greqi qe te kethehen ne minoritare, se ku ka mbetur ndonje minoritar ne Shqiperi qe ka harruar te marre passaporten. Per keta mo, e ka llafne Berisha? I paguajne taksat e grekut keta shtetaret greke te Arvanise, mo?

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Minoriteti

    Thjesht do kene te drejte te ken 2 pashaporta Shqiptaren dhe Greken.
    Greket kane se minoritaret po marrin pas greke dhe po humbin nenshtetesine shqqiptare. 2 nenshtetesia le te behet po mbasi te jete zgjidhur problemi i camerise atehere do jemi te barabarte.

  15. #15
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga honzik
    Thjesht do kene te drejte te ken 2 pashaporta Shqiptaren dhe Greken.
    Greket kane se minoritaret po marrin pas greke dhe po humbin nenshtetesine shqqiptare. 2 nenshtetesia le te behet po mbasi te jete zgjidhur problemi i camerise atehere do jemi te barabarte.
    Pse duhet te kene te drejte te marrin 2 nenshtetesi???
    Jane ne toke Shqiptare, kane lindur ne Shqiperi dhe jane nenshtetas Shqiptar!!
    Apo kerkon mbeshtetje Berisha dhe ja dredh jugut me premtime fallco.

    Honzik pse te behen me 2 nenshtetesi....nese keta kane te drejte DUA dhe une te miat, pra femijve te mi te ardhshem qe do lindin ne USA i dua te behen dhe nenshtetas Shqiptare. C'fare kane me shume minoritaret e fshatrave te Sarandes nga femijet lindur ne toke te huaj nga prinder Shqiptare?

  16. #16
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    asgje me shume, dhe femijet e tu te ardhshem mund te behen shqiptar kur te duash TI.
    jane me qindra e ndoshta mijra kosovar te zvicres te belgjikes e ku di une , qe Sala kur ishte president i dhe nenshtetesine e dyte, ate shqiptare.
    Mos perdorni faktorin "patriotik" per te luftuar Salen. Ju e urreni ate sido qe te jete!
    Sa per konstatim; Sala eshte me patriot se ju e ne te gjithe, leri denglat e bjerini drejte!!

  17. #17
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Sigurisht qe e urrej dhe as nuk dua tia shoh fytyren apo degjoj zerin. Nejse c'do kush ka mendimet dhe ndenjat e tyre ndaj tij.

    Kjo ceshtja e minoritetit ne jug mua me duket si dicka pa rendesi kushdo qofte te jete ne krye per ta drejtuar. Pse duhet ti vejme kaq shume kohe dhe energji ligji te ketij lloji kur kane me shume pune per te ngritur gjendjen ekonomike etj etj ne te gjithe Shqiperine? C'fare perfitimi do kete Shqiperia nga jugu deri ne veri me kete ligj? Sigurisht do perfitojne ata te jugut per te levizur si te duan nga kufiri ne kufi. Mbase kjo mund ti japi mundesi ketyre njerezve per te ngritur gjendjen ekonomike te tyre... por a nuk mund te hapi nje ligj i tille ngatarresa te metejshme me Greket? Prejardhje greke, nenshtetas grek..opa toke Greke na takon ne tani. Jame shume skeptikal (skeptical) ndaj nje ligji te tille.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e metalmania
    Anëtarësuar
    19-06-2005
    Postime
    29
    e shoh une po vjen dita e luftes se trete boterore

    ah ballkan/evrope cpo te prete

    ku je o rusi ku je moj shpirt (VIVA LA MOTHER RUSSIA)

    do vije dita to vije mbajini mend keto qe shruajta ketu

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Kam idene qe ky eshte nje lapsus i Sales, sepse ligji shqiptar e njeh dyshtetesine. Shtetesine shqiptare ata e kane, ndersa ate greke jua jep po te doje shteti grek dhe jo Sala. Qellimi i tij mendoj se eshte deklarimi per mardhenie te mira me Greqine, por s’ka zgjedhur argumentin ose fjalet e duhura per t’u shprehur sic duhet.
    Per sa i perket mardhenieve te mira me fqinjet e sidomos me Greqine e Italine ku ndodhet dhe komuniteti emigrant shqiptar me i madh e jo vetem per kete nuk ka asgje te keqe, perkundrazi. Por gjerat shkojne mire vetem ne rast se punohet ne baze te partneritetit e mardhenieve reciproke dhe jo atyre vasale. Se pastaj e peson.
    Ndersa per minoritetet ne rast se flasim sic eshte realiteti pervec atij rom dhe jevgjeve, asnje nuk eshte persekutuar jo vetem sot, por ne pergjithesi.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Thjesht do kene te drejte te ken 2 pashaporta Shqiptaren dhe Greken.
    Ashtu si une kam te drejten te mbaj shtetesine amerikane dhe ate shqiptare dhe ai minoritari ka te drejten te mbaje shtetesine shqiptare dhe greke, dhe jo vetem minoritari por kushdo qe zgjedh te behet shtetasi i nje vendi tjeter, qofte Greqi, Itali, Turqi, France apo Gjermani. Kjo nuk eshte ceshtje qe ngelet ta vendosesh ti e une, apo Berisha e politika, kjo eshte ceshtje qe e ka vendosur cdo shqiptar kur ka emigruar ne Greqi, Itali, Amerike dhe ka pranuar te behet shtetas i asaj shoqerie. Prandaj nuk te takon ty te me tregosh mua se bera mire apo keq qe zgjosha shtetesine amerikane, ai eshte vendim i imi, ty te takon vetem ta respektosh ate. Eshte pjese e asaj qe shume njerez e quajne "demokraci" ku cdo individ eshte i lire te zgjedhi shtetetesine qe do.

