gjynah i shkreti! ish kaq i pasur jashte, dhe kaq i varfer brenda shpirtit.
gjynah i shkreti! ish kaq i pasur jashte, dhe kaq i varfer brenda shpirtit.
Summertime, and the livin' is easy...
Presidenti Rugova ngushėlloi familjen Athanasi nė SHBA me rastin e vdekjes sė Anthony Athanasit
Prishtinė, 25 maj - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka ngushėlluar familjen Athanasi nė SHBA me rastin e vdekjes sė Anthony Athanasit, afaristit tė njohur shqiptaro amerikan.
"Me rastin e vdekjes tė mė tė dashurit Tuaj, babait, vjehrrit dhe gjyshit Tuaj, Anthony Athanasit, Ju shpreh ngushėllimet e mia dhe tė popullit tė Kosovės.
Anthony Athanasi ishte njė burrė i madh shqiptar dhe amerikan qė ndėrtoi mbretėrinė e vet tė biznesit nė tė mirė tė tė gjithė shqiptarėve.
Nė historinė mė tė re tė Kosovės dhe tė botės shqiptare, Ai do tė mbetet si burrė i njohur qė pėrkrahu lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Ne sė bashku me Ju ndiehemi krenarė me veprėn dhe figurėn madhėshtore tė Anthony Athanasit, qė do tė jetė shembull pėr tė gjithė shqiptarėt, si duhet punuar pėr kombin.
Nė kėto momente tė rėnda pėr Ju, bėhuni tė fortė. Ne qėndrojmė pranė Jush.
I falemi kujtimit tė Tij tė pėrjetshėm! I qoftė i lehtė dheu i Amerikės!", thuhet nė fund tė ngushėllimeve tė Presidentit Rugova.
My silence doesn't mean I am gone!
Di ndonjeri cfare ka bere ky per Shqiperine ???
Nė Boston u zhvillua ceremonia e varrimit tė afaristit tė njohur shqiptaro amerikan Anthony Athanas
Boston, 27 maj - Nė Boston (SHBA) u zhvillua ceremonia e varrimit tė afaristit tė njohur shqiptaro amerikan Anthony Athanas, i cili vdiq javėn e kaluar nė moshėn 93 vjeēare. Anthony Athanas u varros nė varrezat familjare nė Swampscot afėr Bostonit.
Anthony Athanas ishte njė figure pajtuese, afruese e bashkuese pėr shqiptaret, thonė ata qė e kanė njohur. Ai kurrė nuk u perzie nė ēėshtje tė brendshme tė politikės shqiptare.
Pėr herė tė parė ai e vizitoi Shqipėrinė ne vitin 1989 dhe pastaj me 1995 me kthimin e eshtrave tė Faik Konicės. Nė Boston, pa bėrė asnjė dallim partiak, ai nderoi me ftesėn e tij tė gjithė politikanėt dhe udhėheqėsit kryesorė tė pas diktatures nė Shqipėri. Tė njohurit e tij thonė se Anthoni Athanas kishte vetėm njė ėndėr e njė qėllim; mbarėvajtjen e ēėshtjeve kombėtare. Pėr emrin e tij tė njohur dhe veprimtarinė e tij, shteti shqiptar e emėroi atė edhe si konsull nderi tė Shqipėrisė nė Shtetet e Bashkuara, njė post simbolik, por me tė cilin Anthoni Athanas krenohej shumė.
