I erdhi fundi me duket dhe Scafisteve.
Ja cthot gazeta shqiptare.
-----------
Me dhjetėra forca policore janė zhvendosur nga Vlora nė drejtim tė Durrėsit e Velipojės. E ndėrkohė qė nė det skafistėt u bėnin spektakėl motovedetave tė policisė
Operacioni Qeveritar nga Vlora zhvendoset nė Shkodėr, njė kapet nė Durrės, tjetri nė Shėngjin
Skafet nga Vlora nė Mal tė Zi
Malazezėt helikopterė e ushtrinė kundėr skafeve
--------------------------------------------------------------------------------
VLORE
Skafistėt tė trembur nga operacioni i policisė shqiptare tentojnė tė fshihen nė Mal tė Zi. Territori i huaj, vetėm disa kilometra larg nė vijė detare, iu ėshtė dukur skafistėve vlonjatė si njė strehė e pėrshtatshme, pėr tė pritur derisa ujėrat tė qetėsohen nė Shqipėri.
Por nga tre skafet e nisura nė mesnatė nga Vlora, vetėm njė ka mundur tė shpėtojė nga ndjekja e gjatė qė u ėshtė bėrė nė det. Sipas burimeve nga policia, ata kanė shkuar deri nė ujėrat malazeze, por kėtu sipas agjensisė "Rojter" e cila i referohet agjensisė jugosllave "Tanjug" janė qėlluar me armė nga policia vendase, e cila kishte angazhuar edhe helikopterė pėr tė mos lejuar hyrjen e skafeve shqiptare nė ujrat territoriale Malazeze. Nė rrugėn e kthimit, njė skaf ėshtė bllokuar nė Durrės dhe njė tjetėr nė Shėngjin. Ndėrkohė qė njė tjetėr, ka arritur tė zhduket pa lėnė gjurmė.
Arratisja
Eshtė rikthyer me urgjencė nė Shkodėr, ish-drejtori i policisė i kėtij rrethi, kolonel Pjerin Ndreu. Tashmė i komanduar drejtor i Policisė sė Shtetit, ai vazhdon tė drejtojė operacionin mė tė madh antiskaf tė ndėrmarrė ndonjėherė nga ana e policisė shqiptare. Ardhja e tij nė Shkodėr, i dedikohet veprimit mė spektakolar qė skafistėt vlonjatė kanė bėrė deri tani. Pikėrisht, dje ata kanė marrė rrugėn pėr t'u fshehur nė brigjet e Malit tė Zi. Me dhjetėra forca policore janė zhvendosur nga Vlora nė drejtim tė Durrėsit e Velipojės. E ndėrkohė qė nė det skafistėt i bėnin dredha motovedetave, policitė lokale nuk ishin aspak nė dijeni me atė ēfarė bėhej nė det. Gjithēka ka nisur rreth orės 01.00 tė sė mėrkurės. Tre skafe gjigandė janė nisur nga brigjet e Vlorės dhe kanė marrė rrugėn drejt Veriut. Brenda njė kohe tė shkurtėr ata kanė arritur tė hyjnė nė derdhjen e Bunės, tė ngjitin lumin, kanė pėrshkuar mes pėrmes liqenin e Shkodrės dhe kanė kaluar nė pjesėn malazeze. Por aty kanė hasur menjėherė nė rezistencėn e forcave kufitare mala-zeze. Duke u gjendur ngusht, tė tre skafet janė rikthyer edhe njė herė andej nga kanė ardhur. Pasi kanė zbritur brenda pak minutash lumin Buna, ata kanė dalė nė Adriatik. Pikėrisht kėtu kanė tentuar tė kalojnė dhe njė herė nga territori i Malit tė Zi, duke mos u kthyer mė nga Velipoja. Por kėtu rezistenca e forcave kufitare malazeze ka qenė dhe mė e madhe, ku ndjekja nė det ka pėrvijuar me helikopterė dhe skafe. Madje nuk kanė munguar dhe krismat, pasi mėsohet se forcat malazeze kanė hapur zjarr ndaj skafistėve shqiptarė. Duke mosgjetur asnjė rrugėdalje, skafet kanė marrė sėrish rrugėn nga Velipoja pėr tė gjetur ndonjė vend pėr t'u fshehur pėrgjatė kėtij bregu.
Bllokimet nė Durrės e Shėngjin
Sapo kanė dalė nė ujėrat territoriale shqiptare ndjekja ka nisur sėrish e furishme. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisė, pas 6 orėsh ndjekje, njė skaf ėshtė ndaluar nė Bisht-Pallė nga ana e policisė sė Durrėsit. Bėhet fjalė pėr njė skaf tė pėrmasave oqeanike, rreth 13 metėr i gjatė, me tre motorrė dhe me 1800 litra benzinė nė tė. Forcat e policisė kanė vėnė prangat mbi dy skafistė qė e drejtonin Dilaver Hajdinin, 33 vjeē, lindur nė Burrel dhe banues nė Vlorė, si dhe Gramoz Meēe, 27 vjeē, lindur e banues nė Vlorė.
Sipas burimeve tė policisė, skafi mund tė transportonte rreth 50 vetė njėherazi. Ndėrkohė qė mė vonė, rreth mesditės, njė tjetėr skaf ėshtė bllokuar nė Shėngjin. Policia shqiptare e ka quajtur tė suksesshėm bllokimin e dy skafeve qė morėn arratinė pėr nė Mal tė Zi. Por enigmė vazhdon tė ngelet fati i skafit tė tretė, i cili dyshohet se mos ėshtė fshehur pėrgjatė brigjeve tė derdhjes sė Bunės.
BILANCI 5-DITOR I OPERACIONIT
Ø 7 skafe tė bllokuar
Ø 6 pika karburanti tė bllokuara nė bregdetin e Vlorės
Ø 3 punishte tė bllokuara pėr riparimin e skafeve
Ø 4 skafistė (drejtues) tė ndaluar
Ø 3 bashkėpunėtorė tė skafistėve tė ndaluar nė Fier
------------
Pa te shohėm coc do na kullundrise gjinushi nashti me mafien e Vlores..
Jeshėn mėsuar keqazi me Sali derdimenin keta kapot e Vlorės po me mjekrroshin e Institutit nuku ja mban bitha.
Hė mė te lumte mo Nano se ti ja di zananė atyreve.
-------
Simbas Meros se Bazajve, situata pulitike ne Shqiperi ka ndrishuar kohet e fundit.
Sot ,thot Merua, Nano nuku ka Berishen opozite por trojken MEJDANI-KLOSI-GJINUSHI.
Kushedi pse nuku i kane mire pipzat keta me njeri jatrin.
Une them ta mbeshtesim Shokun Nano nja tre muaj ne keto inisiativat revolucionare kunder ca degeve te Mafies e mos te kakarisim kot.
Edhe gjerat do duken me qarte me vone.
Krijoni Kontakt