E keni vënë re se si ne vende te ndryshme te botës, me kultura të ndryshme, shohim dallime te dukshme shoqërore. Pra togfjalëshi "shoqëri njerëzore" edhe pse përdoret pa teklif për të përshkruar të gjitha shoqërite në vende/shtete/krahina/rajone të ndryshme te botës, merr përkufizime të ndryshme në vende të ndryshme të botës.
Mua nuk më intereson shumë të di perkufizimin me fjalë të shoqërisë njerëzore, por më intereson të mësoj mbi pyetjet e mëposhtme:
- Cilat janë elementët përbërës së shoqërisë njerëzore?
- Çfarë i kthen një grup të caktuar njerëzish në një shoqëri...?
- Cilat janë forcat kryesore që i bëjne njerëzit të bashkëjetojnë?
- Formën/rrjedhën e shoqërine e diktojnë njerëzit, koha apo forca të tjera?
- Kush janë këto forca që konturojnë formën dhe brendinë e një shoqërie?
Albo
Krijoni Kontakt