Tė pranishėm nė emėr tė shtetit shqiptar nė ceremoninė e varrimit ndodhej i ngarkuari me punė pranė ambasadės shqiptare nė Uashington, Mirosh Sako dhe zėvendės shefi i misionit tė Shqiperise pranė OKB sė nė Nju Jork, Lublin Dilja. Mes pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptar ndodheshin kryetari i shoqatės Vatra, Agim Karagjozi dhe afaristi e veprimtari Ekrem Bardha, si dhe figura tė tjera tė komuniteit shqiptar nė Amerikė. Anthony Athanas ishte njė figurė e njohur dhe e nderuar thuajse nga tė gjithė, pėrfshi politikanė, afaristė apo njerėz tė thjeshtė, shqiptarė e amerikane. Kjo u pa edhe nga numri i madh i njerėzve qė erdhėn nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston pėr t'i shprehur ngushėllime familjes dhe pėr tė nderuar kujtimin e tij. Nė kishėn shqiptare orthodokse tė Shėn Gjergjit, qindra vetė, tė veēuar apo nė grupe parakaluan pėrpara trupit pa jetė tė Anthony Athanasit pėr tė shprehur nderimin e tyre pėr kėtė personalitet, i cilėsuar nga zyrtarėt vendore si mikpritėsi i Bostonit, pėr arsye tė biznesit tė tij tė suksesshėm nė industrinė e restoranteve nė Amerike.
"Restoranti i tij Anthony's Pier 4, me zotin Athanas tek dera qė priste dhe percillte klientėt, ishte si njė shtėpi plot gjallėri e gjithmone e hapur", thote William Bulger, ish kryetar i senatitit tė shtetit Masachusets. "Anthoni Athanas", thote ai "ishte njė mik me plot kuptimin e fjalės, pėr ditė tė mira e tė keqia. Ne kemi nevojė pėr miq dhe ai ishte pėr mua njė mik shume i mirė. Do t?a ndjej shumė mungesėn e tij", thotė senatori Bulger.
"Anthoni Athanas pėrfaqėson ėndrėn amerikane", thotė ish ligjvėnėsi Joe Kenendi, mik i familjes Athanas. "Ai erdhi kėtu si emigrant dhe me punėn e tij krijoi njė rrjet restorantesh me bazė Pier 4 pa tė cilin sot Bostonit do t?i mungonte njė monument historik. Ai merrej jashtėzakonisht edhe me ēėshtjet shqiptare, Kur une isha nė Kongres, ai vazhdimisht e me kėmbėngulje mė shtronte pėrpara nevojėn qė kishte Shqipėria pėr investime e pėr ndihma te tjera nė rrugėn e demokratizimit. Anthoni Athanas ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, me zemėr flori", thotė Joe Kenedi.
"Anthoni Athanas ishte njė pėrkrahės shpirtėror e material i komunitetit shqiptar tė Bostonit e veēanerisht i kishės orthodokse shqiptare nė Amerikė e themeluar nga Fan Noli", thotė bishop Nikoni. "Thuajse nė tė gjitha librat liturgjikė tė pėrkthyera nga Noli, gjendet edhe shėnimi, botuar me ndihmen financiare Anthony Athanasit. Atėhere kjo mund tė dukej gjė e vogėl, por sot kur shikojmė trashėgiminė kulturore qė kalon nga brezi nė brez, themi se ajo ėshtė trashėgimia qė la pas Anthoni Athanas".
My silence doesn't mean I am gone!
Cupke pe Korce nese je vertete e tille duhet te kesh te qarte se ai ishte nje kapitalist i njohur ne SHBA dhe se ai nuk ishte nje drejtues OJQ-je qe vidhte fonde nga dhuruesit.Ai nuk ishte as Sudja e Xhaferi por nje ikone e kapitalizmit amerikan me prejardhje shqiptare.
Ndersa Jonka nuk eshte e thene qe te ndertosh nje kanal a ndonje lulishte qe te thuhet se ke bere per Shqiperine.Shpesh behen shume gjera ne prapaskene pa i marre vesh askush.
Me ate miqesi qe ka patur Athanas mjafton vetem deklarimi i tij se "eshte shqiptar" qe te quhet ndihmese.
Prandaj figura si Athanas meritojne nderim dhe respekt nga te gjithe bashkekombasit e vet kudo qe ato jane!
Homazhe alla shqiptarce ketu....
Nderime ketij qe nderroi jete!
Ikja e zotnisė*...
