Fillareti Përdëllimtar - 1 dhjetor

Ishte zotërues toke dhe blegtor në Veri të Ankarasë, Azi e Vogël. Kishte prindër Gjeorgjin dhe Anën, bashkëshorte Theosevonë, besimtare, por besimtare "logjike", dhe fëmijë Joanin, Ipatinë dhe Evanthinë, të bukur si nëna e tyre.
Fillareti, i denjë për emrin që mbante (d.m.th. mik i virtytit), mbante në shtëpi dhe u jepte para "pa u menduar", atyre që kishin nevojë dhe disa vinin edhe nga larg. Njëherë u ngas në mënyrën e Jovit: Pasuria e pashtershme e tij, dikur u pakësua dhe përfundimisht u mbarua nga hajdutët dhe mashtruesit. Veçse, jepte deri në fund, kurse ankesës së personave familjarë të uritur, të cilët e dënonin, i përgjigjej në mënyrë profetike: "Kam një thesar të fshehur"!
Fali dhe rrobën që vishte, dhe më përpara grurin që kishte marë hua. Theosevoja e ironizoi
- Pse nuk jep së bashku me grurin dhe thesin?
- E drejtë thotë, po e jap.
- Për inatin tim jepe të gjithë grurin!
- Ke të drejtë.
- Jepe dhe gomarin tonë të fundit për ta transportuar!
- Je e denjë për t'u mburur, po e jap. Gjëra të tilla na kujtojnë "Shtrigën" e Shekspirit.

Ndërkaq mbretëresha Irini (797-802) që ishte regjente e birit të saj Konstandinit të Gjashtë (780-797), dërgoi t'i gjejë nuse. Oborrtarët mbërijnë në shtëpinë e shenjtit, e vetmja gjë e tij që i kishte mbetur, u nginjën me ushqimet e parisë të gatuara prej gruas së tij dhe u verbuan nga tri mbesat e bukura dhe të virtytshme të tij. I morën pra të gjitha si dhe kandidate të tjera. Maria, e bija e Ipatisë së ve, u martua me mbretin, motra e saj me një patric, kurse e bija e I Evanthisë mori monarkun Logovardh.

Sipas burimeve të tjera, fama e Përdëllimtarit ishte ajo që shkaktoi mblesërinë. Gjyshi i mbretëreshës u bë senator pa dëshirën e tij dhe tashmë përdëllente "në mënyrë mbretërore". Paranjohu vdekjen e tij dhe kërkoi që të varrosej në një manastir virgjëreshash.

Ndërsa po vdiste shkëlqeu rreth e rotull (792), mbasi kishte këshilluar të tijtë që të bënin vepra të mira pa u kursyer. Mbreti dhe senati e varrosën shenjtorin me nderime dhe shpërndanë ndihma në të vobektët të cilët e vajtonin të pangushëlluar. Mbi varr u shërua një i demonizuar.

At Justiani