Ja edhe tabela....qe e shpetoi Brazilin e Edit te favorizuar...
Argjentine
Australi
Gjermani
Tunizi
Brazil
Greqi
Japoni
Meksik
Ja edhe tabela....qe e shpetoi Brazilin e Edit te favorizuar...
My silence doesn't mean I am gone!
Postuar më parë nga Davius
Po Europa pse merr pjese vetem me nje skuader?
Japonia luajti bukr me Brazilin.
Pas kujt vrapon ky Ronaldinjo...ndoshta per te kap edhe trenin e fundit...
My silence doesn't mean I am gone!
Yjet...........qe sonte shkelqenin sikur Hena diten...
My silence doesn't mean I am gone!
Mos beni kot muhabet trenash o Davius...
E dinim te gjithe qe brazlianeve u mjaftonte barazimi ....Normale qe kur je 2-1 kerkon te rezervosh energjite , se ke ndeshje tjeter te shtunen me Gjermanine....goli ne min 88 i ringjalli shpresat Japonezeve...
Super Ronaldinho ....lojtar qe nderon futbollin me spektaklin qe jep ne fushe...
Nje pjese e pare spektakolare .... Ronaldinho , Kaka dhe Robinho lozen shkelqyer ...
Vetem se brazilianet sot humben raste goli , e nuk mbyllen rezultatin ...gabime qe nuk mund ti besh ne boterore ....
Ndeshjet cdo 2-3 dite ndikojne ne gjendjen fizike...dhe pas rezultatit 2-1 te merituar , ne pjesen e dyte Brazili leshoi pak lojen..megjithese kerkoi golin edhe me mbrojtesat Juan , Lucio ...edhe Cicinho rrezikoi ...
Hallall Japonia ...ka lojtare te talentuar ...goli 3 minuta paa mbarimit te ndeshjes i dha shpresa ... ne shtese kerkuan ta fitonin ndeshjen...
Adriano pas 2 ndeshjeve te para te lozura ne nivel te larte sot nuk ishte ne nivelin e tij....
Portieri Marcos nuk me pelqeu .... nuk meriton rolin e zevendesit te Dides...Ishte 100 here me mire Cesar...
NE NDESHJEN TJETER Greqi - Meksike 0 - 0 ...
Kampionet e europes ikin nga turneu pa shenuar asnje gol...
Te shtunen GJERMANI - BRAZIL...
Te dielen ARGJENTINE - MEKSIKE
FOTO 1...Robinho gol....
FOTO 2....Ronaldinho gol...
FOTO 3...japonezet shenojne...
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Edi mua me vie keq si ti je tifoz i Brazilit dhe s'te pelqejne keto muhabetet e trenave por dicka duhet te keshe parasish se fale nje goli u kualifikuat ne gjysem finale, dhe me siguri do takohemi kah finalje e madhe me Argjentinen e cila ju rrehi rrende para disa javeve...te mbesesh 2-2 me Japonine per nje kampion boteror eshte me se turp por kjo gje ju ndodhi juve, por tash do keni nje Gjermani modeste ne gjysemfinale e cila e perkrahur do ju sjell problem se per t'ju rreh nuk besoj se dikush tjeter e ruan shkopin kokes per ju e ato jane e din kush .........Postuar më parë nga inter_forever
Mos harojme keto qe shkruajm se do te vie koha do te citojme keto, dmth do citojme postimet tona.
Go MARADONA BLOODDDDDDDDD
My silence doesn't mean I am gone!
Mua inat per Brazilin ???...Aspak....
Per Confederation Cup as se vras truri fare o Davius ...Jane miqesore...ose pregatitore me mire...
Mua me behet qefi qe Brazili po vuan me ekipe si Meksika apo Japonia...Sespe i hapen syte dhe nuk fluturojne me ''presh'' tek vendi...
E gjithe bota i vlereson si ''yje'' , se ashtu jane , por ne futboll jane edhe 11 lojtare kundershtare , qe po lozen taktikisht shkelqyer te hapin probleme...