Alfred Lela
Pikėpjekjet tona me vdekjen e marrin hopa iluzionin e madhėshtisė. Shtati voclak qe dergjet brenda kofinit ne kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne South Boston e perforcon kete ide. Antoni Athanas i ka duart e kaperthyera tashme. Bie shi (si do zoti vete) dhe makinat jane parkuar dyshe ne Broadway. Na duhet te pershendesim njerezit ne te djathte, pastaj te bejme pak majtas, te shkruajme emrat ne liberthin ngjyre kabernet te vizitave, te shohim shkarazi per nga busti i Fan Nolit dhe te ēapojme drejt deres se brendshme te kishes. Nje dyshe tjeter pritesish shtrengon duart me ne dhe shenjon majtas. Ne krye te vendit dallohet kaska me dru fin dhe bardherima e akullt e cohes qe e vesh perbrenda . Pastaj vjen njeriu. Bejme kryq me syte nga duart e mbledhura ne peqi dhe lutemi perpak. Ne ate ndoshta minute na prakalon nder kujtese jeta e burrit te shtrire per se fundi. Tetedhjete e shtate vite me pare, femija i vdekur tashme, pati lene Trebicken ne kurrizin e nje mushke. Vetem pese vjeē, bashke me te emen dhe kushedi ē'sille te varfer ne torbe. Po ky femije vite me vone do ta shnderronte vaktin e tij te paplote te ushqimit ne shtateqind mije dreka te bollshme. Ky eshte numri i perafert i racioneve te sherbyera per vit ne restorantin e tij "Anthony's Pier 4", sipas "Boston Globe". E leme te Ikurin e Madh me nje shikim nder sy qe sikur do te thote "lamtumire" dhe ēapojme mbrapsht. Djemte. Nje. Dy. Tre. Kater. Shtrengojme duart me te gjithe dhe peshperisim frazen tejet te lehte "me vjen keq per humbjen tuaj". E bejme gjithe kete shpejt e shpejt a thua se ata do te donin te flisnin per gjera qe do ta benin me pak tragjike vdekjen ne fjale. Ulemi ne nje prej stolave te drunjte te kishes dhe i hedhim nje sy fletushkes qe na zgjaten ne krye te heres. Katerfaqeshi eshte mbushur me idilizma qe as vdekjet e medha nuk mund tiu shpetojne dhe nje poezi e G. Rosetti-t qe i ben me sentimentale keto vdekje. Hedhim syte perreth. Nje ēift zezak, funksionare te larte lokale, burra e gra ne moshen me te vone te mundshme dhe dita qe vdes pertej dritareve. Me ze te ulet i kthehemi prape kuvendimit mbi te ikurin. Boston Globe e hapi numrin e se shtunes me vdekjen e Antoni Athanas si lajm te dyte. Vijuar nga nje faqe e plote speciale. Fakti qe Athanas ishte nje emigrant nag Shqiperia dhe arriti te behej nje nga biznesmenet me te fuqishem ne vend dukej se ishte kryefjala. E gjithe kjo per te ilustruar te sapovdekurin si shembull te Endrres Amerikane. Miq te plakut, senatore dhe biznesmene te Bostonit e quanin Athanasin nje ABC te qytetit. Ikone. E keshtu me radhe. I pyetur njehere per Mercedesin e tij luksoz, i pat thene bashkebiseduesit se nuk iu kushtonte shume rendesi makinave, ato vetem te ēojne nga nje pike ne tjetren. Por ky mjet ishte shume me mire se sa kurrizi i mushkes me te cilen pati lene Shqiperine, vazhdonte ai. Per ta kuptuar rendesine ekonomike te shqiptaro-amerikanit majft te permendet shuma e humbur ne nje gjyq per token perreth restorantit te tij te famshem ne gjirin e Bostonit. Njeqind e pesedhjete milione dollare shkuan ne llogarine e nje firme nga Ēikago. Shuma te tilla gjithsesi do qene vetem numra po te anashkalohej fakti se Athanas qe busulla e shqiptareve te ardhur ne Boston dhe rrethina. Te gjithe ardhacaket kane trokitur se pari ne deren e tij. "Anthony's Pier 4" mbetet per ta shkolla e pare e anglishtes ne Amerike. Vademekum-i i njerezve qe linin boten e vjeter per te rene. Me besimin " shpresa per te ikur na mban gjalle per ta vazhduar endrren".
