Duke marrë shkas nga referendumi francez mbi Kushtetutën europiane (që nuk u aprovua), mendova të sillja nja pesëdhjetë citate, mbi Europën, nga njerëz të shquar të shpërndarë në të gjitha kohërat, që nga Greqia e lashtë e deri në ditët tona. Këtu më poshtë vijnë pesë të parat. Kushedi këto thënie mund të ngjallin ndonjë debat me vlerë, të paktën shpresoj.
Të kundërtat konvergojnë, dhe nisur nga të kundërtat formohet thurja më e bukur ; dhe të gjitha gjërat mbërrijnë nga grindja.
HERAKLITI, v. 500 p.e.s
Anglezi është armik i Francezit vetëm sepse ai është francez, Bretoni e urren Skocezin thjesht sepse ai është skocez ; Gjermani është me thikë në fyt me Francezin, Spanjolli me të dy. O perversitet njerëzish, larmia sipërfaqësore e emrave të vendeve të tyre mjafton ajo e vetme për t’i përçarë ato ! Përse nuk pajtohen ato më mirë mbi të gjitha vlerat që ato ndajnë së bashku ?
ERASME, 1515.
Eshtë e nevojshme që Princat e një pakti të përbashkët t’i barazojnë monedhat, për që çdokush të mundet për të kontraktuar ngado pa humbje.
EMERIC CRUCE, 1623.
Qëllimi im suprem është për tu lajmëruar Krishtin të gjithë popujve në emër të atdheut tonë europian ; dhe ja përse ne duhet së pari të bashkohemi ndërmjet nesh. Sepse ne Europianët e tjerë, ne duhet të jemi të konsideruar si udhëtarë të mbarkuar në të njëjtën anije.
AMOS COMENIUS, 1645.
Nëse do të dija diçka që të më qe e dobishme për mua dhe e dëmshme për familjen time, do ta flakja tej nga mendja ime. Nëse do të dija diçka që do të ishte e dobishme për familjen time dhe e dëmshme për atdheun tim, unë do të kërkoja ta harroja. Nëse do të dija diçka të dobishme për atdheun tim dhe e dëmshme për Europën dhe llojin njerëzor, do ta shikoja atë si një krim.
MONTESQUIEU, 1720-1755.
Krijoni Kontakt