Jo 1 gol ... po 2 gola ... 5-3 dhe 4-4 golavarazhet...
Per 1 gol thu ti... Aq eshte muhabeti 1 gol te nderon ose te fundos....
Ik thuj milanistave ca te ben 1 gol ....se e pane ne finale ...
Sa per Argjentinen ....
Vazhdoj me idene time qe ate ndeshje po te ishte nje arbiter europian , Argjentina do kishte mbyll lojen me 6-7 lojtare...se lozen ''dru me pre''....
Argjenitnen e rrafem ne finalen e Kupes Amerikes...atje ngrihej kupa , keto ndeshjet e tjera jane ''derbe'' inati dhe statistikash ...
Gjermanet kane mundesine te fitojne sepse kane motivacione te forta, se lozin ne vend te tyre ...e ndoshta kete Confederation e fitojne ata...
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
o inter for ever pse sthua qe na kini frike ?.Sa keq kampionia e botes barazim me japonine po ai blateri sa i keqi sla ndeshie te brazilit pa humbur si shpjegohet ????Sa per finalen e amerikes e pe vete kishit fatin qe kishte greqia ne europjan mos me thuaj qe seshte fat te barazosh ne minutat shtese te pjeses se pare edhe ne minutat shtese te pjeses se dyte
Vjosa po Edi, si brazilian qe eshte tash i ka hyre friga ne palce dhe po na kujton kupen e amerikes se jugut, duke haruar humbjen e thelle disa jave me pare....po nga Argjentina.Postuar më parë nga Vjosa
My silence doesn't mean I am gone!
Braziljanet Kan Frike Vetem 3 Ekipe ,argjentina ,uruguaji ,dhe Kameruni !!!
Eshte Fakt ,qe Eshte Perhapur Nga Vete Populli Braziljan !!!
Gjithe Te Mirat
Brazili, kualifikimi mes drithërimave
Brazili arriti një barazim 2-2 ndaj Japonisë, në ndeshjen e fundit të grupit B, në Kupën e Konfederatave. Me këtë rezultat, Brazili ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me ekipin e Gjermanisë. Për Brazilin luanin, që nga minuta e parë, Adriano, Kaka dhe Ronaldinjo, të cilët ishin në dyshim për këtë takim. Ekipi i drejtuar nga trajneri Parreira arriti të kalonte dy herë në avantazh, gjatë pjesës së parë, por Japonia arriti dy herë të barazonte rezultatin. Goli i parë i takimit u shënua nga Robinjo në minutën e 10-të. 17 minuta më pas, Nakamura e barazoi rezultatin për Japoninë, me anë të një gjuajtjeje spektakolare.
Në portë për Brazilin mungonte Dida, i cili u zëvendësua nga portieri Markos. Pas pësimit të golit, Brazili u hodh në kërkim të golit të dytë dhe arriti ta gjente në minutën e 33-të, me anë të Ronaldinjos. Në minutat e mbetura të pjesës së parë, Brazili pati rastin për të shënuar golin e tretë me anë të Adrianos, i cili nuk arriti ta shënjestronte portën e Kavaguçit. Në pjesën e dytë, Japonia nuk mundi të reagonte dhe u detyrua të vuante presionin e vazhdueshëm të Brazilit. Në 20 minutat e fundit, trajneri Parreira hodhi në fushë sulmuesit Baptista dhe Renato, në vend të Adrianos dhe Kakasë.
Brazili iu afrua sërish golit me anë të Robinjos, i cili u gjend i vetëm para portës, por Kavaguçi arriti ta largonte topin nga zona e tij. Në minutat e fundit të takimit, Japonia arriti ta barazonte rezultatin me anë të Oguros, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë kompeticion. Edhe Robinjo, me golin e shënuar dje, u ngjit në kuotën e dy golave në këtë edicion të Kupës së Konfederatave. Ronaldinjo konfirmoi formën e tij të jashtëzakonshme, pasi zhvilloi një takim spektakolar. Adriano nuk arriti të impresiononte në takimin e sotëm dhe u zëvendësua nga Parreira në minutën e 25-të të pjesës së dytë.