Tani eshte fundmaj. Gjeografia e gjerave nuk eshte luhatur kushedi. Por nje shpirt i ka ikur trupit ku banonte per tu perseritur. Dashte zoti ai shpirt behet trupi i nje femije diku ne nje fshat te Jugut te Shqiperise. Nese ndodh kjo, atehere mund te fleme te qete, zoti Athanas. Udha e mbare te qofte!
*Zotni- Keshtu e therrisnin mes veti shqiptaret qe punonin ne restorantin e tij. Emri me ngjyrim geg , edhe pse Athanas ridhte nga Korēa, e ka burimin nga punetoret me te vjeter te Pier 4, te cilet vinin nga krahinat shqiptare te Malit te Zi. Nje tjeter emer i perdorur shpesh ishte "plaku". Por te gjithe i drejtoheshin atij
"Mister Athanas".
28/05/2005
KATEGORIA: Analiza
Marre nga Shekulli
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Respekt per njeriun e madh, Antoni Athanasin
E Shtune, 28 Maj 2005
Nga Harry Bajraktari*
U shua jeta e nje shqiptaro - amerikani te madh. Antoni Athanas keto dite u nda nga kjo jete, duke lene te pikelluar, jo vetem familjen e tij, por miqte te shumte ne te kater anet e botes.
Antoni Athanasi ka hyre ne historine shqiptare per shume vepra qe beri per te ndihmuar atdheun e tij. Ai mund te jete shqiptari qe ka jetuar larg vendlindjes se tij me shume se cdokush tjeter, por ne te njejten kohe, me shume se cdokush ka qene i lidhur me te ne cdo kohe e duke u perpjekur vazhdimisht per te miren e saj.
Antoni Athanasi e deshi Shqiperine pa marre parasysh se ne c'gjendje ishte ajo. Ai qe nje burre i urte dhe restoranti e tij i njohur "Anthony's Pier 4", ne Boston, ne cdo ishte i hapur per bashkatdhetaret e tij, te cileve ai u ndihmonte cdohere qe kishin nevoje. Dhe jo vetem kaq, "Anthony's Pier 4" ka qene dhe mbetet nje institucion shqiptar e amerikan dhe nje qender e tubimit te shqiptareve qe nga dita e perurimit te tij.
Antoni Athanasi eshte simboli i shqiptarit te suksesshem qe u ngjit ne majat e suksesit pa harruar per asnje moment atdheun e tij.
Presidente shtetesh, mbreter, aktore, shkrimtare, gazetare, biznesmene e njerez te tjere te profesioneve te ndryshme e kane frekuentuar restorantin e tij, duke u ndare me pershtypjet me te mira fale ambientit e mikpritjes qe kish krijuar aty biznesmeni e filantropisti yne i madh Antoni Athanas.
Ai ishte tejet mirenjohes ndaj Amerikes qe i dha strehe dhe i krijoi mundesine e suksesit ne biznes. Ai po ashtu ishte mirenjohes ndaj prinderve dhe veqanarisht te madhit Fan Noli qe i kishte ndezur ndjenjen e atdhedashurise, te cilen Anthony do ta mbante te ndezur deri ne vdekje.
Shqiperia e Amerika per te ishin dy vendet me te dashura. Krahas ndihmave per shqiptaret ai ndihmoi edhe shoqatat bamirese amerikane, ne vecanti ato qe merreshin me sherimin e semundjeve te kancerit.
Antoni ishte nje nga shtyllat e Federates Pan Shqiptare "Vatra", te cilen e mbeshteti, jo vetem financiarisht, por edhe ne forma te tjera. Tek ajo ai shihte vatren shqiptare qe perhapte shqiptartizmen. Duke ditur rendesine e kishes sone ortodokse, si nje institucion jo vetem fetar por edhe kombetar, Antoni dha shume ndihma per te, duke qene nje nga bashkepunetoret me te ngushte te imzot Fan Nolit.
Secili qe e takoi ka nje kujtim per te. Ata qe e njohen Anthonyn do ta kene si shembull per tu treguar brezave te ardshem se si duhet atdheu. Une isha me fat qe e njoha dhe bashkepunova me kete njeri te madh per shume e shume vjet.
Sa here qe i kerkoja nje ndihme per Kosoven, Athanasi nuk dinte te thoshte jo. E kemi pare ne demonstrata per lirine e Kosoves, ne takime me personalitete te shquara ne Shtepine e Bardhe, Senat e Kongres per te kerkuar ndihme per lirine e Kosoves. Kur une themelova gazeten "Illyria" me 1991, Athanasi me pergezoi per kete nisme te veshtire. "Une e di, - me thoshte ai, - se sa veshtire eshte te mbahet nje gazette, e di se sa veshtire e kishim te botonim gazeten 'Dielli'".
Ne gezimet e hidherimet e mia familjare, ai vinte nga Bostoni ne Nju-Jork. I jam shume mirenjohes ketij shqiptaro-amerikani te madh per respektin qe tregonte ndaj meje e familjes sime, por edhe ndaj te gjithe atyre qe punonin per ceshtjen madhore te kombit.
Ne vjeshten e vitit 1999, Keshilli Kombetar Shqiptaro - Amerikan, bashkethemelues i te cilit ishte edhe Antoni, vendosi te bente nje vizite ne Kosove. Me ne erdhi edhe kongresisti e miku i madh i shqiptareve, Eliot Engel e humanistja Bianca Jagger. Deshira e te gjitheve ishte qe ne kete delegacion te bente pjese edhe Athanasi. Me kujtohet si sot kur i telefonova dhe e pyeta se deshironte te vinte me ne ne Kosove. Pergjigja ishte e menjehershme: te vizitoj Kosoven nuk eshte nje deshire, por nje enderr qe e kam pasur gjithe jeten.
Per te gjithe ne ishte nje gezim i madh qe ai vinte me ne ne Kosoven e pasluftes, ne Kosoven e lire.
Pas vizitave ne Shqiperi e Maqedoni, ne u nisem drejt Kosoves. Athanasi dukej i emocionuar. Kur arritem ne kufi, ne dolem nga makina, si nje djale i ri, u perkul e puthi token e Kosoves. Lotet i rrodhen faqeve e me perqafoi. Jam me fat qe m'u plotesua enderra te vij ne Kosove, tha ai dhe hodhi veshtrimin drejt kodrave te bukura te Kosoves e shtepive te shkaterruara nga forcat serbe.
"Kam qene gjithmone i bindur se Kosova do te fitonte lirine. Kete bindje e kisha fituar kur shihja kosovaret se sa me zell punonin per atdheun e tyre, - fliste Athanasi me lot ne sy."
Makina vazhdoi rrugen. Athanasi veshtronte djathtas e majtas i thelluar ne mendime. Gjate vizitave ne Mitrovice, Prishtine, Peje e vende te tjera, ai bisedonte me femije, te rinje e pleq e nuk permbahej nga lotet. Ai e kuptonte shume mire se sa kishin vuajtur shqiptaret e Kosoves nga regjimi i Beogradit.
E vecanta e ketij udhetimi qe vizita ne Vranoc, fshatin tim te lindjes. Vranoci nuk ishte afer. Nga Prishtina duhej udhetuar disa ore. Megjithate, Athanasi pranoi me shume deshire te vinte per vizite ne vendlindjen time bashke me Dom Anton Kciren, Ekrem Bardhen, Bruno Selimajn, John Calvellin, Sabit Biticin, Haxhi Hysenajn, Rustem Gecin, Gjevalin Gegajn, Skender Perollin etj.
