Miq te nderuar!
Ne kete teme mund te sillni fabula te ndryshme.Sipas mundesive, do te ishte me interes te theksoni edhe domethenien e fabules qe do te sillnit ketu.
Meqe tema perfshin edhe emrin e fabulistit te lashte grek Ezopi-t, do te ishte me interes te shkruaja dicka edhe mbi te, si dhe mbi fabulen dhe rolin e saj ne shoqeri.
Fabula e ka prejardhjen nga Lindja, sic e kane edhe vet brezat njerezor. Apologjia greke permban shpesh prejardhjen e saj siriane ose egjiptiane me simboliken qe perdor, hyjnite dhe gjeografine, por nuk ndryshon shpirtin e vet. I pari dhe me i famshmi prej fabulisteve te lashte greke, ishte Ezopi. Vet qenia e tij eshte fabul. Deshmite e shkrimtareve te lashte (me e hershmja ajo e Heroditit) na paraqesin si atdhe te tij Samon, Sardis, Mesimvrine e Thrakes ose Frijian dhe shtojne se ishte skllav i nje banori te Samos, i cili I fail lirine.
Ezopi jetoi ne shekullin e VI p.e.r. (620?-560?). Edhe nese ka ekzistuar ose jo, Ezopi nuk eshte nje artist qe kultivon fabulen si nje gjini letrare, por e perdor ate nepermjet veprimtarise shoqerore , me rrefenjat e tij kerkon te ndikoje ne jeten e bashkeqytetareve te tij per ta perdorur ate ne te mire te tyre.
Kafshet fitojne perfundimisht vleren e simbolikes se tyre si perfaqesues te nje virtyti njerezor ose ceni. Megjithate kalimi nga pershkrimi konkret dhe i hollesishem i kafsheve ne fabul, ku personazhe jane kafshet, ne te cilen thjeshtesia praktike u ebe klasike me Ezopin, duhet te interpretohet tek egjyptianet. Ata verrejten se kafshet, te drejtuara nga instikti i tyre, duket se i nenshtrohen nje shtrirjeje sovrane, tek kafshet njohja baze karaktersitike shperfaqet me qarte se tek njeriu, keshtu egjiptianet mbajten vetem karakteristikat me te dukshme te sjelljes se tyre, kurse per te tjerat besuan me shume dukurite sesa te verteten, prej kesaj rrjedhin percaktime te pashpjegueshme: perse gomari, i cili mund te misheronte zellin dhe durimin, u be simbol i pamundesise? Perse delja u be simbol i butesise dhe urtesise kunder marrezise dhe peruljes?Qysh prej asaj kohe ujku eshte nje perfaqesues i egersise, dhelpra e dinakerise, ariu i papjekurise dhe marrezise etj.
Keshtu pra, me Ezopin fabula morri nja pamje te dyfishte, e cila mbeti qysh atehere dhe me pas u be njekohesisht dhe morale.
Fabula dhe morali
Ne lidhje me rolin didaktik te fabulisteve dhe me funksionimin moral te fabules, mendimet jane te ndryshme. Disa thone, p.sh. per Ezopin se fabulat e tij parashikonin nje rregull me te drejte te gjerave dhe se ushtruan njefare kritike tek me te fuqishmit e kohes se tij. Ne te kundert, te tjeret theksojne se ndikimi i vertete eshte ne kundershtim me moralin e rremė, ai kerkon ti heqe maskat, te denoncoje hipokrizite, te fajesoje ate forme vecanerisht tinzare e te nenshtruar shoqerore, qe ehste konformizmi.
Keto dy pamje kane edhe te drejte, edhe jo. E para gabon kur mbron se fabula synon kapercimin e realitetit shoqeror, ndersa e dyta kur akuzojn thjeshte per konformizem dhe konzervatorizem. Fabula nuk ndikoi ne zhvillimin e ideve morale, por mbrojti vazhdimisht nje konformizem te rrepte, me te lartin. Nuk shkoi kurre me tej ekzistences, por as justifikoi ndonjehere natyren e saj te dyfishte, i cili nuk eshte vetem nje qendrim dhe zbatim ne praktike i nje ideje (morale), por edhe nje shkelje teorike dhe praktike e saj.
Ja nje fabul:
Shqiponja, sorra dhe bariu
Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksėn thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.
Morali dhe domethenia e fabules eshte ky: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak.
Pergatiti,
ZeM
Krijoni Kontakt