Ronaldinjo, i cili u shpall lojtari më i mirë i takimit, pas ndeshjes tha: "Për ne ishte e rëndësishme të fitonim, edhe pse kualifikoheshim me barazimin. Më vjen keq që nuk arritëm ta ruanim avantazhin deri në fund të takimit. Jam i lumtur që arrita të shënoja golin tim të parë në Kupën e Konfederatave, por merita është e të gjithë ekipit. Në gjysmëfinale do të luajmë ndaj Gjermanisë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë". Pas barazimit të Meksikës me Greqinë, Brazili e mbylli grupin në vend të dytë, në kuotën e 4 pikëve, duke arritur kualifikimin falë golavarazhit. Në gjysmëfinale, Brazili do të luajë ndaj ekipit të Gjermanisë, ndërsa Meksika do të luajë ndaj Argjentinës
My silence doesn't mean I am gone!
Aaaaaaaa...nuk e shef po na dridhen kembet per '' kapakun e tenxheres'' ...Postuar më parë nga Davius
Po une shkruajta postim gjysem faqe , per te treguar qe keto ndeshje jane stervitje per boterorin ...
Humbjen e thelle ...
po 3-1 dolem ..humbem .. Kur lozem ne Brazil fituam 3-1 ...barazim jemi me Argjentinen ...
E tha mire Ronaldo ...keto ndeshjet e Confederationit jo vetem na lodhin fizikisht pas nje viti lozur ne kampionat edhe champions , por edhe shtypi na masakron...Nese fitojme ...eshte pa vlere ... se te ngresh Kupe Bote dhe Kupe Amerike , keto kupa ''kapakesh'' jane qesharake...
Nese humbim ndonje ndeshje ...behet nami...
Vjosa ...ke te drejte ...barazoi Imperatore ne minutat shtese...Por mos harro qe ne lozem me ekipin e dyte ..se Ronaldo , Ronaldinho , Kaka , Dida etj.. ishin duke bere plazh...
E ka thene mire Titi... ekipet qe i kemi ters historikisht jane Uruguaj dhe Argjentina ...
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Po de EDI ashtu eshte... ama kam frige se shume ndeshje ju behen trejning si ajo me Argjentinen, me Meksiken me Japonine, mos eshte dicka teper kjo, mos te lodheni me trajnime dhe mandej humbisni edhe ndeshjet...
My silence doesn't mean I am gone!
Jo se ka ndonje rendesi te madhe, po devijimi paska qene dhe jo pak po shume. Inter forever shikoje ne perseritjen e trete te golit te ajo dosja qe ke derguar, ne pozicionin ballor. Deisler devijon topin qe ishte nisur per ne mes te portes. Sidoqofte mbrojtja paska qene pertoke ne kete pozicion. Kater nderhyrje dhe asnjera e sakte.Postuar më parë nga inter_forever
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Eshte devijim i ''embel'' ...Postuar më parë nga Dr Rieux
Une devijim vendimtar quaj kur topi ndryshon komplet drejtim dhe portieri hidhet nga ana tjeter (p.sh goli i Zalajetes ne Inter - Juve)...
kurse ne kete rast portieri ne krah te tij e kishte topin ... me duket se nuk ishte vendos mire ne porte ...
Nejse....
Nderkohe po zhvillohet Kampionati Boteror i 20 vjecareve ....
Pas ndeshjeve ne grupe , u percaktuan ciftet me eleminim direkt ...
Ne keto momente po lozin MAROK - ITALI 1-0 ...
Edhe ketu kemi ciftin GJERMANI - BRAZIL .....
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Meqenese e kam shkruar me lart ...
Ne kampionatin Boteror te 20 vjecareve :
Marok - Itali 1 - 1 .....Ne shtese shenuan edhe nga nje gol ...2-2 ...