Ne kaluam atje disa caste te paharrueshme te mirepritur nga Vranoci sipas tradites shqiptare te Dukagjinit me buke e kripe e zemer. Mijera bashkevendas kishin dale ne pritje. Figura qendrore e ketij delegacioni ishte Antoni Athanasi, i cili kish kaluar 90 vjet jete dhe po udhetonte neper Kosove per t'u takuar me njerezit qe kishin humbur te afermit e tyre e per te pare nga afer shtepite e shkaterruara e varret e heronjve te rene ne lufte. Vranoci nuk i shpetoi dot dhunes serbe. Rreth 80 per qind e fshatit qe shkaterruar nga forcat e Milloshevicit. Dhe Athanasi e perjetonte thelle kete krim qe kish ndodhur pak kohe me pare ne fshatin tim e uronte qe akte te tilla te mos perseriteshin kurre me.
"Do te vije dita kur kosovaret do te rindertojne shtepite e tyre e do te jetojne te lire ne nje Kosove te pavarur", - thoshte Athanasi.
Per Antoni Athanasin kane shkruar gazetat me te njohura te Amerikes. Une me kete rast dua te citoj gazeten "South Boston Tribune", e cila nder te tjera shkruan:
"Athanasi eshte nje njeri me vizion te madh. Ne qytetin e tij, Bostonin jugor ai pa ate qe te tjeret nuk e pane. Duke qene njeri me kurajo dhe perkushtim, ndertoi ne limanin e vjeter restorantin me te famshem ne bote".
Presidenti Ricard Nikson ne nje leter drejtuar Athanasit thote: "Une si mik i juaj per nje kohe te gjate kam admiruar shpirtin tuaj bujar dhe jam vecanerisht krenar t'i bashkangjitem gezimit per arritjet tuaja dhe me vjen mire qe kam rastin t'ju them: ju lumte".
Dua te permbyll kete shkrim me fjalet: ju lumte miku im i shtrenjte per gjithe ate qe bete per kombin shqiptar e amerikan. Ti do te mbetesh shembull se si duhet te punohet per te arritur suksesin me pune e vetemohim. Ti do te mbetesh si shembull se atdheun duhet ta duam pa marre parasysh ne c'gjendje eshte ai.
Tek personaliteti juaj i larte me shume se te cdokush tjeter u kombinuan tradita shqiptare me ate amerikane. Kjo dhe eshte arsyeja qe te duan e te respetojne njesoj, si shqiptaret ashtu dhe amerikanet.
Per mua e per shume te tjere ke qene dhe mbetesh inspirim se si duhet te punojme per te arritur suksese dhe njekohesisht per te ndihmuar atdheun qe ka aq shume nevoje per ne.
Une perkulem me respekt para teje, o njeri i madh!
* Anetar i Bordit te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan
Marre nga Korrieri
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Edhe une shfrytzoj rastin per tė ngushėlluar familjen Athanasi dhe te gjithe Shqiptaret me rastin e vdekjes sė ketij burri dhe patrioti shqiptar.
Iliria
Andoni Athanas, siē e kam njohur
Van Christo
Kam patur fatin e mirė qė ta njihja Andon Athanasin (Anthony Athanas) pėr mė shumė se 50 vjet; sė pari, si shqiptaro-amerikan, ashtu si dhe unė, me tė cilin mė bashkonte insktitivisht vendlindja e pėrbashkėt, Korēa, dhe pastaj, si njė mik tė ngushtė, model jete dhe vizionar. Andoni, njė burrė i pashėm, kishte shumė sqimė e cila qe, pa pėrjashtim, e dukshme nė ēdo takim me tė ku, ēdo herė, ishte i veshur me stil dhe sipas modės mė tė fundit tė burrave shoqėruar kjo me sjellje elegante dhe njė buzėqeshje kordiale. Garderoba e zgjeruar e Andonit frymėzohej, pjesėrisht, nga aktorja amerikane Elizabeth Taylor e cila kishte shprehur miratim tė fortė pėr njė xhaketė blu dopiopetė me kopsa-rruaza tė bardha qė Andoni pat veshur njėherė.
E taova sė pari Andonin nė vitet ’50 nė restorantin e tij popullor General Glover Inn nė Swampscott, Massachusetts. E njihja prej sė largu, sigurisht, pasi kisha lexuar pėr tė nė gazetat e Boston-it dhe e kisha parė gjatė meshave nė Katedralen Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė South Boston apo veprimtari tė tjera shqiptare nė Massachusetts dhe New York. Njėherė, teksa po darkoja nė General Glover, kur Andoni kaloi nga tavolina ime e thirra me hezitim Hello, Anthony. Mė pa dhe me njė buzėqeshje tė lehtė tha: Vė bast se je shqiptar! Qesha dhe u pėrgjigja: Po, por nga e kuptove? Me njė nėnqeshje nė fytyrė, u pėrgjigj: Ma merr mendja se ishte forma e fytyrės tėnde dhe hunda dhe ktheu kokėn nė profil duke treguar tiparet e veta. Pastaj u ul nė tavolinėn time dhe mė tha t’i tregoja pėr veten. U lumturua kur i thashė se edhe unė isha lindur nė Shqipėri, nė Korēė nė fakt, afėr fshatit tė tij.
Andoni mbėrriti nga Shqipėria nė Amerikė nė moshėn 5 vjeēare, nė vitin 1916. Familja e tij u vendos nė New Bedford, Massachusetts. Ai punoi nė restorante tė ndryshme nėpėr New England dhe New York ku mori njohuri tė ēmuara (dhe receta gatimi) qė do t’i shėrbenin shumė mė vonė. Pasi bleu restorantin e tij tė parė, nė vitin 1938, nė Lynn, Massachusetts, pėr 1 800 dollarė, filloi edhe legjenda ‘Anthony Athanas’. Mė vonė ai themeloi kompaninė Anthony’s Fine Restaurants nė Massachusetts pėrbėrė nga Anthony’s Hawthorne nė Lynn, Anthony’s Pier 4 Café, General Glover Inn, Hawthorne by the Sea Tavern nė Swampscott, dhe Anthony’s Cummaquid Inn nė Yarmouth Port, Cape Cod, duke arritur kulmin nė vitin 1963 kur ai hapi restorantin, botėrisht tė famshėm, Anthony’s Pier 4, aty ku qyteti i Boston-it takohet me oqeanin Atlantik.
Andoni dha njė ndihmesė monumentale pėr rindėrtimin dhe zhvillimin pėrfundimtar tė vijės bregdetare tė Boston-it. Si tė gjithė vizionarėt, Andoni pa njė mundėsi ku tė tjerėt shihnin njė pengesė. Zona pėrreth vijės bregdetare tė Boston-it ishte e pistė, e rrėgjuar dhe aspak tunduese. Vendi qė zgjodhi Andoni nė vitin 1962 pėr tė ndėrtuar restorantin e tij ishte njė risk i madh pasi ndodhej nė njė mol tė braktisur prej kohėsh.
Anthony’s Pier 4 u bė njė sukses i menjėhershėm dhe mori lėvdata e ēmime nga e gjithė bota. Brenda pak vitesh Anthony’s Pier 4 u bė i njohur si restoranti mė fitimprurės nė Amerikė dhe vendi i preferuar i krerėve tė shteteve, presidentėve amerikanė, liderėve fetarė, shkrimtarėve dhe artistėve tė shquar, atletėve etj. Kur ndodheshin nė Boston, Anthony’s Pier 4 ishte vend i parapėlqyr darkimi pėr njė grup njerėzish tė njohur, pėrfshirė Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, Sammy Davis, Jr., Presidentin John Kennedy, Senatorin Ted Kennedy, Mohammed Ali dhe shumė tė tjerė.