    Per sa i perket kombesise, ate nuk e zgjedh dot pasi femija nuk e zgjedh dot nenen e baben e tij. Ke lindur ose nga prinder me kombesi shqiptare, greke, turke, vllahe, rome, etj. Dhe kur vjen puna tek kombesia, nuk duhet te jete fare objekt diskutimi pasi nuk mund te besh ate qe eshte me kombesi greke me kombesi shqiptare, pasi keshtu te eshte mbushur mendja ty, qe ai eshte me kombesi shqiptare. Dhe kjo eshte "marrezia shqiptare" qe duan te shqiptarizojne me zorr ata qe ua bejne te qarte hapur dhe thjeshte, nuk kane kombesi shqiptare, kane kombesi tjeter.

    Problemi i minoritetit grek eshte problemi me i vogel ne Shqiperi, pasi minoriteti grek e ka ruajtur uniformitetin dhe traditen e vete, po ashtu dhe gjuhen, dhe i dallon kollaj minoritaret greke ne jug te vendit nga minoritetet e tjera. Po cfare tu bejme atyre minoritareve te tjere ne Shqiperi qe hiqen sikur jane me kombesi shqiptare, edhe pse nuk jane te tille, duke perfituar nga dhenia e kombesise shqiptare te rregjimit te kaluar komunist. Sot keta flasin shqip dhe mbahen per nacionaliste te medhenj, pasi u duhet te tregojne me gisht te tjere, ne menyre qe te mos i tregojne te tjeret me gisht ata si pakica ne toke shqiptare. Keta nuk duan te shohin nje zgjidhje te problemit te minoriteteve ne vend, pasi do te ngelen si ai peshku pa uje e do te dallin ne zall e do te cirren maskat. Keta jane ata qe u pelqen ti mbajne ujrat shqiptare te turbulluara dhe jo te kulluara, pasi po u kullua uji, arrin te shikosh edhe zallin ne fund te lumit ne nje dite me diell.

    2 nenshtetesia le te behet po mbasi te jete zgjidhur problemi i camerise atehere do jemi te barabarte.
    Camet as nuk e kane dashur dhe as nuk e duan shtetesine shqiptare, ata nuk jane shtetas shqiptare, jane shtetas greke te debuar nga Greqia. Enver Hoxha u dha shtetesine shqiptare duke i bere nje dem te madh ceshtjes came, pasi e shkriu kete popullsi me pjesen tjeter te popullsise shqiptare, dhe sot ceshtja eshte 10fish me e komplikuar, pasi Greqia thote se nga dallon shtetasi shqiptar nga cami? Kush me siguron mua qe ata 3 milion shtetas shqiptare nuk me dalin 3 milion came ne Shqiperi?!

    Camet nuk kerkojne qe Greqia tu japi shtetesine, camet kerkojne qe Greqia tu NJOHI shtetesine, pasi ata kane qene shtetas greke para debimit. Camet nuk kerkojne te "clirojne Camerine", camet nuk kerkojne as te "bashkohen me Shqiperine", sic pretendojne shume nga ju qe nuk e njihni fare ceshtjen came, shoqatat came kerkojne ate qe eshte afer mendjes dhe mese legjitime:

    1. Njohjen e shtetesise greke.
    2. Njohjen e te drejtes se kthimit ne Greqi.
    3. Kthimin ose kompesimin e pasurise se konfiskuar nga shteti grek.
    4. Falje publike te shtetit grek per kete padrejtesi te bere ndaj popullsise came.

    Nje vendim i qeverise se re shqiptare per ti njohur pakicave greke ne Shqiperi dy-shtetesine, e ve me shpatulla pas muri qeverine e Athines perpara opinionit Ballkanik, atij evropian dhe perpara kongresit amerikan, pasi vendimi i qeverise se Tiranes i djeg ne dore Athines karten e fundit qe ajo mban kunder njohjes se ekzistences se problemit cam: karten e "persekutimit te minoritetit grek ne Shqiperi".

    Ky vendim i qeverise se Tiranes do te shihej si nje gjest i vullnetit te mire qe ndermerret nga Shqiperia per te ndrequr jo vetem maredheniet me fqinjin jugor, por edhe per te fituar pike ne Bruksel e Washington, te cilet cmojne cdo inisiative qe ka per qellim mbylljen njehere e pergjithmone te nje konflikti rajonal qe kercenon sigurine e gjithe rajonit dhe mban peng te ardhmen e gjithe Ballkanit. Pas nje hapi te tille, presioni nderkombetar do te rritej mbi qeverine e Athines per te zgjedhur ceshtjen came per hir te stabilitetit dhe zhvillimit te rajonit, dhe per hir te nje integrimi evropian te shteteve Ballkanike qe eshte ne interes te te gjitha paleve.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-06-2005 më 23:37

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-07-2009, 11:51
  2. Të njohim F. Herbertin si njeri
    Nga Baptist në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 22:24
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-02-2007, 18:16
  4. Moisiu dekreton shtetesine shqiptare per Baton Haxhiun
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 04:38
  5. A ka lidje mes infinitit dhe asaj qe njohim ne?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 11:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •