BYHNER, Ludvig
BYHNER, Ludvig (BUCHNER, Ludwig), filozof dhe mjek gjerm. (1824-1899). Pas studimit tė medicinės u habilitua nė Tybingen, mirėpo pėr shkak te pikėpamjeve materialiste braktisi universitetin dhe u mor me praktikėn mjekėsore nė Darmshtat.
Ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė popullarizuar tė materializimit natyror-shkencor dhe vulgar. Materia dhe forca, sipas Byhnerit, janė tė lidhura nė mėnyrė tė pandashme si dy mėnyra fenomenale tė sė njėjtes qenie. Shpirtėrorja nuk ka kurrfarė pavarėsie nė raport me materien dhe shpirti ėshtė vetėm produkt i funksioneve tė trurit. Klasikėt e marksizmit mohuan radikalisht pikėpamjet vulgaro-materialiste tė Byhnerit. «Byhneri njeh filozofinė ekskluzivisht si domgatik, kėshtu qė edhe vetė ėshtė dogmatik i tė shplarave mė tė cekta tė iluminizmit gjerman» (Engels).
Veprat kryesore: Kraft und Stoff (1855); Natur und Ge/sf (1857); Die Stellung des Menschen in der Natur (1869); Die Darwinische Theorie (1890); Gott und die Wissenschaft (1897); Im Dienst der Wahrheit (1889).
Krijoni Kontakt