Andoni ishte njė perfeksionit. Edhe kur mysafirė nė restorat ishin dinjitarė shtetesh, gjithmonė e shihja tė vendosej nė njė pikė tė restorantit nga e cila mund tė vėzhgonte gjithė sallėn e ngrėnies. Nėse pikaste diēka qė nuk pėrkonte me standardet e tij tė larta, ai largohej duke kėrkuar ndjesė prej bashkėbiseduesit dhe merrej me problemin. Asgjė nuk ishte e parėndėsishme pėr tė. Pėr shembull, njėherė e pashė tek i thoshte njė kamarieri se duhej mė shumė akull pėr gjalpin qė do shėrbente. Sipas meje ishte pėrkushtimi i tij ndaj detajeve qė e bėnte atė njė biznesmen perfekt restorantesh.
Megjithėse nuk ishte akademik, ai ishte i shumė-kėrkuar si lektor nga Harvard Business School, University of New Hampshire dhe Cornell University.
Nė vitin 1978, mori ēmimin Horatio Alger Award nga Horatio Alger Association of Distinguished Americans si shenjė e tranzicionit tė tij nga njė djalė i varfėr emigrant nga Shqipėria te njė nga biznemsemėt mė tė sukseshėm nė Amerikė.
Shoqėria ime e gjatė me Andonin mė lejoi tė isha dėshmitar i dorės sė parė i krenarisė sė tė qenit shqiptar. Shumė herė kam parė si i pėrshėndeste shqiptarėt me kėnaqėsi e dashuri tė njėmendtė. Megjithėse nuk e tregonte kurrė, besoj se ka qenė pak e lodhshme pėr tė, sa herė ndokush, pasi pikaste mbiemrin e tij Athanas, hamendėsonte se ishte me origjinė greke. Sidoqoftė kisha privilegjin tė isha me tė njė rast tė tillė kur, me diplomaci, u pėrgjigj Jo nuk jam grek, por njė fqinj i mirė i tyre; jam shqiptar!
Andoni ishte gjithnjė i gatshėm dhe i lumtur tė festonte datėn historike tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, 28 nėntorin. Nė atė datė ai e bėnte gati restorantin e tij tė Boston-it, Anthony’s Pier 4 pėr tė mirėpritur shqiptarė nga e gjithė Amerika nė njė banket pėrkujtimor. Ishte njė ngjarje e shumėpritur nga shqiptarėt e tė gjitha besimeve dhe ngjyrave politike sepse gjithmonė ekspozonte njė larmi tė grupeve shqiptare nė mbarė Amerikėn.
Ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet gruaja e bukur dhe sharmante e Andonit, Esteri, gjithashtu shqiptaro-amerikane. Esteri dhe Andoni ishin tė njohur pėr veprimtaritė e tyre filantropike, veēanėrisht mbėshtetjen e pakursimtė pėr Arqipeshkvinė Ortodokse Shqiptare tė Amerikės. Pėrpos, amerikanėt me origjinė shqiptare ishin shumė krenarė qė Andoni, Esteri dhe djemtė e tyre tė pashėm e tė suksesshėm njiheshin nga shumė njerėz si ‘shqiptarėt’. Nė njė mori rastesh, kur njerėzit mė pyesnin pėr origjinėn time etnike, komenti i parė i tyre ishte Oh, si Andoni Athanas.
*Van Christo ėshtė aktivist i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan tė Boston-it. Ai ėshtė themelues i Frosina Network nė ndihmė tė emigrantėve shqiptarė e tė tjerė. Familja e tij u shpėrngul nga Korēa nė Amerikė kur ai ishte 1-vjeē. Ka shėrbyer nė ushtrinė amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Krijoni Kontakt