Edhe serish do te bjer ne raundin e katert.Patetike.
Edhe serish do te bjer ne raundin e katert.Patetike.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gjurin e dëmtuar gjatë takimit të humbur ndaj Uilliamsit 04-08-2004
Tajson është operuar me sukses
Sporti Shqiptar
Majk Tajson i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje artroskopike në gju për të riparuar dëmtimin që pësoi në raundin e parë të takimit të humbur ndaj Deni Uilliamsit, të premten e kaluar. "Ne riparuam 4 pjesë të përdredhura gjatë operacionit që zgjati rreth një orë. Shpresat që Majku të riaftësohet plotësisht janë të mëdha," - tha kirurgu ortoped, Riçard Emerson, i cili kreu ndërhyrjen. "Ai do të fillojë terapinë nesër dhe objektivi është që në 8 javë të riaftësuar në masën 90%," - shtoi Emersoni. Britaniku Uilliams i shkaktoi një humbje të papritur Tajsonit, duke e hedhur nokaut në raundin e 4-t të takimit zhvilluar mes tyre në Luisvil të premten e kaluar. Kjo humbje ka ngritur një pikëpyetje të madhe mbi të ardhmen e Tajsonit, i cili në planet e tij të së ardhmes kishte parashikuar rifitimin e titullit kampion. Tajsoni, i cili hodhi mbi parket Uilliamsin 3 herë gjatë raundit të parë nuk mundi të ngrihej brenda kohës së numërimit nga gjyqtari 2 minuta e 51 sekonda pas fillimit të raundit të 4-t. Tajsoni ishte i paaftë të mbronte veten kur një seri grushtat u derdhën mbi kokën dhe trupin e tij. Edhe një numërim më i gjatë nuk do të kishte mjaftuar që ai të ngrihej nga litarët ku ishte varur. Menaxheri i Tajsonit, Shelli Finkel, tha se dëmtimi në gju gjatë raundit të parë uli ndjeshëm lëvizshmërinë e tij. "Ky dëmtim shpjegon shumë gjëra. Ai humbi aftësinë për t'u kthyer shpejt për të lëvizur, për të peshuar mbi këmbën e majtë, çka do të thotë për të goditur fort me të djathtën," - tha Finkeli. Gustavo Kuerten dhe Lejton Hjuit janë në kërkim të formës së tyre më të mirë për grand slemin U.S Open. Këtë ata e kanë treguar duke kaluar pa vështirësi raundin e parë të konkurrimit në turneun e mjeshtërve të Sinsinatit. Braziliani Kuerten nuk e ka patur aq të lehtë sa pritej ndaj kinezit Jen-Hsun Lu, i cili ka rezistuar për 3 sete, ndërsa Hjuiti fitoi 2-0 ndaj Aleks Bogomolovit. Dy tenistët do të përballen ndaj njëri- tjetrit në raundin e dytë të turneut. Gjykatësi i çështjes së Kobi Brajantit, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një kamariere hoteli në Kolorado, ka vendosur të autorizojë publikimin e pjesshëm të transkripteve të seancave dëgjimore që u zhvilluan me dyer të mbyllura. Pas këtij vendimi, akuza gjendet në vështirësi, ndërsa paditësja dhe familja e saj duken gjithnjë e më pranë tërheqjes së padisë. Publikimi i informacioneve mbi jetën seksuale të vajzës sipas akuzës ul ndjeshëm mundësitë e saj për të fituar gjyqin duke bërë kështu që ajo të rishohë pozicionin e saj. Zhustinë Henin-Hardene, numri 1 i botës në tenisin e femrave ka bërë të ditur se do të konkurrojë në Lojrat Olimpike. Belgia, që mungon në konkurrime që prej Francë Open-it në muajin maj ka qenë e sëmurë nga një infeksion viral Kalvin Harrison, sprintieri i mirënjohur amerikan, është pezulluar për një periudhë 2-vjeçare për shkeljen e dytë të rregullave antidoping. Ky vendim e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij në olimpaidën e Athinës. Lajmi është bërë i njohur nga Agjencia Amerikane e Anti-Dopingut (USADA). Ky vendim mund t'i kushtojë ekipit amerikan medaljen e artë në stafetën 4x400m, ku Harrison bënte pjesë, megjithëse nuk duhej të konkurronte.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Eshte e vertete dhe me vjen keq qe Tyson(legjenda e katrorit profesjonist)po e mbyll karjeren e tij duke kaluar drama te verteta.Kur u mund ne nocaot me John Louis ne raundin e 7,kam qare si femi nuk i besoja syve, megjithate ai eshte nje jasht-tokesor, emri i tij uk do te harohet kurr...
Me vjen keq qe Redi thote qe Tyson eshte nje zhurme publicistike.Asnje boksjer nuk krahasohet me Mike Tyson, megjithate per te respektuar rregullat mbetet(Ali).Edhe ky e ka pare veten ngushte 2 here me Ken Norton, qe kane perfunduar me 15 raunde(me pike)ne "favor" te M.Ali.Me pas Norton shprehet i revoltuar dhe i sigurt ,ndeshja me takonte mua.Po ashtu edhe me Frezer, Holmes qe u shkatarua plotesisht,prandaj duhet te gjykojme drejte dhe nuk mund te vejme epitete figurave te cilet bota i adhuron dhe i respekton.
I nderuar zoteri Tironc, nuk e pranoj ate fjalen(kafsh barbare)me keto qe ti po thua nuk e njeh mire fare boksin,dhe mendimet e tua mos i pergjitheso mbaji per vete, shikoje ndeshjen mire, Tyson - Holyfield dhe pastaj gjyko.Holyfield tentoi disa here ta godiste me koke deri sa i çau vetullen, dhe Tyson u egersua dhe per inersi i kafshoj veshin.Katrori i ringut ka regulla dhe do merite per te fituar nje ndeshje te paster dhe, keto cilesi i ka vetem Tajsoni i hekurt.Postuar më parë nga TironciScrub
Me falni e kisha fjalen per Lenox Lewis dhe jo per(John Louis)gabime qe ndodhin.
Jam dakord me Lecin dhe Colombo qe dine te vleresojne figure madheshtore TYSON.Eshte nje Don King bizesmen profesjonist ne arenen e (katrorit te ringut)qe ngre dhe rezon boksjer te medhenj, ashtu siç beri me ndeshjen ALI-HOLMES.Sot kjo po ndodh me Tajsonin e hekurt,dhe eshte per te ardhur keq kur e shikojme ne kete gjendje.
Boksi profesjonist nuk ka kuptim pa permendur emrin e tij, ashtu siç ndodh ne futboll me jashte- tokesorin Maradona.
Di ndonjeri kur jepet ndeshja Kevin McBride vs Mike Tyson dhe cili tv e transmeton (ketej nga europa)?
Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!
nuk e di kush e transmeton por MC Bride fitoj kunder Taysonit
Ja edhe disa foto te mechit
Nje nga me te medhenjte e boxit,ndoshta me imadhi bashke me M.Ali,i hekurti Majk Tyson pas humbjes kunder irlandezit McBride ne raundin e 6,deklaroi largimin,fundin e nje karrierre brilante,qe fatkeqsisht ne kater-pese ndeshjet e fundit u zhubravit nga vete ai por dhe shume te tjere.
Ne ring nuk do te shohim me Tyson,ai i perket tashme historise.
Nje karrierre qe fatkeqsisht u mbyll,jo ashtu sic i perkiste nje kampioni te madh.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Me vjen keq qe figura TYSON u keqperdorua vitet e fundit ne fitim te biznesit profesjonist.Tashme ai eshte krejt i bindur ndoshta me vonese, ku deklaroj edhe vete largimin e tij , pas humbjes me McBride.Emri i tij ngeli ne histori per t'u mos u perseritur me kurr.
nje komentator i shfaqjes tha: si thoni kthehet prape Tyson te luaje me para?
ju pergjigjen: ai do kthehej po kush e paguan se nuk fiton me.
e kam urryer kete kafshe me fytyre njeriu qe ne fillim...beh bota eshte me e mire pa fytyren e ketij ne nje tjeter skandal.
TBD
http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=000474
Boksjeri qe u perfol me teper dhe qe vuri ne levizje mediat e ndryshme ne mbare boten, gjate gjithe koherave, per forcen,natyren dhe bemat e tij, qe tashme ato ngelen dhe lane shenje ne histori.
Ali me vajzen e tij Leila, me pelqen kjo foto prandaj vendosa ta postoj.
Edhe nje legjende e boksit po leshon sfidat e tij per t'u zavendsuar me te reja.
Mike Tyson ose Majku i Hekert (IRON MIKE), detyrohet ti thote LAMTUMIRE boksit per shkaqe te njohura sepse nuk mund t'i rezistoje "grushtit te njome" qe shfaqet neper arenat e boksit anembane botes.
Ndeshja e fundit me irlandesin McBride ishte edhe kulmi i fundit te tije, ishte i detyruar te dorezon lojen se perndryshe do hante teper "qytek" nga nje boksier anonim, modest, dhe i guximshem sic ishte irlandezi shtatlarte dite me pare kur i tregoi NJERIUT TE HEKERT, se koha yte ka ik lal, shko dhe penziono dhe leri te tjeret ne keto arena...
Si mendoni ju per karrieren e Majkut ishte dicka e mire e percjellur me triumfe apo e stermbushur me ngjarje kontraverze dhe pune te pista qe jemi mesuar t'i degjojme neper gazeta bulevardeske per Mike Tysoni.
Dica eshte e sigurte se Tyson me nuk egziston, por valle shtrohet pyetja se kush eshte pasardhes i tij?
Ju ftoj per diskutim.
My silence doesn't mean I am gone!
I nderuar Davius ju uroj per temen e hapur.
Ne nje interviste te dhene nga Muhammad ALI pas humbjes ne raundin e 11 me nockaut teknik nga i madhi Larry HOLMES, e pyeten per ke mendoni ju se eshte pasardhesi i juaj:ALI megjithese i demtuar rende nga 270 goditje te pameshirshme nga HOLMES pergjigjet: Ai njeri nuk ka lindur akoma.
Ne Qershor te vitit 1988 ne Atlantic City, Michael SPINKS-Mike TYSON qe perfundon me nockaut brenda 90 sekondave, i madhi ALI heq syzet i befasuar dhe me te drejte si nje baba i madh i katrorit te ringut profesjonist qe e ktheu boksin ne art shprehet: Emri TYSON do te degjohet gjate,dhe ashtu po ndodh.
I rashe pak gjate nga Kina por doja te thoja: YJET LINDIN PER TE MOS U PERSERITUR ME KURR.
Sa per dijeni kush mund ti afrohet Majkut Hekurt:
58 ndeshje te zhvilluara:
24 fitore me nockaut ne raundin e pare
7 fitore me nockaut ne raundin e dyte
6 fitore me nockaut ne raundin e trete, e keshtu me rradhe.
Jane shifra recorde qe ndoshta do ti kishte zili edhe mbreti i ringut ALI
Muhamed Ali ne namaz
Muhamed Ali ne qabe (mekke)
Muhamed Ali dhe Malxom X
Ti qe me forcen e hipnozes na ngrije nga gjumi , per te pare prane ekranit pa ngjyra Iliria. Qofsh i bekuar Majk, nuk lind nena me si ty.
Krijoni Kontakt