Me penallti u kualifikua Maroku ....
Gjermani - Brazil 1-1 ..koha e rregullt....Ne shtese Brazli shenoi 1 gol...
Brazili fitoi 2-1 dhe u kualifikua ....
CONFEDERATION CUP---2 LOJTAR TE MERKSIKES ME DOPING .
Pas ndeshjes me Brazilin ekipi i Meksikes largoi 2 lojtare Aaron Galindo e Salvador Carmona ...Ne fillim u fol per motive disiplinare...
POR sot FIFA konfirmoi llafet qe ishin perhapur.....te 2 lojtaret rezultuan POZITIVE ne testin Anti-doping ...
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Sa e parashikoni rezultatin Gjermani-Brazil? Un them qe do arrij me shtese ose penallti.
Pjesa e pare Gjermani - Brazil 2 - 2 ....
Ne pergjithesi ndeshje e merzitshme....edhe pse jane bere 4 gola...
Golat...Adriano goditje denimi...topi devijohet dhe gol...
Barazon Gjermania pas 2 minutash...kros ...goditje me koke...gol...
Nje penallti per Brazilin...Adriano deperton ne zone...Huth mundohet ti zeje rrugen dhe me krahe e shtyn...per mua nuk jepej penalltia ..megjithese them e diskutushme...
Ronaldigho gol...
Penallti per gjermanet...kesaj rradhe arbitri donte te kompesonte penalltine tjeter.....nuk kishte asnje faull ne zone, perkundrazi ndaj Junior u be faull...
nejse...Ballack gol...
Per brazilianet :
teper teper te lodhur...duken qe jane shtrydhur gjate gjithe vitit ....mbrojtja dobet ..Roque Junior bloze fare...krahet e mbrojtjes nuk kane kaluar nje here mesfushen ...i puth ne balle pleqte Cafu dhe R.Carlos ...
Kaka dhe Ronaldingo nuk po ndihen...Po lufton vetem Adriano dhe Robinho...
Arbitri shume i dobet ... nuk e marr vesh se pse eshte kaq nervoz ..na hapi barkun ...
Ndeshja vendoset nga episodet ...
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Pjesa e pare mbyllet Gjermani - Brazil 2:2. Gol i Adrianos ne min 21 nga goditje denimi 30 metra por serish pafat gjermanet, topi devijohet "ndyresisht" pasi Lehman kishte marre drejtimin nga topi. Pas nje minute barazon Podolski pas nje goditje kendi. Ne min. 43, penallti "e lire" per Brazilin pasi Huth mban Adrianon gjate nje futjeje ne zone. Ne min 47, prape penallti, por per Gjermanine, pasi Roque Junior mban gjate nje goditje kendi Huth, shenon Ballack. Nqs penalltia e Brazilit ishte e lire, kjo e Gjermanise ishte falas fare.
Gjermania ne 20 minutat e para ishte shume e levizshme ne loje. Deisler i rrezikshem ne krah te djathte, gjithnje shqetesues per Gilberto dhe Roque Junior. Jo dhe aq ne krahun e majte Schneider (jashte pozicionit se vete eshte mesfushor i djathte) qe zevendeson "derrkucin" Schweini, i pezulluar per kartona ne ndeshjet e meparshme. Pas 20 minutave te para pati nje shkeputje mes repartit te mbrojtjes dhe mesfushes gjermane. Ernst dhe Huth nuk me japin shume siguri ne mbrojtje. Ballack duhet te jete me imponues ne qender te lojes sidomos ndaj Ronaldinjos dhe sulmi gjerman duhet te filloje presingun qe ne topin e pare nqs duan te kene rezultat ndaj Brazilit. Sic duken bathet ne pjesen e dyte do kete akoma me teper gola.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Gjermania po humebet 3-2 kur po e kontrollonte lojen.Tani Brazilianet u cuan nga gjumi.
Shpresoj Brazil - Argjentine nje finale e bukur.
Krijoni Kontakt